Klikoni këtu për të shkuar në faqen kryesore të misioni.hr

Misioni Katolik Shqiptar nė Kroaci

                                                                                                                   

Temat

  Home

  Revista Urtia

  Numri 19

 

  

  

  

  

  

  

  

  

  

  

  

 

 

  

 

  Download


Kėrko nė Google


www.misioni.hr

 

 Revista Urtia                                                   

Letėr e Papa Gjon Palit II pėr artistėt
 

Atyre qė me gjakim tė flaktė
kėrkojnė «Zbulesa» tė reja tė sė bukurės,
sė andejmi i bėjnė njė dhuratė botės
mbrenda krijimit artistik.

“Hyji shikoi gjithēka kishte bėrė dhe, ja, ishin shumė tė mira”
(Zan 1, 31)

Artisti, pėrgjasim i Hyjit Krijues
1. Askush mė mirė se ju, artistė, arkitektė gjenialė tė sė bukurės, nuk mund tė parandiejė diēka nga ai pathos-i, me tė cilin Hyji, qė nė ag tė krijimit, e shikonte veprėn e duarve tė tija. Janė tė panumėrta ēastet, kur dridhėrima e atij emocioni ėshtė shprehur nė shikime, me tė cilat, ju, sikundėr edhe artistėt e tė gjitha kohėve, jeni mbushė me admirim pėr shkak tė forcės sė mistershme tė tingujve dhe tė fjalėve, tė ngjyrave dhe tė trajtave, duke u mahnitur e duke medituar pėr veprėn e frymėzimit tuaj tė brendshėm, duke e ndjerė, sė andejmi, jehonėn e fshehtėsisė sė krijimit, me tė cilėn Hyji, i vetmi krijues i tė gjitha gjėrave, dėshironte, qė, nė njė mėnyrė, tė ketė shoqėri me ty.

Pėr kėtė arsye, pėr ta filluar letrėn time pėr ju, mė duket se nuk ka fjalė mė tė pėrshtatshme se ato nga Libri i Zanafillės, me tė cilat ndjehem i lidhur me anė tė atyre pėrvojave, tė cilat shtrihen larg nė thellėsi tė kohėve dhe tė cilat kanė lėnė vulė tė pashlyeshme nė jetėn time. Me anėn e kėtij shkrimi kam ndėrmend tė ndjek po atė rrugė tė dialogut frytdhėnės tė Kishės me artistėt, i cili nuk ka qenė asnjėherė i ndėrprerė nė kėta dymijė vjet tė historisė - dhe i cili ende ėshtė i frytshėm - me pikėsynime kah e nesėrmja mu nė pragun e mileniumit tė tretė.

Nė tė vėrtetė, fjala ėshtė pėr dialogun e ēliruar nga rrethanat historike apo nga shkaqet funksionale, po i cili ka lėshuar rrėnjė nė vetė thelbin, qoftė tė pėrvojės religjioze, qoftė tė krijimtarisė artistike. Faqja e parė e Biblės na e paraqet Hyjin gati si model tė pėrkryer pėr secilin person qė krijon ndonjė vepėr: nė njeriun artist pasqyrohet pamja e vetė krijuesit. Kjo lidhje, me njė qartėsi tė veēantė, spikatet nė gjuhėn polake, nė saje tė afrisė leksikore tė fjalėve stwórca (kreator, krijues) dhe twórca (mjeshtėr, artist, zejtar, artizan).

Cili ėshtė dallimi nė mes tė Krijuesit (Creator) dhe mjeshtrit, artistit (artifex)? Krijuesi dallohet pėr nga dhuntia e qeniesisė, atė diēka e krijon nga asgjėja - ex nihilo sui et subiecti, ėshtė e njohur kjo thėnie nė latinisht - dhe kjo gjė, nė kuptimin mė tė rreptė tė fjalės, ėshtė mėnyra e procedimit qė i takon vetėm Tė Plotfuqishmit. Pėrkundrazi, mjeshtri (artifex) pėrdor diēka qė tashmė ekziston pėr t'i dhėnė, mandej, trajtė dhe kuptim. Mėnyra e tillė e veprimit ėshtė tipar i njeriut, mbasi ai ėshtė pėrgjasim i Hyjit.

Bibla, mbasi thotė qė Hyji ka krijuar mashkullin dhe femrėn “nė pėrgjasimin e vet» (khs. Zan 1, 27), shton se atyre iu ėshtė besuar pėrgjegjėsia ta sundojnė tokėn (khs Zan 1, 28). Kjo ka ndodhur nė ditėn e fundit tė krijimit (khs. Zan 1,28-31). Nė ditėt e pėrparshme, pothuajse duke e skanduar ritmin e evolucionit kozmik, Zoti krijoi gjithėsinė. Nė fund e krijoi njeriun, rezultatin mė fisnik tė projektit tė tij, tė cilit ia dha botėn e dukshme, si njė fushė tė pafund, nė tė cilėn mund ta shprehė prirjen e tij inventive.

Hyji, prandaj, e ftoi njeriun nė jetė, duke ia ngarkuar barrėn e tė qenit mjeshtėr. Brenda «krijimit artistik», njeriu, mė shumė se kurrė ndonjėherė tjetėr, shfaqet si «pėrgjasim i Hyjit» dhe kėtė detyrė e sendėrton, para sė gjithash, duke i dhėnė trajtė «materies» sė mrekullueshme tė humanizmit tė tij dhe, gjithashtu, duke e sunduar nė mėnyrė krijuese gjithėsinė qė e rrethon.

Artisti hyjnor, me njė dashamirėsi gjithė dhembshuri, e pėrēon shkėndijėn e urtisė sė tij transcendente tek artisti njeri, duke e ftuar kėtė tė fundit qė ta ndajė hisen nga forca krijuese hyjnore. Pa dyshim, fjala ėshtė pėr atė soj bashkėpunimi qė e lė tė paprekur distancėn e pafundme nė mes tė Krijuesit dhe krijesės, ashtu sikundėr ka theksuar kardinali Nikollė Kuzani: «Arti i krijimit, tė cilin zemra e ka fatin e mirė ta ushqejė, nuk e kėndvėshtron tė njėsojtė me artin nė qenėsinė e tij e qė ėshtė Hyji vetė, porse ky ėshtė art i komunikimit tė tij dhe i bashkėpunimit tė tij.»1

Pėr kėtė arsye, artisti, me t'u bėrė i ndėrgjegjshėm pėr «dhuntinė» e tij, ėshtė nė gjendje ta kundrojė vetveten mė shumė, po me ata sy tė aftė pėr tė parė e pėr tė shfaqė falėnderim, duke e lartėsuar me kėngė lavdie Hyjin e vet. Vetėm kėshtu ai mund ta kuptojė thellėsisht vetveten, prirjen e tij vetanake dhe misionin e tij.

Prirja e veēantė e artistit
2. Nuk janė tė gjithė njerėzit tė prirur tė jenė artistė, nė kuptimin e veēantė tė fjalės. Megjithatė, simbas njė shprehjeje nga Libri i Zanafillės, secilit njeri i besohet detyra tė jetė mjeshtėr i jetės sė tij (artifex): nė njė farė kuptimi, njeriu gjatė jetės le tė bėjė vepra artistike, tė krijojė kryevepra.

Ka rėndėsi qė tė kapet dallimi, e, po ashtu, edhe ndėrlidhja nė mes dy veprimtarive njerėzore. Dallimi ėshtė i spikatshėm. Njė tjetėr gjė ėshtė dhuntia, nė saje tė cilės qenia njerėzore ėshtė vetė autori i akteve tė tij vepruese, e krejt diēka tjetėr ėshtė dhuntia qė e bėn njeriun artist, d.m.th. qė di tė veprojė simbas kėrkesave tė artit, duke i pranuar me besnikėri kėrkesat e tij tė posaēme.2 Pėr kėtė arsye, njeriu ėshtė i aftė tė krijojė objekte, porse kjo gjė, e marrė nė vetvete, ende nuk do tė thotė asgjė pėr dispozitėn morale, pėr rrafshin moral. Pikėrisht nė kėtė rast nuk kemi tė bėjmė me modelimin e vetvetes, as t'i japim trajtė vetes sonė, por kemi tė bėjmė me prirjet e frytshme krijuese pėr t'iu dhėnė trajtė estetike atyre ideve qė i pėrthekon mendja njerėzore.

Mirėpo, nėse ky dallim ėshtė kaq themelor, nuk ėshtė mė pak thelbėsore ndėrlidhja nė mes kėtyre dy rrafsheve, morale dhe artistike. Ato ndėrkushtėzohen ndėrmjetvetshėm nė mėnyrė aq thellėsore. Nė krijimin e veprės artistike, vėrtet ai e shqipon vetveten deri nė atė shkallė, atėherė kur vepra e tij arrin posaēėrisht tė krijojė paraqitjen e qenies sė tij, atė ēka ai ėshtė dhe si ėshtė. Ky pėrfundim ka dėshmi tė panumėrta nė historinė e njerėzimit. Artisti, kur i jep trajtė veprės sė tij, jo vetėm qė e shpirtėzon veprėn e tij, por, simbas mėnyrės sė tij, e thekson edhe prirjen e personalitetit tė tij. Nė art ai gjen pėrmasė tė re dhe rrugė tė jashtėzakonshme tė shprehjes pėr ngritjen e tij shpirtėrore. Me anė tė veprave tė tij tė realizuara, artisti ligjėron dhe komunikon me tė tjerėt. Historia e artit, nga kjo anė, nuk ėshtė vetėm histori e veprave, ajo ėshtė po ashtu edhe histori e njerėzve. Veprat artistike flasin pėr autorėt e tyre, e bėjnė tė njohur botėn e tyre tė brendshme dhe e zbulojnė ndihmesėn e tyre origjinale qė ata i kanė dhėnė historisė sė kulturės.

Prirja artistike nė shėrbim tė sė bukurės
3. Shkrimtari i njohur polak, Cypran Norwid, shkruan: «E bukura ekziston pėr tė na entuziazmuar pėr punė / punėn e bėjmė pėr t'u ringjallur.»3

Tematika e sė bukurės ėshtė vetė qenėsia pėr tė folur mbi artin. Kjo tematikė tashmė ėshtė pėrmendur, kur kemi vėnė nė dukje pikėshikimin zemėrgjerė tė Hyjit mbi krijimin. Duke e theksuar atė qė e ka krijuar, ėshtė edhe e mirė, Hyji gjithashtu e ka parė se ajo ėshtė edhe e bukur.4 Raporti nė mes tė sė mirės dhe sė bukurės e zgjon shtysėn e mendimeve. E bukura, nė njė mėnyrė ose tjetėr, ėshtė shprehje e qartė e sė mirės, ashtu sikundėr qė e mira ėshtė kusht metafizik i sė bukurės. Kėtė e patėn kuptuar mirė grekėt, tė cilėt, kur i bashkonin kėto dy nocione, e formuan fjalėn qė i pėrfshinte ato tė dyja: «kalokagathķa», d.m.th. «e bukura - e mirė». Platoni shkruan pėr kėtė temė: «Dėlirėsia/fuqia e vetisė sė Tė Mirės strehohet nė natyrėn e Tė Bukurės.»5

Duke jetuar dhe duke vepruar, njeriu krijon ndėrlidhje vetėsore me ekzistencėn, me tė vėrtetėn dhe me tė mirėn. Artisti e pėrjeton njė raport tė veēantė me tė bukurėn. Me anė tė njė arsyetimi tejet tė saktė, mund tė thuhet se e bukura ėshtė thirrja qė krijuesi, me dhuntinė e «talentit artistik», ia drejton njeriut. Dhe ky ėshtė talenti qė frytnohet, simbas logjikės sė parabolės ungjillore mbi talentet (khs. Mt 25, 14-30).

Kėtu kemi prekur nė pikėn qenėsore. Ai qė e ndien nė veten e tij kėtė soj tė shkėndijės hyjnore, d.m.th. prirjen artistike - tė poetit, piktorit, skulptorit, arkitektit, kompozitorit, aktorit ... - nė tė njėjtėn kohė ai e ndien edhe obligimin qė mos ta ēojė dėm kėtė talent, por ta zhvillojė asisoj, pėr ta vėnė nė shėrbim tė tė afėrmit dhe tė tė gjithė njerėzimit.

Artisti dhe e mira e pėrgjithshme
4. Shoqėrisė i nevojiten artistėt, ashtu si i nevojiten asaj edhe shkencėtarėt, teknikėt, punėtorėt, profesionistėt, dėshmitarėt e fesė, mėsuesit, etėrit dhe nėnat, tė cilėt sigurojnė ngritjen e individit dhe zhvillimin e shoqėrisė, me anė tė trajtės sė tillė tė frymėzuar artistike, ēfarė ėshtė «arti edukues». Nė hapėsirėn e gjerė kulturore tė secilit komb, artistėt e kanė vendin e tyre tė veēantė. Pikėrisht kur ata i binden frymėzimit tė tyre pėr tė realizuar vėrtet vepra tė bukura e me vlerė, ata jo vetėm qė e pasurojnė traditėn kulturore tė kombit tė tyre dhe tė tė gjithė njerėzimit, por pikėrisht kėshtu ata e kryejnė shėrbimin shoqėror e kompetent nė dobi tė sė mirės sė pėrgjithshme.

Prirja e ndryshme e secilit artist, pėr deri sa e pėrcakton fushėn e shėrbimit tė tij, e ēon te detyra, tė cilėn duhet ta pranojė, te puna e rėndė tė cilės duhet t'i nėnshtrohet, te pėrgjegjėsia, me tė cilėn duhet tė ballafaqohet. I ndėrgjegjshėm pėr tė gjitha kėto, artisti e di gjithashtu, se i duhet tė veprojė, duke mos lejuar qė nė kėso rastesh ta kaplojė kėrkimi i famės boshe, ose mania e popullaritetit tė pėrciptė, dhe, aq mė pak, tė pushtohet nga popullariteti i pėrfitimit tė mundshėm personal. Ekziston, pra, njė etikė, madje njė «pėrshpirtėri» e pėrkushtimit artistik qė e ndihmon jetėn dhe ringjalljen e njė kombi. Shihet se pikėrisht kėtu e kishte mendjen Cypran Norwid, kur thoshte: “E bukura ekziston pėr tė na entuziazmuar pėr punė / punėn e bėjmė pėr t'u ringjallur.»

Arti para misterit tė Fjalės sė Mishėruar
5. Ligji i Besėlidhjes sė Vjetėr e shqipton nė mėnyrė tė theksuar ndalesėn e paraqitjes sė Hyjit tė papashėm e tė pashprehshėm, me "idhull tė gdhendur ose metali tė shkrirė» (Lp 27, 15), mbasi Hyji e kapėrcen ēfarėdo paraqitje nė trajtėn materiale: «Unė jam ai qė jam» (Dal 3, 14). Megjithatė, nė misterin e Mishėrimit, Biri i Hyjit u bė i pashėm nė njė person: «Por kur erdhi koha e caktuar, Hyji dėrgoi Birin e vet, tė lindur prej gruaje». (Gal 4, 4). Hyji u bė njeri nė Jezu Krishtin, i cili ashtu u bė "personi mė i rėndėsishėm, tė cilit i drejtohet secili pėr ta kuptuar fshehtėsinė e jetės njerėzore, tė botės sė krijuar, si dhe tė vetė Hyjit».6

Kjo shfaqje kaq themelore e “Hyjit - Mister”, iu dha zemėr tė krishterėve edhe nė fushėn e krijimtarisė artistike. Sė kėndejmi doli lulėzimi i sė bukurės, e cila mu nga kėtu, nga misteri i Mishėrimit, e thithi lėngun jetėsor. Biri i Hyjit, duke u bėrė njeri, ia solli mu historisė sė njerėzimit gjithė pasurinė ungjillore tė sė vėrtetės dhe tė sė mirės; e, me kėtė, shpalli edhe pėrmasėn e re tė sė bukurės: porosia ungjillore ėshtė e mbushur deri nė kulm nga pėrmasa e tillė.

Kėshtu, Shkrimi Shenjt u bė njė lloj i «fjalorit tė pafund» (P. Claudel) e i «atllasit ikonografik» (M. Chagall), nė tė cilin gjetėn mbėshtetje kultura dhe arti i krishterė. Vetė Besėlidhja e Vjetėr, e interpretuar tek Besėlidhja e Re, shfaqi burime tė pashterrshme frymėzimesh. Duke filluar nga kallėzimet pėr krijimin, pėr mėkatin, pėr pėrmbytjen, pėr ciklin mbi patriarkėt, pėr ngjarjet nga Dalja e deri te kaq e kaq episode e personalitete nga historia e shpėtimit, teksti biblik e ndezi flakė imagjinatėn e piktorėve, poetėve, komnpozitorėve dhe tė artstėve tė teatrit e tė filmit. Personazhe si Jobi, pėr tė mos e marrė vetėm njė shembull, me problematikėn e tyre gjithnjė tė rėndėsishme e gjithnjė aktuale tė vuajtjes, vazhdon ta zgjojė edhe interesimin e filozofisė, edhe interesimin e letėrsisė apo atė gjithartistik. E ēka tė themi pėr Besėlidhjen e Re? Qė nga Krishtlindja e deri tek Golgota, qė nga Shndėrrimi e deri te Ringjallja, qė nga mrekullitė e deri te mėsimet e Krishtit, pėrgjithėsisht deri tek ngjarjet e rrėfyera te Veprat e Apostujve, ose tė parashikuara simbas ēelėsit eskatologjik tė Zbulesės, u bė pafundėsisht pikturė, muzikė, poezi, duke evokuar me gjuhėn artistike misterin e "Fjalės qė u Mishėrua.»

Nė historinė e kulturės, kjo, e tėra, krijoi njė kapitull tė gjerė tė besimit e tė sė bukurės. Prej kėsaj pėrfituan besimtarėt pėr pėrvojėn e tyre tė lutjes e pėr atė jetėsore. Pėr shumicėn ndėr ta, nė periudhat kur kishte pak shkrimlexim, shprehjet e pamjeve tė Biblės qenė, madje, ndėrmjetėsuesit konkretė katekistikė.7 Mirėpo, si pėr besimtarėt, ashtu edhe pėr jobesimtarėt, realizimet artistike, tė frymėzuara nga Shkrimi Shenjt, linin vazhdėn e ndritur tė misterit tė pazbulueshėm, i cili e pushton botėn dhe nė tė jeton.

Ndėrmjet Ungjillit dhe artit - njė aleancė e frytshme
6. Nė tė vėrtet, cilado qoftė intuita artistike burimore, e kapėrcen atė qė e zėnė ndiesitė e kėtyre depėrtimeve brenda realitetit, orvatet ta zbėrthejė misterin e fshehur tė kėtij realiteti. Ajo buron nga thellėsitė e shpirtit njerėzor, me pikėsynimet pėr t'ia gjetur kuptimin jetės, duke u shoqėruar nga perceptimet kalimtare e tė paqėndrueshme tė sė bukurės nė ngjizjen misterioze tė gjėrave. Pėrvojat e pėrbashkėta tė artistėve kanė krijuar mosmarrėveshje tė pakapėrcyeshme nė mes veprave tė dalura nga duart e tyre, pa marrė parasysh se sa e suksesshme ėshtė kjo vepėr, pa marrė parasysh sa bukuri tė pėrsosur e tė madhėrishme ngėrthen nė afshin e ēastit artistik: atė qė artistėt arrijnė ta shprehin nė atė qė pikturojnė, skalitin a shkruajnė, nuk ėshtė asgjė tjetėr, pos hije e vazhdės sė shkėlqimtė qė pėrndrit vetėm pėr njė ēast tė beftė para syve tė shpirtit tė tyre.

Besimtari nuk shfaq habi pėr kėto gjėra: ai e di se pėr njė ēast ėshtė gjendur para humbėtirės sė dritės, e cila e ka burimin tek Hyji. A mos ndoshta u dashka tė habitemi pse shpirti i artistit qenka i mbėrthyer deri nė atė masė, sa tė mos e shqiptoka asnjė fjalė, pos tė belbėzojė? Askush nuk ėshtė i pėrgatitur si artisti i vėrtetė pėr t'i pranuar kufizmet e veta dhe pėr t'i bėrė tė vetat fjalėt e shėn Palit, simbas tė cilit Hyji "nuk banon nė tempuj tė punuar nga duart e njerėzve», pėr shkak se "s'bėn tė mendojmė se Hyjnia ėshtė e ngjashme me arin, me agjendin e me gurin e punuar nga mjeshtria dhe arti i njeriut» (Vap 17, 24. 29). Nėse realiteti i thellė i gjėrave qėndron gjithmonė »nė tjetrėn anė» tė fuqisė njerėzore pėr tė depėrtuar sė thelli, atėherė ku e ku mė brenda ėshtė Hyji nė ato thellėsi tė mistereve tė pazbulueshme!

Njė natyrė tjetėr e ka njohja fetare: ajo shfaq takimin personal me Hyjin nė Jezu Krishtin. Edhe njohja e tillė, megjithatė, do tė arrinte pėr tė nxjerrė pėrfitime nga intuita artistike. Veprat e Beata Angelica mund tė shėrbejnė si shembull i qartė i kontemplacionit estetik tė sublimuar nė besim. Nuk ėshtė aspak e njė rėndėsie mė tė vogėl, nė kėtė drejtim, lauda ekstatike, tė cilėn shėn Franēesku i Asizit e pėrsėrit dy herė nė chartula-n qė e kishte hartuar, mbasi nė kodrėn La Verna i kishte pranuar stigmat e Krishtit: «Ti je e bukura... Ti je e bukura...!».8 Shėn Bonaventura komenton: «Nė gjėrat e bukura ai e kundronte tė Tejetbukurėn dhe, duke ndjekur gjurmėt qė lėnė vulėn e tyre nė krijime, kudo i shkonte pas Tė Adhuruarit».9

Qasja e njėjtė do tė ndeshet edhe nė pėrshpirtėrinė e lindjes, nė tė cilėn Krishti cilėsohet si «I Tejetbukuri i njė bukurie tė tillė, e cila ėshtė mė e larta se krejt vdektarėt».10 Makariusi i Madh kėshtu e komenton tė bukurėn e shndėrruar e tė ēliruar tė Ringjalljes: «Shpirti, i cili ishte tėrėsisht i ndriēuar me bukuri tė parrėfyer tė lavdisė sė tejetlavdishme tė fytyrės sė Krishtit, tėrėrisht ėshtė e mbushur me Shpirtin Shenjt... e tėra ėshtė sy, ėshtė dritė dhe e tėra ėshtė fytyrė».11

Ēfarėdoqoftė trajta e vėrtetė e artit, realitetit mė tė thellė njerėzor dhe atij botėror, i pėrqaset nė mėnyrėn e vet. Si e tillė, ajo krijon pėrqasje tė drejtė nė horizontin e besimit, nė tė cilin jeta njerėzore e gjen intepretimin e saj tė plotė. Ja pėrse plotnia ungjillore e sė vėrtetės nuk ka pasė mundėsi qė mos ta ngjallė qė nga fillimi interesimin e artistėve, tė ndjeshme simbas natyrės sė tyre, pėr tė gjitha shfaqjet mė tė thella tė realitetit njerėzor.

Zanafillat
7. Arti, tė cilin krishterimi e gjeti nė fillet e tij, ishte njė fryt i pjekur i botės klasike, qė i ka shfaqė kanunet estetike tė asaj bote dhe njėkohėsisht i ka pėrēuar vlerat e tij. Feja kėrkonte nga tė krishterėt, ta bėnin dallimin qė nuk e lejonte pranimin automatik tė kėsaj tradite si nė fushėn e jetesės e tė mendimit, ashtu edhe nė atė tė artit. E pra, arti me frymėzim tė krishterė nisi me zė tė shurdhėr, krejt urtė e butė, i lidhur tepėr ngusht me nevojat e besimtarit, ai nuk mund t'i pėrpunonte shenjat pėr t'u shprehur mbi themelet e Shkrimit tė Shenjtė, tė misterit tė fesė dhe njėkohėsisht tė «kodit simbolik», me ndihmėn e tė cilit mund tė njihen e tė identifikohen nė kohė tė rėnda tė pėrndjekjeve. Kujt nuk i kujtohen ato simbole, tė cilat, nė tė njėjtėn kohė, qenė edhe sikcat e para tė artit tė pikturės dhe tė atij tė skulpturės? Peshku, buka, bariu qė evokojnė misterin e pėrshtatshėm, u bėnė pothuajse pahetueshėm skica tė njė arti tė ri.

Kur edikti i Konstantinit ua lejoi tė krishterėve tė shpreheshin me liri tė plotė, arti u bė mjet i privilegjuar i shquarjes sė besimit. Nėpėr hapėsirat e nduarnduarta zuri tė lulėzojnė bazilikat madhėshtore, nė tė cilat u rimorėn kanunet arkitektonike tė paganizmit tė lashtė dhe njėkohėsisht ato ndėrformėsoheshin simbas kėrkesave tė kultit tė ri. E si tė mos i sjellim ndėrmend, sė paku, Bazilikėn e vjetėr tė shėn Pjetrit ose Bazilikėn e shėn Gjonit tė Lateranit, tė ndėrtuara nga vetė ushtarėt e harxhimet e Konstantinit? Apo, kur bėhet fjalė pėr shkėlqimin e artit bizantin, tė Kishės Haghia Sophķa tė Konstantinopojės (Stambollit - vėr. P.B.), tė ndėrtuara simbas dėshirės sė Justinianit?

Atėbotė arkitektura pėrkufizonte hapėsirėn e shenjtė, kurse mė vonė nevoja e shqyrtimit tė misterit dhe e shfaqjeve tė tij nė mėnyrė tė drejtpėrdrejt para njerėzve tė thjeshtė, ka vėnė nė lėvizje shprehjen zanafillore tė artit skulpturor dhe tė atij pikturor. Sė bashku me kėtė u paraqitėn skicat e para tė artit tė fjalės dhe tė tingullit; dhe, nėse Augustini, nė mesin e kaq e kaq temave tė veprave tė tij, e mori edhe temėn De musica, Hilari, Ambrozi, Prudenci, Efremi i Sirisė, Gregor Naziani, Paulini nga Nola - le tė pėrmenden vetėm disa emra - do tė bėhen themeluesit e njė poezie tė krishterė, e cila shpesh e shpesh do tė arrijė vlerė tė lartė jo vetėm teologjike, po edhe letrare. Programi i tyre poetik pėrkon me trajtat e trashėguara nga klasikėt, por i pėrfton ato edhe nė lėngun e pastėr jetėsor tė ungjijve, ashtu sikundėr i pėrputh ato nė mėnyrėn mė tė mirė poeti i shenjtė nga Nola: «I vetmi art yni ėshtė besimi / dhe Krishti ėshtė kėnga jonė.»12 Pak mė vonė Gregori i Madh, nga ana e tij, me kompilimin Antiphonarium, krijon kushtet pėr zhvillimin organik tė muzikės sė tillė sakrale sadopak burimore, e cila mban emrin simbas tij. Me modulacionet e veta gjithė frymėzim, kėndimi gregorian gjatė shekujve do tė bėhet shprehje tipike melodike e besimit tė Kishės gjatė kohės sė celebrimit liturgjik tė Mistereve tė shenjta. Kėshtu, «e bukura» u ndėrlidh me «tė vėrtetėn», duke pandehur qė edhe me anė tė rrugėve tė artit, shpirtėrat arrijnė t'i shkėputen botės sė dukshme/tė prekshme dhe tė kalojnė nė pėrjetėsi.

Nuk kanė munguar ēastet e rėnda nė kėtė rrugėtim tė gjatė. Mė saktė, pėr sa i pėrket temės mbi paraqitjen e msitereve tė krishterimit, periudha antike ka njohur shqyrtime kundėrthėnėse tejet tė ashpra, tė cilat nė histori kanė hyrė me emrin «konflikti ikonoklastik». Ikonat e shenjta, tė pėrhapura te populli i devotshėm, u bėnė objekt i kundėrshtimeve tė ashpra. Koncili i Nikesė i vitit 787, qė mori vendim pėr lejimin e ikonave e tė kultit tė tyre, ishte ngjarje historike jo vetėm nga pikėpamja e besimit, po edhe nga ajo kulturore.

Argumenti kyē, nė tė cilin mbėshteteshin ipeshkvijtė pėr ta ndėrprerė kėtė polemikė, pat qenė misteri i Mishėrimit. Nėse Biri i Hyjit hyri nė botėn e realiteteve tė dukshme, duke i ndrėlidhur tė dukshmen e tė padukshmen me tė qenėt e tij njeri, nė analogji me kėtė, lejohet tė menduarit qė njė shfaqje e misterit mund tė shfrytėzohet nė logjikėn e shenjave, si grishje e ndjeshme e misterit. Ikona nuk nderohet pėr shkak tė vetė asaj, po pė shkak se tė drejton nė subjektin qė e paraqet.13

Mesjeta
8. Shekujt qė erdhėn mė vonė, ishin dėshmitarė tė zhvillimit tė madh tė artit tė krishterė. Nė Lindje vazhdoi tė lulėzonte arti i ikonave, i ndėrldhur saktėsisht me kanunet e teologjisė e tė estetikės, qė gjetėn mbrojtje nga bindja, se, nė njė mėnyrė ose tjetėr, ikonat janė njė sakrament: nė analogji me atė qė ndodh nė sakramente, ikona vjen e pranishme nė misterin e Mishėrimit, nė njėrin apo nė tjetrin tipar tė tij. Pikėrisht pėr kėtė gjė, bukuria e ikonės mund tė pėrjetohet nė mėnyrė tė veēantė nė kishė, me qirinj tė ndezur qė shkrihen dhe, tek zgjon pafundėsisht nė gjysmėerrėsirė, rrezatime tė pafund tė dritės. Pėr kėtė Pavel Florenski shkruan: »Ari, i papėrpunuar, i rėndshėm, i pavlerė mbasi nuk i njeh rrezet qė jep dita e plotė, me dritėn tėrė drithėrima tė njė llampe apo tė njė qiriu, ringjallet, duke qenė se dritėson nė mijėra shkėndijėza, sa kėtu sa atje, duke parandjerė dritėza tė tjera, jo-tė-kėsobotshme qė i mbushullojnė hapėsirat qiellore».14

Nė Perėndim pikėshikimet janė nga mė tė ndryshmet, prej tė cilave marrin udhė artistėt, prandaj edhe varen nga bindjet themelore qė janė tė pranishme nė rrezatimet kulturore tė kohėve tė tyre. Tradita artistike qė stivohej gjatė shekujve, e dėshmon njė lulėzim tė plotė tė veprave sakrale me frymėzime tė larta, tė cilat edhe shikuesin e sotėm e mbushin me admirim tė madh. Nė plan tė parė dalin ndėrtesat e mėdha kishtare, nė tė cilat karakteri i tyre funksional ndėrlidhet gjithmonė me patosin e mbrendshėm, kurse ky i fundit gjithmonė tė frymėzon me ndjenjėn e sė bukurės dhe me intuitėn e misterit. Sė kėndejmi lindėn stilet e njohura nė historinė e artit. Forca e thjeshtėsia e romantikės, morėn shprehje nė katedralet dhe nė komplekset e manastireve, nė zhvillimet e pėrmasave tė mėdha, formash tė hedhura dhe nė shkėlqimin e gotikės. Nė mbrendinė e kėtyre trajtave nuk gjendet vetėm gjenia e njė artisti, po fryma e njė populli. Nė lojėn e dritės dhe hijes, nė trajtat herė-herė masive e herė-herė shkathtėsisht shtaderdhura, hyjnė nė pėrgjithėsi edhe shqyrtimet, respektimet e teknikės strukturore, po edhe tensionet e drejta qė janė pėrvoja vetėsore mbi Hyjin, misterin qė nxit «tmerrin» dhe «mahnitjen». Si ta ngėrthejmė me disa nėnvizime, dhe pėr format e ndryshme artistike, gjithė atė fuqi krijuese tė shekujve tė gjatė tė Mesjetės sė krishterė? E tėrė kultura, sado qė ėshtė e pranishme vazhdimisht nė kufij tė botės njerėzore, ishte e pėrmbledhur nė Ungjill, prandaj atje ku mendimi teologjik e krijoi Sumėn e shėn Tomės, arti kishtar e pėrpunonte materien simbas adhurimit tė misterit, ndėrkaq, poeti i admirueshėm, siē ishte Dante Alighieri, ka mundur ta trajtonte «poezinė e shenjtė/ ku merrnin pjesė edhe qielli edhe toka»15, ashtu si e pėrshkroi vetė ai Komedinė Hyjnore.

Humanizmi dhe Renesanca
9. Koha e pėrshtatshme kulturore, nė tė cilėn mugullon njė lulėzim i jashtėzakonshėm artistik i Humanizmit dhe i Renesancės, ka ndikim me peshė mbi mėnyrėn, simbas tė cilės artistėt e kėsaj kohe mbajnė qėndrim ndaj tematikės religjioze. Ėshtė e natyrshne qė frymėzimet tė jenė tė ndryshmme, aq sa janė tė ndryshėm edhe stilet e tyre, apo sė paku, ata mė tė shquarit nė mesin e tyre. Mirėpo, nuk kam pėr qėllim t'ua sjell nė mendje atė qė ju artistėt e dini mirė. Dėshiroj, qė, nė radhė tė parė, duke iu shkruar nga ky Pallat apostolik, i cili gjithashtu ėshtė njė arkė thesari prej kryevepreje, ndoshta e vetmja nė botė, tė bėhet zė i artistėve mė tė pėrsosur, tė cilėt kėtu dhanė thesarin e gjenisė sė tyre, shpesh i karakterizuar me thellėsi tė madhe shpirtėrore. Nga ky vend ligjėron Mikelangjelo, i cili, i gjendur mbrenda Kapelės sė Sikstinės, arriti ta ngėrthejė dramėn e misterit tė botės qė nga Krjimi e deri nė Ditėn e Gjykimit, duke i dhėnė pamje Hyjit Atė, Krishtit Gjykatės, njeriut nė ecjen e tij me shumė mundime qė nga zanafilla e deri te pėrfundimi i historisė. Qė nga ky vend zė tė flasė gjeniu subtil, i qėruar e i thellė i Raffaell-it, duke treguar nė larminė e pikturave tė tij, posaqėrisht te «Debati» nė sallėn e Signaturės, misterin e zbulimit tė Hyjit Trini, i cili, nė Eukaristi, bėhet pėrcjellės i njeriut dhe i ndriēon ēėshtjet dhe pritjet e intelektit njerėzor. Nga kėtu, nga bazilika madhėshtore, qė i ėshtė kushtuar tė Parit tė apostujve, nga kolonadat, prej tė cilave ajo shtrihet si dy duar tė hapura pėr ta pranuar njerėzimin, ende flasin - t'i pėrmend vetėm tė mėdhenjtė - njė Bramante, njė Bernini, njė Borromini, njė Maderno, duke dhėnė nė njė trajtė plastike/dukshme kuptimin e misterit, i cili nga kisha krijon bashkėsinė universale, nėnėn mikpritėse e mikun bashkudhėtar nė rrugėn e secilit njeri qė e kėrkon Hyjin.

Arti sakral, nė kėtė kompleks tė jashtėzakonshėm, ka gjetur shprehjen e forcės sė thellė, duke arritur nivelet e vlerave tė pakapėrcyeshme estetike dhe religjioze. Ėshtė interesimi i shtuar pėr njeriun, pėr botėn, pėr realitetin historik, ajo qė e karakterizon gjithnjė e mė shumė kėtė art me nxitjen e ndikimin e Humanizmit e tė Renesancės, e mandej edhe nga pikėsynimet kulturore dhe shkencore tė pasardhėsve. Kjo vėrejtje, e marrur mė vevete, nuk paraqet aspak rrezik pėr besimin e krishterė, tė ngjizur nė misterin e Mishėrimit, e, sė kėndejmi, edhe nė vlerat e njeriut nga ana e Hyjit. Pikėrisht artistėt e lartheksuar e tė shquar na e dėshmojnė kėtė. Do t'ishte e mjaftueshme tė mendonim simbas mėnyrės sė Mikelangjellos, i cili nė pikturat e nė skulpturat e tij e paraqet bukurinė e trupit njerėzor.16

Ndėr tė tjera, edhe nė rrezatimet e reja tė shekujve tė fundit, nė tė cilėt duket se njė pjesė e shoqėrisė u bė indiferente nė raport me besimin, arti religjioz nuk e ndėrpreu ecjen e tij. Ky fakt zgjerohet, poqese kalojmė nga artet figurative nė kundrimin e zhvillimit, me tė cilin pikėrisht e nė tė njėjtin hark kohor zhvillohet muzika kishtare, e kompozuar simbas kėrkesave liturgjike apo tashmė tė ndėrlidhura me tematikėn kishtare. Duke mos i pėrmendur shumė e shumė artistė qė iu pėrkushtuan krysesisht muzikės kishtare - e si tė mos pėrmenden sė paku njė Pier Luigi da Palestrina, njė Roland de Lassus, njė Tomįs Luis de Victoria? - ėshtė e njohur se shumė kompozitorė tė mėdhenj - qė nga Händel-i e deri te Bach-u, qė nga de Mozart-i e deri te Schubert-i, qė nga Beethoven-i e deri te Berlioz-i, qė nga Listz e deri te Verdi - na dhanė vepra me frymėzime tė spikatura edhe nė kėtė fushė.

Kah dialogu i pėrtrimė
10. Megjithatė, e vėrtetė ėshtė, qė, nė periudhat e kohėve moderne, nėpėrmes kėtij humanizmi tė krishterė, i cili vazhdoi t'i bartte shprehėsitė kulturore e artistike tė vlerave, nė mėnyrė progresive kėtė e dėshmon ajo trajtė e humanizmit, e karakterizuar me mungesėn e Hyjit dhe shpesh edhe duke e kundėrshtuar Hyjin. Atmosfera e tillė ndonjėherė ka shkatkuar shkėputje tė caktuara mbrenda botės sė artit e botės sė besimit, sė paku nė kuptimin e zvogėlimit tė interesimit tė shumė artistėve pėr tema religjioze.

Por e dini, se kisha ka vazhduar tė kultivojė nderim tė madh pėr vlerat e artit, si tė tilla. E pra, arti, edhe jashtė shprehjeve tė tij qė janė tipike religjioze, atėherė kur ėshtė besnik, e zotėron afrinė me botėn e fesė, kėshtu qė edhe nė kushtet, madje, tė njė shkėputjeje tė madhe nga kultura dhe nga kisha, ėshtė pikėrisht arti ai qė vazhdon tė krijojė urė tė atij soji qė tė ēon kah pėrvoja religjioze. Nėse e kėrkojmė tė bukurėn, fryt i imagjinatės, qė e tejkalon pėr ēdo ditė, arti ėshtė, simbas natyrės sė vet, njė tip i prirjes pėr Misterin. Madje, edhe atėherė kur i sprovon thellėsitė mė tė errėta tė shpirtit apo anėt mė tė trishtueshme tė sė keqes, artisti nė njėfarė mėnyre bėhet zė i pėrpjekjeve universale tė shėlbimit.

Ėshtė e kuptueshme, prandaj, pse Kisha i pėrmbahet nė mėnyrė tė posaēme dialogut me artin dhe pėrse edhe nė kohėn tonė dėshiron tė krijojė lidhje tė reja me artistėt, ashtu sikundėr e dėshironte pararendėsi im i pėrnderuar, Pali VI, me ligjėratėn prekėse para artistėve nė kohėn e takimit tė posaēėm nė Kapelėn e Sikstinės, mė 7 maj 1964.17 Nga bashkėpunimi i tillė, Kisha e dėshiron «epifaninė» e pėrtrime tė sė bukurės si dhe pėrgjigjen e pėrshtatshme pėr kėrkesat e veēanta tė bashkėsisė sė krishterė.

Nė frymėn e Koncilit tė Dytė tė Vatikanit
11. Koncili i Dytė i Vatikanit ka vėnė themelet e raporteve tė ripėrtrime nė mes Kishės dhe kulturės me rrjedhime tė drejpėrdrejta edhe pėr votėn e artit. Ky ėshtė raporti qė jepet nė shenjė miqėsie, ēiltėrsie dhe dialogu. Nė kushtetutėn pastorale Gaudium et spes, Etėrit e Koncilit theksuan «rėndėsinė e madhe» tė letėrsisė e tė artit nė jetėn njerėzore: "Ata mundohen ta kuptojnė natyrėn qė i takon njeriut, problemet e tij dhe pėrvojėn e tij, nė pėrpjekje e sipėr qė ta njohin dhe ta pėrsosin vetveten dhe botėn; janė tė pėrkushtuar, poashtu, ta zbulojnė vendin qė zėnė nė histori e nė gjithėsi, t'i ndriēojnė mjerimet e gėzimet njerėzore, nevojat dhe fuqitė e tij dhe ta parandiejnė fatin e njeriut».18

Mbi kėto themele, nė pėrfundim tė Koncilit Etėrit e Kishės, krahas pėrshėndejtjes, ua dėrguan artistėve thirrjen me kėtė pėrmbajtje: "Kėsaj bote, nė tė cilėn jetojmė, i duhet e bukura pėr tė mos rėnė nė dėshpėrim. E bukura, sikundėr edhe e vėrteta, sjellin gėzim nė zemrat e njerėzve, janė fryt i ēmueshėm qė mposht rrjedhėn e kohės, qė i bashkon brezat dhe i bėn ata tė komunikojnė me mahnitje»19. Pikėrisht nė kėtė frymė nderimi tė thellė ndaj sė bukurės, Kushtetuta mbi liturgjinė e shenjtė Sacrosanctum Concilium, ta pėrkujton miqėsinė historike tė Kishės me artin, dhe, duke folur mė hollėsisht mbi artin sakral, kėtė «kulm» tė artit religjioz, ky dokument nuk u luhat ta quajė «detyrė tė madhėrishme» pėrkushtimin e artistėve, kur veprat e tyre, njė mėnyrė ose tjetėr, ngėrthejnė prirjen pėr tė medituar mbi tė bukurėn e pafund tė Hyjit dhe kah Ai ta drejtojnė frymėn njerėzore».20 Duke iu falenderuar, gjithashtu, ndihmesės sė tyre, "njohja e Hyjit shfaqet mė qartė, kurse predikmi ungjillor bėhet mė i kuptueshėm pėr mendjen njerėzore».21 Nė kėtė dritė, nuk ėshtė i habitshėm pohimi i Atė Marie-Dominique Chenu-sė, simbas tė cilit historiani i teologjisė nuk do ta kishte tė plotė veprėn e tij, nėse nuk do t'i kushtonte kujdes realizimeve artistike - qofshin ato tė shkrimtarėve apo tė artistėve figurativė - tė cilėt, nė mėyrėn e tyre krijojnė jo vetėm figura estetike, po edhe «vatra» tė vėrteta teologjike».22

Kisha ka nevojė pėr art
12. Pėr ta pėrēuar porosinė qė i ėshtė besuar nga Kishti, Kisha ka nevojė pėr art. Ajo duhet, pėrnjėmend, ta bėjė mė tė kuptueshme - aq sa ka mundėsi - botėn mahnitėse tė shpirtit tė Hyjit tė papashėm. E pra, i kėrkohet ta pėrēojė nė formulime thelbėsore atė qė tek vetja e ka tė pashprehshme. Arti e ka atė prirje qė i takon vetėm atij, e kjo ėshtė zėnia e aspektit tė parė apo tė dytė tė porosisė, duke e shpėrndėrruar nė trajtat e ngjyrės apo tė tingujve e qė i dalin nė ndihmė intuitės sė shikuesit apo tė dėgjuesit. E gjithė kjo ėshtė e tillė, vetėm e vetėm qė porosinė tė mos e zhvesh nga vlerat e tij transcendente e nga ndriēimi i mistershėm.

Kisha duhet, qė, nė mėnyrėn e saj, ata qė dijnė t'i realizojntė tė gjitha kėto nė planin letrar dhe figurativ, t'i shfrytėzojė mundėsitė e pafundme tė shembėlltyrave dhe tė vlerave tė tyre simbolike. Vetė Krishti, nė predikimin e tij, me tė madhe i shfrytėzonte shembėlltyrat, nė hamoni tė plotė me qėndrimin e tij, mbasi nėpėrmes Mishėrimit po ai vetė u bė ikonė e Hyjit tė papashėm.

Njėsoj i nevojiten Kishės edhe muzikantėt. Sa e sa veta gjatė shekujve kanė pėrpunuar kompozime tė shenjta, tė cilėt kanė qenė aq tellė tė mbushur me kuptimin e misterit! Janė tė panumėrt besimtarėt, tė cilėt besimin e tyre e kanė ushqyer me melodi qė buronin nga zemrat e besimtarėve tė tjerė dhe tė cilat u bėnė pjesė e pandashme e liturgjisė, apo, sė paku, iu bėnė ndihmė e mrekullueshme nė celebrimin e tyre dinjitoz. Kėndimet pėr besimin pėrjetohen si njė gufim dhe mbushullim i gazmimit, i dashurisė, i pritjes sė besimtarit pėr ndihmėn shpėtimtare tė Hyjit.

Kishės i duhen arkitekėt, sepse i nevojiten hapėsirat pėr tubimet e popullit tė krishterė e pėr t'i celebruar misteret e shpėtimit. Mbas shkatėrrimeve tė mėdha gjatė kohės sė luftės sė fundit botėrore dhe pėrhapjes sė metropoleve, gjenerata e re ia doli mbanė edhe kėrkesave tė kultit tė krishterė, duke vėrtetuar fuqinė e frymėzimit nė temat religjioze, tek i zotėrojnė edhe kriteret arkitektonike tė kohės sonė. Jo rrallė janė ndėrtuar kisha, tė cilat njėkohėsisht janė edhe vende tė lutjes edhe vepra tė mirėfillta tė artit.

A i duhet arti Kishės?
13. E pra, kishės iu dashka arti. A mund tė thuhet njėsoj se artit i duhet Kisha? Pyetja mund tė duket provokuese. Pikėrisht, nėse kuptohet drejt, kjo e ka arsyen e saj tė pėrligjshme dhe tė thellė. Artisti gjendet gjithnjė nė kėrkim tė kuptimeve tė fshehta tė gjėrave, mundimet e tij krijuese janė pėrpjekje pėr ta shqiptuar botėn e pashprehshme. Pse, pra, tė mos shihet, se sa burim frymėzimi pėr artistin, mund tė jetė atdheu shpirtėror i kėtij soji, sikundėr ėshtė religjioni? A nuk paraqiten, mbase, nė planin religjioz, pyetjet mė tė qenėsishme personale dhe a nuk kėrkohet pėrgjigja pėrfundimtare pėr ekzistencėn?

Nė tė vėrtetė, religjioni ėshtė subjekt, me tė cilin mė sė shumti merren artistėt e tė gjitha epokave. Kisha gjithnjė i ka nxitur prirjet e tyre krijuese pėr interpretimin e porosisė ungjillore e pėr zbatimin e tyre konkret nė jetėn e bashkėsisė sė krishterė. Bashkėpunimi i tillė ishte njė burim reciprok i pasurisė shpirtėrore. Pėrfundimisht, sė kėndejmi erdhi pėrfitimi pėr ta kuptuar mė mirė njeriun, pamjen e tij tė vėrtetė, tė vėrtetat e tij. Lindi, po ashtu, lidhja e veēantė qė ekziston nė mes artit dhe zbulesės sė krishterė. Kjo nuk do tė thotė se gjeniu njerėzor nuk gjeti nxitje frymėzimesh edhe nė kontekste tė tjera religjioze. Mjafton tė pėrkujtohen arti antik, posaēėrisht ai grek dhe romak; mė tej kulturat e qytetėrimeve tė lashta tė Orientit, qė ende lulėzojnė. Megjithatė, mbetet se mbetet e vėrtetė, qė krishterimi, me fuqinė qendrore tė dogmės sė mishėrimit tė Fjalės Hyjnore, t'ia paraqes artistit njė univers veēanėrisht tė pasur me motive frymėzuese. Sa i varfėr do t'ishte arti, sikur do tė braktiseshin burimet e pashterrshme tė Ungjillit!

Thirrje e drejtuar artistėve
14. Me kėtė letėr, ju drejtohem juve, artistė tė tė gjithė botės, qė si e si t'ua dėshmoj nderimin tim dhe si tė ndihmoj nė krijimin e lidhjeve tė sėrishme - pėr arsye tė njė bashkėpunimi mė tė frytshėm - nė mes artit dhe Kishės. Kjo ėshtė thirrja ime pėr rizbulimin e thellėsive tė pėrmasave shpirtėrore dhe religjioze qė e ka karakterizuar, nė ēdo kohė, artin nė trajtat e tij mė fisnike shprehėse. Nga perspektiva e tillė bėhet edhe thirrja ime pėr ju, artistė tė fjalės sė shkruar e tė folur, artistė tė muzikės e tė teatrit, tė arteve plastike e tė teknologjisė sė komunikimit mė bashkėkohor. Ju thėrras, nė veēanti, juve, artistė tė krishterė: do tė dėshiroja qė secilit prej jush t'ua pėrkujtoj lidhjet e ngushta qė ekzistojnė pėrgjithmonė nė mes Ungjillit dhe artistit, pa marrė parasysh kėrkesat funksionale, ta pėrēoni kėtė thirrje, me anė tė frymėzimit krijues, nė misterin e mishėrimit tė Hyjit e tek misteri i njeriut.

Secili njeri, nė njė mėnyrė ose tjetėr, ėshtė i panjohuri i vetvetes. Jezu Krshti nuk e shpall vetėm Hyjin, por ai «plotėsisht ia zbulon njeriut vetveten».23 Nė Krishtin, Hyji e pajton botėn me veten. Tė gjithė tė krishterėt janė tė ftuar ta japin kėtė dėshmi; por u takon juve, burra e gra qė ia keni pėrkushtuar jetėn artit, qė, me anė tė pasurisė sė gjenisė suaj, tė thoni se si nė Krishtin bota ka marrė shėlbmin: njeriu ėshtė i ēliruar, trupi i njeriut ėshtė i shpėtuar, ēdo gjė e krijuar mori shėlbim, pėr tė cilėn shėn Pali shkroi: "E njėmend, edhe vetė krijuesi me afsh e pret zbulimin e bijve tė Hyjit» (Rom 8, 9). Gjithashtu, edhe nėpėrmes artit, edhe nė art, ēdo gjė e krijuar pret zbulimin e bijve tė Hyjit. Kjo ėshtė detyra juaj. Nė kontakt me veprat artistike, njerėzimi i tė gjitha kohėve - e, po ashtu, edhe ky i sotmi - pret tė pėrndritet nė rrugėn e tij e nė jetėn e tij.

Shpirti Krijues dhe frymėzimi artistik
15. Nė Kishė shpeshherė jehon njė thirrmė e Shpirtit tė Shenjtė: Veni, Creator Spiritus… - O Shpirt Shenjt Krijues, deh zbrit mbi ne, e prej qiellit derdh mbi ne, rrezet tua plotė me dritė…».24

Shpirti i Shenjtė, «fryma» (ruah), ėshtė Ai qė vihet nė dukje qė nė Librin e Zanafillės: «Toka ishte e shkretė dhe e zbrazėt; terri e mbulonte humnerėn dhe fryma e Hyjit endej pėrmbi ujėrat» (Zan 1, 2). Sa afri ka nė mes fjalėve «frymė-shpirt» dhe «frymėzim»! Shpirti ėshtė artisti (krijues) i fshehtė i gjithėsisė. Nga perspektiva e mijėvjeēarit tė tretė, do tė doja qė tė gjithė artistėve t'ua shfaq dėshirėn qė ta pranojnė dhuntinė e atyre frymėzimeve krijuese, nga tė cilat zėnė fill tė gjitha veprat e mirėfillta artistike.

Tė dashur artistė, ju e dini mirė se tė shumtė janė shtytėsit, tė jashtėm e tė mbrendshėm, qė mund t'i japin frymėzime talentit tuaj. Secili frymėzim i mirėfilltė krijues, ngėrthen nė vetvete drithėrimėn e asaj «fryme» qė Shpirti Krijues qė nga zanafilla e ngjizi veprėn e krijimit. Duke u gjendur nė ballė tė ligjeve tė fshehta qė e sundojnė gjithėsinė, fryma hyjnore e Shpirtit Krijues, shkon aty ku gjendet gjenia njerėzore dhe te kjo e shquan prirjen krijuese. Atė e tėrheq pėrndritja e kėsisojtė e mbredshme, me qė i bashkon shenjėn e sė mirės me tė bukurėn, dhe, sė kėndejmi, mbrenda tij zgjon energji tė shpirtit e tė zemrės, duke e bėrė aq tė harmonishėm pėr krijimin e ideve e pėr frymėzimin e veprave artistike. Anise me anė tė analogjisė, sė kėndejmi flitet me tė drejtė pėr «ēastet e mėshirės», duke konsideruar se qenia njerėzore ka mundėsi, nė mėnyrė tė caktuar, ta shijojė Absolutin, tė cilin e tejkalon.

«E bukura» qė sjell shpėtim
16. Nė ag tė mijėvjeēarit tė tretė, ju dėshiroj tė gjithė juve, artistė tė shtrenjtė, tė jeni fuqimisht tė pėrfshirė nga kėso frymėzimesh krijuese. E bukura, qė do ta pėrēoni tek brezat e sė ardhmes, asisoj le tė jetė, ndaj sė cilės do tė ketė admirim! Para shenjtėrisė sė jetės dhe qenies njerėzore, para madhėshtisė sė gjithėsisė, i vetmi qėndrim i harmonishėm ėshtė admirimi.

Nga ai, nga admirimi, do tė ketė mundėsi tė dėshmohet ai ngazėllim, pėr tė cilin flet Norwid nė poezinė, te e cila u mbėshteta nė fillim. Ky ngazėllim iu nevojitet njerėzve tė sė sotmes dhe tė sė nesėrmes pėr t'u ballafaquar e pėr t'i mbizotėruar provokimet kyēe qė paraqiten nė horizont. Njerėzimi, duke iu falenderuar atij, mbas ēdo bredhėritjeje, do tė ketė pėrsėri mundėsi tė ringritet e tė ecėn pėrsėri rrugės sė vet. Nė kėtė kuptim ėshtė thėnė, me inuitė tė thellė, «se e bukura do ta shpėtojė botėn».25

E bukura ėshtė ēelės i misterit dhe njė thirrmė pėr tek transcendenca. Ajo na fton qė ta shijomė botėn dhe ta ėndėrrojmė tė ardhmen. Pėr kėtė arsye, e bukura e botės sė krijuar nuk mund tė kėnaqet e ta gjejė qetėsinė, prandaj e zgjon atė fshehtėsinė e nostalgjisė pėr Hyjin, i cili ėshtė dashurues i sė bukurės, ashtu sikundėr shėn Augustini ka ditur ta interpretojė me kėso theksimesh aq tė pakrahasueshme: «Vonė tė dashurova, o e bukura, aq e vjetėr e aq e re, vonė tė dashurova».26

Rrugėt tuaja shumėdrejtimshe, artistė tė tė gjithė botės, mund t'ju ēojnė deri te ai Oqean i pafund i sė bukurės, aty ku habia bėhet mahnitje, pathos, gėzim i pathėnė.

Le t'ju drejtojė e le t'ju frymėzojė misteri i Krishtit tė ringjallur, tė cilin Kisha e kundron kėto ditė e pėr ē'arsye edhe gėzohet.

Le t'ju bėjė shoqėri Virgjėra Mari «gjithė bukuri», tė cilėn e paraqitėn artistė tė panumėrt dhe tė cilėn Dante e kundron nė dritėn parajsore si «bukuri qė ishte gėzim nė sytė e shenjtėrve tjerė».27

«Nga kaosi buron bota e shpirtit!» Nga fjalėt qė Adam Mickiewitz i shkroi nė ēastet e rėnda pėr atdheun polak28, unė e pėrmbledh kėshtu dėshirėn time pėr ju: arti juaj le tė ndihmojė tek afirmimi i sė bukurės sė mirėfilltė, e cila, me gjithė dritėn e Shpirtit tė Hyjit, le t'i japė trajtė materies, duke ua dhėnė shpirtrave kuptimin e amshimit.

Me dėshirat e mia mė tė pėrzemėrta!

Gjon
Pali II


Nga Vatikani, 4 prill 1999.
Nė tė Dielėn e Rangjalljes sė Zotnisė.
 

Pėrktheu: Prend BUZHALA

 

                                                                                                                                                                        

 

Tė gjitha tė drejtat e rezervuara  © 2000 - 2005 misioni.hr

webmaster