|
Nga
Fritz RADOVANI:
EDHE KY ISHTE NXANĖS I TRACKIT !...
Misjonari
i Madh polak i Breslaut nė Velipojė tė Shkodres Don
Alfons Tracki
D.M.Xhani
jo, vetėm lau me gjakun e Tij Atdheun e dytė Shqipninė,
por edhe formoi njė brezni heroike qė nuk do tė
pėrsėritėt kurrma! Nga duert e Tija kanė dalė: Don Mark
Xhani, Don Dedė Maēaj, Don Mark Bicaj, Don Dedė Malaj,
Don Ejėll Deda, Don Mark Hasi, Don Nikoll Gjini, Don
Anton Muzaj, Don Lazėr Sheldija, Don Ndue Soku, Don
Injac Gjoka, At Zef Pėllumbi, At Konrrad Gjolaj dhe Don
Prenkė Ndrevashaj (nė Amerikė), ndėsa tė gjithė tė
tjerėt ose janė pushkatue e mbytė nga Sigurimi ose, kanė
vdekė ndėr burgje apo pak vite mbasi kanė kalue vuejtjet
e kampėve shfarosėse tė genocidit komunist.
I pari Martir i kėtij grupi asht Don Mark
Xhani, i cili ka lé plot 100 vjet ma parė
nė vitin 1909 nė Dukagjin. Asht pikėrisht nga ajo
krahinė ku ruhej tradita, Feja dhe zakoni si nė pak
krahina tjera tė Shqipnisė. Marku i vogėl posa fillon me
marrė mend, bie nė sy tė njė famullitari tė asaj zonė
pėr squtsi dhe mėnjėherė ai e bashkon me grupin e
djelmve tė rinj qė kishte grumbullue pranė qelės sė
Velipojės Don Alfonsi, ku merr mėsimet fillestare. Tue u
rritė sa vjen e i pėrforcohet dėshira pėr meshtar,
kėshtu, Don Alfonsi e pėrcjellė nė Seminarin Papnuer tė
Shkodres dhe prej aty Marku, shkon nė Romė, pėr me
vazhdue ma lart studimet teologjike dhe filozofike me
shokėt e fėminisė sė Velipojės, Don Dedė Malaj, Don Dedė
Maēaj, Don Anton Muzaj, dhe At Konrrad Gjolaj, i cili
tregon se, pothuej tė gjithė ai brez u pushkatuen nga
komunistėt. Posa kėta xhakoj kanė krye studimet nė
Itali, mė tregonte At Konrradi nė vitėt 1995 96, janė
shugurue pjesa ma e madhe atje dhe janė sjellė nė
Shqipni me avione tė ushtrisė italiane sikur tishin rob
lufte, pa mujtė me marrė me vete as ndrresa pėrsonale.
Vėrtetė se lufta vazhdonte, por sjellja urgjente e
tyne ishte e kushtėzueme me njė pasiguri tė madhe tė
jetės sė tyne, sa pėr ta ishte edhe e pabesueshme mėnyra
sesi po zhvilloheshin kėta udhtime me aq shpejtėsi.
Asnjėni nuk ka mujtė me sjellė me vete as librat e
domosdoshme mbi tė cilat kishin studjue pėr katėr vjet
rresht, ndėrsa, disa punime qė kishin edhe vlera
historike, sėpse ndėr arkivat e atjeshme At Konrradi
mujt me mbledhė disa tė dhana me vlerė pėr me vazhdue ma
vonė atė punė nė Shqipni, as nuk bahej fjalė me e marrė
me vete...e, nė vitin 1991, kur At Konrradi ka shkue nė
Itali, familja italiane Scaparelli, edhe pse dy nga
pleqtė e asaj familje ishin gjallė dhe At Konrradi
arriti me u lidhė me telefon me ata, nuk u denjuen me ju
pėrgjigjė fare...por, mbyllėn receptorin tue thanė, se
nuk na kujtohet ky emen nė shtėpinė tonė!.... E kjo
ndodhi me tė gjithė, deri tek Imzot Prof. Jul Bonatti,
qė mbas katėr vitėsh qė e sollėn nė Shqipni, Sigurimi
komunist e ēoi nė ēmendinė e Durrėsit, ku Imzotin e
shkretė njė ditė e shkyen copa copa!...
Po Don Mark Xhani ēka pėsoi posa erdhi nė
atdhe? Djali i Dukagjinit posa vuni nė Tokėn Nanė kambėn
e Tij, me njė pėrkushtim tė posaēem e zell filloi me
punue pėr Fenė e Krishtit nė malėt e Mirditės, i
zgjedhun pėr me kenė pranė Abatit tė Mirditės, Imzot
Frano Gjinit, i cili shėrbente nė Abacinė e atjeshme.
Kur Imzot Gjini u detyrue me qendrue nė Shkoder mbas
muejt Maji 1945, kur qeveria e Tiranės nxori jashta
Shqipnisė Delegatin Apostolik Leone G.Nigris, nė vendin
e Tij u caktue Regjent Apostolik Imzot Frano Gjini, Don
Mark Xhani kryente shėrbimet nė Orosh tė Mirditės. Nė tė
njajtėn kohė Imzot Gjini kishte lidhje pune edhe me Don
Lec Sahatēinė, icili shėrbente nė Dioēezin e Tij. Imzot
Frano Gjini pėr mos me rrezikue jetėn e Don Markut, qė
konsiderohej edhe sekretar i Tij, pothuej tė gjitha
problemet sekrete tė vetat ia ka besue Don Lecit, i cili
ka vdekė i burgosun nė vitin 1986 pa
nxjerrė asnjė dokument sekret nga e gjithė korespondenca
e Imzot Gjinit me Vatikanin nė vitin 1945 46, gja qė
ka mbetė e vdekun dhe e humbun edhe sot.
Kryetari i Sigurimit tė shtetit i rrethit
Mirditės komunisti Bardhok Biba, sherbėtorė besnik i
asaj krahinė pėr me rritė kredinė tek Enver Hoxha, ka
krye shumė vepra qė e kanė ba tė paharrueshėm si
kriminel i vėllazėnve tė vet. Fatkeqėsisht edhe ky ka
harrue se tue kenė katolik nuk mund tė hynte nė zemren
gjysėm hanė tė anadollakut Hoxha, tė cilit po i
shėrbente ashtu si shumė tė tjerė me Tuk Jakovėn nė
krye. Bardhoku organizoi atje ashtu si nė Kishat tjera
ma vonė futjen e armėve dhe municioneve, pėr me akuzue
Klerin se punon pėr kryengritje tė armatosun kundėr
pushtetit. Menjėherė arreston Don Mark Xhanin tue ju
shpifė si organizator i kėtij akti, mbasi Don Marku
gjoja asht edhe i lidhun me tė arratisun, gja, qė, nuk
kishte anjė fakt me u vėrtetue nga krimineli Bardhok
Biba.
Ndonse, nė malet e Mirditės ishin Burrat e
pathyeshėm Mark e Llesh Gjomarkaj, tė cilėt janė shque
nė vėprimet e Tyne kundėr komunistave, si nga
mendjemprehtėsia por edhe pėr trimni tė pashoqe, duhet
vue nė dukje se Ata i propozuen Imzot Gjinit, qė po
desht edhe e nxjerrin nga Shqipnia pėr me shpėtue nga
komunistat, por pėrgjigja e Imzot Gjinit kje: ...Po,
kujt tia la besimtarėt e ShLleshtrit. Kjo punė nuk
bahėt kurr prej meje!e, kėshtu, e kishte mbyllė
kapitullin pėrgjithmonė, atėherė, pėr ēfarė ju donin
armėt Don Markut? kjo ishte vetėm njė manovėr e
sigurimit me perlye me tė gjitha mundėsitė klerikėt e
atyne krahinave. Njėkohėsisht nė proceset e mavonėshme
vėrejmė disa pėrpjekje me mujtė me detyrue mjaft tė
tjerė pėr me akuzue si Imzot Gjinin ashtu edhe Don Mark
Xhanin, se gjoja kanė shkue nė qelen e Oroshit dhe, atje
kanė vėrejtė se aty vinin tė arratisun, sillnin lajme
pėr Imzot Gjinin, por tė gjitha kanė mbetė
trillime dhe gėnjeshtra tė Bardhokut me shokė
mbasardhės, mbasi Don Mark Xhani, ka vdekė tue u
torturue dhe, sot nuk asht asnjė rresht i nėnshkruem nga
dora e Tij. Sikur, vetėm njėherė Don Mark Xhani tė
kishte thanė njė PO, ai do tė kishte tė ruejtuna nė
Arkivin e Ministrisė sė Mbrendshme aq faqe sa ka tė
ruejtuna shpifsit At Rrok Gurashi e Don Ndoc Sahatēija
me shokė.
Qendrimi Burrnor i Don Mark Xhanit e ēon nė
moshėn 36 vjeēare, nė duert e njė vagabondi qė jo vetėm
e torturon Priftin e Pafaj, por edhe e mbytė me duert e
veta dhe trupin e Bekuem tė Kėtij Martiri ia jep qejve
tė fshati ShPal, me e shkrrye dhe me coptue deri sa tė
ngopėn ata edhe ai vetė me mishin e Tij...
Rastėt e tilla nuk janė tė pakta...por kėto
vepra janė me pasoja tė mėdha historike!
Populli i Mirditės nuk asht Popull i shquem
pėr krime, ndėrsa disa vetė qė me turpin e tyne tė
pashoq i kanė shėrbye komunizmit, janė njė njollė e
madhe nė historinė e Asaj krahinė qė, ndėr shekuj i ka
dhanė historisė shumė pėrsonalitete tė njohtuna.
Fatkeqėsisht nuk kujtoj emnin e njė
studjuesi mirditas qė nė vitin 1995 ka mbajtė njė
kumtesė nė simpoziumin Shkodra nė shekuj, nė
Bibliotekėn e shtetit nė Shkoder. Nė kumtesėn e tij,
tha: Me rastin e vrasjes sė Bardhok Bibės, krimineli
Mehmet Shehu ka vra tė gjithė banorėt e njė fshati,
burra, gra, fėmijė dhe i ka djegė edhe shtėpijat,...kėshtu,
fshati asht zhdukė pėrgjithmonė!.. Kjo ishte njė ndėr
shumė masakra qė komunistėt kanė ba nė Mirditė...Pra,
kėto masakra i ka ba komunizmi por, jo Kleri Katolik, qė
atje i ka shėrbye njė qellimi shumė tė lartė, edukimit
shpirtnuer e moral, tue shkue me jetue me ata fshatarė,
ku mungonte edhe bishtuku posa kishin pėrfundue studimet
nė Romė apo nė Vjenė!
Krime tė tilla janė pak tė ndigjueme nė
shtetėt tjera komuniste tė Evropės Lindore.
Nė Nderim tė 100 vjetorit tė lindjes
sė Don Mark Xhanit, Popullit tė Mirditės,
I takon me vue njė Gurė me njė Kryq, Aty, ku
Trupi i Tij u tret nė Prrue...
Don Mark Xhani asht Ndera e Klerit Mirditės dhe Burrnia
e Dukagjinit, por do tė mbetėt ndėr Shekuj, Lavdija e
Kishės Katolike Shqiptare!
Melbourne, Maji 2009.
|