Klikoni këtu për të shkuar në faqen kryesore të misioni.hr

Misioni Katolik Shqiptar nė Kroaci

                                                                                                                   

Temat

  Home

  Revista Urtia

  Numri 19

 

  

  

  

  

  

  

  

  

  

  

  

 

 

  

 

  Download


Kėrko nė Google


www.misioni.hr

 

 Revista Urtia                                                   

Bashkėbisedime tė ngrohta e intime
(Dom Mark Sopi, Baca Kolė dhe Famullitari, botoi “Vegim Drite”, Pejė 1995)


Prend BUZHALA


Nė duar tė lexuesve, gjatė viteve ’90, u gjend libri i Imzot Mark Sopit “Baca Kolė dhe Famullitari”. Po sa t’i lexojė faqet e para, lexuesit tė vėmendshėm do t’i kujtohen tekstet e botuara gjatė viteve ’70 e ’80 nė gazetėn fetare e kulturore “Drita” qė botohej nė Kosovė dhe e cila, herė mbas here, del edhe sot. Ato teskte nėnshkruheshin me firmėn “Famullitari i fshatit”. Tani ato shkrime ky autor i ka pėrmbledhur nė njė libėr, i cili ėshtė i lehtė, i dėshirueshėm dhe i kėndshėm pėr lexim.
 

Ēėshtje tė zhanrit
 

Cilit zhanėr i takojnė kėto tekste? Po shtojmė qė nė fillim, se lloji, gjinia apo zhanri qė e pėrzgjedh njė autor, i nxitur e i cytur nga dėshira e mirė pėr t’i komunikuar e pėr t’i thėnė diēka lexuesit apo popullit, do tė varen jo vetėm nga prirja qė posedon, por do tė kushtėzohen edhe nga njė varg faktorėsh tė tjerė e nga veēanti tė tjera shkrimore, sikundėr janė afiniteti dhe talenti, mendjemprehtėsia dhe prirja pėr tė depėrtuar nė skutat e shpeshta e tė fshehta tė jetės; ashtu sikundėr do tė varen edhe nga kėndi origjinal i vėzhgimit e i trajtimit tė ēėshtjeve, tė problemeve etj. Pėr nga procedeu e pėr nga toni i zgjedhur shkrimor i kronikės, i shprehjes satirike e humoristike, si dhe pėr nga nuancat e atykėtushme tragjike; kėto tekste gėrshetojnė elemente tė tregimit letrar dhe tė reportazhit e tė humoreskės me strukturėn tesktore tė ushėpėrshkrimit; gėrshetimin e alegorisė me parafrazėn, si dhe tė monologut me dialogun sokratiko-platonian, si do tė shprehej E. Sedaj. Misioni qė autori i ka vėnė pėrpara vetes: pėr ta trajtuar lėndėn e zgjedhur, flet pėr observimet dhe pėr refleksionet e ēastit, pėr t’i dhėnė kuptim e trajtė tė caktuar angazhimit tė tij moral, njerėzor dhe shpirtėror, nga njėra anė, si dhe pėr t’i dhėnė mbitheksim shprehjor urtėsisė, burrėrisė, porosisė jetėsore, nga ana tjetėr. Me njė fjalė: pėr ta shquar mendėsinė dhe filozofinė popullore. Prandaj, nė vepėr ligjėrojnė dy protasgonistė: Baca Kolė dhe Famullitari. Prirja letrare e autorit ėshtė ca mė e theksuar, se sa pretendimi i ndonjė lexuesi qė atė ta konsiderojė vepėr joletrare, pra jofiksionale, do tė thoshim. Duke u mbėshtetur nė strukturėn tekstore e ligjėrimore, nė pėrshkrimin e nė kompozicionin, nė personzahet e librit dhe nė lirinė pėr ta pėrcaktuar zhanrin nė kuadrin e literaturės sė pėrgjithshme teoriko-kritike e historiko-letrare, autori kėtė detyrė ia lė lexuesit, pa u deklaruar vetė si autor pėr zhanrin e pėrzgjedhur. Tė shkruara nga njė famullitar, lexuesi i rėndomtė do ta konsiderojė kėtė vepėr si strukturė tekstore tė zhanrit filobiblik, i njohur si i tillė nė traditėn tonė letrare qė nga Buzuku e kėndej. Mirėpo, vepra e ka unitetin e saj tematik, gjuhėsor dhe strukturor; i ka protagonistėt e saj kryesorė, e ka unitetin e kohės e tė hapėsirės, ku veprojnė e jetojnė kėta folės tė pėrzgjedhur. I koncepruar nė kėtė mėnyrė, libri do t’i kujtojė veprat e ngjashme tė letėrsisė sonė, sikundėr janė pėrmbledhja e tregimeve “Buni” e Tajar Hatipit, “Letrat prej Ulqini” tė Ramiz Kelmendit, “Talush Efendia” tė Ramė Zukės, alias Zekeria Rexhės. Kėtė krahasim tė librit “Baca Kolė dhe Famullitari”, nė pėrqasje me vepra tė ngjashme tė letėrsisė shqipe, e theksuam pėr shkak tė pėrshtypjes sė veēantė qė lė ai mbas leximit. Do tė thotė se kjo vepėr qėndron po nė atė lartėsi dhe brendi ideoartistike, qė i kanė veprat e autorėve tė njohur tė letėrsisė sonė.
Zėra tė ndėrgjegjes udhėrrėfyese

Nė njėzetenjė tekstet e pjesės sė parė e nė pesė tekstet e pjesės sė dytė, lexuesi mund tė pėrfytyrojė, se cilėt janė ata zėra qė ligjėrojnė nė kėtė vepėr. Tekstet dallohen edhe pėr nga shkurtėsia edhe pėr nga toni i kronikės; ato janė shkruar si reagime e observime besnike tė disa momenteve karakteristike tė jetės sonė shoqėrore nė vitet ’70 e kėndej tė shekullit qė e lamė pas. Qė nė fillim autori na e jep figurėn e famullitarit, tė pėrpunuar dhe tė ngritur nė protagonist; figurė qė rikonstruktohet pėrmes vetes sė parė: “Jam njė njeri i thjeshtė qė mėsova me vullnet, me njė dėshirė nė zemėr. Doja tė bėhesha prift.” Autori e afishon menjėherė misionin e kėtij protagonisti; misionin e tij pėr tė mbjellė farėn e mirėsisė e tė mirėkuptimit, pėr t’i bėrė njerėzit vėllezėr, pėr ta shpėrndarė dashurinė, qė, nė ideologemėn e shpallur autoriale, del e sintetizuar te Jezusi. Mund t’i duket, lexuesit tė paanshėm, se kėto ideologema theksohen me forcė pėrgjatė tėtė librit. Mirėpo, kjo pėrshtypje do tė fisnikėrohet nėn pėrfytyrimin e atyre dhjetra famullitarėve qė kanė jetuar e jetojnė nėpėr fshatra krejtėsisht tė humbura e tė thella, madje qė u sakrifikuan sė andejmi pėr ēėshtjen e pėrgjithshme, tė cilėt, nė kontakt tė vazhdueshėm me popullin tonė, kanė bėrė shumė punė, duke lėnė gjurmė jashtėzakonisht tė ndjeshme nė shumė fusha tė jetės e tė dijes etj. Nė ato vite (ishin vitet ’70), kur tek ne ishte e ndaluar dhe e mohuar fjala “zotni”; por, tani e rikėnduar nė kėto tekste, ajo fjalė, si e tillė, merr kumbim tė veēantė dhe domethėnie tė caktuar. Nuk e merr kuptimin e njeriut me privilegje, apo pse qenka i pasur, apo pse gjendet nė kierarki mė tė lartė shtetėrore etj karshi popullit tė thjeshtė; as domethėnien e “njeriut tė kalbur”, tė njeriut “qė nuk dėshiron tė punojė” e qė e mban veten “tė madh”, ashtu si karakterizohej nga regjimet totalitare. Jo, pra. Kjo fjalė ka kuptimin e “njeriut qė din e mėson” (fq. 7). E ngėrthen frymėn e misionit fisnik; “zotni” ėshtė njeriu, tė cilin duhet pėr ta pyetur e nga i cili duhet tė kėrkojmė pėrgjigje pėr ēėshtje tė ndėrlikuara e tė ndjeshme tė jetės, tė universit, tė dijes e tė hyjnores, dhe, pse jo, edhe tė shoqėrisė a tė Atdheut. Dhe, kėto pėrgjigje, protagonisti i veprės, i mishėruar tek figura e famullitarit apo te e “zotnisė” (njė si karakterizim i profilit shpirtėror dhe etnopsikologjik tė personazhit tė Bacės Kolė), jepen me njė thjeshtėsi tė pranueshme, tė pėrzemėrt e tė habitshme. Qė nė tekstin hyrės, kėtė e deklaron edhe vetė autori: “Gjuhėn e plakut e kam ruajtur, se bash po mė duket se po e ruaj zėrin e njė njeriu tė afėrt nė njė shirit magnetofoni.” Nė kėtė mėnyrė, pse jo, autori e nėnvizon edhe procedeun e tij krijues.

Se cili ėshtė protagonisti tjetėr i veprės, Baca Kolė, kėtė po e ritheksojmė pėrmes pėrmes ligjėrimit tė famullitarit: “Dallon Baca Kolė nė kuvend tė burrave...Mat shtatė herė e pret njė herė”(fq. 8). Portreti i tij rikonstruktohet me mjete letrare: “Besa i ka do vjet tė mira mbi shpatulla, por trupin e mban drejt. Ka fytyrė tė rreptė. Sy tė mprehtė e zhbirues, qė nuk i shpėton kurrfrarė lėvizjeje. Vetulla tė zeza, edhepse flokėt i janė zbardhur kaherė.”

Tė dy kėta protagonistė zhvillojnė kuvendime e bashkėbisedime tė ngrohta, tė hapta e intime me njėri-tjetrin. Tė dy marrin e japin nga njėri-tjetri: urtinė popullore, burrėrinė si virtyt moral, qėndresėn, shpirtin e bardhė, pėrvojėn popullore, - qė e shquajnė Bacėn Kolė; si dhe zėrin e ndėrgjegjes sė emancipuar shpirtėrore, fisnikėruese, solidare, qytetėruese, udhėrrėfyese, observuese dhe, nė momente, qortuese, - qė e shquajnė Famullitarin. Zėri i ndėrgjegjes kritike ėshtė karakteristikė ligjėrimore e kėtij libri qė nga faqet e para. Ėshtė njė zė i pėrshkuar sa nga shtresat humoristiko-satirike, aq edhe nga shtresa etiko-moralizuese dhe nga ndenja e humanizmit.

Pėrballė shqetėsimeve dhe kundėrthėnieve tė kohės

Tė dy protagonistėt nė vepėr vihen pėrballė ngjarjeve, shqetėsimeve e kundėrthėnieve tė kohės. Kėshtu, te teskti “Baca Kolė e automobili”, Baca Kolė i veēon ndryshimet e reja nė fshat, ballafaqon mendėsinė e sė kaluarės pėrballė kėtyre ndryshimeve, qė e trazojnė shpirtin e tij: “Hyn brenda Baca Kolė e menjėherė ia pashė nė ballė retė e rrebeshit qė kishte nė shpirt”(fq. 11). Mėrgimi i kohėve moderne sapo kishte trokitur kėndej, sapo kishte filluar pėr t’i tronditur themelet e familjes shqiptare “pėr njė kafshatė buke.” Mirėpo, kėta mėrgimtarė, me tė ballafaquar me realitetin e vendeve tė zhvilluara, kur ktheheshin nė vendlindjen e tyre, vinin me vizionet e me pamjet e atyre vendeve. Prandaj, pėr aq e aq dekada, e kanė selitur vetėdijen pėr tė investuar nė familje, nė vendlindje, nė Atdhe, pėr ta parė atė sa mė tė zhvilluar e tė pėrparuar. Nė aspiratėn e tyre pėr ndryshime, ata do tė ndeshen me botėn konzervative tė pleqve qė u rezistojnė ndryshimeve. Mirėpo, te kėta njerėz “konzervativė” ruhen tė pashprishura e tė paprishura fisnikėria e burrėria e tyre; janė, kėta njerėz, “tė lidhur me gurin, me traun e shtėpisė, me murin e me punėt e shtėpisė” (fq. 14). Po tė bėhen ndryshime, edhe plakut do t’i duket sikur do tė pėmbyset e tėrė jeta. Autori i shpalos me durim ndryshimet nė karakterin e kėtij plaku tė urtė, ndryshime tė pėrcjellura me jo pak dhimbje e shqetėsime: ai e pėrqafon tė renė dhe pėrparimin, por ai mban qėndrim kritik edhe ndaj huēeve tė sė resė, ndaj dukurive negative tė jetės, si pjellė e kėtij “realiteti tė ri”. Tė dy protagonistėt sė bashku i qajnė hallet e dertet. Autori e lartėson shpirtin e kėtij burri, sepse “fjala e pleqve dhe oda kanė qenė shkolla e libri i gjallė i kohės, ku mėsoheshin morali, edukata, burrėria e dija.” Nė shtresėn ligjėrimore tė observimeve tė tilla do tė ndėrthuret edhe cikli i temave qė ligjėron dhe rrėfen pėr shkuarjen e Bacės Kolė nė Gjermani. Nė kėso rastesh ngjizet e vihet nė gėrshet skica me shprehjen satirike. Aty shqiptohet edhe fati tragjik i gjallimit tonė. Ja si mediton plaku pėr mėrgimin: “Populli āsht shkepė nėpėr dynjā. Mall i kemi me i pa, me bā nji ndejė bashkė, mepritė nji gėzim e nji festė, se bijtė e dekės jemi” (fq. 30). Duke e shqiptuar porosinė e njė situate tė ngjashme, tė njė familjeje tė shpėrngulur nė Kroaci apo gjetiu, Famullitari dhe Baca Kolė do tė meditojnė: “Mjerim pėr ne qė e kemi lanė dhe qė ia kemi kthye shpinėn pėr nji kafshatė ma tė madhe buke. E tė parėt kanė qėndrue e jetue. Ndoshta bash ata janė tuj na nemė.” Situatėn tragjike tė familjes sė shpėrngulur qė i kishte tė gjitha tė mirat, plaku e jep me njė krahasim popullor: “Kemi mbarue si toka”: ose ajo situatė shqiptohet dhe merr fonin refleksiv nė observimet e Famullitarit: “Edhe nėse ke ēdo gjė, ndjehesh si pakurrgjė. Edhe nėse je i lirė, ndjehesh si i burgosur. Se dheu i huaj kurrė i yti s’bėhet.”

Kėto tekste trajtojnė edhe aspekte tė tjera tė jetės. Njėtri ndėr to nxjerr nė sipėrfaqe karakterin e gazetarit tė shitur, servil e pa dinjitet, nė vend tė gazetarit tė pakompromis, si do ta kėrkonte Fishta. Kėta protagonisteė gazetarė, qė e kanė emrin e mbiemrin e tyre, bėjnė mirė ta shohin pasqyrėn e tyre tė djeshme, tek shiten sot “tė djathtė”, “demokratė”, “atdhetarė”!

Tematika moralizuese dhe e angazhuar diku tjetėr rrėfen pėr fejesat e dhunshme, pastaj pėr faljen e gjaqeve, pėr gjuhėn letrare. E standadrit gjuhėsor tė shqipes nė ato vite i dhanė pėrkrahje e praktikisht edhe famullitarėt shqiptarė tė Kosovės!

Diku tjetėr Baca Kolė ndeshet me rininė e fshatit, e cila ėshtė dhėnė mbas shkėlqimeve tė jashtme, tė huazuara nga “bota e pėrparuar”. Krahas ligjėrimit popullor, karaktarestike pėr tė folmen e plakut, kudo nė tekste autori e shquan karakterin dhe etnopsikologjinė e kėtij fshatari tė thjeshtė e tė urtė. Kėshtu, pėr deri sa ai merr rrugėn “si turist” pėr nė Gjermani pėr t’i vizituar nipat, ai nuk pranon ta ndėrrojė e as ta heēė plisin e bardhė, sepse, simbas mendėsisė dhe etnospikologjisė popullore “ky āsht amanet, more zotni. E kanė ruejtė tė parėt e na kanė thānė: ma mirė me hupė kryet se me e ndėrrue kėtė shej” (fq. 39). Prandaj, njė tjetėr aspekt i librit shquhet nė pėrdorimin e futjen e fjalėve tė urta popullore, tė shqiptuara simbas situatave tė ndryshme jetėsore, si, bie fjala: “Pėr mikun pyes me gojė dhe e gjej me zemėr”, ose “Nuk kam fjalė me diftu, se fjala āsht pak e zemra nuk nxirret.” Kėto shprehje tingėllojnė me forcė dhe marrin kumbim tė veēantė ligjėrimor kuptimor nė gojėn e plakut. Gjatė viteve ’70, kur botoheshin nė vazhdime, kėto tekste pėrjetoheshin e lexoheshin me andje; qė ua pėrkujtonin autorė si Fishta e Harapi, qė gjatė atyre viteve lexoheshin fshehurazi veprat e tyre. Kurse Baca Kolė e Famullitari i ngjanin pleqve, si Maxha Grishi i “Andrrės sė Pretashit”, apo priftėrinjve, si Atė Anton Harapi. Dhe leximi i tillė pėrmbante edhe atė guxim e shfletim tė asaj tradite. Pra, vepra ka veēoritė e veta ambientale, kohore, gjuhėsore, tek mbitheksohen edhe shtresat etnofetare e etnokulturore. Gjuha e ruajtur ėshtė dėshmi, jo si e protagonistve tė Ramiz Kelmendit te vepra “Letra prej Ulqini”(pėr shumėēka tė zvetėnuar nėn trysninė e dhunės rankoviqiste); ajo ėshtė dėshmi e ruajtjes sė shpirtit autokton. Ėshtė dėshmi e rezistencės dhe e ballafaqimit me forcat retrograde, pėr ta ruajtur urtinė, drejtėsinė dhe qenien kombėtare. Prandaj, me tė drejtė autori i jep zė kėrkesės: pėr njė komb e njė gjuhė letrare; apo sipas kėrkesės sė plakut “pėr nji palė zakone.; apo simbas kėrkesės sė shqiptuar tė Pjetėr Bogdanit: tė jemi bashkė me tė gjitha. E, tė duket, sikur sė bashku me imzot Markun, ligjėrojnė Fishta, Harapi dhe Gjeēovi.
 

                                                                                                                                                                        

 

Tė gjitha tė drejtat e rezervuara  © 2000 - 2005 misioni.hr

webmaster