|
Revista
Urtia

Njėzet shekuj tė papatit nė Kishėn Katolike
Agim QERKINI
Kisha Katolike, e themeluar prej Krishtit, ka njė
histori tė gjatė, sa tė lavdishme aq edhe tė shenjtė, nė
tė cilėn gjetėn ngushėllimin, shpresėn e jetės dhe
shėlbimin, si individėt ashtu shoqėritė dhe popuj tė
shumtė. Sa herė qė flasim pėr Kishėn Katolike, gati
pashmangshėm na imponohet takimi me figurėn, autoritetin
suprem dhe tė shenjtė tė saj, Papėn, pasardhėsin e Shėn
Pjetrit, zėvendės i Krishtit nė tokė.
Gjatė historisė dymijėvjeēare, Kisha ka pėrjetuar sprova
tė shumta, ka tejkaluar me sukses sfida nga mė tė
ndryshmet. Pėrndryshe, jemi dėshmitarė se edhe
mbretėritė mė tė fuqishme tė kėsaj bote, njerėzit mė tė
njohur, kanė mbetur si njė e kaluar, por Kisha vazhdon
edhe sot lundrimin e vet nė kohė dhe hapėsirė,
paralelisht me rrjedhėn e kohės, duke iu gjetur pranė
njeriut si mikja mė besnike drejt paqes dhe lumturisė.
Nė anėn tjetėr, ajo do tė pėrjetojė edhe kohė tė
errėta, kur kemi parasysh elementin njerėzor, siē ndodh
me njeriun qė ka njė liri tė plotė pėr ta udhėheqė atė,
po dhe mundėsia pėr ta drejtuar atė shtrembėt, nė
kundėrshtim me qėllimin primar tė Themeluesit. Kur
njeriu lejon ta mbizotėrojnė e keqja, mėkati, errėsira,
atėherė ai smund tė jetė mė nė shėrbim tė sė mirės. Kjo
do tė ndodhė edhe me njerėz, tė cilėt nė rrethana dhe
periudha tė ndryshme historike, erdhėn nė krye tė
Kishės, gjithmonė si njė tundim i saj, pėr mė tepėr ta
luftojnė atė. Mirėpo, vazhdimisht ėshtė plotėsuar thėnja
e Jezu Krishtit se as dyert e ferrit nuk do tė
ngadhėnjejnė kundėr saj (Mt 16, 18).
Pra, mund tė thuhet, se sa herė flasim pėr Kishėn,
smund tė mos flasim pėr Papėn dhe anasjelltas. Le tė
shohim shkurtimisht themelimin e kėsaj Shėrbese
(institucioni) nga vetė Krishti, i cili vazhdon tė jetė
i pranishėm nė Kishėn e vet dhe me fuqinė e Shpirtit
Shenjt dhe tė sakramenteve, e drejton dhe e shenjtėron
pėr ta ēuar kah Limani i Pėrjetėsisė.
E Fjala e Zotit u bė njeri(Gjn 1, 14), shėnjon
fillimin e realizimit tė premtimit tė Hyjit, se do tė
vijė nė botė Adami i ri, Krishti, i cili do ta
shfajėsojė njerėzimin prej mėkateve tė tija. Kjo
njėmendėsi ngjau nė thjeshtėsinė mė tė madhe tė
mundshme, ashtu si e ka fillesėn e vet edhe Kisha.
Krishti zgjodhi dymbėdhjetė apostujt (khs. Mk 3, 13-19;
Mt 10, 1-42; LG 19), njerėz tė thjeshtė, por qė ishin tė
urtė nė dėgjimin e fjalės sė Zotit, me tė cilėt do ta
formojė Kishėn e vet. Pra, Kisha Katolike, tė cilės i
prin Papa, ėshtė institucion qė e themeloi vet Krishti,
Kreu i sė cilės do tė mbetet gjithmonė, dhe, me
themelimin e 7 sakramenteve prej tij, Ai ia besoi asaj
veprėn e Shėlbimit. Kjo do tė thotė se Krishti ėshtė me
ne: dje, sot, pėrgjithmonė. Thėnė simbolikisht, dita e
Rrėshajave (50 ditė pas festės sė Pashkėve) ėshtė
Ditėlindja e Kishės, sepse atė ditė Krishti dėrgoi mbi
apostuj Shpirtin Shenjt, kėshtu qė, tė pėrforcuar me
Shpirtin e Zotit, ata filluan predikimin e Lajmit tė
Gėzueshėm.
Primati i Papės
Nė krye tė Kishės, Krishti e zgjodhi Pjetrin, njėrin
prej apostujve, tė cilit do tia besojė primatin.
Kėshtu, edhe sot pasardhėsit tė Pjetrit apostull, Papės,
i takon nė Kishė primati.1 Teksti bazė i zgjedhjes sė
Pjetrit nė kėtė detyrė ėshtė: Edhe unė po tė them: Ti
je Pjetėr-Shkėmb dhe mbi kėtė shkėmb unė do ta ndėrtoj
Kishėn time dhe dyert e ferrit sdo tė ngadhėnjejnė
kundėr saj! Ty do ti jap ēelėsat e Mbretėrisė sė
qiellit: gjithēka tė lidhėsh mbi tokė, do tė jetė e
lidhur edhe nė qiell e gjithēka tė zgjidhėsh mbi tokė,
do tė jetė e zgjidhur edhe nė qiell (Mt 16, 18-19).
Kėta rreshta gjithmonė kanė qenė temė diskutimi nga
apologjetėt ortodoksė dhe protestantė, tė cilėt thonė se
shpjegimi i tyre ne favor tė autoritetit tė papės ėshtė
i tepruar.
Primati i Papės, qė sipas mėsimeve katolike i takon
ipeshkvit tė Romės, ka qenė temė diskutimi pėr shumė
shekuj me radhė. Mėsimi mbi primatin e papės ka lindur
duke u bazuar nė shkrimet e Besėlidhjes sė Re, ku flitet
pėr Pjetrin dhe rėndėsinė e Kishės sė Romės nė shekujt e
parė, ndėrsa kuptimin e vet tė plotė do ta marrė nė
Koncilin e I dhe tė II tė Vatikanit.
Ipeshkvi i Kishės sė Romės, nė tė cilin vazhdon detyra
qė Krishti ia besoi Pjetrit, tė parit prej apostujve,
dhe qė do tė bartet nė trashėgimtarėt e tij, ėshtė kreu
i Kolegjit Ipeshkvor, vikar apo zėvendės i Krishtit dhe
bariu i Kishės sė gjithėmbarshme kėtu nė tokė; prandaj,
nė fuqinė e detyrės sė vet ai e ka nė Kishė pushtetin
suprem, tė plotė, tė pandėrmjemė dhe universal tė cilin
lirshėm mund ta ushtroj gjithmonė.2
Dėshmitė pėr fillimin e rregullimit tė primatit apo
parėsisė sė Romės, i hasim gjatė pontifikatit tė papės
Shtjefnit tė I (254-257).3 Nė njė diskutim me
ipeshkvijtė afrikanė dhe tė parin e tyre, Ciprianin prej
Kartage, Shtjefni mbėshtetet nė autoritetin e selisė sė
Pjetrit dhe Palit.
Pra, pėr sa i pėrket primatit, mėsimet e Kishės bėjnė tė
ditur se autoriteti papnor, papa, pasardhės i Pjetrit
dhe udhėheqės i Kishės universale, definohet nė njė
periudhė tė mėvonshme tė krishterimit. Nė shekujt e
parė, papa, si ēdo ipeshkėv tjetėr, zgjedhej prej klerit
dhe popullit, ndėrsa i porsazgjedhuri duhej ta kishte
pėlqimin e ipeshkvijve tė provincės. Kjo praktikė do tė
vazhdojė deri te zgjedhja e Papės Gregorit III mė 731.
Mė vonė, edhe pse papėn e zgjedhin njėsoj kleri dhe
populli, megjithatė, nė kėtė drejtim do tė bėjė presion
tė madh autoriteti perandorak dhe aristokracia romake.
Me Bullėn In nomine Domini e shpallur prej papės
Nikollės II mė 1059,4 do tė vendoset qė zgjedhja e papės
ti rezervohet klerit (meshtarėt, ipeshkvijtė,
kardinalėt), ndėrsa prej vitit 1179 kjo e drejtė u
rezervohet vetėm kardinalėve, tė cilėt marrin vendim me
njė shumicė votash, mbasi kėrkohen dy tė tretat e
votimeve. Vlen kėtu tė pėrmendet edhe dokumenti i
fundit, pėr sa u pėrket rregullave pėr zgjedhjen e
papės, tė cilin e shpalli papa Gjon Pali II mė 1996,
Universi dominici gregis, ku nė mėnyrėn mė tė
detajizuar janė paraparė rregullat, tė cilave duhet tu
pėrmbahen pjesėmarrėsit nė votime dhe jo vetėm ata. Por,
le ti kthehemi kėsaj ēėshtjeje dhe rrjedhės sė saj
historike.
Shėn Pjetri e pėrfundoi jetėn e vet nė Romė si martir i
fesė, prandaj Kisha e Romės kishte njė vend tė veēuar nė
krahasim me Kishat tjera. Kisha e Romės ishte simbol i
unitetit fetar ndėr Kishat qė ishin pėrhapur nė Mesdhe,
por shėrbente edhe si peshojė kur duhej pėrmbyllė ndonjė
diskutim nė Kishat vendore. Kulmi i rolit tė udhėheqjes
nėpėr shekuj arrihet gjatė pontifikatit tė Luanit I-rė
(440-461), papės sė parė, i cili do ta thotė qartė se
ipeshkvi i Romės e ka trashėguar nė plotėsi pushtetin,
tė cilin Krishti ia dorėzoi Pjetrit.
Njė kontribut tė jashtėzakonshėm mbi kėtė argument ka
dhėnė Koncili I i Vatikanit. Nė tė do tė mbėshtetet
teoria se pushteti i papės ėshtė i pavarur prej ēdo
pushteti tjetėr, si civil poashtu kishtar, duke pohuar
se pėr nga pikėmbėrritja e vet ajo ėshtė universale. Pėr
fat tė keq, situata politike nė Itali mė 1870 nuk do tė
lejojė qė Koncili tė vazhdojė me trajtimin e planifikuar
mbi rolin e ipeshkvijve tjerė pėr sa i pėrket
predikimit, mėsimit dhe udhėheqjes sė Kishės. Kėtė
detyrė do ta marrė mbi vete Koncili II i Vatikanit, i
cili do tė pėrsėrisė mėsimin e Koncilit I mbi natyrėn e
parėsisė sė papės, duke e lidhur me ushtrimin e
pushtetit kolegjial tė gjithė ipeshkvijve nė Kishė. I
gjithė episkopati, duke pėrfshirė edhe ipeshkvin e
Romės, si Kolegj, trashėgon kolegjin apostolik nėn
udhėheqjen e papės si trashėgimtar i Pjetrit dhe si kreu
i kolegjit apostolik. Kolegji ipeshkvor nė Kishė e ka
pushtetin suprem, por ekskluzivisht sė bashku me papėn,5
i cili ėshtė bariu i Kishės sė pėrgjithshme. Ky mision
hyjnor tė cilin Krishti ua beson apostujve do tė zgjasė
deri nė tė sosur tė botės (Mt 28, 20).
Historia e Papatit
Sa ka histori Kisha, po aq ka histori edhe Papati si
institucion i pandashėm i saj. Shumė teologjė dhe
studiues tjerė botėrorė tė fushave tė ndryshme janė
marrė me kėtė argument, duke botuar vepra tė shumta qė
trajtojnė kėtė ēėshtje. Pėrmes kėtij shkrimi tė bazuar
nė argumente historike, nė pika tė shkurta dėshirojmė
kėtu tė paraqesim nė mėnyrė panoramike dhe krejt
objektive gjendjen me tė cilėn ėshtė ballafaquar papati
gjatė historisė. Pėrpos periudhave tė gjata e tė
lavdishme tė tij, papati do tė pėrjetojė edhe kriza tė
ndryshme, por gjithmonė do tė ngadhėnjejė e mira mbi tė
keqen. Nė kėtė frymė mund tė vėrehet por edhe tė
kuptohet kjo e vėrtetė historike, sepse Shpirti i Zotit
ėshtė veprues nė Kishė duke e pastruar, pėrtėrirė dhe
shenjtėruar atė.
Historia e papatit nė kuptimin e vet mė tė definuar
llogaritet ta ketė fillesėn e vet rreth vitit 160. Por
duhet theksuar se, pėr arsye tė mungesės sė burimeve nuk
ėshtė e mundur qė tė caktohet periudha e saktė e
pontifikatit e disa papėve, sidomos kur bėhet fjalė pėr
tre shekujt e parė. Sidomos kur bėhet fjalė pėr papėt e
shek. II mė tepėr se emrat e tyre nuk dihet tjetėr mbi
ta. Megjithatė, pak shėnime mbi kėtė periudhė flasin mbi
definimin dhe rregullimin e qėshtjeve tė ndryshme
kishtare, tė cilat diskutohen nė kėtė kohė. Kėshtu, ndėr
tjera, na flet rasti kur papės Anicetit7 (rreth vitit
155- rreth 166) i vjen nė vizitė ipeshkvi i Greqisė
Polikarpi, me qėllim qė tė diskutojė ēėshtjet qė kishin
tė bėnin me caktimin e datės sė Pashkėve. Mbi kėtė
qėshtje do tė diskutohet edhe gjatė pontifikatit tė
papės Viktorit II8, i cili (189-198) u kėrcėnohet me
ekskomunikim ipeshkvijve, tė cilėt nė llogaritjen e
datės sė Pashkėve nuk pėrshtaten me Romėn.
E gjithė situata do tė ndryshojė me ardhjen nė pushtet
tė mbretit Konstantinit I (306-337), i cili tė
krishterėve u dha lirinė fetare dhe i cili edhe vetė u
kthye nė krishterim rreth vitit 319. Nga pėrvoja e
hidhur qė kishte pasur Kisha nė shekujt e parė, ku
pėrfshihen persekutimet e tė krishterėve nga ana e
perandorėve tė ndryshėm si: Neroni, Trajani, Decije,
Diokleciani, Galerije etj., tashmė papėt kishin tė bėnin
me mbretėrit, tė cilėt ndėrhynin edhe nė gjėrat
kishtare, por shpesh mė tepėr pėr tė ndihmuar se sa pėr
tė persekutuar. Kah fundi i shek. II, teologu i njohur
Irineu i Lionit, do tė aplikojė njė metodė teologjike qė
do tė zgjasė deri nė periudhėn e iluminizmit. Fjala
ishte pėr Shkrimin Shenjt dhe pėr traditėn. Nė bazė tė
kėsaj metode, mėsimi i vėrtetė i krishterė ndodhet nė
Shkrimin Shenjt dhe nė mėsimet e atyre ipeshkvijve,
rrėnjėt e tė cilėve arrijnė deri nė kohėt apostolike.
Dhe si shembull tė njė ipeshkvie tė tillė, Irineu
pėrmend Romėn dhe paraqet njė listė me emrat e
ipeshkvijve tė Romės prej Pjetrit e deri te Eleuterie9
(rreth 174-189). Kjo listė me emrat e papėve do tė jetė
dokument shumė i vlefshėm, sepse vetėm nė tė hasim emrat
e disa prej papėve mė tė hershėm. Autoriteti i njė selie
ipeshkvore rritej dukshėm, nėse gjendeshin dėshmi se atė
e kanė themeluar apostujt. Pėr vetė faktin se selinė e
Romės e kanė themeluar dy apostujt Pjetri e Pali, ajo
bėhet selia kryesore apostolike perėndimore. Meqė kėtė
mendim e pranojnė shumica e ipeshkvijve latinė tė
perėndimit, pėrveē ipeshkėvijėve afrikanė, atėherė kjo
do tė ndikojė qė edhe papėt tė kenė njė rol tė
rėndėsishėm nė ngjarjet e kohės, edhe pse nuk
implikoheshin nė to nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė. Papėt
mbronin qėndrimin se dekretet e koncileve ekumenike
duhet ta kenė edhe miratimin e tyre, e, nė anėn tjetėr,
ipeshkvijtė grekė qė merrnin pjesė nė koncile, e
kundėrshtonin njė gjė tė tillė. Pėr dallim prej tyre,
ipeshkvijtė perėndimorė e pranonin se ėshtė e nevojshme
qė papa tė miratojė dekretet konciliare. Nė kėtė mėnyrė,
autoriteti i Papės gjithnjė rritej. Pėr sa u pėrket
diskutimeve teologjike, tė dy palėt dėshironin ta kenė
pėrkrahjen e Romės, sepse kjo iu garantonte pėrkrahjen e
Perėndimit.
Papa Damasi I10 (366-384) edhe mė tepėr do ta rrisė
autoritetin papnor, duke e bėrė edhe fizikisht Romėn si
qytet tė krishterė. Me kėtė ai do tė theksojė se dy
apostujt, Pjetri e Pali, janė themeluesit e qytetit tė
ri tė Romės, duke i zėvendėsuar me Romulin e Remin. Nė
shek. e IV nė Romė zbehet personazhi i Palit, ndėrsa mė
tepėr theksohet Pjetri. Inocenti I11 (401-417)
ipeshkvijėve u shkruan nė emėr tė Pjetrit dhe natyrisht
kjo shkaktonte paknaqėsi dhe kundėrshtim nė Lindje. Mė
tutje papėt nė shek. e IV dhe tė V kėrkojnė prej
ipeshkvijėve qė nė raste tė diskutimeve qė do tė mund tė
jenė objekt grindjesh, ti drejtohen Romės pėr
vėrtetėsi.
Papa Luani i I i Madh12 (440-461) do tė ketė njė rol
shumė aktiv dhe tė arsyeshėm gjatė pontifikatit tė tij,
si nė aspektin politik, ashtu edhe atė kishtar. Ai
personalisht do tė ndikojė te udhėheqėsi ushtarak hun,
Atila, duke e shpėtuar qytetin e Romės nga shkatėrrimi,
por edhe mėsimet e tija kristologjike do tė pranohen nė
Koncilin e Kalcedonit mė 451. Ky do jetė njė
paralajmėrim i ngadhėnjimit tė papatit nė ēėshtjet
teologjike. Nė shek. e V atėherė kur Perandoria Romake
bie nė duar tė barbarėve, papėt gjenden para njė detyre
tė vėshtirė, sepse duhej kthyer e ungjillėzuar shumė
popuj barbarė, mirėpo nė kėtė detyrė hasė nė pengesa pėr
shkak se Bizanti e konsideron Romėn si qytet qė i ishtė
nėnshtruar Konstantinopojės. Do tė pasojė njė periudhė e
vėshtirė pėr papėt, deri nė kohėn e papės Gregorit I13
tė Madh (590-604).
Pėr njė shekull e gjysmė me radhė, papėt do tė jenė tė
detyruar tė mbajnė njė baraspeshė nė mes nevojave tė
Perėndimit dhe kėrkesave tė Lindjes.
Me daljen nė skenė tė islamit do tė ndryshojė gjendja nė
Lindje, sepse Bizanti i humb provincat si psh. Egjiptin,
Palestinėn e Sirinė, ndėrsa qytetet e lashtė dhe tė
mėdhenj tė krishterė si Aleksandria, Antiokia dhe
Jeruzalemi bien nė duar tė myslimanėve. Nė shek. e VIII
krijohen edhe shtetet papale, pasi Plini i Vogėl dhe mė
vonė udhėheqės tjerė frank, u falnin tokė aleatit tė vet
papės. Kjo dhuratė mė vonė do tė bėhet barrė, pasi papėt
tashmė bėheshin edhe udhėheqės civilė dhe kėshtu duhej
zgjidhur edhe problemet qė pėrkojnė me njė detyrė tė
tillė. Papati nė shek. e IX dhe X dobėsohet dukshėm,
duke u bėrė pronė ekskluzive e familjeve aristokrate,
kėshtu qė nė selinė papnore do tė vendosen njerėz jo tė
denjė. Nė shek. e XI njė grup reformatorėsh autoritetin
e papės do ta shndėrrojnė nė armė shpirtėrore dhe nė
mbarė Kishėn fillojnė reformat e mėdha.
Gjatė pontifikatit tė Luanit IX14 (1049-1054) do tė
shkaktohen mosmarrėveshjet e mėdha me Bizantin
posaēėrisht nė lidhje me praktikėn dhe primatin e Kishės
latine. Patriarku Mihail Cerulari ishte kundėrshtar i
madh i Kishės Latine. Kėshtu, meqenėse asnjėra anė nuk
do tė lėshojė pe nė lidhje me kėto ēėshtje, dhe pas
ekskomunikimit tė dyanshėm, edhe zyrtarisht do ta
inaugurojnė ndarjen e madhe mė 1054. Ky ekskomunikim u
hoq mė 1965.
Papa Nikolla i II15 (1058-1061) do tė angazhohet qė ta
kufizojė ndikimin laik tė aristokratėve mbi papėn dhe
pėrmes njė dekreti do tė caktojė qė papėn mund ta
zgjedhin ipeshkvijtė qė janė kardinalė. Poashtu, pėr sa
u pėrket reformave tė vėrteta nė kėtė drejtim, njė
kontribut tė madh do tė japė papa Gregori VII16
(1073-1085).
Nė shek. XII dhe XIII papėt do ti kushtojnė rėndėsi
administratės sė vet dhe do tė nxisin ekspertė tė sė
drejtės kanonike, me qėllim qė ti mbrojnė interesat e
Kishės kundrejt aristokratėve. Ndėr papėt e shekullit tė
mesėm veēohet Inocenti III17 (1198-1216), i cili edhe
ndaj mbretėrve sillej sikur ndaj tė nėnshtruarve, ndėr
tė tjera e ekskomunikon mbretin e Anglisė, Gjonin.
Periudha e pontifikatit tė tij do tė jetė shembull pėr
pasardhėsit e tij. Mė vonė papėt do tu kushtojnė shumė
rėndėsi institucioneve arsimore, universiteteve si dhe
do tė pėrkrahin dy rendet e reja rregulltare atė tė
dominikanėve dhe franēeskanėve.
Nė kėtė kohė krijohen kushte mė tė volitshme pėr tė
udhėhequr Kishėn dhe kjo bėhet me njė rregull dhe me njė
pėrgjegjėsi mė tė madhe. Pastaj do tė mbahen radhazi
disa koncile ekumenike (katėr koncilet e Lateranit dhe
dy tė Lionit). Papėt do tu japin mbėshtetje edhe
luftėrave pėr tė liruar tokėn shenjte (Kryqėzatat),
edhepse, pėr shkak tė ndikimit tė mbretėrve evropian,
zėri i papės kundrejt kėtyre luftėrave nuk dėgjohej
shumė.
Bonifaci i VIII18 (1294-1303) ishte dėshmitar dhe nė
masė tė madhe nismėtar i ndryshimeve tė raporteve nė mes
laikėve dhe papėve. Mbreti i Francės Filipi i IV
(1285-1314) e shfrytėzon ēdo rast qė ti kundėrvihet
Bonifacit, edhe mė tepėr do tė tentoj qė ta kidnapoj
atė. Nė kėto situata dhe rrethana, nė tė cilat u gjet
politika papnore, pak kush do tė mund ta ndihmonte atė,
pėr mė tepėr, edhe udhėheqės tjerė evropianė kishin tė
njėjtin qėllim, tė lirohen nga pushteti i papės.
Prej vitit 1305 deri mė 1377 papėt do tė qėndrojnė nė
Avinjon, qytet papnor qė gjendej nė Francė. Monarkia
franceze do ti ketė nėn kontroll papėt e Avinjonit, dhe
kėshtu, ky qytet, Babiloni i perėndimit, siē e quan
poeti Petrarka, do ta dėmtojė rėndė autoritetin e papės.
Nė diskutimet qė pasojnė pas vdekjes sė Papės Gregorit
XI19 mė 1378 nė Romė, ndodh qė tė zgjidhen dy papė,
njėri nė Avinjon e tjetri nė Romė. Gjatė kėsaj kohe
papati gjendet nė krizė tė thellė, sepse udhėheqėsit e
shteteve evropiane, disa e pėrkrahin njėrin e disa
tjetrin papė dhe kjo spikatet edhe mė tepėr, kur nė
Koncilin e Pizės mė 1409, i thirrur me qėllim qė ta
ndėrpresė kėtė ndarje, zgjidhet nė tė njėjtėn kohė edhe
papa i tretė.
Kjo ndarje e madhe e perėndimit i krijon krizėn mė tė
thellė papatit nė administrim apo ushtrim tė detyrės.
Papėt pohonin se e kanė pushtetin suprem nė Kishė,
ndėrsa ballafaqohen me probleme qė nuk mund ti
zgjidhnin. Njerėzit pyetėn nėse papėt nuk mund ta
ushtrojnė detyrėn de facto, a duhet ta kenė atė de jure?
Pėrgjigja ishte jo. Kjo e solli konciliarizmin.
Konciliarizmi ėshtė teoria, sipas tė cilės pushtetin
suprem nė Kishė e ka koncili ekumenik. Kjo teori ėshtė
rezultat i koncilit tė Konstancės (1414-1418). Merita
kryesore e kėtij koncili ėshtė zgjidhja e problemit,
pasiqė nė tė njėjtėn kohė kemi tre vetė nė detyrėn e
papės. Kėshtu, Gregori XII20 heq dorė nga papati mė 4
korrik 1415, ndėrsa Gjoni XXIII dhe Benedikti XIII
rrėzohen nga pushteti (29 maj 1415 dhe 26 qershor 1417).
Nė vend tė tyre mė 11 nėntor 1417 zgjidhet papė Martini
V21 (1414-1431). Natyrisht qė papėt e kanė kundėrshtuar
konciliarizmin dhe me mjeshtri kanė luftuar kundėr tij.
Bizanti, duke parė se vetėm perėndimi mund ti shpėtojė
prej turqve, e lut papėn Eugjenin e IV22 (1431-1447) qė
ti bashkojė Kishat. Edhe pse kishte filluar punimet
koncili nė Bazel, ai mė 1438 e thėrret koncilin nė
Ferrarė. Koncilet nė Ferrarė dhe Firencė do ta shėnojnė
fitoren e papės dhe fundin e konciliarizmit.
Nė periudhėn e renesancės prapė papati do tė ketė njė
rėnie, sepse as Eugjeni e as pasardhėsit e tij nuk do tė
interesohen pėr njė reformė tė mirėfilltė tė Kishės, dhe
si pasojė, zhvillohet reforma e kryesuar nga Martin
Lutheri, Ulrich Zwingli, Jean Calvini e protestantė tė
tjerė, tė cilėt nė mėsimet e veta thonė se Shkrimi
Shenjt ėshtė autoriteti i vetėm pėr tė krishterėt.
Reformatorėt i akuzonin papėt se e kanė ngritur tepėr
lart strukturėn kishtare, e cila, duke pohuar se ajo nuk
gjen ndonjė arsyetim nė Shkrimin Shenjt, mirėpo papėt
janė pėrgjigjur duke e nėnvizuar edhe mė tutje
autoritetin e vet. Me Palin e III23 (1534-1549)
themelohet inkuizicioni dhe do tė thirret koncili i
Trentos (1545-1563), i cili vazhdimisht do tė jetė nėn
mbikėqyrjen e papės. Kėshtu, papėt do tė fillojnė njė
kundėr-reformė dhe ia arrijnė tė kryejnė reforma shumė
tė dobishme e tė nevojshme brenda Kishės Katolike,
mirėpo protestantėt nuk kthehen mė nė grigjėn e Romės.
Nė njė periudhė tė vėshtirė pėr Kishėn, kur kjo mbrohej
prej jansenizmit, nė selinė e Pjetrit vjen Franēesk
Alban i- Papa Klementi XI24 (1700-1721). Emėrohet
kardinal mė 1690, ndėrsa dhjetė vjet mė vonė zgjidhet
papė.
Nė epokėn e iluminizmit por edhe me revolucionin
francez, Kisha do tė vazhdojė tė ballafaqohet me
kundėrshtarė tė fuqishėm. Ndaj kėsaj shtypjeje tė madhe,
papėt do tė reagojnė ashpėr, duke u bashkuar shpesh me
lėvizjet konzervative dhe reaksionare evropiane. Edhe
vetė Napoleoni premton se do tė angazhohet qė tia
kthejė autoritetin papatit, mirėpo edhe atėherė, kur nga
dora e Piut VII25 (1800-1823) e merr kurorėn mbretėrore,
gjėrat nuk ndryshojnė aspak nė favor tė papės.
Nė shekujt pas koncilit tė Trentit, Kisha do tė
angazhohet nė pėrhapjen e Ungjillit nėpėr vise tė
ndryshme si nė Perėndim ashtu nė Azi, pastaj arrin ti
ndalė herezitė e ndryshme, por edhe ta ruajė lirinė e
vet dhe autoritetin e vet.
Pjesėn e dytė tė shek. XIX dhe poashtu pjesėn e dytė tė
shek. XX, e shėnojnė nė historinė e Kishės Katolike dy
Koncile tė rėndėsishme. Koncili I i Vatikanit
(1869-1870) dhe Koncili i II i Vatikanit (1962-1965).
Koncilin e parė, pas konsultimeve me disa kardinalė mė
1868, e thirr Papa Piu IX26 (1846-1878) me bullėn
Aeterni Patris. Fillimi i punimeve paralajmėrohet pėr
dhjetorin e vitit qė vinte mbas. Ky Koncil do tu
kundėrvihet mėsimeve tė gabuara tė fesė, ndėrsa papėt e
kėsaj periudhe, deri nė Koncilin e II tė Vatikanit,
janė: Luani i XIII27 (1878-1903); Piu i X28 (1903-1914);
Benedikti i XV29 (1914-1922); Piu i XI30 (1922-1939);
Piu i XII31 (1939-1958) dhe Gjoni XXIII32 (1958-1963).
Ndėrkaq historinė mė tė re tė Kishės Katolike do ta
shėnojė Koncili i II i Vatikanit me papėt Palin e VI33
(1963-1978) dhe Gjon Palin e II34 (1978-2005). Edhe pse
Koncili II i Vatikanit nuk ka definuar asnjė dogmė
fetare, dokumentet e tij kanė karakter dogmatik.
Kuptohet, kjo vlen pėr dokumentet Lumen gentium dhe
Dei verbum. Ky Koncil mė tepėr ka karakter pastoral,
gjatė sė cilit do tė miratohen 16 dokumente: 4
kushtetuta, 9 dekrete dhe 3 deklarata.
Gjatė shekujve XIX dhe XX vie nė dukje se autoriteti i
Papės gjithnjė e mė tepėr do ta gjej vendin e vet duke u
vėnė nė shėrbim tė mirės sė pėrgjithshme nė botė e jo
vetėm tė Kishės Katolike qė u ėshtė besuar.
Pas vdekjes sė Papės Gjon Palit II (2 prill 2005), i
cili la gjurmė tė pashlyera nė botėn moderne, nė vend tė
tij mė 19 prill 2005 zgjidhet kardinali gjerman,
Eminenca e tij Joseph Ratzinger, i cili merr emrin
Benedikti XVI. Me plotė tė drejtė mund tė thuhet se
zgjedhja e kardinalit Joseph Ratzinger nė kėtė mision tė
shenjtė ėshtė njė nxitje e re qė i bėhet nė rend tė parė
Evropės, sepse ajo duhet tu kthehet rrėnjėve tė veta tė
krishtera. Ėshtė Evropa ajo qė i ėshtė dhėnė mė tepėr,
prandaj mė tepėr kėrkohet prej saj. Pėr kėtė pėrgjegjėsi
ajo duhet pėr tu vetėdijesuar mė shumė, prandaj ja
njeriu i duhur nė kohėn e duhur.
E lusim Zotin, me ndėrmjetėsinė e Shėn Pjetrit, ta
shndėritė dhe ndihmoj Papėn e ri, Benediktin e XVI, qė
me pėrkushtim ta kryejė misionin qė ia ka besuar.
* * *
Ky numėr i revistės Urtia ishte paraparė tu kushtohet
pikėrisht kėtyre dy personaliteteve tė Kishės Katolike,
nė njėvjetorin e vdekjes sė Papės Gjon Pali II,
pėrkatėsisht Papės sė ri Benediktit XVI.
Mirėpo, jemi dėshmitarė se popullin shqiptar, sidomos
atė tė Kosovės, papritmas e tronditėn edhe dy raste
tjera tė vdekjes: ajo e Imzot Mark Sopit mė 11 janar
2006, i cili pėr 10 vjet udhėhoqi Ipeshkvinė e Kosovės,
si dhe e Presidentit tė Kosovės Dr. Ibrahim Rugova, mė
21 janar 2006, i cili e shėnoi historinė mė tė re tė
Kosovės nė rrugėn drejt Pavarėsisė sė saj.
Si argument tjetėr i kėtij numri tė revistės sonė, ėshtė
pėrkujtimi i 10-vjetorit tė kalimit nė amshim i Imzot
Nikė Prelės (1996-2006).
Janė kėto personalitete qė na kanė folur me shembullin e
jetės sė tyre, por qė vazhdojnė tė na flasin edhe tani
qė tė qėndrojmė nė Udhėn e Jetės. Pushofshin nė paqe!
Amen
|