Klikoni këtu për të shkuar në faqen kryesore të misioni.hr

Misioni Katolik Shqiptar nė Kroaci

                                                                                                                   

Temat

  Home

  Revista Urtia

  Numri 19

 

  

  

  

  

  

  

  

  

  

  

  

 

 

  

 

  Download


Kėrko nė Google


www.misioni.hr

 

 Revista Urtia                                                   

Atdheu - Kombi - Shteti
Pėrsiatje pėr atdheun

Karol Wotyla – GJON PALI II

Pėrmbledhje

Shekulli XX ėshtė njė periudhė, gjatė tė cilės shumė popuj kanė luftuar nė ruajtjen e identitetit tė vet, nė mbrojtjen e kulturės dhe tė vlerave kombėtare. Pas Luftės sė II Botėrore dhe pas pėrhapjes sė diktaturės komuniste mbi shumė popuj tė Evropės sė mesme dhe lindore, njė gjė e tillė u vėshtirėsua edhe mė tepėr, mirėpo, nė anėn tjetėr, ky ishte shkaku qė nė popujt e pushtuar tė pėrforcohet ndjenja kombėtare dhe dėshira pėr liri. Njė realitet tė kėtillė, tė hidhur, e pėrjetoi edhe populli polak. Do theksuar se shekulli XX ishte edhe shekulli kur shumė popuj do ta arrijnė pavarėsinė e vet pas vuajtjeve prej regjimeve kolonialiste.

Ati i Shenjtė flet me shumė dashuri pėr atdheun si diēka tė shenjtė. Edhe nga Ungjilli nxjerr shembuj konkretė qė e mbėshtesin idenė pėr atdheun, sepse nocioni i kuptimit tė atdheut pėrmban njė lidhje tė ngushtė tė asaj qė ėshtė shpirtėrore dhe materiale, por edhe ndėrlidhje nė mes tė kulturės dhe territorit. Qė nė fillim flet mbi domethėnien e atdheut, kombit dhe kulturės, duke e ēmuar lart vetėdijen kombėtare tė popullit polak, i cili pikėrisht nė kohėt mė tė vėshtira dinte pėr tė nxjerrė nga e kaluara e vet thesaret qė do ta mbėshtesin nė ruajtjen e identitetit dhe tė kulturės sė vet. Ta duash atdheun do tė thotė ta duash historinė e tij, traditėn, gjuhėn, sepse atdheu ėshtė e mira e tė gjithė qytetarėve dhe, si e tillė, kjo e mirė pėrbėn edhe njė detyrė tė madhe.

Nė kėtė pjesė tė librit Ati i Shenjtė flet edhe mbi patriotizmin, pastaj mbi konceptin e kombit, mbi historinė, mbi kombin dhe kulturėn, gjithnjė duke i ndėrlidhur me mėsimin dhe tė vėrtetėn qė e predikon Kisha, e cila, si vepėr e Zotit, mbron tė drejtat parimore, nė bazė tė tė cilave mund dhe duhet tė realizohen si individi, ashtu edhe shoqėria apo popujt nė pėrgjithėsi.

Mbi konceptin e Atdheut

Pas shpėrthimit tė sė keqes dhe tė dy luftėrave te mėdha tė shek XX, bota ėshtė duke u bėrė gjithnjė e mė shumė njė bashkėsi kontinentesh, shtetesh apo shoqėrish tė varura njėra prej tjetrės, e Evropa – apo sė paku njė pjesė e konsiderueshme e saj – ėshtė duke u transformuar nė njė union jo vetėm ekonomik, por edhe politik. Pėr mė tepėr, fusha e ēėshtje, nė tė cilat ndėrhyjnė organet e caktuara tė Bashkėsisė evropiane, ėshtė shumė mė e gjerė se sa thjesht ēėshtje ekonomike dhe politike. Rėnia e sistemeve totalitare nė shtetet fqinje i kanė mundėsuar Polonisė rikuperimin e pavarėsisė dhe hapjen ndaj perėndimit. Aktualisht gjendemi pėrballė nevojės sė definimit tė raportit tė Polonisė me Evropėn dhe me botėn.

Nė kohet e fundit ėshtė diskutuar mjaft mbi temėn e pasojave – pėr pėrfitimin dhe shpenzimet –pėr hyrjen nė Bashkimin evropian. Diskutohej nė mėnyrė tė posaēme mbi rrezikun se kombi mund ta humbė kulturėn e vet, ndėrsa Shteti sovranitetin e vet. Hyrja e Polonisė nė njė bashkėsi mė tė madhe imponon mendimin apo reflektimin mbi pasojat qė kjo do t’i kishte mbi njė qėndrim tė brendshėm qė aq shumė ėshtė vlerėsuar nė historinė polake e qė ėshtė patriotizmi.

Tė mbėshtetur prej kėso ndjenjash, shumė polakė gjatė shekujve janė treguar tė gatshėm qė ta japin jetėn e vet nė luftė pėr liri dhe pėr atdhe, e qė nė fakt shumė prej tyre edhe e kanė sakrifikuar atė.

Sipas Jush, Atė i Shenjtė, ēfarė domethėnie kanė konceptet «Atdheu», «Kombi», «Kultura»? Cili ėshtė raporti ndėrmjet kėtyre koncepteve?

Shprehja «atdhe» (patria) lidhet ngushtė me konceptin dhe me realitetin e «atit» (pater). Atdheu nė njėfarė mėnyre identifikohet me pasurinė, apo trashėgiminė kulturore, domethėnė gjithė atė qė kemi marrė, pranuar si trashėgimi prej tė parėve tanė.

Nė kėtė mėnyrė shpesh herė pėrdoret edhe shprehja mėmėdhe. Prej pėrvojės personale tė gjithė e dijmė se si dhe sa ėshtė bėrė bartja apo kalimi i trashėgimisė kulturore nėpėrmjet nėnave tona. Atdheu prandaj ėshtė trashėgimia, e nė tė njėjtėn kohė ėshtė vetė situata apo gjendja e pronės apo e pasurisė qė rrjedh prej asaj trashėgimie; kjo nė njė mėnyrė pėrkon me tokėn apo territorin. Por mbi tė gjitha, koncepti i atdheut pėrfshin vlerat dhe pėrmbajtjen shpirtėrore qė pėrbėn kulturėn e njė kombi. Pikėrisht pėr kėtė i kam folė UNESCO-sė mė 2 qershor 1980, duke nėnvizuar faktin qė kur polakėt ishin tė privuar nga territori e nga vetė kombi i tyre, nuk iu mungoi atyre sensi i trashėgimisė shpirtėrore, kulturore qė e kanė marrė nga tė parėt. Pėrkundrazi, ajo u zhvillua nė njė mėnyrė shumė dinamike.

Ėshtė e njohur qė shekulli XIX e ka shėnuar kulmin e kulturės polake. Nė asnjė periudhė tjetėr nuk kishte dhėnė shkrimtarė gjenial si Adam Mickiewicz, Zygmunt Krasniski, Ciprian Norwid. As muzika polake nuk kishte arritur kurrė mė parė sikurse me operat e Fryderyk Chopin, tė Stanislaw Moniusszko e kompozitorė tjerė qė e kishin pasuruar trashėgiminė artistike tė shek. XIX nė mėnyrė tė jashtėzakonshme. Gjithashtu mund tė thuhet pėr artet plastike, tė pikturės dhe skulpturės: shekulli i XIX ėshtė shekulli i Jan Matejko e i Artur Grottger-it, nė fillim tė shekullit XX duken Stanislaw Wyspianski, gjeni i jashtėzakonshėm nė lėmi tė ndryshme, pastaj Jacek Malczwski dhe tė tjerė. Ēka tė themi nė fund mbi teatrin polak? Shekulli i XIX ishte shekulli i pionierėve teatralė. Gjejmė nė fillim tė madhin Wojciech Bogusllavski, pasuria artistike e tė cilit ėshtė pranuar me shumė entuziazėm dhe ėshtė zhvilluar nga shumė tė tjerė, nė mėnyrė tė posaēme nga ana perėndimore e Polonisė, nė Krakoviė dhe nė Leopoli, qytete tė territorit polak. Teatri e jetoi atė kohėn e artė; u zhvilluan sė bashku teatri borgjez dhe ai popullor. Nuk mund tė mos konsiderohet kjo periudhė e jashtėzakonshme me njė rėndėsi tė madhe, e cila ēoi deri te njė pjekje kulturore, gjatė shekullit XIX, qė e ēoi shtetin deri te rikuperimi i pavarėsisė. Polonia e shlyer nga hartat e ndryshme tė Evropės dhe tė botės, u shfaq pėrsėri prej vitit 1918 dhe qė atėherė ėshtė vazhdimisht e pranishme. Nuk ia arriti ta shkelė fare as prezenca e madhe e urrejtjes, e shkaktuar prej lindjes e prej perėndimit nė mes viteve 1939 dhe 1945.

Prej kėsaj shihet qartė qė, nė vet konceptin e kombit, pėrmbahet njė lidhje e thellė ndėrmjet aspektit shpirtėror dhe atij material, ndėrmjet kulturės dhe territorit. Njė territor i shkėputur me forcė prej njė shteti bėhet nė njė mėnyrė njė klithje, njė britmė e tė njėjtit shtet. Shpirti i kombit atėherė do tė zgjonte njė kurreshtje, e do tė jetonte njė jetė tjetėr dhe do tė luftonte me qėllim qė t’i ktheheshin tė drejtat e veta. Norwid e ka shprehė kėtė gjė nė mėnyrė shumė koncize, duke folur mbi punėn: “E bukura ekziston pėr tė na entuziazmuar pėr punė / punėn e bėjmė pėr t’u ringjallur”.1 Meqė kemi hyrė nė analizėn e konceptit tė atdheun, besoj qė ėshtė e udhės tė nxjerrim ndonjė referim prej ungjillit. Nė ungjill pikėrisht nė gojėn e Jezusit gjejmė termin Atė-baba, si fjalė themelore. Nė fakt ėshtė emri qė ai e pėrdor mė sė shpeshti. “Gjithēka mė dorėzoi im Atė”. (Mt 11, 27; khs. Lk 10, 22); Ati e do Birin dhe i zbulon gjithēka bėn ai. Do t’i zbulojė edhe vepra mė tė mėdha se kėto” (Gjn 5, 20; dhe Gjn 5, 21). Mėsimet e Krishtit pėrmbajnė nė vetvete elementet mė tė thella tė njė vizioni teologjik qoftė tė atdheut qoftė tė kulturės. Krishti si Bir i ardhur tek ne prej Atit, iu shfaq njerėzimit me njė pasuri tė veēantė. Shėn Pali foli mbi kėto nė letrėn e drejtuar Galatasve: “Por kur erdhi koha e caktuar, Hyji dėrgoi Birin e vet, tė lindur prej gruaje, tė nėnshtruar Ligjit (...) qė ne ta fitonim bijėsinė nė shpirt (...). Kėndej, mė nuk je skllav, por bir atėherė pėr vullnet tė Hyjit je edhe trashėgimtar.” (Gal 4, 4-7).

Krishti thotė: “Dola prej Atit dhe erdha nė botė” (Gjn 16, 28). Kjo ardhje ėshtė realizuar nėpėrmjet njė Gruaje, njė Nėne. Trashėgimia e Atit nė njė mėnyrė ka kaluar nėpėrmjet zemrės sė Marisė dhe kėshtu ėshtė pasuruar me gjithė ato gjėra tė mrekullueshme qė shpirti femėror i Nėnės mundi t’ia sjellė trashėgimisė sė Krishtit. Nė dimensionin e vet universal krishterimi ėshtė kjo trashėgimi, nė tė cilin spikatet prezenca e Nėnės. Dhe pėr kėtė arsye edhe kisha quhet nėnė: mater Ecclesia. Kur e themi kėtė, kemi tė bėjmė, edhe pse nė mėnyrė jo tė drejtpėrdrejtė, pėr trashėgiminė Hyjnore, nė tė cilėn jemi bėrė pjesėmarrės duke iu falėnderuar Ardhjes sė Krishtit.

Ungjilli, pra, i ka dhėnė njė domethėnie tė re konceptit tė Atdheut. Nė domethėnien origjinale atdhe domethėnė atė qė e kemi trashėguar prej prindėrve tanė kėtu nė tokė. Trashėgimia qė ia kemi borgj Krishtit e shpie trashėgimin e atdheut njerėzor e tė kulturave njerėzore kah Atdheu qiellor. Krishti thotė: “Dola prej Atit dhe erdha nė botė, prapė po e lė botėn e po kthehem tek Ati.” (Gjn 16, 28). Kjo shkuarje-ardhje e Jezusit tek Ati inauguron njė atdhe tė ri nė historinė e gjithė atdheve dhe tė mbarė njerėzimit. Ndonjėherė ndėgjojmė shprehjen atdheu qiellor, atdheu i pėrhershėm. Tė gjitha kėto janė shprehje qė tregojnė gjithė atė qė ėshtė bėrė nė historinė e njerėzimit e tė kombeve pas ardhjes se Krishtit nė botė dhe shkuarjes sė Krishtit prej kėsaj bote tek Ati.

Shkuarja e Krishtit e ka zbuluar konceptin e Atdheut nė dimensionin eskatologjik dhe tė amshimit, por nuk i ka hequr asgjė pėrmbajtjes sė vet kohore. E dijmė prej pėrvojės nė bazė tė historisė polake se mendimi i atdheut ka favorizuar gatishmėrinė pėr t’i shėrbyer atdheut tokėsor duke i pėrgatitur qytetarėt pėr tė pėrballuar ēdo lloj sakrifice nė favor tė tij – sakrifica shpesh herė jo ēfarėdo, por shumė heroike. Shenjtėrit e ngritur prej Kishės nė altar gjatė shekujve e nė mėnyrė tė posaēme nė shekujt e fundit e dėshmojnė nė mėnyrė tė qartė. Atdheu si trashėgimi e Atit vjen prej Hyjit, por nė tė njėjtėn kohė vjen edhe prej botės pėr tė konfirmuar ligjet e amshueshme tė Hyjit, tė Krijuesit. Nė tė njėjtėn kohė Ai i ka dhėnė fillimin njė kulture krejtėsisht tė re. Kulturė do me thėnė kultivim. Me mėsimin e vet, me jetėn e vet, vdekjen e ngjalljen, Krishti e ka ri-kultivuar nė njėfarė mėnyre kėtė botė tė krijuar prej Atit. Vetė njerėzit janė bėrė “ara e Hyjit”, siē shkruan Shėn Pali (khs. 1 Kor 3, 9). Kėshtu trashėgimia hyjnore ėshtė ri-veshur me formėn e kulturės se krishterė. Ajo ekziston jo vetėm nė shoqėritė dhe nė kombet e krishtera, por nė njė mėnyrė ėshtė bėrė prezente edhe nė mbarė kulturat e njerėzimit. Me fjalė tjera e ka transformuar gjithė kulturėn.

Gjithė kjo qė u tha deri mė tani mbi temėn e atdheut, e shpjegon pak mė shumė domethėnien e rrėnjėve tė krishtera tė kulturės polake dhe nė pėrgjithėsi tė mbarė Evropės. Kur pėrdoret kjo shprehje, si zakonisht mendohet pėr rrėnjė historike tė kulturės dhe kjo ka njė domethėnie tė veten, meqenėse kultura ka njė karakter historik. Ekzaminimi i kėtyre rrėnjėve shkon nė tė njėjtin hap me historinė duke pėrfshirė edhe politikėn. Mundi i madh i Piast-ėve2 tė parė qė kishin si qėllim pėrforcimin e shpirtit polak nėpėrmjet ndėrtimit tė njė shteti nė njė territor tė Evropės, ishte i mbajtur nga njė frymėzim tėrėsisht shpirtėror. Vėrtetim i gjithė kėsaj ishte pagėzimi i Mieszko I-rė dhe tė popullit tė tij (966) pėr interesim tė princeshės Boema Dobrava, gruas se tij.

Ėshtė e ditur se gjithė kjo ka ndikuar nė orientimin e kulturės sė kombit sllav qė gjinden nė buzė tė Vistoles. Ndėrsa, njė orientim tjetėr kishte kultura e popujve tjerė sllavė, tė cilėt pėrmes Rus-it3 e kishin marrė lajmin e gėzueshėm qė pagėzonin nėpėrmjet veprės sė misionarėve qė vinin prej Kostantinopolit. Dallimet e tilla nė familjet e kombeve sllave zgjatin edhe sot, duke shėnuar kufijtė shpirtėrorė tė atdheut dhe kulturės.

Patriotizmi

Pas pėrsiatjeve pėr konceptin e atdheut lind vetvetiu edhe njė pyetje tjetėr. Si duhet marrė, nė dritėn e kėtyre thellimeve, patriotizmin apo atdhetarinė?

Mendimin qė sapo e kemi zhvilluar mbi konceptin e atdheut dhe mbi lidhjen e tij me atdhetarinė dhe me gjeneratat, shpjegon nė thellėsi vlerėn morale tė patriotizmit. Nėse pyetemi se cilin vend e zė patriotizmi nė dekalog, pėrgjigja nuk na le tė kemi shumė dyshime: lirisht mund tė vendoset nė urdhrin e katėrt, i cili ka pėr qėllim tė nderojė babėn dhe nėnėn. Nė fakt kjo ėshtė njėra ndėr ndjenjat qė pėrfshihen nė termin e gjuhės latine pietas, duke nėnvizuar vlerėsimin fetar, qė nėnkupton njėherit edhe respektin dhe nderin qė duhet dhėnė prindėrve tanė. Duhet nderuar prindėrit tanė, sepse ata pėr ne paraqesin Hyjin Krijues. Duke na dhėnė jetėn ata marrin pjesė nė misterin e krijimit e prandaj meritojnė njė nderim qė shkon dhe mund tė barazohet me atė qė ia japim Hyjit Krijues. Patriotizmi pėrmban nė vetvete kėtė qėndrim tė brendshėm, prej momentit qė edhe atdheu ėshtė pėr ēdonjėrin, nė njė mėnyrė, njė nėnė e vėrtetė. Patriotizmi shpirtėror qė na ėshtė pėrcjellė nga atdheu neve, na mbėrrin nėpėrmjet babait dhe nėnės dhe krijon nė ne nderimin e duhur qė i pėrgjigjet detyrės sė pietas.

Patriotizėm domethėnė dashuri pėr gjithė ato gjėra qė janė pjesė e atdheut: historia e saj, traditat, gjuha, dhe krejt forma e saj. Ėshtė njė dashuri qė zgjatet edhe nė veprat e bashkatdhetarėve dhe tė fryteve tė krijimtarisė tė tyre. Ēdo rrezik qė i kanoset tė mirės sė madhe tė atdheut, bėhet njė rast pėr tė verifikuar kėtė dashuri pėr atdheun. Historia jonė na tregon se polakėt kanė qenė gjithmonė nė gjendje tė bėjnė sakrifica tė mėdha pėr ta ruajtur kėtė tė mirė e ndonjėherė pėr ta rifituar atė. Kėtė e dėshmojnė varrezat e panumėrta tė ushtarėve qė kanė luftuar pėr Poloninė nė shumė fronte tė botės. Kėto varreza janė tė mbjellura nė vendlindje ashtu edhe jashtė kufijve. Por mendoj qė kjo ėshtė njė pėrvojė e secilit shtet dhe ēdo kombėsie tė Evropės dhe tė rruzullit mbarė. Atdheu ėshtė e mira e pėrbashkėt e tė gjithė qytetarėve dhe si i tillė ėshtė edhe njė detyrė e madhe. Analiza e historisė antike dhe asaj bashkėkohore dokumentojnė gjerėsisht guximin dhe heroizmin qė populli polak ka ditė tė kryejė kėtė detyrė, kur ka qenė nevoja pėr ta mbrojtur tė mirėn e madhe tė atdheut. Kjo nuk e pėrjashton faktin qė nga njė herė ka munguar apo ėshtė dobėsuar ky disponim pėr t’u sakrifikuar pėr promovimin e vlerave dhe idealeve qė janė tė lidhura me nocionin e atdheut. Kanė qenė kėto momentet nė tė cilėt interesi privat dhe individualizmi tradicional polak janė manifestuar si faktorė shqetėsimi, bezdie. Atdheu, pra, ėshtė njė realitet i madh. Mund tė thuhet qė ėshtė realiteti nė shėrbim tė tė cilit janė zhvilluar nė kohė strukturat shoqėrore duke filluar nga traditat e para fisnore. Megjithatė, mund ta pyesim vetveten, a e ka arritur qėllimin definitiv ky zhvillim i jetės shoqėrore tė njerėzimit. Shekulli XX a nuk dėshmon ndoshta nė avancimin e drejtimit tė strukturave tė pavarura nacionale apo mė mirė tė themi pėr kozmopolitizėm? E ky orientim a s’ėshtė njė provė qė kombet e vogla, pėr tė mbijetuar, duhet tė absorbohen nga strukturat e mėdha politike? Kėtu bėhet fjalė pėr pyetje tė ligjshme. Por me gjithė atė siē ėshtė familja, ashtu edhe kombi e atdheu janė tė pazėvendėsueshėm. Doktrina sociale katolike nė kėtė rast flet pėr shoqėri natyrore, pėr tė treguar njė lidhje tė posaēme, qoftė tė familjes si dhe tė kombit, me natyrėn e njeriut, e cila ka njė dimension shoqėror. Rrugėt themelore pėr formimin e ēdo shoqėrie kalojnė nėpėrmjet familjes. Mbi kėtė nuk duhet as nuk mund tė ketė dyshime. Por njė mendim i ngjajshėm mund tė aplikohet edhe te kombet. Identiteti kulturor dhe historik shpėtohet dhe ushqehet prej gjithė asaj qė ėshtė i pėrmbledhur nė konceptin e kombit. Natyrisht njė rrezik duhet absolutisht tė evitohet: qė ky funksion i pazavendėsueshėm i kombit tė sjellė nacionalizėm. Shek. XX, ka furnizuar, nė kėtė aspekt pėrvoja tė qarta, edhe nė dritėn e prapavijave dramatike. Si mund tė lirohemi prej rreziqeve tė tilla? Mendoj se mėnyra mė e mirė ėshtė patriotizmi. Karakteristikė e nacionalizmit ėshtė qė duhet pėr tė ndjekur vetėm tė mirėn e kombit tėnd duke mos pasė parasysh tė drejtat e tė tjerave kombe. Patriotizmi, sa ka dashuri pėr atdheun e vet, ua njeh edhe kombeve tė tjera tė drejtat e njėjta, tė cilat i kėrkon pėr vetveten dhe kjo ėshtė rruga pėr njė dashuri tė rregulluar sociale.

Koncepti i Kombit

Patriotizmi si kuptim lidhės i kombit dhe atdheut duhet tė evitojė shndėrrimin nė nacionalizėm. Interpretimi i drejtė varet prej asaj ēka dėshirojmė tė shprehim me konceptin e kombit. Prandaj si duhet ta nėnkuptojmė kėtė entitet ideal tė cilit i referohet njeriu nė ndjenjat e tij patriotike?

Nėse i shqyrtojmė me kujdes tė madh dy termet, ekziston njė lidhshmėri e madhe ndėrmjet domethėnies se atdheut dhe kombit. Nė gjuhen polake nė fakt – dhe jo vetėm nė kėtė gjuhė - termi na-rod (popull) rrjedh prej fjalės rod (lindje, brezni); ndėrsa atdheu (ojczyzna) ka rrėnjėt nė termin e babait (ojciec). Babai, Ati ėshtė ai qė, sė bashku me nėnėn, i jep jetė njė qenieje tė re njerėzore. Me kėtė brez prej babait dhe nėnės lidhet koncepti i pasurisė, qė njėherit ėshtė si njė sfond i atdheut. Trashėgimia kulturore e nė vazhdim edhe vetė atdheu janė ngushtė tė lidhur nga pikėpamja konceptuale me lindjen, apo brezninė; por edhe termi “komb” ka njė raport tė vetin nga ana etimologjike me termin e lindjes.

Me termin “komb” nėnkuptohet njė bashkėsi qė jeton nė njė territor dhe qė dallohet nga bashkėsitė tjera pėr shkak tė kulturės sė vet. Doktrina sociale katolike mendon qė familja edhe kombi janė shoqėri natyrore, e jo fryt i njė marrėveshjeje tė rėndomtė. Pėr kėtė nė historinė e njerėzimit ato nuk mund tė jenė tė zėvendėsuara nga asgjė tjetėr. Nuk mund ta zėvendėsosh njė komb me njė shtet, vetėm nėse rastėsisht kombi prej natyrės se vete dėshiron tė ndėrtohet si njė shtet, siē dėshmon edhe vetė historia e kombeve evropiane dhe vetė historia polake. Nė veprėn e tij Wyzwolenie (ēlirimi), Stanislaw Wyspianski ka shkruar: “Kombi duhet tė ekzistojė si njė shtet...”4 Aq mė vėshtirė ėshtė tė identifikohet kombi me tė ashtuquajtura shoqėri demokratike, sepse kėtu kemi tė bėjmė me dy rende tė ndryshme, edhe pse tė lidhura nė mes veti. Njė shoqėri demokratike ėshtė mė afėr njė shtetit se sa kombit. Megjithėatė, kombi ėshtė ai territor nė tė cilėn lind shteti. Ēėshtja e sistemit demokratik ėshtė njė problem tjetėr qė bėnė pjesė nė politikėn e brendshme.

Pas kėtyre vėshtrimeve hyrėse mbi temėn e kombit, ėshtė tejet thelbore qė nė kėtė rast t’i kthehemi Shkrimit Shenjt: nė tė janė tė pranishme elemente pėr njė teologji tė vėrtet tė kombit. Kjo vlen nė mėnyrė tė posaēme pėr Izraelin. Besėlidhja e Vjetėr tregon qartė breznitė e kėtij kombi tė zgjedhur prej Hyjit si popull tė vetin. Me termin “breznitė” mendohet nė pėrgjithėsi nė pasardhėsit biologjikė. Por pėr breznitė mund tė flasim – edhe mė lehtė – nė kuptimin shpirtėror. Menjėherė na shkon mendja nė Abrahamin. Me tė identifikohen jo vetėm izraelitėt – nė kuptimin shpirtėror, – por edhe tė krishterėt edhe vetė myslimanėt. Historia e Abrahamit dhe thirrja e tij prej Hyjit, lindja e Izakut, krejt kjo dėshmon se rruga drejt kombit kalon nėpėrmjet lindjes, gjeneratave, familjes dhe fiseve.

Nė fillim kemi tė bėjmė me njė ngjarje tė njė gjenerate. Gruaja e Abrahamit, Sara tashmė e shtyrė nė moshė e qet nė dritė njė djalė. Abrahami ka njė pasardhės prej mishit e gjakut e ngadalėė nga kjo familje e Abrahamit fillon tė krijohet fisi. Libri i Zanafillės i paraqet etapat e mėvonshme tė zhvillimit tė fisit: prej Abrahamit nėpėrmjet Izakut deri tė Jakobi. Patriarku Jakob ka dymbėdhjetė fėmijė, e kėta 12 fėmijė nė radhėn e tyre u dhanė origjine 12 fiseve qė do tė formojnė kombin e Izraelit.

Hyji e zgjodhi atė komb duke e konfirmuar atė zgjedhje me intervenimet e tija nė histori, duke filluar prej lirimit nga Egjipti, nė drejtimin dhe udhėheqjen e Moisiut. Qysh prej kohėrave tė udhėheqėsit tė madh ėshtė e mundur tė flasim pėr kombin e Izraelit, edhe pse nė fillim ishte i ndėrtuar vetėm prej familjeve e fiseve. Megjithatė, historia e Izraelit nuk pėrfundon me kaq. Ajo ka edhe njė dimension shpirtėror. Hyji e zgjodhi kėtė komb, kėtė popull pėr t’u manifestuar, nė tė dhe nėpėrmjet kėtij kombi, botės. Ky manifestim e ka pikėnisjen nė Abrahamin dhe arrin kulmin e misionit nė Moisiun. Hyji i flet Mosiut ballė pėr ballė duke e pėrcjellur nė udhėheqjen e jetės shpirtėrore tė Izraelit. Ka qenė feja nė njė Hyj tė vetėm, Krijues i qiellit dhe i dheut, pėr tė vendosur pėr jetėn shpirtėrore tė Izraelit, sė bashku me fenė e dekalogut (dhjetė urdhnimeve), dmth. ligji moral i shkruar nė gur qė Moisiu i pranoi nė Malin Sinai.

Misioni i Izraelit mund tė definohet “mesianik”, pikėrisht sepse prej kėti populli duhej tė dalė Mesia, i shuguruari prej Hyjit. “Kur erdhi koha e caktuar, Hyji dėrgoj te Birin e vet.” (Gal 4, 4), i bėrė njeri pėr virtyt tė Shpirtit Shenjt, nė kraharorin e njė bije tė Izraelit, Marisė prej Nazaretit. Misteri i mishėrimit, themel i Kishės, ėshtė pjesė e teologjisė sė kombit. Me mishėrimin e vet, duke u bėrė njeri, Bir i natyrshėm, Fjala e amshuar e Atit, i dha origjinė apo fillim njė “lindje” tė njė rregulli tjetėr. Ishte lindja prej Shpirtit Shenjt. Fryti i saj ėshtė bijėsia e jonė mbinatyrore, bijėsia e adoptuar. Kėtu nuk kemi tė bėjmė, pėr tė pėrdorur fjalėt e Gjonit ungjilltar, pėr njė “lindje nga mishi”. Ndėrsa kemi tė bėjmė me njė lindje qė s’ėshtė as prej gjakut, as prej mishit, por prej Hyjit. (khs. Gjn 1, 13).

Ata tė cilėt kėshtu bėhen bijė dhe lindin prej Hyjit, bėhen anėtarė tė kombit tė shenjtė, sipas njė formule tė drejtė dhe tė preferuar nga don Ignacy Rozycki. Me Koncilin e Dytė tė Vatikanit, siē dihet, ėshtė pėrhapur shprehja “Populli i Hyjit”. Nėse nė kushtetutėn Drita e popujve koncili flet pėr popullin e Hyjit, pa dyshim se mendon pėr ata tė cilėt prej Hyjit janė lindur dhe shėlbuar prej Hirit tė Shėlbuesit, tė Birit tė Hyjit tė mishėruar, qė ka vdesė dhe ėshtė ngjallė pėr shpėtimin e njerėzimit. Izraeli ėshtė i vetmi vend, historia e tė cilit nė pjesė tė madhe ėshtė e treguar nė Shkrimin Shenjt. Ėshtė njė histori qė i pėrket Zbulimit hyjnor: nė tė Hyji i zbulohet njerėzimit. Nė plotėsimin e kohės, pasi qė nė mėnyra te ndryshme i kishte fol njerėzimit, Ai vetė u bė njeri.

Misteri i mishėrimit i pėrket edhe historisė se Izraelit, edhe pse nė tė njėjtėn kohė na e krijon mundėsinė tė hyjmė nė Izraelin e ri qė dmth. nė popullin e Besėlidhjes se Re. “Tė gjithė popujt janė tė thirrur tė marrin pjesė pėr tė formuar popullin e ri tė Hyjit. (....) Prandaj nė tė gjitha kombet e tokės ėshtė i rrėnjosur vetėm njė popull i Hyjit, me qenė se prej tė gjitha fiseve i merr qytetarėt e mbretėrisė sė vet, jo tokėsore, por qiellore.”5 Me fjalė tė tjera, kjo do tė thotė se historia e tė gjitha kombeve ėshtė e thirrur tė hyjė nė historinė e shėlbimit. Krishti nė fakt ka ardhur nė botė pėr tė sjellur shpėtimin tė gjithė popujve. Kisha, popull i Hyjit, i themeluar nė Besėlidhjen e Re, ėshtė Izraeli i ri dhe propozohet, paraqitet me karakter universal, sepse ēdo komb e ka tė drejtėn e qytetarisė nė tė.

Historia

“Historia e tė gjitha kombeve ėshtė thirrur pėr tė hyrė nė historinė e shėlbimit”: nė kėtė konfirmim zbulojmė njė dimension tė ri tė ndeshjes mes “kombit” dhe “atdheut” nė dimensionin historiko- shpėtimtar. Si mund ta zbėrthejmė me saktėsisht, Shenjtėri, kėtė dimension tė kombit, qė ėshtė pa dyshim esencial?

Nė kuptim tė gjerė mund tė thuhet se gjithėsia e krijuar ėshtė e ndėrlidhur me kohėn, kėshtu qė ka njė histori tė veten. Nė mėnyrė tė veēantė kanė njė histori personale qeniet jetėsore. Nė asnjė mėnyrė, nė kėtė kuptim, pėr ēfardolloj kafshėsh nuk mund t’iu pėrshkruhej dimensioni historik, ashtu si pėrshkruhet pėr njeriun, pėr kombin, pėr brendėsinė e familjes njerėzore. Historia e njeriut tregohet nė mundėsitė qė i pėrket njė periudhe kohore, historike. Njeriu nuk ėshtė thjesht subjekt i gjėrave qė ndodhin, e s’heziton tė veprojė apo tė reagojė si person ose si bashkėpjesėtar i njė grupi, por ka edhe aftėsinė pėr tė pėrsiatur pėr periudhat e caktuara tė historisė, pėr ta objektivizuar atė duke treguar dhe duke e bėrė njė tregim tė ndėrlidhur nė rrjedhėn historike. Njė aftėsi tė tillė ka familja njerėzore, shoqėria njerėzore dhe, nė veēanti, kombet.

Pastaj kėto, nė mėnyrė tė njėjtė si individėt, kanė mbetė nė kujtime tė historisė. Prandaj ėshtė e kuptueshme qė kombet dėshirojnė tė shkruajnė atė qė e kujtojnė. Nė kėtė mėnyrė historia bėhėt histografike. Njerėzit e shkruajnė historinė e grupit njerėzore tė cilit i pėrkasin. Nė disa raste e shkruajnė edhe historinė e vet personale, por mė e shpeshta ėshtė mėnyra, se si shkruajnė pėr respektin e kombit tė vet. Dhe historitė e kombeve janė tė objektizuara nė njė pėrmbledhje tė shkruar, ėshtė njėri prej elementeve esenciale te kultura – elementi qė vendos pėr identitetin e kombit nėpėr dimensione tė kohės. “A mund tė rrjedhė historia kundėr rrymės sė ndėrgjegjės?” Kėtė pyetje i bėja vetes vite mė parė nė njė poezi me titull “Nė pėrsiatje mbi atdheun”.6 Pyetja nxitej nga mendimet pėr konceptin e kombit dhe patriotizmit. Nė atė poezi kam kėrkuar pėr tė formuluar njė pėrgjigje. Ndoshta ia vlen tė sjell kėtu disa pjesė.

Liria – njė pushtim i vazhdueshėm.
Nuk mund tė jetė vetėm njė pronėsi!
Vjen si dhanti, por ruhet me betejė.
Dhantia dhe beteja shėnohen qė tė dyja nė letra sa sekrete aq publike.
Lirinė e paguan me vetveten – kėtė quaje, pra, liri, se pėrderisa e paguan,
tė lejon ta rigjesh vetveten.
Me kėtė ēmim hyjmė nė histori dhe prekim epokat e saj.
Ku ėshtė ujėndarėsja mes gjeneratave qė ishin koprrace
dhe gjeneratave qė ridhanė me shumicė?
Ne, cilės anė i takojmė?
(...)
Historia mbulon me shtresa ngjarjesh betejėn e ndėrgjegjes.
Nė kėto shtresa dridhen fitoret e humbjet.
Historia s’i mbulon, ajo i zbulon ato.
(...)
I dobėt ėshtė populli kur e pranon humbjen,
kur harron se ishte i thirrur tė jetė vigjilent,
deri sa tė vijė ora e tij.
Orėt rikthehen pėrjetėsisht nė kalendarin e gjatė tė historisė.
Ja pra liturgjia e historisė.
Vigjilenca ėshtė fjala e Hyjit dhe fjala e Popullit,
qė do ta pranojmė pėrsėri.
Kohėt shndėrrohen nė psalm tė kthimeve tė pandėrprera.
Le tė shkojmė e tė marrim pjesė nė Eukaristinė e botėve.
Dhe pėrfundoja:
O tokė qė nuk pushove
Tė jesh atom i kohės sonė.
Duke mėsuar pėr shpresė tė re,
ne kalojmė kėtė kohė kah njė tokė e re.
Tė lartėsojmė, o tokė e stėrlashtė,
si fryt i dashurisė se brezave,
dashurisė qė e mundi urrejtjen.7
 

Historia e ēdo njeriu ėshtė, si rrugė e tij, dhe ajo e gjithė popujve, bart nė vetvete shenjim tė veēantė eskatologjik. Koncili II i Vatikanit ka folė shumė pėr kėtė temė nė gjithė mėsimdhėnien e vet e nė veēanti nė Kushtetutat Lumen gentium dhe Guadium et spes. Ėshtė njė lexim i historisė, nė dritėn e ungjillit, qė fiton njė kuptim tė qartė. Referimi eskatologjik thotė se jeta njerėzore ka kuptim e kuptim ka edhe historia e kombit. Qartė, janė njerėzit e jo kombet pėr tė pėrballur gjykimin e Zotit, por gjykimi i shqiptuar pėr persona ėshtė nė njė mėnyrė gjykim edhe pėr kombin.

Ekziston eskatologjia e popujve? Populli ka kuptimin ekskluziv historik. Eskatologjia nė mėnyrė tjetėr ėshtė edhe afrim i njeriut me religjionin (fenė). Por, kjo e fundit ka edhe mendimin e vet pėr historinė e vetė kombit. Edhe kėtė desha ta shpreh nė poezinė e lartpėrmendur, qė ndoshta ėshtė njė jehonė e mėsimeve tė Koncilit II tė Vatikanit.

Popujt fiksojnė historinė e tyre me oratori tė ndryshme dhe e japin nė dokumente tė shumta, e falė kėsaj ndėrtohet kultura kombėtare. Instrumenti kryesor pėr njė progres dhe zhvillim tė kėtillė ėshtė gjuha. Me ndihmėn e saj, njeriu shpreh tė vėrtetėn pėr botėn dhe pėr vetveten, e transmeton tek tė tjerėt frytin e hulumtimit tė tij nė fusha tė ndryshme. Kėshtu realizohet njė komunikim me i thellė ndėrmjet subjekteve qė kėrkojnė njohjen e tė vėrtetės, dhe duke i falėnderuar kėsaj, pėrthellohet dhe forcohet identiteti i secilit pjesėtar.

Nė dritėn e kėsaj konsiderate ėshtė e mundur tė fusim nė qendėr tė botės konceptin e atdheut. Nė diskutimin tim nė UNESCO jam thirrur nė bazė tė pėrvojave tė mia nė atdheun tim, dhe kjo ėshtė mirėkuptuar veēanėrisht mirė prej pėrfaqėsuesve tė asaj shoqėrie qė jetojnė fazėn e formimeve tė vendeve tė tyre tė respektuara, identitete kombėtare. Ne polakėt e kemi kapėrcyer kėtė fazė prej fundit tė shekullit X dhe nė fillim tė shekullit XI. Nė kremtimet me rastin e mijėvjeēarit tė pagėzimit tė Polonisė ėshtė kujtuar kjo ngjarje. Duke folur pėr pagėzimin, nė fakt, nuk i referohet vetėm sakramenteve tė iniciacionit tė krishterė tė marrė nga i pari sovran historik i Polonisė, por edhe nė ngjarjen qė ishte vendimtare pėr lindjen e kombit dhe tė formimit tė identitetit tė vet tė krishterė. Nė kėtė mėnyrė data e pagėzimit tė Polonisė shėnon njė kthesė tė madhe: Polonia si komb dilte nga parahistoria pėr tė filluar tė ekzistojė nė histori. Parahistoria regjistron prezencėn e disa fiseve sllave.

Pėr themelimin e kombit, nga pikpamjet etnike, ngjarja mė e madhe ėshtė ndoshta bashkimi i dy fiseve tė mėdha: Polanėt e veriut dhe Vislanėt e jugut. Por kėta nuk ishin tė vetmet fise. Do tė bėjnė pjesė nė kombin polak edhe popujt e slezianėve, pomerianėve e tė masovianėve. Prej momentit tė pagėzimit fise tė ndryshme fillojnė tė ekzistojnė si popull polak.

Kombi dhe kultura

Fjalimin qė Ju Shenjtėri, e filluat mbi identitetin kulturor dhe historik mbi kombet ndeshet me njė temė komplekse. Spontanisht lindin disa pyetje: si duhet kuptuar kultura? Cila ėshtė domethėnia dhe zanafilla e saj? Si tė pėrcaktohet mė pėr sė afėrmi roli i kulturės nė jetėn e njė populli?

Origjina e historisė – besimtari kėtė e di – duhet kėrkuar nė librin e Zanafillės. Edhe pėr origjinėn e kulturės duhet tė kėrkojmė e tė kthemi nė atė vend. E gjitha ėshtė pėrmbledhur nė kėto fjalė tė thjeshta: “Atėherė Zoti Hyj e formoi prej pluhurit tė tokės njeriun dhe nėpėr hundė i shtiu frymėn e jetės e njeriu u bė qenie e gjallė.” (Zan 2, 7). Ky vendim i Krijuesit ka njė dimension tė veēantė. Ndėrsa pėr krijimin e qenieve tė tjera Krijuesi thotė thjesht: “u bė”, nė tė njėjtin rast Ai gati hyn nė vetvete pėr njė lloje kėshillimi Trinitar dhe pastaj vendos: “le ta bėjmė njeriun nė shembėlltyrėn e nė pėrngjasimin tonė.” (Zan 1, 26 ). Autori biblik mandej vazhdon kėshtu: “Hyji krijoi njeriun nė pėrngjasimin e vet, e krijoi nė pėrngjasimin e Hyjit; i krijoi mashkull e femėr. Hyji i bekoj dhe u tha: Shtohuni e shumohuni e mbusheni tokėn dhe sundojeni atė! (Zan 1, 27- 28 ). Nė tė gjashtėn ditė tė krijimit lexojmė edhe kėtė: “Hyji shikoi gjithēka kishte bėrė dhe, ja, ishin shumė tė mira!”(Zan 1, 31). I gjejmė kėto fjalė nė kapitullin e parė tė Librit tė Zanafillės, pėrgjithėsisht tė ashtuquajtur tekst i “traditės priftėrore”. Nė kapitullin e dytė, fryt i redaktimit jahvist, ēėshtja e krijimit tė njeriut trajtohet nė mėnyrė mė tė gjerė, mė diskrete dhe mė psikologjike. Fillohet me konstatimin e vetmisė sė njeriut i thirrur nė ekzistencė nė qendėr tė kozmosit tė dukshėm. Dhe njeriu i jep emra tė pėrshtatshėm qenieve qė e rrethojnė. Pasi t’i ketė kaluar tė gjitha qeniet njerėzore, konstaton qė nė mes tyre asnjeri nuk ėshtė i ngjashėm me tė. Dhe pikėrisht pėr kėtė arsye ndihet i vetėm nė botė. Nė kėtė kuptim tė vetmisė Hyji parasheh dhe vendos krijimin e gruas. Sipas tekstit biblik Krijuesi lėshon njė gjumė tė thellė, gjatė tė cilit formon Evėn nga brinjėt e tij. Njeriu i i zgjuar nga gjumi shikon i mahnitur krijesėn e ngjashme me tė dhe shprehet me entuziazėm “Kjo tash ėshtė ashti i eshtrave tė mi dhe mishi i mishit tim!”(Zan 2, 23). Nė kėtė mėnyrė, nė botė, nė afėrsi tė qenies njerėzore mashkull, krijohet qenia njerėzore femėr. Vazhdojnė mė pastaj shenjat qė hapin njė perspektivė tė jetės bashkėshortore: “Pėr kėtė arsye njeriu do ta lėrė tė atin dhe t’ėmėn e vet dhe do tė jetojė bashkė me gruan e vet e do tė bėhen njė trup i vetėm.”(Zan 2, 24). Ky bashkim trupor pėrbėn misterin e tė qenurit prind.

Libri i Zanafillės vazhdon me tregimin e vet, qė dy qeniet njerėzore, tė krijuar prej Hyjit si mashkull dhe femėr, ishin tė dy lakuriq dhe nuk kishin turp. Kjo gjendje e tyre vazhdoi deri nė momentin kur ata qenė tė tunduar prej gjarprit, simbol i tė keqes dhe djallit. Pikėrisht djalli i tėrheq qė ta merrnin frytin e pemės sė dijes sė tė mirės dhe sė tė keqes dhe i kėshilloi qė ta thenin urdhrin e qartė tė Zotit me kėto fjalė dinake: “Nuk do te vdisni assesi. Madje Hyji e di se kur do tė hani prej saj, sytė tuaj do tė hapen e do tė bėheni porsi Hyji duke e njohur tė mirėn dhe tė keqen.”(Zan 3, 4-5). Kur burri dhe gruaja vepruan sipas sugjermit tė shpirtit tė keq, kuptuan qė janė lakuriq dhe nė trupin e tyre lindi turpi. E kishin humbur pafajėsinė burimore. Kapitulli i tretė i librit tė Zanafillės nėnvizon nė mėnyrė mė tė rrjedhshme pasojat e mėkatit origjinal si pėr burrin ashtu pėr gruan, si dhe pėr raportin e tyre reciprok. Megjithatė, Hyji paralajmėron tė ardhmen e Gruas, biri i sė cilės do t’ia shtypė kokėn gjarprit, do tė thotė, paralajmėron ardhjen e Shėlbuesit dhe veprėn e tij tė shėlbimit (khs. Zan 3,15).

Kemi parasysh kėtė ngjarje tė gjendjes sė parė tė njeriut, sepse nė vazhdim kthehemi prapė ne kapitullin e parė tė Zanafillės ku ceket qė Hyji e krijoi njeriun nė shėmbėlltyrėn e nė pėrngjasimin e vet dhe u tha: “shtohuni dhe shumohuni dhe mbusheni tokėn dhe sundojeni atė (khs. 1, 28). Kėto fjalė janė definicioni mė komplet i kulturės njerėzore. Tė sundosh tokėn do tė thotė tė zbulosh dhe konfirmosh tė vėrteten mbi vetė tė qenurit njeri, mbi atė humanitet qė ėshtė nė mėnyrė tė barabartė pjesė e mashkullit dhe e gruas. Kėtij njeriu dhe vetė njerėzimit tė tij Hyji ia ka besuar botėn e pashme si dhuratė dhe si detyrė. Ia ka dhėnė njė mision tė caktuar: tė realizojė tė vėrtetėn mbi vetveten dhe mbi botėn. Njeriu duhet tė drejtohet prej tė vėrtetės mbi vetveten, pėr tė mundur ta modelojė nė tė vėrtetė botėn e dukshme, duke pasė para sysh qėllimet e veta. Me fjalė tė tjera, e vėrteta e dyfishtė mbi botėn dhe mbi vetveten ėshtė themeli i ēdo intervenimi tė njeriut mbi krijesat.

Ky mision i njeriut pėrballė botės sė dukshme, siē e paraqet Libri i Zanafillės, ka nė histori, njė evolucion tė vetin, qė nė kohėrat moderne ka pasur njė pėrshpejtim tė hovshėm. Ēdo gjė ka filluar me shpikjen e makinave: praj atėherė njeriu jo vetėm qė i transformon materiet e para, tė marra nga natyra, por edhe vetė prodhimet e punės sė vet. Nė kėtė mėnyrė, puna e njerėzve ka marrė karakteristikat e prodhimit industrial, prej tė cilės norma esenciale qėndron gjithmonė e njėjtė: njeriu duhet tė jetė besnik ndaj sė vėrtetės dhe objektit tė punės sė vet, qoftė nė materiet natyrore, qoftė nė prodhimet artificiale.

Me faqet e para tė Librit tė Zanafillės hyjmė nė thelbin e vetė asaj qė quhet kulturė, duke pranuar domethėnien origjinale dhe themelore, prej sė cilės ėshtė e mundur tė arrihet, nėpėrmjet hapave tė mėvonshėm, deri te ajo qė e ndėrton tė vėrteten e shoqėrisė sonė industriale. Po shihet tani se, si nė fazėn e parė, si sot shoqėria ėshtė dhe mbetet e lidhur me zhvillimin e njohurisė e tė sė vėrtetės mbi botėn qė don me thanė me zhvillimin e shkencės. Kjo ėshtė pėrmasa njohėse e saj. Do tė ishte e nevojshme pėr t’u ndalur e pėr t’i analizuar nė thellėsi tre kapitujt e parė tė Zanafillės, qė e formojnė origjinėn burimore prej tė cilės duhet marrur. Pėr kulturėn njerėzore, nė fakt, ėshtė thelbėsore jo vetėm njohja qė njeriu zotėron botėn e jashtme, por edhe atė qė e ka mbi vetėn. Kjo njohje e tė vėrtetės mbi veteveten pasuron dyfishin e tė qenurit njeri “mashkull dhe femėr i krijoi” ( Zan 1, 27). Kapitulli i parė i librit tė Zanafillės kompleton ilustrimin duke e dhėnė urdhrin e Zotit rreth lindjes njerėzore: “shtohuni e shumohuni dhe mbusheni tokėn dhe sundojeni atė” (Zan 1, 28). I dyti dhe i treti kapitull ofrojnė elemente tė mėtutjeshme qė ndihmojnė pėr tė kuptuar mė mirė planin e Hyjit: sa ėshtė thėnė pėr vetminė e mashkullit, pėr krijimin e njeriut sikur ai, pėr origjinėn e mahnitjes, gėzimit tė njeriut pėr gruan, tė krijuar prej mishit tė tij, pėr thirrjen nė martesė, mandej pėr gjithė rrėfimin pėr pafajėsinė e parė, qė pėr fat tė keq e humbėn me mėkatin origjinal – e gjithė kjo jep njė kuadėr komplet tė asaj qė ėshtė pėr kulturėn lindje e dashurisė nga njohja. Kjo dashuri ėshtė burim i jetės sė re. Para sė gjithash, ėshtė burim i njė kreativiteti mahnitės qė kėrkon tė bėhet vepėr artistike. Nė kulturėn e njeriut, qė nė fillim, ėshtė shenjuar thellė elementi i tė bukurės. Bukuria e universit ėshtė sikur pasqyrim nė sytė e Hyjit, ku ėshtė thėnė: “Hyji shikoi gjithēka kishte bėrė dhe, ja, ishin shumė tė mira.” (Zan 1, 31). “Shumė tė mira” ėshtė kualifikuar nė veēanti, ēifti i parė, i krijuar nga shėmbėlltyra dhe pėrgjasimi i Hyjit, nė gjithė prejardhjen e pafajėsisė dhe atė tė zhveshjes qė ishte karakteristika e parė e mėkatit origjinal. E gjithė kjo qėndron nė themelet e kulturės e qė shprehet nė veprat e artit, qofshin ato veprat e pikturės, skulpturės, arkitekturės, apo vepra muzikore ose kompozime kreative tė imagjinatės dhe tė tė menduarit (arsyes).

Ēdo komb jeton nga veprat e kulturės sė vet. Pėr shembull, ne polakėt, jetojmė tė gjithė asaj qė njohim fillimin si nė kėngėn Bogurodzica (Nėna e Hyjit), poezia mė e vjetėr polake e shkruar, qoftė nė melodinė e lashtė tė shekujve, qė shoqėron. Kur atėherė isha nė Gniezno me 1979, gjatė shtegtimit tim tė parė nė Poloni, u fola tė rinjve qė ishin mbledhur nė kodrėn e Lehut. Ėshtė pikėrisht kėnga Bogurodzica qė i pėrket nė mėnyrė tė veēantė traditės se Gnieznos nė kulturėn polake. Ėshtė tradita e pajtorit tė madh Adalbertit, tė cilit i pėrshkruhet edhe kompozimi (autorėsia). Ėshtė njė traditė qė ka histori shekullore. Kėnga Bogurodzica bėhet himn kombėtar, qė edhe vetė Grunvald udhėhoqi radhėt polake dhe ato lituaneze nė betejat kundėr Rregullit Teutonik.8 Ekzistonte nė tė njėjtėn kohė njė traditė tjetėr e lidhur me kultin e shėn Stanisllavit , qė e ka prejardhjen nga Krakova. Shprehja e saj ėshtė himni latin Gaude, Mater Polonia, (Gėzohu, Nėna Poloni), kėnduar edhe sot nė latinishte, ashtu sikur qė kėndohet nė gjuhen e vjetėr polake Bogurodzica. Kėto dy tradita gėrshėtohen njėra me tjetrėn. Dihet se njė kohė tė gjatė latinishtja ishte afėr polonishtes, gjuha e kulturės polake. Nė latinishte shkruheshin poezi, si pėr shembull ato tė Janiciusit, apo marrėveshjet moralo – politike, mes tė tjerėve, ato tė Anderzej Fryez Modrzewski apo tė Orzechowskit dhe ndėr tė tjera vepra e Nikolla Kopernikut: De revolutionibus erbium caelestium. Paralelisht zhvillohet literatura polake, duke filluar nga Mikollaj Rej deri te Jan Kochanowski, me tė cilėn ai arrin nivelin evropian. Psaltiri i Davidit (Psalterz Dawidow) tė Kochanowskit kėndohen edhe sot. Vajtimet (Treny) e tij pėr vdekjen e vajzės pėrbėn kulmin e lirikės. Lamtumira e lajmtarėve grek (Odprawa poslow greckich), ėshtė njė dramė e mrekullueshme qė ndėrlidhet me modelet antike.

Kėto ngjarje qė po e pėrmend, ma pėrkujton fjalimin e mbajtur nė UNESCO mbi rolin e kulturės nė jetėn e kombeve. Fuqia e atij intervenimi qėndron nė faktin tė mos jetė njė teori mbi kulturėn, por njė dėshmi e dhėnė pėr kulturėn – thjesht dashuri e njė njeriu qė, nė bazė tė pėrvojės se vet, rrėfen pėr atė ēfarė ishte kultura nė historinė e kombit tė vet e qė ajo pėrfaqėsohet nė historinė e ēdo kombi. Ēfarė ėshtė roli i kulturės nė jetė, pėr shembull, tek kombet e reja tė kontinentit tė Afrikės? Ėshtė e nevojshme pėr tė bėrė pyetje se si kjo pasuri e pėrbashkėt e qenies njerėzore, pasuria e tė gjitha kulturave, mund tė rritet me kohė dhe duhet respektuar raportet e mira mes ekonomisė dhe kulturės, qė mos tė dėmtohet kjo e mirė – qė ėshtė mė e madhe dhe mė njerėzore – ka pėrparėsi nga paratė, ka pėrparėsi nga njė grabitje tė ekonomisė sė njėanshme. Nė kėtė rast, nė fakt, nuk ka rėndėsi tė madhe qė dominimi tė imponohet nėn ngjyrėn marksiste – totalitare, apo nėn ngjyrėn perėndimore – liberale. Nė fjalimin e lartpėrmendur thosha: “Njeriu jeton njė jetė tė pėrnjėmendtė njerėzore falė kulturės [ ... ]. Kultura ėshtė mėnyrė specifike e tė ‘ekzistuarit’ dhe e tė ’qenurit’ njeri [...]. Kultura ėshtė mjet pėrmes sė cilės njeriu bėhet mė shumė se njeri: ‘ėshtė’ mė shumė [...]. Kombi nė fakt ėshtė bashkėsi e madhe e njerėzve, tė cilėt janė tė bashkuar pėrmes lidhjeve tė ndryshme, por para se gjithash pėrmes kulturės dhe ‘pėr’ kulturėn. Dhe pėr kėtė arsye ajo ėshtė edukatore e madhe e njerėzve pėr vetė faktin se nė bashkėsi mund tė ‘jenė mė shumė’. Kombi ėshtė kjo bashkėsi ku historia (e kombit) e tejkalon historinė e individit tė vetėm apo tė familjes [... ]. Unė jam njė bir i njė kombi qė ka pėrjetuar pėrvojat mė tė mėdha tė historisė, komb i cili, nga tė afėrmit e vet, ishte dėnuar me vdekje disa herė, por i ka pėrjetuar kėto dėnime dhe tani ka mbetuar ajo qė ėshtė. Ajo e ka mbikėqyrur dhe ruajtur identitetin e vet, pa marr parasysh ndarjen dhe okupimet e jashtme, ka mbrojtur sovranitetin kombėtar, duke mos u mbėshtetur nė resurset e forcės fizike, por nė kulturėn e saj. Nė raste nevoje, kjo kulturė ka treguar, ndonjė herė, si njė ndėr fuqitė mė tė mėdha. Kėtė qė po e them nė aspektin e tė drejtės sė kombit nė themelet e kulturės pėr tė ardhmen e tij, nuk ėshtė asnjė lloj ‘nacionalizmi’, por pasqyron njė element tė qėndrueshėm tė pėrvojės njerėzore dhe tė perspektivės humane tė zhvillimit tė njeriut. Ekziston njė sovranitet themelor i shoqėrisė qė manifestohet nė kulturėn e kombit. Bėhet fjalė pėr sovranitetin simbas tė cilit, nė tė njėjtėn kohė, njeriu ėshtė sovran suprem.9 Sa herė kam thėnė nė ato raste se roli i kulturės nė jetėn e kombit ėshtė dashuria, tė cilėn e kam kultivuar nė shpirtin polak. Bindjet e mia nė kėtė aspekt tani kanė fituar njė horizont universal. Mė 2 qershor 1980 po bėja vitin e dytė tė pontifikatit. I kisha nė plan disa udhėtime apostolike: nė Amerikėn Latine, nė Afrikė dhe Azi. Gjatė kėtij udhėtimi mė bindi fakti se, me pėrvojėn historike qė kisha nga vendlinja ime, me vetėdije se isha pjekur nė vlerėsimin e vlerave kombėtare, nuk isha i huaj pėr persona qė i takoja. Nė tė kundėrtėn, pėrvoja nga ana ime ishte njė lehtėsim i madh nė takime me njerėz dhe kombėsi tė tė gjitha kontinenteve.

Fjalėt e shqiptuara ne UNESCO pėr temėn dhe indetitentin e kombit tė afirmuara me anė tė kulturės, kanė pėrjetuar miratim tė veēantė me pėrfaqėsuesit e vendeve tė botės sė tretė. Disa delegatė tė Evropės perėndimore – ashtu mė ėshtė dukur – u paraqitėn mė tė rezervuar?

Do tė duhej tė pyesim pse. Njėra nga udhėtimet e mia tė para apostolike, ishte ajo nė Zaire, nė Afrikėn ekuatoriale. Njė vend shumė i madh, ku fliten 250 gjuhė, prej tė cilave 4 gjuhė zyrtare, ku jeton njė numėr i madhė racash dhe fisesh. Si ta formosh njė komb nga ky pluralitetet.

Nė njė situatė tė njėjtė gjinden gati tė gjitha shtetet nė Afrikė. Ndoshta nė aspektin e formimit tė vetėdijėsimit kombėtar ato janė nė njė periudhė qė nė Historinė e Polonisė duhet t’i pėrshtatet kohės se Mieszko I ose tė Boleslav tė Fuqishmit.

Mbretėrit tanė tė parė tė fronit gjendeshin para detyrave tė njėjta. Temat qė i paraqita nė UNESCO pėr formimin e identitetit kombėtar pėrmes kulturės, do tė jenė shumė tė dobishme pėr nevojat e tė gjithė popujve tė rinj nė kėrkim tė rrugės pėr tė fituar ( apo forcuar) sovranitetin e vet.

Shtetet e Evropės perėndimore gjinden sot nė njė fazė qė mund ta definojmė si “post-identiteti”. Mendoj se njėri prej efekteve tė Luftės se Dytė Botėrore ka qenė vetė formimi i qytetarėve me njė mentalitet tė atillė, nė kontekstin e njė Evrope qė lėvizte drejt bashkimit. Sigurisht ka shumė motive qė shpjegojnė shtyrjen drejt bashkimit tė kontinentit tė vjetėr.

Njeri prej atyre ėshtė pa dyshim, tejkalimi i shkallėshkallshėm i kategorive ekskluzivisht nacionaliste nė definimin e identitetit tė vet. Po, kombet e Evropės perėndimore, normalisht, nuk mendojnė se janė nė rrezik pėr ta humbur identitetin e vet kombėtar.

Francezėt s’e kanė frikė se do tė shuhen si popull francez me hyrjen nė Bashkimin Evropian, as italianėt, spanjollėt etj. As polakėt nuk e kanė kėtė frikė, edhe pse historia e identitetit tė tyre kombėtar ėshtė mjaft komplekse.

Historikisht shpirti polak ka pasur njė evolucion shumė interesant. Sipas tė gjitha gjasave asnjė kombėsi tjetėr evropiane nuk ka kaluar njė proces tė njėjtė. Prej fillimit, deri nė periudhėn e formimit tė fiseve tė Polenit, tė Vislanit dhe tė tjerėve, e tė shpirtit polak tė Piastit tė bėrė nga elementi i bashkimit: ishte, mund tė themi, njė shpirt polak “i pastėr”. Mė vonė, pėr pesė shekuj, ishte ky shpirti polak i epokės Jagellonike:10 prej tij u formua njė Republikė qė pėrfshinte shumė kombėsi, shumė kultura dhe religjione. Tė gjithė polakėt e bartin nė brendi tė vetvetes vetėdijen e kėtij dallimi religjioz dhe kombėtar.

Unė personalisht vij nga Malopolska, nga territori antik Vislan, i lidhur ngushtė me Krakovėn. Por edhe nė Malopolska – ndoshta nė Krakovė mė shumė se nė ēdo vend tjetėr - ndihej afėrsia e Vilniusit, Leopolit dhe e Lindjes.

Njė element etnografik shumė i rėndėsishėm nė Poloni ishte edhe prania e hebrenjve. Mė kujtohet se edhe njė e treta e shokėve tė mi tė klasės nė shkollėn fillore tė Wadowices ishin hebrenj. Nė gjimnaz ishin numėr mė i vogėl. Me ndonjėrin prej tyre kisha lidhje tė ngushta miqėsore. Ajo qė mė ka prekė tek disa prej tyre, ishte patriotizmi polak. Pra, shpirti polak, nė fund tė fundit, ėshtė diversiteti dhe pluralizmi, e jo ankthi dhe mbyllja. Duket se, megjithatė, dimensioni “jagellonik” i shpirtit polak, qė e cekėm, ka pushuar tė jetė, fatkeqėsisht, diēka e natyrshme nė kohėn tonė.


(Pjesė nga libri: Goivanni Paolo II, Memoria e identitą, Libreria editrice Vaticana, Cittą del Vaticano 2005, fq. 75-109)

Pėrktheu nga italishtja: Jeton THAQI


Meditations regarding homeland
Homeland-Nation-State

Karol Wojtyla –John Paul II
Summary

The 20th century is a period suring which many nations fought to save their identity, culture and national values. After World War Two and the spread of communist dictatorship over many nations of Central and Eastern Europe such a thing became very difficult. However, on the other hand, this was the reason why occupied nations strengthen freedom and national ideals. People of Poland experienced this sardonic reality. It is worth mentioning that during the 20th century many nations would win their freedom, after they suffered colonialist regimes. The Pope talks with love for homeland, considering it as holy. He also mentions examples taken from the Bible, which supports the idea for homeland, because the notion of homeland understanding contains close relations between culture and territory. In the beginning, he talks about the meaning of homeland, and culture, by appraising the national feelings of Polish people, who knew how to pull out its most precious treasure during the worst time, in order to protect its identity and culture.

To love your country means to love its history, tradition, language, because the homeland is the good of all people, and as such, this goodness has another great duty. In this part of the book, the holy father talks bout patriotism, concepts of nation, history, and culture, always linking with the truth and teachings predicted by the Church, which as a creation of God protects essential principals based on which can and must realized the individuals, society, and people in general.

 

                                                                                                                                                                        

 

Tė gjitha tė drejtat e rezervuara  © 2000 - 2005 misioni.hr

webmaster