|
Fritz RADOVANI:
100
VJETORI I LINDJĖS
Prof. PETRO FUNDO
(19 Mars 1909 1 Mars 1989)
Ishte viti 1991 - 92, kur
fillova me mendue me shkrue diēka pėr tri figura tė
mėdha qė kam njohtė nė Shkodėr: At Pjetėr Meshkalla S.J.,
Profesor Petro Fundo dhe Pjetėr Gjini, mujta me realizue
deri ku mujta vetėm At Pjetėr Mėshkallėn, ndėrsa, dy
figurat tjera nuk pata dhe as nuk mujta me sigurue
material aqsa mė duhej pėr Ta. Dij vetėm se njė material
i Prof. Fundos iu dorėzue nga e shoqja Angjelina, At Zef
Pėllumbit por, asgja ma gjatė...
Prof. Fundon unė e njohta nė
vitin 1955, posa erdhi nė Shkoder tė dytėn herė mbas
vitit 1946, kur pat kenė prof. matematike nė Gjimnazin
29 Nandori, dhe u pat largue pak kohė mbasi studentėt
e komitetit tė rinisė komuniste, e patėn nxjerrė nė njė
karikaturė nė gazetėn e murit tė shkollės me njė
automatik nė dorė, tue pushkatue ata me njėshka. Ishte
kėrkues i landės sėpse ate qė shpjegonte donte qė tė
pėrvetsohej nga nxanėsit.
Profesori asht lindė nė
Korēė, me 19 Mars 1909. Ishte nga njė familje
intelektuale dhe me pikpamje pėrparimtare antikomuniste.
Mbante korespondencė vetėm me vėllanė e vet Prof.
Kristaqin, nė Tiranė dhe njė motėr tė martueme me njė
shqiptar nė Rumani.
Korespondenca me vėllain
ishte e rregullt dhe e vazhdueshme, sėpse jepshin e
merrshin ndėrmjet tyne vazhdimisht rezultatėt e
problemave tė matematikės, dhe siē mė tregonte me humor:
Kam harruar ta pyes si ėshtė me shėndet?...
Mbasi pat krye gjimnazin e
Korēės, ka pėrfundue studimet e larta pėr ingjenjeri
elektrike por, i apasionuem qė atėherė mbas matematikės
sė lartė nė Montepelier tė Francės dhe njihte gjuhėn
frengjishte, greqishte, italishte dhe rumanishte.
Mė tregonte njėherė, kur
ishte me studime nė universitet nė Francė, nota mė e
mirė atje ishte 20. Unė arrija deri tak 14. Mbas shumė
pėrpjekjesh arrita deri tek 16. Ndėrsa, 18 e lart tek 20
ishte pėr ata studentė, qė ishin shkencėtarė qė nė
bankat e shkollės...
Mbas sa vitėsh nė
universitetin e Tiranės, nė fakultetin e matematikės,
komunistėt e larguan se, tha: Nuk shpjegoj unė lėndėn
sipas tekstėve sovjetike sėpse ata kanė gabime!.
Kishte takue njėherė shokun
e tij tė vjetėr, me tė cilin njihėj qė nė Francė, posa
ai kishte dalė nga burgu i Burrelit, Foto Balėn, nga
Himara. Me kėrkesėn e atij, kishin shkue nė Komitetin
Qendror tė PPSH, mbasi Foto donte me takue njė shok
tjetėr po tasaj kohė, Enver Hoxhėn, me tė cilin, kishin
ngrenė nė njė trapez, siē thonte Prof. Fundo. Mbasi
kishin shkrue emnat tek dezhurni, kishin pritė njė
orė. Mbas njė ore dolli sekretari i tij dhe na tha,
shoku Enver ėshtė shumė i zenė dhe nuk ju pret dot!.
Prej asaj kohė (rreth vitit 1953 54?) nuk kishin ba ma
asnjė pėrpjekje me e takue asnjėni as tjetri. Mendimi i
Tij pėr E.Hoxhėn ishte: Njė terrorist i lindur aq sa
imoral!, si dhe ate, qė kam shkrue edhe tek libri Njė
Monument nėn dhé tė cilėn, e pėrsėriste shpesh:
Diktatorėt si ay, vazhdojnė pėr tė sunduar edhe pas
vdekjės!. Njė thanje qė koha e ka vėrtetue plotsisht nė
Shqipni!
At Konrrad Gjolaj nė librin
Ēinarėt shkruen: I vetmi nė botė qė ka mujt me
realizue dėshirėn e Leninit asht kenė Enver Hoxha, qė e
ka qeverisė kėte popull si shaka (bushtra shen. FR),
tue hangėr klysht e vet e, tue shkye njerzit e pafajshėm
pėr andjet e tija tė ndyta, nė tė gjitha normat e
moralit njerzor.
Tregonte i nderuemi Prof.
Petro Fundo (qė nuk e kuptoj si i ka shpėtue): Ishim
duke ngrėnė nė njė trapez, kur ishim studentė nė Francė,
unė dhe Foto Bala nga Himara. Erdhi aty edhe Enver
Hoxha, ky ishte i rregjistruar nė universitet, por nuk
di mėse merrej. Provime nuk jepte. Ishte i pashėm. Pak
mbasi u ul, pyeti Foton, ēfarė do tė dėshroje tė bėje
kur tė mbarosh shkollėn? Foto iu pėrgjigj, do tė doja tė
tregėtoja me Francėn. Mė pyeti edhe mua, po ti Petro?
Unė i pėrgjigja, Profesor. Mbas pak u kujtova ta pyes
edhe unė atė, po ti Enver, ēfarė do tė bėhesh? Ai u
pėrgjigj: TERRORIST! Edhe sot nuk e di sėsi mė shpėtoi
nga dora piruni qė isha duke ngrenė... e, pėr ēudi,
vetėm atij ia plotėsoi Zoti dėshirėn!... (fq 216).
Nė mėngjez kur prėgatitej me
dalė prej shtėpisė vet me shkue nė punė, nė shkollėn e
mesme tė zooteknikės (ku matematika vlersohej edhe mbas
fiskulturės), kur e sollėn nė Shkoder rrinte pak minuta
tek dritaria nalt, vėrente nėse ka dalė apo jo pėrpra
tij drejtori i njohtuni gjimnazit Skender Villa, ish
hetuesi i vitėve 1945 nė qytetin e Korēės, i cili
banonte nė katin e poshtėm (mbasi i tillė ishte edhe
Skenderi) dhe, mbasi kalonte ai delte Prof. Fundo, pėr
mos me i thanė as mirė mengjezi, mbasi nuk donte jo ta
pėrshėndeste por, as ta shihte me sy tė ballit... atė
spijun tė qelbur, siē e cilėsonte Profesori.
Profesor Fundo deklarohej Katolik. Kjo
nuk ishte falso, mbasi nė biseda dhe bindje tė shprehuna
prej Tij, besimi tek Papa ishte i palėkundun. Mund tė
tham me plot gojė se ishte ma Katolik se shumė tė tjerė,
qė kanė lindė e vdekė prej familjeve katolike tė
njohtuna nė Shkodėr. E diela dhe ditėt e festave fetare
pėr Té ishin ditė lutjesh dhe bamirėsije. Njė tė vorfėn
qė Ai mund ta takonte nė rrugė dhe nuk kishte tė holla
me e ndihmue, pėr Profesor Fundon, ishte vuajtje. Kur
trokiste dera dhe flitėj se asht tue pritė njė fukara
aty, Ai hapte raftat e sirtarėt me gjetė bukėn ma tė
mirėn dhe, jo, kafshata, pėr me ia dhanė. Xhepat e Tij
gjithnjė ishin bosh nga lypsit. Madje, tregonte njėherė:
Kam shkuar tek bėrberi dhe, mbasi jam qethur, u
detyrova me i thėnė bėrberit se, do ti sjellė paratė
nesėr, se ata 30 lekė qė kisha nė xhep, ia fala njė
fukarasė duke ardhur tek ti!.... Berberi, i cili e
njihte me kohė Profesorin kishte qeshė dhe, i kishte
thanė: Po edhe mos mi sjellė fare, nuk ka rėndėsi!....
Pėr lypsit thonte gjithmonė:
Mos i zeni mė gojė kurrė emrat e tyre, se ėshtė shumė
mė e vėshtirė pėr tė lypur, se pėr tė falur!.
Profesori ishte shumė
mikpritės dhe bujar. I ndrronte fėtyra nga gėzimi kur
hapėj dera e dhomės ku rrinte dhe shihte njė mik qė i
shkonte pėr vizitė. Gjithmonė kėrkonte me sy njė karrigė
boshe karrshi ku ishte tue qendrue vetė, pėr me shkėmbye
biseda e mendime.
Kushrinjtė e tė shoqės sė
Tij Angjelinės, i donte me tė vėrtetė me gjithė zemėr.
Ai kishte shtėpinė e hapun
pėr shumė miqė, intelektual si Gaspėr Ugashi, Sandėr
Bushati, Xhavit Beli, Kol Ashta, Petro Zheji, Rrok Ndoja
etj. si, dhe pėr Klerikėt e njohtun: At Pjetėr Meshkalla,
At Aleks Baqli, Don Mark Hasi, Don Nikoll Mazrreku, Don
Pashko Muzhani, etj. me tė cilėt i ka vazhdue lidhjet
deri nė 1967, me Revolucionin Kultural, kohė nė tė
cilėn, Ai u detyrue me u vetizolue ashtu si gjithė
populli shqiptar.
Mbas arestimit tė Klerit
Katolik, Ai vazhdonte me ndigjue Meshėn nė radio.
Me anėn e Motėr Davės, Ai ka
ndihmue klerikėt edhe ndėr burgje me aqsa kishte
mundėsi, kryesisht, Ata qė nuk kishin asnjė ndihmė
ekonomike nga asnjė njeri.
Shkonte dhe sillej rreth
gurve tė thėmelėve tė Kishės sė Zojės tek Kalaja dhe
shpesh pėrsėriste: Unė nuk di a do ta shoh por, ju, do
ta shihni atė Kishė tė rindėrtuar mbi ata gurė tė atyre
thėmelėve...Tė gjithė rrėnonjėsit e Kishave historikisht
kanė dėshtuar me turp dhe shėmbull i kėsaj ēmendie ishte
edhe Bonaparti, qė pėrfundoi nė Sant Elena!...
Kur u pat sėmue me sy nė
vitin 1968 dhe e dėrguen nė Rumani pėr operacion, para
se me hy nė sallėn e operacionit, mjeku e ka pyet: A ke
dėshirė pėr ndonjėgjė, mbasi nesėr do tė bėjmė
operacionin? Ky i asht pėrgjigjė: Do tė dėshėroja tė
mė sillni njė Prift Katolik, mbasi kam dėshirė pėr tu
rrėfyer dhe kunguar, mbasi ka pak vite qė nė Shqipėri,
nuk kam patur mundėsi ti bėja!. Mjeku ia ka sjellė
Priftin aty mbas gjysėm ore. Kur dola nga operacioni, -
shpjegonte Prof., mė trajtuan shumė mė mirė se mė
pėrpara operacionit, mbasi njė motėr (murgeshė), qė i
shėrbente i kishte treguar, se: Nuk tė njihnim, mbasi
kėtu nga Shqipėria sjellin vetėm komunistė pėr
mjekim!....
Njė natė mbas uratve tė
darkės aty nga viti 1986, e shoqja, i thotė: Ti vazhdo
e thuej edhe njė Rruzare Purgatorėsh, se unė po prėgatis
ēajėn... Ky i asht pėrgjigjė: Mirė, edhe unė do thėm
njė Rruzare pėr Enver Hoxhėn, mbasi pėr shpirtin e tij
nuk lutėt njėri nė Shqipėri, ndoshta, Zoti ka mėshirė
dhe e falė pėr ato tė zeza qė ka bėrė!. Angjelina i ka
kundėrshtue me ngulm, se Zoti nuk ka me ta vue veshin ma
as ty, kur tė keshė nėvojė, qė lute pėr té! Por, Prof.
ka vazhdue punėn e vet... me Rruzare nė dorė ka vazhdue
lutjen.
Unė vėndosa tė lutėm pėr
té, se Zoti na porositė, qė né ti falim armiqėt tonė,
por edhe tė lutemi pėr ata. Unė po kryeja detyren time
ndaj Pėrendisė, jo, ndaj Enverit!.
Profesori ishte shumė i
ēiltėr dhe i gjithanshėm nė bisedat e tija. Ai vėrtetė
ecte pa pėrshėndetė njeri, por mendja gjithnjė vazhdonte
me i punue nė fushėn e shkencės. Kur Ai fliste pėr
fluturimet nė hapsinė, shpjegonte me kompetencė
vėrtetsinė e kenjes sė Zotit tė provueme nga pėrparimi i
shkencės, kryesisht me fluturimet qė bahėn nė kozmos.
Pėr kėte arėsye Ai gjithnjė veprėn e vet ia dedikonte
dhuratės qė i kishte dhanė Zoti me arrijtė nė ato
rezultate pune shkencore, tue i shndritė mendjen dhe tue
i ruejt shėndetin. Nė ēdo rezultat tė shkruem me dorė nė
fletėt e fletorėve tė punimėve tė Tij, nalt shėnohet
K.L.J.K. qė dmth, Kjoftė Levdue Jezu Krishti, mandej
vazhdon punimi!...Ja bindja e nje dijetari!
Punonte pa pushue nė fushėn
e matematikės edhe pse ishte krejt i izoluem nga bota
shkencore, gjithmonė me shpresėn e hapjes sė Shqipnisė njėditė,
tė cilėn nuk e arriti...
Kishte njė humor shumė tė
hollė e domethanės. Mė pyeste: Hė, ke bėrė gjė kėto
ditė nė pikturė? Unė, shpesh, i thojshe: Asgja,
Profesor, mė ka ra njė demeli e nuk i kam prekė penelat
me dorė! Ai qeshej dhe, mė thonte: Shumė mirė, shpejtė
ke pėr tė bėrė njė vepėr arti tė bukur, mbasi koha e
dembelisė ėshtė periudhė mendimi, krijuesit qė
mendojnė bėjnė gjėra tė bukura. Ata qė kujtojnė se duke
punuar pėrditė truri ju krijon gjėra tė bukura e me
vlerė artistike, apo shkencore, gabojnė! Kur njeriu
kujton se ka rėnė nė njėfarė plogėshtije apo dėmbelie,
atėherė, truri i tij prodhon diēka me vlerė!.
Kur ka pa veprėn teme
grafike Krishti i vdekun (1961), (vepėr e vėndosun nė
kopėrtinėn e librit Martirizimi i Kishės Katolike
Shqiptare 1944 1990, qė i asht dhurue Papės Gjon Pali
II, nė vitin 1993), mė ka thanė: Tė gjithė artistėt qė
punojnė Jezu Krishtin, mbesin tė pėrjetėshėm nė art dhe,
shpesh ka ndodhur qė, ajo vepėr ka mbetur kryevepra e
atij artisti!. Kishe me thanė se, ky pėrkufizim asht i
pakundėrshtueshėm nė rastim tem!
Nė vitin 1985 86, u
bisedue se Shtraus i Bavarisė sė Gjermanisė, kėrkonte
nga udhėheqėsit komunistė tė Shqipnisė, hapjėn e
kufinjve, lirimin e tė burgosunve politik dhe lirinė e
Fesė nė Shqipni. Kur unė i tregova kėte Prof. Fundos, Ai
tha: Ja pra, i erdhe fundi i pritur edhe komunizmit nė
Shqipėri, Zoti do ta bėnte njėditė shkatėrrimin e kėtij
sistemi, por Mbrekullia e shkatėrrimit qėndron nė faktin
se, fundi komunizmit i erdhi me Lirinė e Fesė, dyert e
ferrit u shpartalluan pėrgjithmonė! Vėrtetė mė ke dhėnė
lajmin mė tė gėzuar!
Ai vėrtetė vdiq me 1 Mars
1989, nė pragun e ramjes sė Murit Berlinit, por siguria
e Fitores sė Lirisė sė Fesė dhe kapitullimi i sistemit
komunist nė botė tek Ai ishin njė bindje e plotė,
arritja e kėsaj fitore tė madhe tė shumė tė pritun pėr
Té ishte e padiskutueshme.
Kjo lidhej kryesisht me
besimin e Tij tė palėkundun tek Zoti dhe me Veprat e
Tij, nėpėrmjet Mėkambėsit tė Vet nė tokė, Papės Gjon
Pali II, fjala e tė cilit, gjithnjė pėr Prof. Petro
Fundon ishte njė aksiomė matematike: Zoti, Até e ka
shpėtuar nga atentati i Ali Akēa, mė datėn 13 Maji 1981,
pėr ti treguar njėrėzimit se Ky Papė i zgjedhur nga
Unė, ėshtė Ai, qė do tė shpėtojė Botėn mbarė nga
komunizmi!...
Prof. Petro Zheji, nė
ceremoninė private tė vorrimit nga familia, tek vorri,
tha:
Sot, kėtu, po varrosim njė
shkencėtar... dhe, me tė vėrtetė aty na varrosėm:
Njė shkencėtar, Njė
dijetar, Njė pedagog, Njė Qytetar Nderi tė Shkodres qė
na dhuroi Korēa dhe, Njė Katolik tė vėrtetė dhe tė denjė
nė vazhdėn e Martirėve tė heshtun....
Kėta pak rreshta nė shenjė
nderimi dhe dashnije por, ma shumė respekti pėr virtytet
qė na mėsoi dhe edukoi me sjelljen e Tij dashamirse
Kristjane, tė njė Prindi tė vėrtetė!...
Ja kushtoj, nė kėte 100 vjetor tė lindjės...
Autori.
Melbourne, Shkurt
2009
|