|
Reliket e Olcinium-it
Nga Gjon Frani Ivezaj, historian
Periudha e kohės antike dhe mesjetės, sipas mendimeve
faktike tė shumė studiuesve vendas dhe te huaj, ėshtė e
mbushur me shumė ngjarje dhe episode interesante pėr
vetė jetėn e qytetit tė Ulqinit. Nga thellėsia e
shekujve, banorėt vendas gojė me gojė kanė pėrcjellė
historinė e Ulqinit tė vjetėr, qė rrėnjėt e saj tė
lashta i ka nė veriperėndim tė Ulqinit tė sotshėm nė
katundin Krruē. Ulqini pėr herė tė parė pėrmendet nė
dokumentet historike tė vitit 1376, ku njė banor i
quajtur Milgost Kovaēi, qė pa se njė varkė po udhėtonte
nė ujėrat e qetė tė Detit Adriatik, buzė brigjeve tė
Ulqinit.
Ky
argument historik pėrforcohet mė sė shumti nga
dokumentet e vjetra tė periudhės venedikase, e cila
mendohej se ėshtė fundosur tek Ada e Krruēit. Hipoteza
ėshtė e mbeshtetur edhe nė disa dėshmi tė dokumentuara,
qė i pėrkasin periudhės sė hershme dhe qė kanė lėnė
gjurmė ndėr shekuj deri nė ditėt tona. Megjithėse ka
shumė mendime gjithsesi, nuk pėrjashtohet fakti tė ketė
ekzistuar qyteti antik. Kėtė lokalitet e dėshmuan edhe
zbulimet e rėndėsishme arkeologjike qė u bėrė nga
ekspedita e historianėve tė lashtėsisė gjatė verės sė
vitit 1984.
Gjurmėt
e jetės sė vendasve dhe lulėzimit tė civilizimit asokohe
u zbuluan nė villa rustica luksoze, qė daton
antikėn e vonė, e cila mendohet se i pėrket ndonjė
njeriu tė pasur asokohe. Kjo ekspozitė mundi tė zbulojė
dhe faktojė edhe burime tė tjera historike, sikurse
ishin relike ose gjurmė tė pjesėve tė banimit, tė cilat
tregojnė se ka pasur banjo luksoze dhe afreske ose
mozaiku qė tregon nivelin e lartė tė artit pėr kohėn nė
kėtė trevė tė banuar nga banorėt autoktonė.
Kėtė e
pėrforcojnė edhe gjetjet e fundit arkeologjike prej
materialit tė qeramikės dhe njė seri monedhash tė
perandorėve tė kohės, duke filluar tė cilėt, kanė
sunduar e jetuar si tė gjithėpushtetshėm mes shekujve V
e VI mbas Krishtit. Edhe muret e kohės ilire qė gjenden
nė Kala, janė ndėr zbulimet dhe dėshmitė e vijimsisė sė
lulėzimit tė trevės askohe, duke qenė kėsisoj njė qendėr
e rėndėsishme tregtare dhe banimi askohe.
Natyrshėm mund tė them se nėse do tė vijonin ekspeditat
arkeologjike nė mėnyrė tė zgjeruar, sigurisht qė nuk do
tė pėrjashtohej mundėsia e zbulimit tė burimeve tė reja
arkeologjike, qė patjetėr do tė shoqėroheshin edhe me
informacione tė panjohura mė parė, tė periudhave tė
hershme, duke na dhėnė hartė tė re me dėshmi pėr shumė
pikėpytje dhe hipoteza tė debatueshme, qė ende sot janė
tė pazgjidhura pėrfundimisht mbi fundosjen e Oleotoposit
2200 vjet para epokės sė Krishtit.
Me sy
tė lirė nėse shikohet nga aeroplani nė vėshtrimin fiziko
- gjeografik ujėdhesa Ada e Krruēit ka pak a shumė
pamjen e njė gadishulli i futur nė thellėsi tė ujėrave
tė kaltra tė detit Adriatik, duke krijuar kėshtu pamjen
e njė kėshtjellė natyrore.
Nėse
shikohet me kujdes shfaqet njė pamje piktoreske dhe e
vėshtruar nga lart gadishulli i vogėl laget nga tė tria
anėt me ujė. Gjiri i plazhit ose i Ulqinit tė Vjetėr nė
ditėt e sotme frekunetohet shumė nga vizitorėt e huaj,
tė cilėt me kėnaqėsi vizitojnė edhe rrėnojat e kalasė
dhe konturet e Olcinium.
Tėrmetet e njėpashnjėshme qė kanė pėrfshirė brigjet
bregdetare tė Adriatikut lindor dhe tė trevave shqiptare
gjatė shekujve, kanė sjellė edhe ndrsyhimin e
konfiguracionit tė saj. Kėshtu nė disa zona bregdetare
terrori ka pėsuar ulje ndėrsa nė disa tė tjera ngritje (procesi
i lėvizjet epirogjenike) dhe ulėse.
Kėshtu
brigjet bregdetare tė plazhit tė Patokut nė Laē (Krujė),
kanė pėsuar ulje (pasojė e lėvizje epirogjenike me
tendencė ngritje dhe ulje nė disa territore tė
Shqipėrisė pėrgjatė bregdetit Adriatik e Jon, shėnimi im
J.F.I.) dhe si pasojė ėshtė pėrmbytur, ku uji ėshtė
futur nė thellėsi tė steresė (tokės) dhe e kundėrta ka
ndodhur nė disa zona tė tjera tė vijės brendetare
lindore tė detit Adriatik.
Nga ana
e tjetėr dihet se Shqipėria bėn pjesė nė zonat sizmike
me aktivitet tė vijueshėm. Pėr pasojė shohim se gjatė
periudhave tė hershme tė historisė, lėvizjet sizmike (termetet)
kanė sjellė pėr pasojė gjatė shekujve tė mėparshėm
fundosjen e shumė qyteteve antike bregdetare. I tillė
ėshtė qyteti antik Dyrrahu (Durrėsi i Vjetėr), kėmbėt e
sė cilės (pra muret e vjetra) sot gjenden tė zhytura nė
ujėrat e kastra tė detit Adriatik. Kėtė fat ka pasur
edhe Ulqini i Vjetėr, qė si vijė lineare nuk ėshtė shumė
portave tė mureve nėnujore tė Durrėsit.
Kjo
molo natytore, sigurisht qė ka shėbyer ndėr shekuj si
kėshtjellė mbrojtėse e flotės sė madhe tė anijeve
tregtare, qė kanė qenė ankoruar dhe ndėrtoheshin nė
kantierin e madhe tė kohės nė kėtė qytet bregdetar.
Sipas
burimeve arkivore historikė, Ulqini i Vjetėr pėrmendet
pėr herė tė parė nė traktet ose dokumentet e hershme aty
nga viti 1376. Gojėdhėna popullore vendase e pėrforcon
edhe mė shumė kėtė fakt historik, kur si shembull
pėrmendet emri i njė banori tė saj, i quajtur Milgost
Kovaēi, i cili, pa me sytė e tij, se nė ujėrat detare tė
bregut tė Ulqinit po lundronte e qetė njė varkė, qė pėr
ēudi nuk kishte asnjė njeri qė po e drejtonte atė. Varka
ecte mbi valėt e detit, shoqėruar nga rrezet e diellit
veror. Ai e vėshtronte dhe mahnitej
Ky
pėrshkrim ėshtė bėrė nė gjuhėn latine, qė askohe ishte
mbizotėrues nė burimet historike tė kohės dhe nė tė
njėjtėn kohė shėrben edhe si dėshmi arkivore interesante
pėr tė gjithė historianėt dhe studiuesit e kohės dhe
deri nė ditėt tona.
Emri i
qytet mė vonė bėhet i zakonshėm nė pėrdorimin e
pėrditshėm nė shumė harta udhėtarėsh vendas dhe tė huaj,
ku Ulqini i Vjetėr lexohej si qendėr banimi nga tė
gjithė. Dhe kjo u bė njė rutinė ė zakonshme deri nė fund
tė shekullit XVIII, ku syri i arkeologėve dhe studiuesve
tė toponimimeve shikonte emėrtimin Dolcigno Cecchio dhe
shpesh Alt Dulcigno nė shekullin XIX.
Gjatė
njė vizite qė kam bėrė disa herė nė njė librari (Public
Library, 42 Street and Fifth Avenue) nė Manhattan (Neė
York), nė njė nga sallat e saj kam parė disa harta tė
vjetra dhe globe realizuar shumė shekuj mė parė, por qė
ruhen me kujdes si fond i pasur historik. Duke parė me
kujdes globet e harta tė dimensioneve tė ndryshme, sytė
mė shkuan tek qyteti Olcinium dhe qyteti tjetėr i vjetėr
mė i afėrt i saj Scodra, Scutari (Shkodra), tė cilat
gjendeshin brenda shtrirjes gjeografike tė fjalės
ILLYRICUM.
Pra
rrėnojat e Ulqinit tė Vjetėr, ruhen si relike edhe nė
brurimet ose dokumentet historike tė kohės venedikase.
Aty shpesh pėrmendet edhe gojėdhėna popullore, qė ka
mundur tė mbijetoi deri nė ditėt tona edhe nga dėshmitė
pėrsėritėse tė banorėve vendas, tė cilėt me krenari
flasin pėr ecolucionin e historisė sė emrit tė qytetit
tė lashtė bregdetar. Qyteti gjendet i fundosur tek Ada e
Krruēit. Pėrforcimi i kėtyre tė dhėnave vjen edhe nga
gjetjet arkeologjike qė i pėrkasin peridhave tė ndryshme.
Materiali guror me ngjyra dhe forma katrore tė
dimendioneve tė ndryshme, dallohen prej gurėve tė tjerė
tė miranės. Blloku i gurit i latuar me kujdes dhe dorė
artisti ka skalitur dėshminė e jetės kulturore dhe
mjeshtėrinė e punimit tė gurit askohe. Kalaja e Ulqnit,
ėshtė vetė krenaria e gjithė zonės pėrreth.
Nėse do
tė shikonim edhe kėshtjellat e tjera tė ndėrtuar gjatė
brigjeve bregdetare mesdhetare e pėrtej saj, do tė
shohim se ata kanė pak a shumė kėtė fizionomi nga ku
mund tė kundrosh kaltėrsinė e pafund tė ujėrave tė detit
tė kaltėr, anijet e shumta qė lundrojnė mbi sipėrfaqen e
ujit dhe nė tė njėjtėn kohė klimėn e shėndetshme brenda
kėsaj pozite tė favorshme gjeografike ku ėshtė ndėrtuar
Ulqini i Vjetėr dhe Kėshtjella e saj antike.
Ndonėse
tė dėmtuar nga erozioni i kohės dhe termeti katastrofik
qė ra nė shekullin e II mbas Krishtit, disa nga
elementėt e rėndėsishėm tė hershmėrisė sė mureve tė
Ulqinit tė Vjetėr ose Kalasė me tė njėjtin emėr, janė
edhe ekzistenca e njė mozaiku tė bukur ilir, enė tė
ndryshme me material prej qeramike dhe monedhat e
perandorėve tė kohės (ku shtrihej sundimi i perandorisė
romake tė lindjes, sikurse ishin asokohe: Anastasi,
Justini e Justiano Prima, tė cilėt kanė jetuar mes
shekujve V dhe VI mbas Krishtit), dėshmojnė pėr
vijimsinė e jetės normale tė qendrės sė banimit.
Ėshtė e
njohur fakti, se shumė vendbanime e qytete janė ngritur
ose pėrtrirė mbi shtresat e themeleve paraprake, duke iu
pėrshtatur stileve e nevojave tė kohės, duke ruajtur
kėsisoj vijimsinė e mbijetesės ose tė rilindjes pas ēdo
tjetėrsimi. Kėshtu u ndėrtua dhe rindėrtua herė mbas
herė edhe Ulqini dhe qytetet e tjera antike pranė saj.
Pėr me shumė mendohet se ky qytet antik mund tė jetė
ndėrtuar mbi themele edhe me tė hershme kohore, afėr
themeleve mė tė hershme tė qytetit antik Oleotopolis.
Pėr kėtė flasin edhe gojėdhanat.
Mendohet se venbanimi i vjetėr tė ketė ekzistuar nė
Krruēin e sotėm, i mbėshtetur kjo edhe nga njė sėrė
gjetjesh tė shkencės bashkėkohore arkologjike.
Megjithatė vitet qė do tė vijnė do ta pėrforcojnė edhe
mė shumė kėtė bindje faktike qė kanė arkeologėt dhe
studiuesit e tjerė ulqinakė dhe tė huaj.
Janė
pikėrisht kėto themele tė vjetra, tė cilėt shėrbyen si
bazė e njohjes sė lulėzimit tė jetės qė pėsoi ky qytet
antik gjatė shekujve. Kjo u bė bazė pėr zbulimet e reja
arkeologjike duke e pasuruar edhe me tej hartėn e
burimeve me elementė tė rinj, qė shfaqen pamjen e
historisė sė dikurshme dhe vijimsinė e sotme tė Olcinium.
Emri i
qytet buron nga vetė lashtėsia e saj, nga rrėnojat dhe
dėshmitė arkeologjike, nga burimet e pasura arkivore
dokumentare, qė ruhen nė shumė arkiva dhe biblioteka
vendase dhe tė huaja.
Nė
rrugėn romake Olcinium Scodra, kanė qenė ndėrtuar edhe
disa qytete qė sot gjenden tė vdekura si qendra banimi
pėrgjatė bregdetit lindor tė detit Adriatik. I tillė
ėshtė qyteti antik i Shasit, ndėrtuar mbi njė kėshtjellė
karakteristike pėr kohėn ilire.
Numėri
i madh i objekteve kristiane qė arriti deri nė 360, u bė
vendstrehimi i parė i Medes sė pėrzėnė, pas krimit ndaj
fėmijėve tė vet. Kėto kisha kishin pamje shumė tė bukur
dhe ishin punuar nga mjeshtėr tė njohur tė kohės. Bedeni
dhe porta ku vdiq kapiteni i Perandorit tė famshė romak
Jul Ēezarit, duke luftuar trimėrisht kundėr Pompeianit (qė
vinte nga qyteti i rrėnuar Pompei nga lava e vullkanit
dhe tėrmetet e njėpasnjėshme qė pėrfshinė qytetin antik
tė Napolit), janė ende si dėshmi e kohės antike.
Historia e lashtė e kėtij qyteti shpeshherė vendoset nė
kohėn e jetės sė qyteteve antike ilire tė rėndėsishme,
sikurse ishin: Scodra, Drinasti, Doclea, Lissus, Dyrrahu,
Butrinti, etj.
Vijimsia e jetės sė kėtij qyteti ndėrpritet mėnjeherė
kur nė trevat e saj shkelin mizorisht pushtuesit barbar
turq nga viti 1571, ku dhe shkatėrrohet pėrfundimisht.
Kjo barbari vjen nga fakti se nė kėtė qytet ishin tė
ndėrtuar shumė kisha, tė cilat sikurse dihet turqit i
kthyen nė gėrmadha, sikurse kishin bėrė edhe nė shumė
vise dhe treva tė tjera tė Arbėrisė. Ky vendbanim-qytet,
ka pėsuar dhe pėrjetuar lulėzim tė kulturave tė ndryshme,
tė cilat nė vend kanė lėnė gjurmė tė veta deri para
ardhjes sė pushtuesve turq.
Sa herė
qė bėhen gėrmime arkeologjike tė reja, si: nė Ulqin dhe
Shas etj., aq mė shumė dalin nė pah vlerat historike tė
tyre, duke treguar dhe hedhė dritė mbi jetėn dhe
gjallėrimin e Ulqinit jo vetėm nė periudhėn e kohės
antike dhe tė mesjėtės.
|