|
Revista
Urtia

Identiteti i Europės - themelet e saja shpirtėrore, dje,
sot dhe nesėr
Joseph Ratzinger BENEDIKTI XVI
Pėrmbledhje
Pėr tė treguar identitetin e Evropės, autori nė studimin
e tij shpalos tė kaluarėn e saj, themelet shpirtėrore
mbi tė cilėn ėshtė krijuar kontinenti i sotėm. Historia
e Evropės ka filluar nė pjesėn e Mesdheut tė sotėm, pėr
tu zgjeruar kah perėndimi, nė shtetet skandinave dhe nė
veri-lindje. Identitetin e Evropės, pa dyshim
konstaton artikullshkruesi e gjejmė nė qytetėrimin e
krishterė, sepse vetė Evropa nuk mund tė paramendohet pa
traditėn e krishterė. Sot Evropa ėshtė nė njė proces tė
bashkimit tė saj, dėshirė e kahershme e shumė
evropianėve, porse iu desht njė tragjedi shkatėrrimtare
(Lufta e II Botėrore) pėr tė kuptuar se vetėm e bashkuar
ajo mund tė jetė vend/kontinent i paqes sė pėrhershme.
Edhe procesi i Bashkimit tė Evropės, nė themelet e saja,
i ka etėrit e vet tė krishterė, Adenauer, Schuman, De
Gaspari, tė cilėt e krijuan mundėsinė e fillimin e
bashkimit tė tė gjithė popujve tė Evropės, nėpėrmes
principeve tė nxjerra nga doktrina sociale e Kishės
Katolike; principi i tė mirės sė pėrbashkėt,
solidariteti dhe subsidiariteti. Autori e pėrmbyll
artikullin me konstatimin se sot Evropa ka pak shenja tė
njė qytetėrimi tė krishterė, pėrkatėsisht ėshtė zbehur
apo edhe ėshtė larguar nga principet e krishtera qė
ishin baza e krijimit tė shpirtit tė saj. Evropa nuk do
tė ketė tė ardhme nėse ajo nuk iu kthehet rrėnjėve tė
saja, nėse nė legjistraturėn e saj e dėbon Zotin dhe
krishterimin shpirtin e saj. Prandaj, bėhet thirrje
urgjente qė tė shpėtohet shpirti i Evropės, sepse e
kundėrta i kanoset perėndimi i pashmangshėm dhe fundosja
nė humnerėn e njė paganizmi tė ri.
Ēėshtė Evropa? Kėtė pyetje e kishte bėrė disa herė edhe
Kardinali Józef Glemp nė mesin e njė grupi gjuhėtarėsh
tė Sinodit ipeshkvor pėr Evropėn: ku fillon dhe ku
mbaron Evropa? Pse, pėr shembull, Sibiri nuk ėshtė pjesė
e Evropės, ndonėse edhe atje jetojnė evropianėt, tė
cilėt kanė krejtėsisht metodė tė njėjtė tė tė gjykuarit
dhe tė tė jetuarit? Ku mbarojnė kufijtė e Evropės nė
jugun e popujve tė Rusisė? Ku kalon kufiri i saj
pėrgjatė Atlantikut? Cilat ujėdhesa janė e cilat nuk
janė Evropė dhe pse nuk janė? Nė kėto takime diskutimesh
na bėhet krejtėsisht e qartė, se Evropa ėshtė koncept
gjeografik vetėm nė kuptimin anėsor; Evropa ėshtė
kontinent qė smund tė kufizohet saktėsisht me koncepte
gjeografike. Pėrkundrazi, Evropa ėshtė koncept kulturor
dhe historik.
1. Krijimi i Evropės
Krijimi i Evropės shpaloset shumė mirė, nėse kthehemi nė
burimet e saja. Kur bisedohet pėr themelet e Evropės,
zakonisht Herodoti (rreth 484 425 para Krishtit),
merret si i pari qė e pranoi Evropėn si koncept
gjeografik, duke i dhėnė kėtė definicion: Persianėt e
konsiderojnė Azinė dhe popujt barbarė qė jetojnė atje si
popuj tė veēantė, derisa Evropėn dhe Botėn greke e
konsiderojnė territor tė posaēėm.1 Kėtu nuk jepen
kufijtė e Evropės, por ėshtė e qartė se vendet qė e
pėrbėjnė celulėn e Evropės sė sotme, shtriheshin
krejtėsisht jashtė fushėpamjes sė historianit antik.
Vėrtet, me krijimin e shteteve tė vogla greke dhe
Perandorisė Romake u formua kontinenti, qė mė vonė u bė
themel i Evropės sė ardhshme, porse me kufij krejtėsisht
tjerė: atėherė ishin vendet rreth Mesdheut, qė, falė
ndėrlidhjeve tė tyre kulturore, rrugore dhe tregtare, si
dhe sistemit tė pėrbashkėt politik, bashkė njėra me
tjetrėn, e krijuan njė kontinent tė vėrtetė. Dhe vetėm
depėrtimi i islamit nė shek. 7 dhe nė shek. 8 e ngrehi
vijėn kufitare nė Mesdhe, duke e ndarė, thėnė
figurativisht, atė qė deri atėherė ishte njė kontinent
me tri kontinente: Azinė, Afrikėn dhe Evropėn.
Bota antike nė Lindje u transformua mė ngadalshėm se sa
nė Perėndim. Perandoria Romake kishte qendrėn nė
Konstantinopol edhe pse shkonte gjithnjė e mė tepėr
kah fundosja deri nė shek. 15.2 Derisa pjesa jugore e
vendeve tė Mesdheut, gjatė viteve tė 700-ta, krejtėsisht
humbi atė qė konsiderohej qendėr kulturore e kontinetit,
e nė tė njėjtėn kohė, Evropa shtrihej gjithė e mė tepėr
nė perėndim. Limes (kufijtė) qė kosideroheshin
kontinentalė, shuhen dhe hapen hapėsira tė reja
historike, qė tani pėrfshinin Galinė, Germaninė dhe
Britaninė, si vende qeliza tė vėrteta tė kontinentit,
dhe tutje shtrihej nė drejtim tė Skandinavisė. Gjatė
kėtij procesi ndryshimesh e tansformimesh tė kujfijve,
teologjia e historisė garantonte njė kontinent ideal me
kontinentin e mėparshėm mesdhetar, konstruktimi i tė
cilit do tė vendosej me koncepte tė ndryshme
gjeografike. Duke nxjerrė asociacione nga libri i
Danielit profet e tė pajisura me besimin e krishterė,
Perandoria Romake e reformuar e mbante veten si mbretėri
tė fundit dhe tė pėrjetshme nė historinė e pėrgjithshme
botėrore. Sė kėndejmi, bashkėsia e posakrijuar prej
shteteve dhe popujve, quhej Sacrum Imperium Romanum i
pėrhershėm.
Procesi i krijimit tė identitetit tė ri historik dhe
kulturor pėrfundoi, me plot vetėdije, gjatė kohės sė
sundimit tė Karlit tė Madh (rreth 747-814). Emri i
lashtė i Evropės kėtu do tė rishfaqet me kuptim tė ri.
Ky emėr tani nėnkuptonte mbretėrinė e Karlit tė Madh
dhe, nė bazė tė kėsaj, bashkėsia e re e shteteve,
manifestonte kontinuitetin dhe risinė, e, njėkohėsisht,
paraqitej si forcė e vėrtetė e ardhmėrisė, sepse
shikohej si kontinuitet historik i botės sė
deriatėhershme, e cila pėrfundimisht ishte bregėzuar nė
atė qė pėrgjithmonė do tė qėndrojė.3 Kjo vetėkuptimėsi
qė krijohej, shfaqte edhe vetėdijen e kalueshmėrisė (kontingjencės),
edhe vetėdijen e njė misioni tė vetėm. Vėrtet, koncepti
i Evropės shumė shpejt do tė shuhej nė mbarimin e
mbretėrisė karolinge, pėr tė mbetur gjallė vetėm nė
diskutimet e njerzėve tė shkolluar; nė bisedat e
popullit tė thjeshtė ajo do tė lajmėrohej vetėm nė
fillimin e kohės moderne gjithsesi e ndėrlidhur me
kėrcėnimin Turk, si njė formė vetidentifikimi e qė
pėrgjithėsisht do tė rishfaqej, imponohej nė shek. 18.
Varėsisht nga historiku i konceptit, krijimi i
Mbretėrisė sė Frankėve, si mbretėri e pashuar
ndonjėherė, dhe tani Perandoria Romake e reformuar
nėnkupton hapin vendimtar kah fenomeni qė ne sot e
mendojmė kur flasim pėr Evropėn.4
Kursesi sduhet ta harrojmė rrėnjėn tjetėr tė Evropės,
rrėnjėn jo perėndimore. Perandoria Romake ka ekzistuar,
siē u pėrmend mė lart, nė Bizant, pėrkundėr dėbimeve tė
popujve dhe invazionit tė Islamit. Bizanti konsiderohej
Romė e vėrtetė; Perandoria nė Bizant kurrė nuk u zhduk,
sė kėndejmi kishte arsye pėr ta fituar tė drejtėn pėr tė
marrė pjesė nė pjesėn perėndimore tė Perandorisė. Kjo
Perandori Romake Lindore mė vonė do tė shtrihej edhe nė
Veri deri nė botėn sllave. Kėshtu krijohet njė botė mė
vete, bota greko-romake, qė dallohet nga Evropa
Perėndimore Latine pėr nga liturgjia, pėr nga
strukturimi tjetėr kishtar, pėr nga gjuha/alfabeti
shkrimi, si dhe pėr nga braktisja e gjuhės latine si
gjuhė e pėrbashkėt, qė atėherė mėsohej nga tė gjithė.
Patjetėr qė gjenden edhe elementė tė mjaftueshėm tė
pėrbashkėt nga kėto dy botėra qė do tė mund tė pėrbėnin
njė kontinent tė vetėm. Nė radhė tė parė, trashėgimia e
pėrbashkėt biblike dhe Kishės sė lashtė, e cila, jashtė
kėtyre dy botėrave, e ka themelin nė Palestinė, jashtė
Evropės. Pos kėsaj, kemi idenė e pėrbashkėt tė
Perandorisė, tė kuptuarit e njėjtė pėr themelet e Kishės
dhe krijimin e pėrbashkėt tė koncepteve bazė tė
drejtėsisė dhe tė mjeteve/instrumeneve tė drejtėsisė. Sė
fundi, do tė pėrmendja edhe Rregulltarinė, e cila ka
qėndruar gjatė ndeshtrashave historike si bartėse
qenėsore jo vetėm e kontinentit kulturor, por mbi tė
gjitha si bazė e vlerave religjioze dhe morale, bazė pėr
ta orientuar njeriun pėr tė fundmet e tij (kah eskatoni);
si forcė parapolitike dhe mbipolitike u shndėrrua nė
bartėse tė pėrhershme e reformave tė vazhdueshme.5
Mes kėtyre dy Evropave, pėrkundėr traditės sė pėrbashkėt
kishtare, ende ekziston dallimi i thellė mes tyre, qė e
ka evidentuar veēanėrisht Endre von Ivįnka: nė Bizant
Perandoria dhe Kisha gati se janė tė identifikuara njėra
me tjetrėn; mbreti ėshtė udhėheqės edhe i Kishės. Ai e
mban vetėn pėr zėvendės tė Krishtit, dhe, duke u
ndėrlidhur me personin Milekesedekun, qė ishte mbret dhe
prift (Zan 14, 18), prej shek. 6, kishte marrė titullin
mbret dhe prift.6 Pėr faktin se, qė nga koha e
Konstantinit mbreti se kishte selinė nė Romė, nė
kryeqytetin e hershėm tė Perandorisė, ka mundur tė
zhvillohet autonomia e ipeshkvit tė Romės si pasardhės i
Pjetrit dhe si kryebari i Kishės. Qė nga koha
konstantiniane ėshtė mėsuar pėr dualizmin e pushtetit:
mbreti dhe papa e kanė pushtetin tė ndarė, asnjėri nuk
ka pushtet tė plotė. Papa Gelasia I (492-496) nė letrėn
e tij drejtuar mbretit Anastasit e ka shfaqur konceptin
e Perėndimit, e mė qartėsisht nė traktatin e katėrt, ku
ai para Tipologjisė sė Milkesedekut tė Bizantit, thekson
se pushteti i vetėm i pėrket eksluzivisht Krishtit: Ai
(Krishti) pėr shkak tė dobėsive (superbia! krenarisė)
njerėzore i ka ndarė dy shėrbimet qė askush tė mos
krenohet (kreu 11). Pėr gjėrat e jetės sė pasosur
mbretėrit e krishterė kanė nevojė pėr meshtarė (pontifices),
e meshtarėt nė anėn tjetėr iu nėnshtrohen udhėzimeve tė
mbretit pėr sa i pėrket gjėrave kohore. Pėr sa i pėrket
gjėrave tė kėsaj bote, meshtarėt duhet ti respektojnė
ligjet e mbretit tė zgjedhur sipas vullnetit tė Hyjit, i
cili megjithatė nė ēėshtje tė fesė (hyjnore) duhet ti
nėnshtrohet meshtarit.7
Me kėtė konceptim ėshtė bėrė ndarja dhe dallimi i dy
pushteteve (autoriteteve), qė ka rėndėsi tė madhe pėr
zhvillimin e mėtutjeshėm tė Evropės dhe, tė themi ashtu,
krijohet baza e asaj qė konsiderohet veēanėsi e
Perėndimit. Ndonėse nga te dyja anėt kundėrshtare tė
kėsaj ndarjeje gjithmonė ka mbetur e gjallė tendenca pėr
pushtim totalitar (pushtet i tėrėsishėm), tendencė kjo,
qė dėshira e njėrit tė imponohet mbi tjetrin, ka krijuar
qė ky parim i dallimeve dhe ndarjeve tė bėhet shkak i
vuajtjeve tė pafundme. Mėnyra pėr ta jetėsuar kėtė parim
dhe pėr ta zabtuar nė politikė e nė religjion, mbetet
problemi themeltar pėr Evropėn e tashme dhe tė ardhme.
2. Transformimet kah koha moderne
Nėse mbėshtetemi nė atė qė u tha deri mė tani, pėr
krijimin e Mbretėrisė Karoline, nė njėrėn anė, si dhe
pėr vazhdimin e Perandorisė Romake nė Bizant dhe pėr
misionet e saja ndėr popujt sllavė, nė anėn tjetėr, mund
ta konsiderojmė lindje tė vėrtetė tė kontinentit tė
Evropės. Ky fillim i kohės moderne nėnkuptonte pėr tė dy
Evropat transformim rrėnjėsor qė do tė prekte vetė
shpirtin e saj dhe kufijtė gjeografikė. Nė vitin 1453
Konstantinopoli ishte pushtuar nga turqit. Kėtė ndodhi
me pak fjalė e komenton O. Hiltbrunner: Tė fundit... tė
shkolluarit u dėbuan... nė Itali dhe e bartėn diturinė e
teksteve origjinale greke tek humanistėt e renesancės;
porse Lindja pėrmbysej nė zhdukje tė kulturės.8 Ky
pohim tingėllon paksa i vrazhdtė, sepse edhe osmanlinjėt
kanė pasur kuturėn e vet. Por ėshtė e vėrtetė se kultura
greko krishtere, kultura evropiane, kultura e Bizantit
pėrjetonte fundin e saj.
Nė kėtė mėnyrė njėri krah i Evropės ishte nė rrezik pėr
tu shuar, por tradita e Bizantit nuk u zhduk. Moska qė
e konsideronte veten si Roma e tretė, e krijoi
patriarkatin e vet nė bazė tė idesė sė dytė tė
translatio imperii (transferit tė perandorisė) dhe
paraqitej nė arenėn botėrore si Sacrum Imperium i
reformuar si formė specifike e Evropės, qė do tė
mbetet e lidhur me Perėndimin dhe gjithnjė e drejtuar ka
ajo deri nė atė masė sa qė Pjetri i Madh u mundua ta
bėjė vend perėndimor. Kjo zhvendosje e Evropės bizantine
nė Veri, hapte shtegun qė kufijtė e kontinentit tė
ndesheshin po ashtu edhe me Lindjen. Pėrcaktimi i
kufirit nė Ural ėshtė krejtėsisht i pavullnetshėm.
Sidoqoftė, pėrballė saj nė lindje, u krijua njė lloj
nėnstrukture e Evropės, as Asi as Evropė, qė, nė thelb,
i formėson subjekti evropian, pa qenė vetė bartės i
karakterit tė kėtij subjekti, porse ėshtė objekt qė vetė
nuk ėshtė bartėse e kėsaj historie. Ndoshta me kėtė
ėshtė definuar nė pėrgjithėsi esenca e statusit
kolonial.
Pėr sa i pėrket Evropės bizantine, jo perėndimore, nė
fillimin e kohės moderne mund tė flasim pėr ngjarje tė
dyfishtė: nė njėrėn anė kemi rrėnimin e Bizantit tė
vjetėr nė kontinuitetin historik tė saj me Perandorinė
Romake; nė anėn tjetėr Evropa me Moskėn e fiton qendrėn
e re dhe i zgjeron kufijtė e saj deri nė Veri qė
pėrfundimisht tė ngrisė nė Sibir njėfarėlloj
nėnstrukture koloniale. Njėkohėsisht mund tė vėrtetojmė
edhe nė Perėndim njė proces tė dyfishtė me njė histori
tė jashėzakonshme. Njė numėr i madh nga radhėt e
popullit gjerman ndahet nga Roma; shfaqet njė formė e re
mė e avancuar e krishterimit, kėshtu qė tani pėrmes
Perėndimit kalon vija e ndarjes dhe nė mėnyrė evidente
krijon limes (kufij) kulturalė, kufij specifikė mes dy
mėnyrave tė tė menduarit dhe tė tė jetuarit. Pa
mėdyshje, edhe pėrbrenda botės protestante ekzistojnė
thyerjet, nė rradhė tė parė mes luteranėve dhe tė
krishterėve tė reformuar, qė iu bashkangjiten metodistėt
dhe presbyterianėt, derisa kisha anglikane mundohet tė
mbajė njė qėndrim tė ndėrmjetėm mes katolikėve dhe
evangjelistėve; kėsaj ndarjeje do ti shtohet edhe
dallimi mes krishterimit tė formuar si Kisha shtetėrore,
qė bėhet veēori e Evropės, dhe kishave tė lira, qė
folenė e kanė nė SHBA, pėr tė cilat do tė bėhet fjalė mė
vonė.
Tė pėrqėndrohemi sė pari nė njė rast tjetėr qė
thelbėsisht e karakterizon gjendjen e kohės moderne, tė
asaj qė doherėsh ishte Evropa latine: zbulimi i
Amerikės. Zgjerimi i Evropės nė Veri, duke iu
falenderuar zgjerimit tė Rusisė kah Azia, pėrkon me
kalimin radikal tė Evropės jashtė kufijėve tė saj
gjeografikė kah bota matanė Oqeanit, e qė tani ka emrin
Amerikė. Ndarja e Evropės nė pjesė latino-katolike dhe
gjermano-protestante reflektohet dhe realizohet edhe nė
atė pjesė tė botės qė e kishte pushtuar Evropa. Nė
fillim edhe Amerika ėshtė Evropė e zgjėruar, koloni,
porse ajo, njėkohėsisht, me tronditjet nė Evropė, gjatė
kohės sė Revolucionit Francez, bėhet subjek i pavarur
prej shek. 19 e mė vonė, edhe pse nė thellėsi, e
formėsuar me lindje/pjellė evropiane, ajo pėrballė
Evropės, megjithatė, do bėhet subjekt i pavarur.
Pėrpjekja jonė qė ta shpalosim historikisht thellėsinė e
identitetit tė Evropės, ka rezultuar qė atė ta venerojmė
pėrmes dy transformimeve themelore historike: rrėnimi i
kontinentit tė vjetėr mesdhetar qė e shkaktoi Sacrum
Imperium, i shtrirė nė veri tė Mesdheut, nė tė cilėn qė
nga koha karolinge Evropa formėsohet si botė
perėndimore-latine; krahas kėsaj, kemi vazhimėsinė e
Romės sė vjetėr nė Bizant dhe shtrirjen e saj kah bota
sllave. Si hapin e dytė kemi vėrjetur fundosjen e
Bizantit dhe, si pasojė e kėsaj, transferimin e Evropės
dhe konceptimin e krishterė tė mbretėrisė nė Veri dhe nė
Jug. Mandej, nė brendėsinė e Evropės ndarjen nė botėn
gjermano-protestante dhe latno-katolike, si dhe bartjen
e kėsaj ndareje nė Amerikė dhe pėrfundimisht formomimin
e subjektit tė pavarur historik pėrballė Evropės.
Tani duhet tė kemi parasysh transformimin e tretė, i
cili fundin e vet e ka nė Revolucionin Francez. Ėshtė e
vėrtetė se Sacrum Imperium si realitet politik qė nga
fillimi i Mesjetės sė vonė pėrjetonte shenja tė rrėnimit
dhe ishte gjithė e mė i brishtė nė shpjegimin valid e tė
qėndrueshėm tė historisė, por vetėm tani e kemi thyerjen
formale tė kėtij rrethi shpirtėror, pa tė cilin Evropa
nuk do tė mund tė formėsohej. Ky proces ėshtė ngjarje me
rėndėsi tė madhe si nė aspektin politik, ashtu edhe nė
aspektin ideor. Nga aspekti ideor nėnkuptonte braktisjen
e idesė sė themelimit sakral tė historisė dhe tė
krijimit tė shtetit. Historisa nuk paraprihej dhe nuk
formėsohej mė simbas idesė mbi Hyjin; shteti konceptohej
krejtėsisht simbas koncepteve shekullare, kurse pėr bazė
kishte racionalitetin dhe vullnetin e qytetarėve. Pėr
herė tė parė nė histori krijohet shteti i pastėr
shekullar qė e braktiste dhe nuk pėrfillte dorėzaninė
dhe normanizimin hyjnor tė elementit politik, duke i
konsideruar si botėshikime mitologjike, kurse Hyjin e
shpallte si ēėshtje private qė sėshtė pjesė e opinionit
publik dhe formimit tė pėrgjithshėm tė vullnetit. Jeta
pubike konsiderohej vetėm si ēėshtje e arsyes qė smund
ta njohė Hyjin qartė. Religjioni dhe feja nė Hyjin i
pėrkasin sferės sė ndjesisė e jo sferės sė arsyes. Hyji
dhe vullneti i tij mė nuk vlerėsoheshin nė jetėn
publike.
Kėshtu, ka fundi i shek. 18 dhe nė fillim tė shek. 19 u
shfaq njė formė e re e ndarjes, peshėn e tė cilės tani e
hetojmė shumė mė qartė. Nė gjuhėn gjermane nuk ka emėr,
sepse aty mė pak ka pasur reflektim. Nė gjuhėt
latine/romane kjo ndarje shquhej si dallim mes tė
krishterėve dhe laikėve. Kjo thyerje gjatė dy shekujve
tė fundit ka depėrtuar nė popujt latinė si plasaritje e
thellė, derisa nė krishterimin protestant fillimisht
ishte mė lehtė, qė pėrbrenda tė krijohej hapėsirė pėr
futjen e ideve liberale dhe iluministe, pa patur nevojė
qė tė shkatėrrohet baza e gjėrė e koncensusit.
Aspekti realpolitik i rrėnimit tė idesė sė vjetėr tė
mbretėrisė pėrbėhet prej asaj qė kombet, pėrkatėsisht
shtetet qė njiheshin si tė tilla, falė krijimit tė
rajonve tė veēanta gjuhėsore, pėrfundimisht shfaqen si
bartėse tė vėrteta tė historisė dhe me kėtė fitojnė
vlerėn qė mė parė nuk e kishin. Ky shpėrthim dramatik
pluralist i subjektit historik tregohet nė faktin se tė
gjitha kombet e mėdha evropiane e ndjenin vetėn si
trashėgimtare tė dėrgimit/misionit universal, qė
pashmangshmėrisht do tė kenė rrjedhojė konfliktin
reciprok, goditjen vdekjeprurėse, tė cilėn e pėrjetuam
me dhimbje nė shekullin e posakaluar.
3. Universaliteti i kulturės evropiane dhe kriza e
saj
Sė fundi, duhet tė pėrsiasim pėr njė proces tė
pashkėputshėm, me tė cilin historia e shekujve tė fundit
qartazi u transferua nė njė botė tė re. Nėse Evropa e
vjetėr, e cila i ka paraprirė kohės moderne me dy pjesėt
e saja, nė parim, e ka njohur vetėm njė armik qė ishte
bota islame, me tė cilėn iu desht tė ballafaqohet pėr
jetė apo vdekje; nėse transferimi nė kohėn moderne e ka
zgjeruar Evropėn nė Amerikė dhe nė pjesė tė Azisė pa
subjekte vetanake tė mėdha kulturale, tani ajo fillon
procesin e hapjes nė dy kontinentet, qė ishin tė
prekuara vetėm nė mėnyrė margjinale; Azia dhe Afrika qė
tani pėrpiqen tė shndėrrohen nė degė tė Evropės, nė
koloni. Nė njėfarė mase, kjo edhe u realizua, sepse Azia
dhe Afrika sot e ndjekin idealin e botės sė teknikės dhe
mirėqenien e saj, kėshtu qė traditat e religjioneve tė
lashta kanė rėnė nė krizė, e, nė anėn tjetėr, mendimet
shekullare gjithnjė e mė tepėr sundojnė nė jetėn
publike.
Por, ekzistojnė edhe efekte tė kundėrta. Rilindja e
islamit nuk kushtėzohet vetėm nga pasuria e vendeve
islamike, por ushqehet vetėdija se islami ėshtė nė
gjendje pėr tė ofruar themele tė kėnaqshme shiprtėrore
pėr jetėn e popujve, themele, tė cilat i kanė ikur nga
duart Evropės sė vjetėr. Prandaj, pėrkundėr forcės
politike dhe ekonomike qė e posedon edhe sot, gjithnjė
po shfaq shenja tė zhbėrjes dhe rrėnimit. Edhe traditat
e religjioneve tė mėdha tė Azisė, para sė gjithash
komponenta e tyre mistike e budizmit, paraqiten si forca
shpirtėrore kundėr Evropės, e cila i mohon rrėnjėt e
veta fetare dhe morale. Njė optimimizėm i shprehur nė
fillimin e viteve tė gjashtėdhjeta nga Arnold Joseph
Toynbee lidhur me ngadhėnjimin e elementit evropian, sot
po tregohet ēuditėrisht i tejkaluar: Nga gjithsej 28
kultura tė identifikuara... 18 prej tyre kanė vdekur,
kurse nėntė prej dhjetė tė mbeturave pėrkatėsisht tė
gjithat pėrveē kulturės sonė vėrejmė se janė tė
lėnduara pėr vdekje.9 Kush do ti pėrsėriste sot tė
njėjtat fjalė? Dhe nė pėrgjithėsi, ēfarė ėshtė ajo, qė
kulturėn tonė ende e mban tė gjallė? A mos ėshtė kultura
evropiane ky qytetėrim i teknikės dhe tregut i pėrhapur
me sukses nė mbarė botėn? A nuk ėshtė kjo kulturė e
lindur nė mėnyrė postevropiane si fryt i kulturave tė
lashta evropiane? Unė shoh kėtu sinkroni paradoksale; me
fitoren e botės tekniko-shekullare postevropiane, me
universalizimin e modelit tė saj tė jetės dhe mėnyrės sė
tė menduarit tė shtrirė nė mbarė botėn, madje fuqishėm
nė vendet joevropiane tė Azisė dhe Afrikės, fitohet
pėrshtypja se bota e vlerave evropiane, kultura dhe feja
e saj, baza nė tė cilėn u krijua identiteti evropian
ėshtė duke perėnduar dhe ėshtė larguar nga skena
botėrore. Tani ka ardhur koha pėr sisteme tė vlerave tė
kulturave (botėve) tjera, tė Amerikės parakolumbiane,
islamit dhe mistikės aziatike. Pėkundėr suksesit
kulminant, Evropa nė brendėsi duket e zbrazėt. Nė
njėfarė mėnyre kriza ia ka ērregulluar qarkullimin e
gjakut, ndėrsa kjo gjendje ia rezikon jetėn; ajo pret
shpėtim, tė themi ashtu, nga organet e transplatuara, tė
cilat do tia shkatėrrojnė identitetin. Pėrpos shuarjes
sė brendshme tė forcave bartėse shpirtėrore, Evropa edhe
pėr nga aspekti etnik po shkon drejt shkatėrrimit (mplakjes).
Ekziston njė mungesė e ēuditshme e vullnetit pėr
ardhmėri. Fėmijėt qė janė ardhmėria, konsiderohen
kėrcnim i sė tashmes, sepse, mendohet, ata na marrin
kohėn e jetės sonė. Fėmijėt nuk i shohim si shpresė e
ardhmėrisė, por si kufizim i sė tashmes. Na imponohet
krahasimi me shpėrbėrjen e Perandorisė romake: ajo
funkciononte ende si kornizė historike, edhe atėherė kur
praktikisht jetonte prej atyre qė mė vonė do tė jenė
shkaktarė tė shpėrbėrjes sė saj, sepse i kishte humbur
vitaliteti i jetės.
Kėshtu erdhėm te problemet e kohės sonė. Ekzistojnė dy
prognoza tė kundėrta pėr sa i pėrket tė ardhmes sė
mundshme tė Evropės. Nė njėrėn anė ėshtė teza qė e
pėrfaqėson Oswald Spengler, i cili mendon se ka
identifikuar njė ligj natyror qė i nėnshtrohen tė gjitha
kulturat e mėdha: ekzistojnė ēastet e lindjes, zhvillimi
i shkallėshkallshėm i tyre, lulėzimi i saj, rėnia e
ngadalshme, mplakja dhe vdekja. Spengler e paraqet tezėn
e vet nė mėnyrė shumė mbresėlėnėse, duke e pajisur me
dokumente nga historia e kulturave, tė cilat e
argumentojnė kėtė ligj tė rrjedhės natyrore. Sipas tezės
sė tij, Perėndimi ka arritur nė stadin pėrfundimtar dhe
me gjithė tentimet pėr ta shpėtuar, ajo po ecėn pandalur
drejt vdekjes sė kontinentit kulturor. Evropa mund ta
shpėtojė thesarin e vet duke e pėrcjellė nė njė kulturė
tė re qė po krijohet, siē ka ndodhur me kulturat e
vjetra para shkatėrrimit, porse si subjekt i pavarur
ditėt e saja janė tė numėruara.
Kjo tezė e ashtuquajur biologjike, ėshtė kundėrshtuar
ashpėr nga qarqet katolike gjatė kohės nė mes dy luftave
botėrore. Edhe Arnold J. Toynbee e ka kundėrshtuar
rėndė, edhe pse argumentet e tija mė askush nuk do ti
pėrkrahte.10 Toynbee bėn dallimin nė mes pėrparimit
materialo-teknik, nė njėrėn anė, dhe pėrparimit tė
mirėfilltė, nė anėn tjetėr, tė cilin e definon si tė
pėrshpirtėsuar. Ai e pranon se Perėndimi bota
perėndimore gjendet nė njė krizė, shkakun e sė cilės e
sheh nė zėvendėsimin nga religjioni nė kultin ndaj
teknikės, kombit dhe militarizmit. Kėtė krizė ai e quan
me njė fjalė: shekullarizėm. Nėse dihet shkaku i krizės,
atėherė mund tė gjendet edhe ilaēi: faktori religjioz
duhet tė luajė pėrsėri rol mė tė madh, qė, sipas tij,
pėrbėhet nga trashėgimia religjioze e tė gjitha
kulturave, por sidomos e asaj qė ka mbetur nga
krishterimi perėndimor.11Kėtu pikėpamjes biologjike i
kundėrvihet pikėpamja voluntariste qė pėrqendrohet nė
fuqinė qė vjen nga pakicat kreative dhe nė
personalitetet e jashtėzakonshme.
Shtrohet pyetja: a ėshtė e saktė kjo diagnozė? Nėse po,
a mund tė rivlerėsohet religjioziteti me anė tė njė
sinteze nga pjesėt e mbetura/relike tė krishterimit dhe
tė trashėgimisė religjioze tė njerėzimit? Sė fundi,
pyetja qė e kishin shtruar Spengler dhe Toynbee mbetet e
hapur, meqė nuk mund tė parashikojmė ardhmėrinė.
Pavarėsisht nga kjo, jemi tė detyruar ta pyesim veten se
mbi ēfarė themelesh mund tė sigurohet e ardhmja dhe
identiteti i brendshėm i Evropės gjatė gjithė
metamorfozave historike. Ose, mė thjeshtė: ēfarė ėshtė
ajo qė sot dhe nesėr do tė dhurojė dinjitet njerėzor dhe
njė jetė nė pajtim me kėtė dinjitet?
Pėr tė gjetur njė pėrgjigje tė duhur, do duhej bėrė njė
vėshtrim kohės sonė, e, njėkohsisht, duke i patur
parasysh rrėnjet historike.
Nė periudhat e kaluara ne u ndalėm tek Revolucioni
francez dhe te shek. 19. Gjatė asaj kohe u krijuan dy
modele tė reja evropiane. Nė kombet romane-latine u
krijua modeli laicistik: ku shteti ėshtė i ndarė
decidivisht nga njėmendėsia religjioze, qė i pėrket
sferės private. Vetė shteti nuk e pranon fundamentin
religjioz, por bazohet mbi arsyen dhe njohjen. Por, tė
mbėshtetur nė brishtėsinė e arsyes, tė gjitha sistemet u
treguan tė paqėndrueshme dhe u bėnė pré e lehtė e
diktaturave. Ato mbijetojnė pėr asrye se janė pjesė e
vetėdijes sė vjetėr morale, tė cilat vazhdojnė tė
jetojnė pa themele tė mėparshme dhe kjo ia mundėson
koncensusin bazė nė ēėshtjet e moralit.
Nė anėn tjetėr, nė botėn gjermane kemi modele nė nėnyrėn
tjetėr tė kishave shtetėrore tė protestantizmit liberal,
nė tė cilėt krishterimi mė i avancuar (iluminist)
krejtėsisht ėshtė pranuar si instancė morale edhe nga
praktikimi i kutlit hyjnor qė e siguron shteti
garanton pajtueshmėri morale dhe bazė tė gjerė
religjioze, tė cilės duhet tiu pėrshtaten religjionet e
vogla joshtetėrore. Ky model pėr njė kohė tė gjatė nė
Britani tė Madhe, nė shtetet skandinave dhe sidomos nė
Gjermaninė prusiane, ka siguruar lidhmėrinė mes shtetit
dhe shoqėrisė. Por me rėnien e kishės shtetėrore
prusiane, nė Gjermani u krijua vakuumi, i cili krijoi
hapėsirė pėr lindjen e diktaturės. Sot kishat shtetėrore
nėpėr botė janė bėrė fli e shkatėrrimit: organet
religjioze qė rrejdhin nga shteti nuk kanė mė fuqi
morale, kurse shteti nuk mundet vetė tė gjenerojė fuqi
morale, pėrkundrazi duhet ta supozojė atė dhe tė
krijohet mbi tė.
Nė mesin e kėtyre dy modeleve qėndrojnė Shtetet e
Bashkuara tė Amerikės, tė cilat, nė njėrėn anė, janė tė
krijuara nė bazė tė kishave tė lira dhe ndjekin dogmėn e
rreptė tė ndarjes, kurse, nė anėn tjetėr, duke qenė
jasht bashkėsive tė veēanta kishtare, megjithatė
formohen me njė kosensus jokonfesional krishtero
protestant, qė lidhej me njė vetėdije tė veēantė tė
misionit ndaj botės tjetėr. Nė kėtė mėnyrė, faktori
religjioz fitoi rol tė rėndėsishėm nė jetėn publike, dhe
ky rol, si fuqi parapolitike dhe mbipolitike, mund tė
ketė domethėnie vendimtare nė jetėn politike. Sigurisht
se nuk duhet tė mbulohet e vėrteta, se edhe nė SHBA
pandalur pėrēudnohet trashigimia e krishterė, ndėrkohė
qė pėrqindja e popullatės hispanike po rritet shpejt dhe
prania e traditave religjioze nga e gjithė bota po e
ndryshon gjendjen. Ndoshta kėtu do pėrmendur se disa
qarqe tė caktuara tė SHBA-ve po e nxisin masivisht
protestantizimin e Amerikės Latine dhe, me shtrirjen e
kishave tė lira, po e shkatėrrojnė Kishėn Katolike, duke
pohuar se ajo nuk ėshtė e aftė tė garantojė sistem tė
qėndrueshėm politik dhe ekonomik, sepse nuk mund tė
ndikojė nė edukimin e kombeve, pėrderisa modeli i
kishave tė lira toleron njė pajtueshmėri morale dhe
formim demokratik tė publikut, siē ėshtė karekteristike
pėr Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Ajo qė e bėn mė tė
komplikuar gjendjen, ėshtė fakti se Kisha Katolike ėshtė
bashkėsia mė e madhe religjioze nė Shtetet e Bashkuara
dhe kjo bashkėsi e aplikon nė jetė identitetin e vet
katolik, porse katolikėt, pėr sa i pėrket raporteve mes
Kishės dhe politikės, e kanė pėrqafuar traditėn e
kishave tė lira, qė, duke menduar se pikėrisht ajo
Kishė, e cila nuk ėshtė e pėrzier nė shtetin, ėshtė nė
gjendje tė ofrojė pėr gjithēka themele morale. Kjo
tregon se promovimi i idealit demokratik si detyrė
morale, pėrputhet thellėsisht me fenė. Nė kėtė qėndrim,
me tė drejtė mund tė shohim vazhdimin e modelit e
lartpėrmendur tė Papės Galasias, natyrisht tė modifikuar
sipas kohės tonė.
Por ti kthemi Evropės. Pranė dy modeleve tė pėrmendura,
nė shek. 19 lindi edhe modeli i tretė - socializmi, i
cili u nda shumė shpjet nė dy rryma, nė socializėm
totalitar dhe demokratik. Socializmi demokratik ishte nė
gjendje tė integrohej nė tė dy modelet ekzistuese si
kundėrpeshė ndaj pikėpamjeve liberalo-radikale, madje
edhe ti pasuronte dhe ti korrigjonte. Pos kėsaj,
socializmi demokratik u tregua si model jokonfesional.
Nė Angli ishin katolikėt, tė cilėt nuk ndiheshin mirė as
nė rrethin e protestantėve konzervativė as nė atė
liberal. Edhe nė Gjermaninė e Wilhelmit qendra katolike
ndihej mė e afėrt me socializmin demokratik se sa me
fuqitė e rrepta konzervative prusiano-protestante. Nė
shumė aspekte, socializmi demokratik ishte dhe ėshtė i
afėrt me doktrinėn sociale tė Kishės; gjithsesi, ai ka
kontribuar nė formimin e vetėdijes sociale.
Modeli totalitar pėrkundrazi lidhej me filozofinė
krejtėsisht ateiste dhe materialiste tė historisė. Sipas
kėsaj filozofie, historia kuptohej nė mėnyrė
deterministe si proces i pėrparimit, i cili, pėrmes
fazės fetare dhe asaj liberale, arrin te shoqėria
absolute dhe pėrfundimtare, ku religjioni ėshtė i
tejkaluar si relikt i sė kaluarės dhe ku funksionimi i
kushteve materiale garanton lumturinė pėr tė gjithė. Kjo
pseudoshkencė fsheh nė vete njė dogmatizėm intorlerant:
shpirti ėshtė prodhim i materies; morali ėshtė prodhim i
rrethanave, i cili duhet tė definohet dhe tė zbatohet nė
pėrputhje me qėllimet e shoqėrisė; gjithēka qė ndihmon
pėr tė arritur gjendje tė lumtur ėshtė morale. Kėtu kemi
pėrmbysjen e tėrėsishme tė vlerave mbi tė cilat ėshtė
krijuar Evropa. Pėr mė tepėr, kėtu thyhet krejt tradita
morale e njerėzimit; nuk ekzistojnė mė vlera tė
pavaruara jashtė qėllimeve tė pėrparimit, por pėr njė
ēast gjithēka mund tė jetė e lejueshme, madje edhe e
domosdoshme, pėrkatėsisht sipas kuptimit tė ri tė
fjalės morale. Njeriu mund tė shndėrrohet nė
send/mjet; individi nuk ėshtė mė i rėndėsishėm, por vetė
ardhmėria, e cila shndėrrohet nė njė hyjni tė tmerrshme
qė sundon mbi ēdogjė e ēdokend.
Sistemet komuniste ndėrkohė pėrjetuan dėshtim, para sė
gjithash, pėr shkak tė dogmatizmit tė tyre tė rrejshėm
ekonomik. Porse, harrohet lehtė fakti se ato sisteme
dėshtuan pėr shkak tė mosrespektimit tė tė drejtave tė
njeriut dhe pėr shkak se moralin ia nėnshtruan qėllimeve
tė sistemit dhe ardhmėrisė sė premtuar. Rrėnimi i
vėrtetė qė ata lanė pas, nuk ėshtė i natyrės ekonomike;
ai ka tė bėjė me ngurtėsimin e shpirtit, me shkatėrrimin
e vetėdijes morale. Unė mendoj se sot problemi thelbėsor
i Evropės dhe tėrė botės, ėshtė se nuk e vė nė dyshim
dėshtimin ekonomik dhe pėr kėtė arsye komunistėt e
vjetėr pa e trembur syrin, u transformuan nė liberalistė
tė ekonomisė, kurse problematika morale dhe religjioze,
pėr tė cilėn vėrtetė bėhej fjalė, u la anash gati
krejtėsisht. Prandaj, problematika qė mbeti pas
marksizmit, vazhdon tė ekzistojė ende; shpėrbėrja e
njohjes sė sigurt qė kishte (njeriu) pėr Zotin, pėr
vetveten dhe gjithėsinė; humbja e vetėdijes pėr vlerat e
patjetėrsueshme, ende vazhdon edhe sot tė jetė problem e
qė mund tė shpjerė te vetėshkatėrrimi i vetėdijes
evropiane, duke e konsideruar varėsisht prej
botėkuptimit tė Spenglerit mbi shkatėrrimin si
rrezikun tonė real.12
4. Ku gjendemi ne sot?
Kėshtu gjendemi para pyetjes: ēfarė mė tutje? A
ekziston, nė mesin e kėtyre transformimeve tė dhunshme
tė kohės sonė, ende identiteti evropian qė do tė ketė
njė ardhmėri dhe pėr tė cilin do duhej angazhimi ynė?
Pas shkatėrrimeve tė Luftės sė Dytė Boterore, pėr etėrit
e Bashkimit Evropian Adenauer-in, Schumann-in, de
Gaspari-in ishte e qartė, se ekziston njė bazament dhe
se ai ėshtė i rrėnjosur thellė nė trashėgimin e
krishterė dhe tė kontinentit tonė tė krijuar nėpėrmjet
krishterimit. Pėr ta ishte e qartė, se shkatėrrimet qė
lindėn nga konfrontimi i regjimit nacist dhe atij tė
Stalinit, mbėshteten mś nė kėtė pėrpljase tė kėtij
bazamenti - nė njė hybris, qė mė nuk i nėnshtrohej
Krijuesit, por kėrkonte tė krijojė njeriun mė tė mirė
dhe njeriun e ri, kuse duke e braktisur botėn e keqe tė
krijuesit, dėshironte pėr ta rindėrtuar nė njė botė mė
tė mirė, qė do tė krijohej nga dogmatizmi i ideologjisė
sė tyre. Pėr etėrit evropianė ishte e qartė se kėto
diktatura kishin sjellė njė kualitet krejt tė ri tė sė
keqes, sikur ishin tė gjitha tmerret e luftės qė ēonin
nė shkatėrrimin e Evropės. Do duhej rikthyer ajo ēka i
ishte rrėmbyer kontinentit dhe dinjitetit tė tij nė tė
gjitha vuajtjet dhe dėshtimet.
Entuziazmi fillestar i pėrkushtimit ndaj vlerave tė
trashėgimisė sė krishterė u shua shpejt dhe Bashkimi i
Evropės, mė pastaj, u ndėrtua gati kryesisht duke u
bazuar nė aspekte ekonomike dhe duke i mėnjanuar
ēėshtjet e bazamenteve shpirtėrore tė njė bashkėsie tė
tillė.
Nė vitet e fundit vetėdija pėr kėtė ėshtė rizgjuar, se
bashkimi ekonomik i shteteve tė Evropės ka nevojė
poashtu edhe pėr bazament tė vlerave tė pėrbashkėta.
Rritja e dhunės dhe konsumimi i lartė i drogės, rritja e
korrupcionit, na bėjnė tė ndiejmė se rėnia e vlerave ka
pasoja materiale, se ėshtė i nevojshėm njė
kundėrorientim. Nuk e kam ndėrmend tė ndalem detajisht
mbi elementet e kushtetutės sė ardhshme evropiane, por
do tė doja tė theksoj elementet kryesore morale, tė
cilat, sipas mendimit tim, nuk do tė duhej tė mungojnė.
Elementi i parė ėshtė pakushtmėria/domosdoshmėria me
tė cilėn dinjiteti dhe tė drejtat e njeriut do tė
proklamohen si vlera nė ēdo legjislacion shtetėror. Kėto
vlera themelore, siē thotė me tė drejtė Günter Hirsch,
nuk i krijon ligjvėnėsi, as nuk u dhurohen qytetarėve,
por para sė gjithash ato ekzistojnė si tė drejta nė
vete, qė duhet tė respektohen nga ligjvėnėsi si vlera tė
dhuruara nga njė rend mė i lartė.13 Vlera e dinjitetit
njerėzor qė i paraprin ēdo veprimi dhe vendimi politik,
tek e fundit na drejton kah Krijuesi. Vetėm Hyji mund
ti pėrcatojė vlerat qė janė tė bazuara nė njeriun dhe
qė janė tė patjetėrsueshme. Fakti se ekzistojnė kėto
vlera tė patjetėrsueshme, me tė cilat askush nuk mund tė
manipulojė, janė garantimi i parė dhe i vėrtetė i lirisė
dhe i madhėshtisė njerėzore. Krishterimi pikėrisht nė
kėto vlera e sheh misterin e Krijuesit dhe pėrgjasimin e
fytyrės sė Tij, simbas sė cilės ėshtė i krijuar vetė
njeriu. Me kėtė vlerė mbrohet elementi thelbor i
identitetit tė krishterė tė Evropės, ku qartazi sot po
shfaqen formime pagane.
Sot askush nuk e mohon drejtpėrdjet se dinjiteti
njerėzor dhe tė drejtat themelore tė njeriut sduhet tė
jenė parakusht nė ēdo vendim politik; janė tepėr tė
freskėta tmerret e nacistėve dhe tė teorisė sė tyre
raciste. Por nė fushėn konkrete, tė ashtuquajtur
pėrparimi mjekėsor, ekzistojnė kėrcėnimet reale kundėr
kėtyre vlerave, sepse, pa marrė parasysh a bėhet fjalė
pėr klonimin, pėr konzervimin e embrioneve njerėzore pėr
hulumtime shkencore dhe pėr donacione organesh, apo pėr
tėrė fushėn e manipulimit gjenetik; kėtu ashkush nuk
mund tė mos e vėrejė se kemi tė bėjmė me ngulfatjen e
ngadalshme tė dinjitetit tė njeriut. Pos kėtyre, kemi
edhe trafikimin e qenieve njerėzore qė ėshtė nė rritje,
mėnyrat e reja tė skllavėrisė, trafikimin me organet
njerėzore pėr qėllime transplantimi. Pėrherė pėrmendet
qėllimi i mirė pėr tė justifikuar atė qė nuk mund tė
justifikohet.
Tė bėjmė njė pėrbmledhje: pohimi nė letėr i vlerave dhe
dinjitetit tė njeriut, lirisė, barazisė dhe
solidaritetit simbas parimeve demokratike dhe shtetit tė
sė drejtės shfaq njėfarė figure pėr njeriun, njėfarė
zgjedhje morale dhe njėfarė ideje/koncepti tė sė
drejtės, njėmendėsi kėto qė aspak nuk janė tė
vetėkuptueshme, por nė parim janė faktorė themeltarė pėr
identitetin e Evropės, qė do tė duhej tė zėrė vend nė
kushtetutėn e ardhshme tė Bashkimit Evropian dhe tė
garantohen pasojat e tyre konkrete, qė me siguri mund tė
mbrohen vetėm nėse riformulohen simbas ndėrgjegjes
pėrgjegjėse morale.
Pika e dytė qė shfaq thelbin e identitetit evropian,
ėshtė martesa dhe familja. Martesa monogame si strukturė
themelore e marrėdhėnieve mes mashkullit dhe femrės dhe
njėkohėsisht si qelizė pėr formimin e bashkėsisė
shtetėrore, ndėrtohet duke u bazuar nė fenė biblike.
Martesa i ka dhuruar Evropės Perėndimore dhe asaj
Lindore njė imazh tė veēantė dhe njė humanitet tė
dalluar dhe pikėrisht nga kjo veēanėsi e bazuar nė
besnikėri dhe sakrificė si pėrbėrse tė saj, u desht qė
pandėrprerė tė ripėrvetėsohen me shumė mund dhe filijime.
Evropa nuk do tė ishte mė Evropė, po qe se do tė zhdukej
apo radikalisht do tė ndryshohej kjo qelizė e ndėrtimit
tė shoqėrisė sė saj. Tė gjithė e dimė se sa janė tė
rrezikuara martesa dhe familja: nė njėrėn anė, pėr shkak
tė mospranimit tė pandashmėrisė sė saj pėrmes ndarjeve
tė lehta, nė anėn tjetėr, forma e re gjithandej e
pėrhapur e bashkėjetesės mes maskullit dhe femrės pa
formė juridike tė martesės.
Nė kundėrshtim me tė gjitha kėto, qėndron kėrkesa e
homoseksualėve pėr bashkėjetesė, qė, ēuditėrisht,
kėrkojnė formė juridike, qė nė njėfarė mėnyre do tė
ishte e barabartė me statusin e martesės. Kjo tendencė
rrezikon zhbėrjen e tėrėsishme tė historisė morale tė
njerėzimit, e cila pėrkundėr gjitha formave juridike tė
martesės, pėrherė ka qenė e vetėdijshme se martesa nė
thelb ėshtė bashkėsi e veēantė e pėrbėrė prej mashkullit
dhe femrės e hapur pėr lindjen e fėmijėve dhe krijimin e
familjes. Kėtu nuk bėhet fjalė pėr diskriminim, por pėr
pyetjen ēka ėshtė personi njerėzor si mashkull dhe si
femėr dhe si jeta e pėrbashkėt mes mashkullit dhe femrės
mund tė fitojė formė juridike. Nėse, nė njėrėn anė, kjo
bashkėjetesė gjithnjė e mė tepėr largohet nga forma
juridike, kurse, nė anėn tjetėr, partnerėt homoseksualė
e mbajnė veten pėr martesė tė ligjshme, atėherė ne
gjendemi para shkatėrrimit tė personit si njeri, pasojat
e tė cilit mund tė jenė shumė tė rėnda pėr ne.
Fatkeqėsisht mungon njė fjalė e qartė pėr kėtė nė Kartė.
(Sa duket kėtu e ka fjalen pėr kushtetutėn e ardhshme tė
BE, vėr. e pėrkthyesit.)
Pika e fundit ka tė bėjė me ēėshtjen religjioze. Nuk e
kam ndėrmend tė futem nė diskutimet e ndėrlikuara tė
viteve tė fundit, por tė theksoj njė pikėvėshtrim bazor
pėr tė gjitha kulturat: nderimi ndaj asaj qė pėr tjetrin
ėshtė e shenjtė, posaēėrisht nderim ndaj sė shenjtės nė
kuptimin mė tė lartė tė fjalės, ndaj Hyjit, qė guxojmė
tė supozojmė se do ta gjejmė edhe tek ai, i cili nuk
dėshiron tė besojė nė Hyjin. Njė shoqėri qė nuk e ka
kėtė nderim, do tė humbte diēka thelbėsore. Nė shoqėrinė
tonė dėnohen, falė Zotit, ata qė e pėrdhosin fenė e
Izraelit (hebreizmin), Hyjin e tyre dhe figurat e mėdha
tė popullit tė tyre. Po ashtu dėnohen ata qė e ofendojnė
Kuranin dhe bindjet themelore tė islamit. E kundėrta
ndodh kur ėshtė fjala pėr Krishtin dhe ajo qė ėshtė e
shenjtė pėr tė krishterėt, atėherė pėrnjėherė shfaqet si
e mira mė e madhe/mė e lartė liria e shprehjes qė nuk
guxon tė kufizohet, sepse do ta prishte tolerancėn dhe
lirinė nė pėrgjithėsi. Liria e shprehjes e ka kufirin e
vet atje ku ajo nuk guxon ta shkatėrrojė nderin dhe
dinjitetin e tjetrit. Nuk ėshtė liri rrena dhe shkelja e
tė drejtave njerėzore.
Perėndimi kėtu po e tregon njė lloj tė ēuditshėm dhe
patologjik tė veturrejtjes. Perėndimi, pėr ēdo lėvdatė,
mundohet, me shumė respekt, tė jetė i hapur ndaj vlerave
tė huaja, por ai e urren vetveten. Nga historia e vet
sėshtė i aftė ta shohė tė madhėrishmen dhe atė ēfarė
ėshtė e pastėr, por vetėm pjesėn e keqe dhe tė
shkatėrrueshmen. Nėse Evropa dėshiron tė mbijetojė, do
tė duhej, kritikisht dhe pėrvujtėrisht, ta pranojė
pėrsėri veten. Multikulturaliteti qė vazhdimisht dhe me
kėmbėngultėsi, nė mėnyrė krejt tė hapur, po promovohet,
nė tė shumtėn e rasteve sėshtė tjetėr veēse mohim dhe
largim nga vlerat vetjake, ikje nga vetvetja.
Multikulturaliteti nuk mund tė jetojė pa qėndrueshmėri
(vlerash) tė pėrbashkėt(a), pa pikė-orientim, qė burojnė
nga vlerat autoktone, vetjake. Evropa sigurisht nuk mund
tė ekzistojė pa nderimin ndaj tė shenjtės. Pjesė e
kulturės sė saj ėshtė tė qenėt e hapur ndaj asaj qė
ėshtė e shenjtė tek tė tjerėt, por kėtė mund ta bėjmė
vetėm nėse e shenjta, Hyji, nuk ėshtė larg nesh.
Natyrisht, ne duhet tė mėsojmė nga tė tjerėt ēka ėshtė e
shenjtė, porse e kemi obligim dhe detyrė qė para tė
tjerėve dhe tė tjerėve tu tregojmė nderimin ndaj tė
shenjtės dhe fytyrėn e Hyjit qė na ėshtė dėftuar, Hyjin
qė ka dhimbje pėr tė varfėr dhe tė sėmurė, pėr tė veja,
jetimė dhe tė huaj. Tiu tregojmė Hyjin qė ėshtė aq
njerėzor, sa qė edhe vetė u bė njeri, njeri me plot
vuajtje, qė, duke vuajtur bashkė me ne, i dhuron
vuajtjes dinjitet dhe shpresė. Nėse kėtė nuk e bėjmė, jo
vetėm qė e mohojmė identitetin e Evropės, por dėshtojmė
nė detyrėn tonė qė e kemi si obligim ndaj tjetrit. Pėr
kulturat botėrore ėshtė diēka krejtėsisht i huaj
profaniteti absolut qė ėshtė formėsuar nė Perėndim. Kėto
kultura janė tė bindura se njė botė pa Hyjin nuk ka
ardhmėri. Prandaj, pikėrisht multikuturaliteti na fton
ti rikthehemi brendisė sonė.
Nuk dimė se si do tė zhvillohen gjėrat nė Evropė nė tė
ardhmen. Karta e tė drejtave themelore mund tė jetė hap
i parė, shenjė qė Evropa nė mėnyrė tė vetėdijshme po e
kėrkon shpirtin e saj. Toynbee kishte tė drejtė kur
thoshte se fati i njė shoqėrie varet prej kreativitetit
tė pakicave. Besimtarėt e krishterė do tė duhej ta
kuptonin se janė njė pakicė e tillė kreative dhe tė
kontribuojnė qė Evropa pėrsėri tė rifitojė pjesėn mė tė
mirė nga trashėgimia e saj dhe, nė kėtė mėnyrė, tė jetė
nė shėrbim tė tė gjithė njerėzimit.
(Ligjeratė e mbajtur nė Senatin italian, Romė, mė 13 maj
2004. Sė pari ligjėrata u botua italisht nė: Joseph
RATZINGER, Europa. I suoi fondamenti oggi e domani.
Edizioni San Paolo, Cinisello Balsamo, Milano 2004, si
dhe nė: Joseph RATZINGER Marcello PERA, Senza radici.
Europa, relativizmo, Cristian e simo, Islam Mondadori,
Roma 2004. I njėjti tekst me disa plotėsime tė vogla u
botua nė gjermanisht nė: Joseph Kardinal RATZINGER,
Werte in Zeiten des Umbruch. Die Herausforderungen der
Zukunft bestehen, Herder, Freiburg Basel Wien 2005,
fq. 67-88. Pėrkthimi shqip ėshtė i bazuar nė tekstin
gjermanisht.)
Pėrktheu nga gjermanishtja: Fatmir KOLIQI
European Identity
Its spiritual roots, yesterday, today and tomorrow
Joseph Ratzinger BENEDICT XVI
Summary
In order to show Europes identity, the author
unfolds the past of Europe, a spiritual foundation on
which was the continent was built. The history of Europe
began in the Mediterranean part, and expanded to the
west, up to Scandinavian countries in northeast.
According to the author, Europes identity is in
Christian civilization, because Europe itself could not
be imagined without the Christian tradition. Today
Europe is experiencing its unification, an old wish of
many Europeans. However, they had to experience a
terrifying tragedy (World War Two) in order to learn
that Europe could become a place/continent of
everlasting peace only united. The Unification process
of Europe has its roots in Christianity indeed. Adenauer,
Schumann, De Gaspari created the possibility of
unification for the peoples of Europe through principles
taken from the social doctrine of the Catholic Church.
The author concludes that Europe today has less signs of
Christian civilization; respectively it faded or became
devious from the Christian principles, which used to be
the foundations of its soul establishment. Europe will
have no future if it does not return to its roots, and
stop expelling Christianity and God from its legislation.
Therefore, he urgently appeals to save the soul of
Europe; otherwise, Europe will face the unavoidable
collapse, and drain into the abyss of new paganism.
|