|
Revista
Urtia

Kulti i sakrifikimit nė lėvizjen paqėsore tė Dr. Ibrahim
Rugovės
Pėrsiatje nė vend tė
homazhit pėr kalimin nė Amshim tė kryetarit tė Kosovės
dr. Ibrahim Rugova
Shefqet DIBRANI
Hyrje
Miti i sakrifikimit, si kult karakterizon Lėvizjen
Paqėsore tė udhėhequr nga dr. Ibrahim Rugova. Pėrcaktimi
i tij deri nė vetėflijim pėr njė qasje mė ndryshe, e
panjohur pėr vendet e hasmėruara ballkanike, do ta bėjnė
atė si udhėheqės e vizionar qė kishte shenja profetike,
tė cilat do ta karakterizojnė jo vetėm jetėn e tij reale
por tėrė lėvizjen pacifiste, ideator dhe kreator i sė
cilės ishte vetė ai. Rrėfimet, pėrkatėsisht mitet dhe
mitizimi pėr personalitetin e tij do ti tejkalojnė
kufijtė e reales edhe pse dr. Rugova jetoi nė kohėrat
tona, e njihnim sikurse tė gjithė njerėzit e zakonshėm.
Rrėfimi pėr te u shndėrrua nė njė mitomani, ngase nisen
tiu besojnė trillimeve tė veta edhe sajuesit,
kritikuesit dhe tė gjithė kundėrshtarėt e pikėpamjeve tė
tij.
Padyshim mitomania mbetet dukuria qė i shoqėroi
kundėrshtitė dhe kundėrshtarėt e kėsaj Lėvizjeje
Paqėsore, e cila do tė pranohet edhe nga mitomanėt,
pėrkatėsisht nga kundėrshtarėt e pa principtė tė
pikėpamjeve tė tij. Ndonėse ishin tė fundit, megjithatė
mitomanėt i besuan mitit tė sakrifikimit duke e
pranuar Lėvizjen Paqėsore tė udhėhequr nga dr. Rugova si
njė veprim i menēur qė solli mė sė shumti rezultate .
Fėmijėria e hershme do tia dedikojė kultin e
sakrifikimit
Qysh me lindjen e tij nė fshatin Cerrcė tė Istogut mė 2
dhjetor 1944, Ibrahim Rugovėn do ta shoqėronte kulti i
sakrifikimit. I ati i tij, Uka, do tė pushkatohet mė 10
janar 1945, nga komunistėt jugosllavė qė bashkė me
Partinė Komuniste tė Jugosllavisė, po instalonin
Pushtetin Popullor edhe nė Rrafshin e Dukagjinit, duke
vrarė e pushkatuar tė gjithė luftėtarėt qė nuk ishin
pajtuar me ardhjen e komunizmit nė Pushtet. Nė kėtė
rrafsh politik ka pėsuar babai i tij, Uka, i cili bashkė
me gjyshin Rrustė Rugova do tė pushkatohen, sepse kishin
qenė luftėtarė tė njohur kundėr ēetave ēetnike qė po
depėrtonin gjatė Luftės sė Dytė Botėrore nė krahinėn e
Rugovės.
Me pushkatimin e babait, pėr nėnėn e tij Sofė Rugovėn,
do tė lindin dilemat pėr tu martuar sipas zakonit me
ndonjėrin nga meshkujt e shtėpisė Rugova, ose pėr ta
lėnė djalin nė familjen Rugova pėr tė kėrkuar fatin
tjetėr, sepse rrethanat e patriarkalizmit nuk lejonin qė
djali tė merret pėr tu rritur te prindėrit ose nė
familjen e burrit ku do tė martohej. Ajo nuk e zgjodhi
as njėrėn dhe as rrugėn tjetėr, por vendosi qė me
pėrkushtimin e saj amėnor ta rrisė djalin e saj,
Ibrahimin. Pėrkushtimi i saj dhe sidomos sakrifica e
nėnės si njė veprim sublim, do tė nguliten thellė nė
ndėrdijen e Ibrahimit tė vogėl qė po rritej. Ska asnjė
dyshim, ai do tė jetė ndikuar nga pėrkushtimi i nėnės
pėr ta rritur fėmijėn dhe do tė jetė frymėzuar nė
sakrificėn e njė gruaje, e cila ka privuar vetėn nga ēdo
e drejtė jete pėr ti qėndruar pranė tė birit,
pėrkatėsisht pėr tu rritur ai nė prehrin e saj. Kulti i
sakrificės do ta shoqėrojė I. Rugovėn edhe nė veprimet e
mė pastajme.
Jeta intelektuale dhe koncepti letrar
Ibrahim Rugova mbaroi shkollimin fillor nė Istog kurse
tė mesėm nė Pejė mė 1967. Diplomoi (1971) nė Degėn e
Albanologjisė tė Fakultetit Filozofik nė Universitetin e
Prishtinės. Pėr njė viti akademik (1976-77) qėndroi nė
Paris, nė Ecole Pratique des Hautes Etudes, nėn
mbikėqyrjen e Prof. Roland Barthes-it, ku ndoqi
interesimet e veta shkencore nė studimin e letėrsisė, me
pėrqendrim nė teorinė letrare. Ibrahim Rugova doktoroi
nė letėrsi nė Universitetin e Kosovės nė Prishtinė nė
vitin 1984. Ishte pėr shumė vite kryetar i Shoqatės sė
Shkrimtarėve tė Kosovės, kurse nė vitin 1996, do tė
zgjidhet anėtar korrespondent i Akademisė sė Arteve dhe
tė Shkencave tė Kosovės.
I takon Qarkut letrar tė Prishtinės, duke hyrė me
seriozitet nė kėtė fushė. I pasionuar pas studimeve pėr
Pjetėr Bogdanin, do tė shquhet pėr njė shprehje tė re,
ku do tė aplikojė njė metodologji moderne me shprehje
figurative qė do tė marrė hov nė vitet e 70-ta tė
shekullit qė lamė pas. Mėnyra e qasjes dhe trajtimit tė
letėrsisė, sidomos kritika e tij do tė ndikojė te brezi
i ri, qė tashmė i takonin Qarkut letrar tė Prishtinės
dhe qė aplikonin figurat dhe shprehjet moderne duke e
avancuar letėrsinė shqipe nė sfondin e letėrsisė moderne
qė kishte marrė hov nė vendet e Evropės dhe aty kėtu
edhe tė Rajonit.
Nė ato vite Kosova nuk kishte qendra tė tjera tė ndonjė
lėvizje reformatore edhe nė fushėn dhe tė kritikės
letrare. Qarku i Prishtinė vjen pas Qarkut letrar tė
Beogradit, sepse e gjithė shtresa elite e Kosovės vinte
nga shkollimi nė Beograd, kurse hapat e parė letrarė i
kishin bėrė atje, qoftė nė gjuhėn serbishte ose shqip nė
revistėn Pėrpjekja, e njohur pėr nisma tė reja
letrare. Nuk pėrjashtohej ndonjė individ qė krijonte nė
zonat provinciale tė Kosovės, por deri nė atė kohė mund
tė llogaritej diēka edhe nė qarkun letrar qė vepronte nė
Shkup, kurse me krijuesit nė Tiranė nuk kishte komunikim
tė lirė, pėrveē tė atyre shkėmbimeve ndėr shtetėrore.
I shkolluar krejtėsisht nė Kosovė dhe i specializuar nė
Paris, Ibrahim Rugova do ti prijė njė lėvizjeje tė re
letrare, e cila nga njė Qark Letrar do tė ndahet nė disa
qerthuj letrarė, tė cilėt kush mė shumė e kush mė pak do
tė ndėrtojnė identitetin e tyre qoftė krijues e qoftė
servil ndaj politikave tė kohės. Ibrahim Rugova do tė
luajė rol vendimtar nė kėtė lėvizje letrare, e cila
thellėsisht dhe krejt pozitivisht do tu prijė
zhvillimeve letrare, ndikimi i tė cilave do tė
reflektohet edhe te shtresa elite e politikės qė bėnte
zapt Kosovėn nė tė gjitha sferat e jetės.
Ndėrtimi i strategjisė politike
Rugova do tė dijė tė mos pėrsėrisė gabimet qė ndodhėn nė
kohėn e Rilindjes Kombėtare, sepse atėherė pat tendenca
pėr tė pėrkrahur njė forcė qė po vdiste, kurse Rugova
pėrkrahu dhe anoi nga njė forcė qė po lindte, e cila do
ti gjendet nė momente mė dramatike qė po kalonte kombi.
I pajisur me dije nė fushėn e letėrsisė dhe filozofisė
sė saj dhe i brumosur nė luftėrat dhe pėrpjekjet e
shumta qė kombi ynė i ka bėrė ndėr shekuj, I. Rugova do
tė sakrifikojė karrierėn letrare pėr tė ndėrtuar
konceptin e njė lideri politik. Kjo rrugė ishte me plot
rreziqe dhe dėshtimi i tij do ti kthehej bumerang,
sepse nga njė letrar i pranuar do tė katandisej nė njė
politikan tė dėshtuar, por falė gjenisė sė tij, i arriti
synimet e pėrcaktuara qė mė parė.
Te Ibrahim Rugova shihet ndikimi i tejdukshėm i eposit
tė luftėrave qė i stilizoi dhe u dha famė prifti
shkodran Gjergj Fishta. Nė tė gjitha pėrpjekjet pėr tė
promovuar njė Lėvizje Paqėsore, te I. Rugova do tė
dallohet ndikimi i elementit fishtian, i cili nė gjithė
eposin letrar, veēmas te Lahuta e Malėsisė ua njihte
meritat kundėrshtarėve, me tė cilėt pėrballej Heroi i
tij Epik. Sipas Krist Malokit Fishta i njihte
trimėritė e kundėrshtarėve, se duke e ēmuar aftėsinė e
tyre, ua rriste famėn betejave dhe heroizmave shqiptare,
kurse te I.Rugova e ndeshim elementin e njėjtė, atė tė
respektimit, por mėnyra e veprimit ishte e kundėrt,
sepse karshi eposit heroik ai zgjodhi rrugėn e qėndresės
dhe tė durimit pėr ti zgjedhur problemet nė mėnyrė
paqėsore, pėrkatėsisht pacifiste. Por si studiues i
letėrsisė ai e njihte metaforėn dhe kuptimin e saj,
prandaj kishte mundėsinė e shprehjes me dy kuptime, me
nėntekste dhe interpretime artistike tamam ashtu siē e
pėrcakton profesori i Marrėdhėnieve Ndėrkombėtare dr.
Enver Hasani, se Rugova ishte i pajisur me njė sfond
nėnkuptimesh edhe nė fushėn juridike qė nė takimet
diplomatike i kanė shėrbyer, ngase sipas autorit tė
cituar Rugova kėrkonte Vetėvendosje dhe pavarėsi, kur
dihet se raporti i kėtyre dy faktorėve ishte nė
varshmėri tė plotė me njėri tjetrin, d.m.th. skishte,
vetėvendosje pa pavarėsi ose anasjelltas. Kėtu kemi
diskursin metaforik tė nėnteksteve i futur nė funksion
tė qėllimit real tė strategjisė politike dhe diplomatike
tė njė lėvizjeje paqėsore.
Ndikimi dhe zhvillimi i koncepteve paqėsore
Nė konceptin paqėsor te Ibrahim Rugova dukshėm ka
ndikuar Lėvizja Paqėsore e Nėnė Terezės, e cila nė njė
fushė krejtėsisht tjetėr ka krijuar famė tė
papėrsėritshme, madje duke u bėrė sinonim i mishėrimit
tradicional pėr paqe e mirėsi nė tėrė globin tokėsor.
Kėtė element paqėsor te I. Rugoven e gjejmė mė tė
sforcuar mbi tabanin nacional, njė formė krejtėsisht
tjetėr pėr tė krijuar paqe tė qėndrueshme nė rajon.
Por, pacifizmi i dr. Rugovės sa do qė ėshtė kritikuar si
njė lėvizje e kotė qė predikonte paqe me ēdo kusht, duke
mohuar ēdo lloj konflikti dhe ēdo luftė nė rajon, prapė
se prapė mbetet opsioni mė i qėndrueshėm dhe forma mė e
mirė qė i ka avancuar proceset drejt njė progresi dhe
njohjeje me pėrmasa ndėrkombėtare. Mjeti kryesor i kėsaj
filozofie mbetet durimi jo vetėm si nocion figurativ,
por si njė mjet filozofik pėr ta aftėsuar e kalitur
njeriun qė tė mos rrėmbehet, tua shtojė mundėsinė dhe
aftėsinė e pritjes me pėrmasa tė gjata kohore, i
vetėdijshėm se nė kėto pritje njeriu do tė pėrballet me
skamjen dhe dhunėn, me nėnēmimin dhe persekutimin, me
bastisjen dhe izolimin dhe madje me format e ndryshme tė
dhunimit dhe poshtėrimit moral, kode tė shenjta pėr
karakterin e shqiptarėve. Pėrmes filozofisė pacifiste
dhe pėrmes durimit si nocion filozofik, dr. Rugova do ta
zhvillojė, pėrkatėsisht avancojė nė pėrmasa tė
paparashikueshme kultin e sakrifikimit, jo vetėm pėr
vete, por pėr njė popull tė tėrė, i cili me tė gjitha
vėshtirėsitė nuk ėshtė ligėshtuar, pėrkundrazi i ka
mbajtur shpresa sa do tė ngadhėnjejnė dhe nga kjo
shpresė nuk janė rrėmbyer, sepse kėshtu donin tė
respektonin parimet (e pa shkruara dhe tė pa
kodifikuara), tė njė lėvizje qė i printe njė misionar,
ngase dihet misionarėt janė nė mesin e popullit. Kjo
veti e lindur dhe e kalitur nė krajatat dhjetėvjeēare do
ti bėjė shqiptarėt mė tė matur, mė racionalė dhe mė
gjakftohtė. Koncepti pacifist i dr. Rugovės, sado qė i
kritikuar, do tė dėshmohet si njėra nga lėvizjet mė tė
suksesshme, ngase ai jetonte nė Ballkan dhe kishte njė
kundėrshtar tė pa princip qė i kishte nėnshkruar tė
gjitha konventat ndėrkombėtare pėr respektimin e tė
drejtave tė njeriut, madje duke u proklamuar si shembull
i mirė nė njėrėn anė, kurse nė anėn tjetėr bėnte
shtypjen kolonialiste kundėr shqiptarėve nė Kosovė dhe
nė hapėsirėn ballkanike. Le tė rikujtojmė Lėvizjen e
Vendeve tė Painkuadruara qė udhėhiqej nga Tito-Naser-Nehru
dhe tė analizojmė ndikimin e tyre nė OKB ku mbi 50% tė
kėtyre vendeve participonin nė forumet politike e
diplomatike tė kėsaj organizate me ndikim botėror.
Ibrahim Rugova ishte njohės i mirė i raporteve tė
forcave, qoftė atyre qė mbanin pushtetin nė Federatėn
Jugosllave, por i njihte mirė edhe raportet e forcave
ndėrkombėtare, baraspesha e sė cilės kishte filluar tė
ndryshonte. Vetėm shkathtėsia e tij prej njė vizionari
do tė dijė qė interesat e veta dhe tė kombit qė
pėrfaqėsonte, ti lidhė me vendet qė kishin pushtuar
globin nė aspektin foljor dhe zhvillimor. Por pėr tė
vėnė nė lėvizje gjithė ato procese duheshin mjete, kurse
mjeti i tij i vetėm ishte durimi dhe rruga paqėsore, pėr
tė cilėn lutej dhe kėmbėngulte vazhdimisht.
Se kishte diēka hyjnore nė qenien e tij ska dyshim,
konferencat pėr shtyp i mbante ditėve tė premte nė ora
11. 00, pikėrisht nė kohėn kur bėhej njė lutje, njė
ritual te popullsia myslimane qė mė duket pėrcaktimi pėr
kėtė moment do ti ketė prirė qėllimit paqėsor, ngase
besimtarėt e mbėrthyer nė ritualin e lutjeve
tradicionale do tė harrojnė pėr tė menduar dhe bėrė keq
pėr Lėvizjen qė udhėhiqej nga ai. Me kėtė veprim ai do
ti ketė shėrbyer qėllimit tė tij paqėsor qė e udhėhiqte
nė rrethana specifike pėr rajonin dhe mbarė Evropėn.
I rritur nė zonėn e Ballkanit Perėndimor aty ku takohen
dy kultura dhe ku ndahen dy botėra tė mėdha, aty ku
ėshtė kufiri nė mes Oksidentit dhe Orientit, nė mes tė
tė cilave ka qenė njė rrip ortodoks i pa studiuar sa
duhet nga studiues dhe shkencėtarė tė kėtyre fushave.
Pastaj ai ka qenė i vetėdijshėm se krishterimi ėshtė njė
koncept mė i pėrparuar, mė i zhvilluar dhe qė do tė ketė
ndihmėn e tij nė njėrėn anė, dhe, nė anėn tjetėr, e ka
ditur ndikimin e tij nė drejtimin e botės edhe pėr disa
shekuj me radhė. Por kur flasim pėr orientin, tė mos
ngatėrrojmė Lindjen e Afėrt me popullsi kryesisht
myslimane, karshi vendeve tė zhvilluara siē janė
Japonia, Koreja, Tajvani, Hong Kongu apo Kina me
miliarda banorė qė kanė besimin e krishterė. Gjithsesi
pėr Ibrahim Rugovėn qė ėshtė rritur nė Kosovė me
popullatė shumicė myslimane, e cila me as mė tė voglin
rast nuk ėshtė identifikuar me fundamentalizėm islamik,
do ti ketė mundėsuar pėr ta zgjeruar filozofinė
paqėsore. Roli i fesė nė kėto hapėsira duhet tė
studiohet mė mirė dhe tė prezantohet ashtu si ishte
tolerante dhe bashkėvepruese nė tė gjitha sferat e
jetės, ashtu sikurse nuk duhet hezituar pėr tu
kritikuar tendencat nė rritje (sidomos pas luftės) qė
askush nuk mund tė garantojė pėr njė tė nesėrme
ngatėrrestare, ngase siē dihet janė cenuar kultet e
besimit tradicional, sidomos kjo dukuri vėrehet te
monumentet e kultit, tė cilat nė emėr tė restaurimit, iu
kanė ndėrruar pamjet e njė ndikimi tradicional mjaft
tolerant nė ndikimin tjetėr mė radikal dhe konfliktuoz.
Shikuar nė kėta parametra qė i analizuam, nuk mund tė
themi se Rugova iu ka hakmarrė Serbisė pėr pushkatimin e
tė jatit a tė gjyshit, por te ai ka ndikuar thellėsisht
Kulti i Sakrificės, i cili nė tė gjitha zhvillimet dhe
etapat kohore do tė dalė nė dukje si fenomen, si veēori
specifike qė do ta karakterizojė personalitetin e tij
intelektual, krijues dhe politik, por jo kulti i
hakmarrjes, pasi qė dihet ai asnjėherė qoftė edhe me njė
fjalė tė vetme, nuk iu ka hakmarrė dikujt. Kulti i
hakmarrjes nuk ka pasur vend te Rugova, kulti i faljes,
miqėsisė dhe tolerancės kurdoherė. Ai ka falur
vazhdimisht dhe nga gjithė ato falje ka pėrftuar nė
famėn e tij qė rrezatonte paqe e harmoni mes njerėzve,
mes kulturave dhe mes besimeve.
Ibrahim Rugova vazhdimisht e ka vlerėsuar drejt rolin e
Ipeshkvisė sė Kosovės, e cila pėr te ishte njė derė e
vogėl qė ia ka mundėsuar pėr tė hyrė nė Portėn e Madhe
tė Vatikanit, pikėrisht te Papa Gjon Pali i Dytė, tė
cilin e ka pasur mik dhe i cili ėshtė lutur vazhdimisht
pėr Kosovėn dhe pėrgjithėsisht pėr shqiptarėt, duke
ushtruar ndikimin e tij tė pakontestueshėm edhe te
diplomacia dhe ēarqet vendosėse tė politikės botėrore.
Sigurisht nė kėtė sfond kritikash hynin atakimet qė i
bėheshin pėr konvertimin e tij fetar, ku ėshtė sulmuar
nga mitomanėt, tė cilėt qėronin hesape politike para njė
pėrcaktimi shpirtėror, personal dhe individual tė
njeriut, mbase me tė gjitha konventat botėrore, besimi
fetar i individit konsiderohet si ēėshtje private e
pėrcaktim individual qė ėshtė e rezervuar me Kartėn e tė
Drejtave dhe Lirive tė Njeriut si ēėshtje personale e
individit. Nė kėtė rast, kur ėshtė atakuar pėrcaktimi i
tij fetar, drejtpėrdrejt ėshtė atakuar njė normė e
pėrcaktuar nga Organizata e Kombeve tė Bashkuara, ku do
tė cenohen tė drejtat personale tė individit dhe me kėtė
janė shkelur paragrafe qė garantojnė tė drejtėn dhe
lirinė e individit. Por te rasti i konvertimit fetar te
dr. Rugova ne shohim dy ēėshtje themelore. E para
kthimin nė identitetin e vjetėr fetar, qė mund tė kenė
ndikuar studimet e tij pėr Bogdanin dhe letėrsinė e
hershme ose ndjenja jo aq e largėt e krahinės sė
Rugovės, e cila ėshtė nga Krahinat mė tė vona qė ėshtė
konvertuar nė fenė myslimane dhe sė dyti del nė pah
Kulti i Sakrifikimit qė e kishte trashėguar nga e ėma
qysh nė vegjėli, e cila siē kemi theksuar edhe mė lart i
kishte privuar tė gjitha gėzimet e jetės sė saj pėr ta
rritur tė birin e saj, Ibrahimin. Kulti i Sakrificės si
sublimim i vetėmohimit tė skajshėm, sigurisht do tė
trajtohet mė mirė nga njohėsit e mitologjisė si njė
qasje mė e thellė qė e gjejmė te personaliteti i Ibrahim
Rugovės.
Ndikimi i faktorėve historikė te lėvizja paqėsore e
Ibrahim Rugovės
Ndėr faktorėt e parė historikė mund tė llogariten
luftrat dhe pėrpjekja e Gjergj Kastriotit pėr bashkimin
e tė gjitha forcave tė vendit gjatė viteve 1405-1468.
Dihet se Gj. Kastrioti u kthye nė Krujė mė 1443 dhe
ēliroi pjesėn mė tė madhe tė vendit. Mė 2 mars 1444
thirri nė Lezhė njė kuvend kombėtar, qė krijoi njė
Lidhje politike-ushtarake me ushtri tė pėrbashkėt. Nėn
udhėheqjen e Gjergj Kstriotit shqiptarėt pėr 25 vjet nuk
u thyen kurrė nga ushtria osmane. Ishte Gjergji qė
krijoi njė shtet tė pėrqendruar, bėri flamurin e tij dhe
elementet pėrcjellėse qė e identifikonin shtetin si
shtet. Pas vdekjes sė tij lufta vijoi deri me rėnien e
Krujės nė vitin (1478), Shkodrės (1479) dhe Ulqinit
(1511). Pas thyerjes sė kryengritjeve dhe rėnies sė
Shqipėrisė nėn sundimin osman, kemi fluksin mė tė madh
tė emigracionit shqiptar pėr nė Itali, sidomos
Arbėreshėt e sotėm. Pastaj nė dy dhjetėvjeēarėt e fundit
tė shek. XVII janė me rėndėsi tė pėrmenden kryengritjet
qė u bėnė nė Kosovė, tė prira nga kryepeshkopi i Shkupit
Pjetėr Bogdani (1630-1689). Kryengritjet shqiptare nė
viset e Kosovės mė 1688 u zhvilluan pėrpara se kėtu tė
vinin forcat austriake qė zbritėn drejt jugut. Sipas tė
dhėnave tė dokumentacionit tė kohės, nė fillim tė muajit
nėntor, kur forcat austriake hynė nė Prishtinė, u pritėn
nga 5000 kryengritės shqiptarė, kurse nė Prizren nga
6000 kryengritės tė tjerė qė udhėhiqeshin nga Pjetėr
Bogdani. Pas thyerjes sė kėtyre luftrave do tė fillonte
konvertimi i dhunėshėm dhe masiv i shqiptarėve, sidomos
kjo gjė ka ndodhur nė Kosovė dhe nė Rrafshin e
Dukagjinit.
Njė pėrpjekje tė organizimit tė shqiptarėve do ta
ndeshim gjatė shek. XVII-XVIII, kur nisi rėnia e
Perandorisė Osmane dhe shthurja e sistemit tė timareve.
Feudalėt shqiptarė, sa do qė u forcuan, siē ishte
Bushatllinjėt nė Pashallėkun e Shkodrės dhe Ali Pashė
Tepelena nė Pashėllakun e Janinės, nuk arritėn tė
krijojnė njė unitet politik-ekonomik tė vendit, qė ishte
ndėrprerė nė shek. XIV. Sa do qė u bėnė hapa pėr
pėrgatitjen e terrenit pėr bashkimin kombėtar, qarqe
turkofile do tė lajmėrojnė Portėn e Lartė, e cila do tė
arrinte ti shtypte me forcė, mė 1822 Ali Pashė
Tepelenėn dhe mė 1831 Bushatllinjėt nė Pashallėkun e
Shkodrės.
Kėto elemente i pėrmenda pėr tė nxjerrė nė pah anėn
tradicionale, mbi tė cilėn ėshtė ndėrtuar koncepti
paqėsor, ėshtė ndėrtuar strategjia politike dhe janė
nxjerrė mėsime qė tė mos pėrsėriten gabimet e kėtyre tri
pėrpjekjeve qė kanė ndodhur, sado qė vdekja e tij nė
prag tė njohjes formale tė Pavarėsisė mund ti
shqetėsojė tė gjithė njohėsit e kėtyre rrethanave. Por
njė eveniment i suksesit tė lėvizjes paqėsore tė I.
Rugovės do ta vėrejmė nė ditėt e zisė kur do tė pendohen
mjaft kundėrshtarė tė tij, tė cilėt tė rikujtonin Lek
Dukagjinin, i cili sa ishte gjallė Skėnderbeu, ka qenė
njė kundėrshtar i tij, por me tė marrė lajmin se ka
vdekur, do ti shkul flokėt e veta nga dhembja e
trishtimi. Ky element ndodhi nė Kosovė kur mitomanėt
shfajėsoheshin para Zotit dhe kombit pėr mėkatin qė
kishin bėrė, me shpifje e intriga kundėr Lėvizjes
Paqėsore dhe personalitetit tė dr. Rugovės.
Duhet ta ruajmė kultin e Rugovės
Po sikur tė mos ishte prifti shqiptar Shtjefėn Gjeēovi,
i cili i mblodhi dhe i kodifikoi nė ligj, pėrkatėsisht
nė Kanun, doket dhe zakonet e shqiptarėve dhe pėr ti
bėrė mė tė pranueshme, i emėrtoi sipas princit mesjetar
Lek Dukagjini, pasi besohej se kėto tradita e mbajtėn
gjallė popullin tonė qė nga mesjeta e deri nė ditėt e
sotme. Tash shtrohet pyetja: po sikur tė mos ishte Kisha
Katolike pėr tė gjallėruar ndėr ata shekuj tė sundimit
Otoman, dhe po tė mos ishte edukimi dhe shkollimi qė
bėhej pranė tempullit tė Zotit, a do ti kishim ato
zakone tė pėrmbledhura dhe tė kodifikuara nė librin
tashmė tė njohur dhe tė pėrkthyer edhe nė shumė gjuhė tė
botės. Nė kėtė sfond mund tė pėrmendim edhe kontributin
e don Lush Gjergjit pėr ti pėrmbledhur dhe botuar
librat me biografinė dhe pėr jetėn e Nėnė Terezės, pa tė
cilat emri i Nėnė Terezės dhe sidomos Lėvizja e saj
Paqėsore pėr ne shqiptarėt do tė kishte tjetėr kuptim,
pėrkatėsisht do tė njihej e pranohej shumė mė pak se sa
njihet dhe pranohet nė hapėsirėn shqiptare. Shembulli i
Gjeēovit (dhe sė fundit edhe i Lush Gjergjit), na
obligon qė tė bėjmė mė shumė nė mbledhjen dhe
kodifikimin e parimeve themelore tė kėsaj Lėvizje
Paqėsore pėr ta themeluar njė lloj Kanuni pėr Paqe e
Mirėsi, nga i cili do tė merrnin shembull edhe popujt e
rajonit, po sidomos popujt e shtypur dhe tė nėpėrkėmbur
nga perandorė e perandori shtypėse.
Pėrfundim
Mbėshtetja nė filozofinė e Ibrahim Rugovės nuk mund tė
kuptohet naivitet. Pėrkundrazi filozofia e tij paqėsore
ishte njė koncept i thellė filozofik, politik dhe
strategjik i ndėrtuar mbi tabanin e lėvizjeve nacionale
qė e kanė frymėzuar dhe motivuar vazhdimisht si njohje e
thellė e kėtij botėkuptimi pėr ti avancuar proceset e
tashme dhe tė mė pastajme. Dhe krejt nė fund mund tė
pėrkufizojmė se filozofia paqėsore e Rugovės ka marrė
udhėn e njė mitizimi. Ajo sigurisht do tė rritet e
zhvillohet, sepse tė gjithė profetėt fetarė dhe
udhėheqėsit e lėvizjeve tė mėdha botėrore i kanė korrur
rezultatet e famės vetėm pas vdekjes, ngase turma e
besimtarėve, nė fe dhe ideologji besojnė zakonisht pas
vdekjes. Andaj na mban shpresa se Lėvizja e tij Paqėsore
do tė rritet, zhvillohet dhe emancipohet vetėm tashti
pasi shpirti i tij ka shkuar nė qiell.
|