Klikoni këtu për të shkuar në faqen kryesore të misioni.hr

Misioni Katolik Shqiptar nė Kroaci

                                                                                                                   

TEMAT

  Home

  Famullia e Stubllės

  

 

  

  

  

  

  

  

  

  

  

  

  

 

  

  

 

  


Kėrko nė Google


www.misioni.hr

 

Don Rrok Gjonlleshaj

 

 

Famullia e shėn Jozefit

 

 

 

Stublla ėshtė Famulli e pamvarun qė nga viti 1905. Para kėtij viti Stublla ishte filialė e Famullisė sė Letnicės. Me dekretin e Imzot Pashk Trokshi, ipeshkėv, tė vitit 1905, shpallet Famulli nė vete (me pėrkujdesin pastoral tė disa fshatrave: Dunav (filial), Llokme, Stublla e poshtme dhe fshatrat tjera, ku ka pasur njė numėr tė vogėl katolik apo kriptokatolik/larmanė)  dhe famullitar i parė emėrohet i njohuri Don Mikel Tarabulluzi (Khs. Missae por populo et Legata, Paraeciae Filialis S. Josephu Sponsi B.V. Mariae, Stublae 1906-1913, fq. 63.). Shkaqet e themelimit tė famullisė, sipas vetė dėshmisė sė Don Mikelit, tė shkruar nė librin e pėrmendur, do tė kishin qenė: kushtet e volitsshme, numėri i konsiderueshėm i (kripto)katolikėve, pėrkatėsisht banorėt e shumtė tė kėtyre trojeve kėrkonin pastoralizimin e vazhdueshėm dhe kujdesin e njė meshtari, sepse kohėt e vėshtira shoqėrore-politike bėnin coptimin dhe shthuarjen e ndjenės fetare dhe kombėtare. Poashtu, popullata ishte e jo e arsimuar dhe pėr shkaqe tė kėsaj injorance vuanin edhe mė tepėr. Me qenė se Don Mikeli disa kohė shėrbente nė Famullinė e Letnicės dhe e njihte mire kėtė rajon, atėherė ipeshkvi Pashk Trokshi e emėron pikrishtė atė pėr tė dal nė ndihmė katolikėve tė lėnė pa pėrkujdesje adekuate fetare dhe kombėtare. Me kėtė qėllim Don Mikeli do tė hap shkollėn e parė shqipe nė Kosovė, tė pranuar dhe tė financuar nga Austro-Hunagaria.  Ai mė dashuri dhe pėrkushtim e pranoi kėtė dėtyrė tejet tė rėndėsishėme. Dėshironte ta zgjonte popullin nga gjumi i paditurisė. Mė dituri, shkollim, arsimim dhe qytetėrim ia mundėsoi qė ta njoh Zotin dhe tė vėrtetėn, vetveten.

 

Statistika e Stubllės

 

Nga librat qė posedon Arkivi i famullisė, statistika e Stubllės del mė sa vijon:

Nė vitin 1872 Stublla i kishte 126 banorė.

Pas luftė sė Parė Botėrore: ajo kishte 261 banorė.

Nė vitin 1937 ka 703 banorė.

Nė vitin 1975 janė tė lindur 75. Vdiqėn 17. Nė kėtė vit kishte 1563 banorė.

Nė vitin 1990 ka gjithsej 220 shtėpi mė 2130 banorė.

Nė vitin 2005 ka 317 shtėpi mė 2756 banorė.

 

Famullitarėt e Stubllės

 

Don Mikel Tarabulluzi (01. 02. 1905 – prill 1933) Ishte nga Prizreni. Prej vitit 1893 kėtė prift e hasim nė Karadak. Ishte famullitar nė Letnicė dhe, pasi Stublla ishte filiale e saj, ky e kishte nė kujdes. Me siguri, qė nga ardhja tij nė Letnicė  punuar nė arsimimin e kėtyre trojeve, kurse me themelimin e famullisė sė shėn Jozefit ka hapur shkollėn me 1905 e njohur si “Shkolla e Don Mikelit”. I veshur nė tirqi galan dhe i paisur si gjuetar ka pėrshkuar tėrė Karadakun, i ka njoftuar mė tė vėrtetat e fesė dhe i ka pagėzuar. Pėr tridhjetė vjetė e ka arsimuar popullatėn e Karadakut. Atėherė kur Don Mikeli ishte i penguar, qoftė pėr shkaqe shendetėsore, qoftė pėr shkaqe tė burgimit, mėsimi nuk ėshtė ndėrprerė, sepėse e ka zėvendėsuar i vėllai, Jak Tarabulluzi. 

 

Don Dedė Ramaj (02. 11. 1933 – 15. 08. 1936). Ishte nga Stublla. Ėshtė veēuar si predikatar i shquar dhe tejet i dalluar. Ende populli nėpėr famullitė nėpėr Kosovė ku ka punuar i kanė nė mend dhe nė zemėr  predikimet e tija. Po ashtu prioritet i ka dhėnė arsimimit tė brezit tė ri.

 

Dr Don Knaus Fr. CM (16. 08. 1936 – 02. 01. 1938). Ishte nga Sllovenia. Prioritet pati jeta shpirtėrore nė Stubėll.

 

Don Rrok Matej (6. 01. 1938 – 19. 03. 1939). Ishte me prejardhje nga Gjakova,  i rritur nė Shkup, pedagog i shkėlqyer, prift i cili pėr sė tepėrmi i deshi fėmijtė dhe rininė. Nė atė kohė bėnte shetitje – ekskursione me ta nėpėr Kosovė. Ishte edhe trim i madh. Njėsoi, si Don Mikeli, i veshur si gjuetar e pėrshkonte Karadakun dhe ungjillizonte.

 

Don Pjetėr Berisha (Pashkė 1939 – 24. 03. 1940).  I lindur nė Terzijajt, prift i butė, trim dhe njeri shumė i vendosur. E udhėheqi famullinė nė njė kohė shum tė vėshtirė, fillimi i Luftės II Botėrore. Mė vonė edhe ky ka qenė i pėrndjekuri dhe i burgosuri i komunizmit – ateist.

 

Don Nikolla Sharbanov (01. 11. 1943 – 25. 12. 1943). Rumun. Shėrbeu shumė shkurt, sepse, duke e kryer detyrėn meshtarake, ndarjen e sakramentit tė vajimit njėrit qė lėngonte nga tifusi  nė Terzijaj, edhe vetė u infektua dhe pas tri ditėve vdiq. Konsiderohet martir i Eukaristisė – Meshės sė shenjtė.

 

At Bllagoje Neumoff (25. 03. 1944 – 15. 08. 1946). Bullgar. Veproi nė pėriudhėn mė tė vėshtirė, gjatė  Luftės sė  II Botėrore. Nė Karadak ishte ushtria bullgare e cila pa mėshirė i rrahte dhe keqtrajtonte popullin nė ēdo mėnyrė. Ky prift mė angazhimin e pashoq shpėtoi banorėt e kėsaj ane nga barbarizmi bullgar. Ishte mjaft i afėrt mė njerėz, shumė i thjeshtė dhe bamirės. Edhe sot banorėt e Stubllės e pėrkujtojnė si njėprift qė i ka dashur shumė stubllasit.

 

Don Dedė Ramaj (01. 11. 1948 – 08. 12. 1960). Emėrohet pėr sė dyti famullitar. Ėshtė angazhuar pėr blerjen e truallit tė kishės sė rė, ka filluar themelet, por komunizmi – ateist ia montoi aktakuzėn kinse ky kishte organizuar vrasjen e kushėririt tė tij, David Sh. Ramaj. Ėshtė burgosur dhe dėnuar me dymbdhjetė vjet burg. Pas gjashtė vitesh burgimi ėshtė liruar si i pafajshėm. Shumė fėmijė tė Stubllės i ka dėrgar nė shkollė, nė mesin e tyre ka priftėrinj, profesorė, doktorė shkence, shkrimtarė e poet.

 

Don Luka Cirimotiq (25. 12. 1960 – 01. 11. 1972). I lindur nė Janjevė, prift shumė i devotshėm dhe diplomat i madh. Pasi qė e burgosen Don Dedė Ramaj, nė Stubėll mbretėronte njė gjendje shumė e rėndė. Ky prift mė njė shkathtėsi tė pashoqe e pėrmirsoi gjendjen, bėri pajtimin e tė gjitha familjeve dhe e caktoi festėn e Zojės sė Lurdit. Ndėrtoi kishėn e re tė shėn Jozefit, e cila ėshtė pėruarar nė vitin 1970. Ai ka organizuar ndėrtimin dhe hapjen e rrugėn kryesore pėr nė Stubėll.

 

Don Janez Osvald (08. 12. 1972 – 23. 04. 1973). Slloven. E fliste bukur gjuhėn shqipe. Ishte dashamirės dhe edukator i madh i fėmijėve. Mė ta e kalonte tė shumtėn e kohės, si apostull dhe edukator  i vėrtetė, nė lojė, nė lutje, nė mėsime... Pėr shkaqe shėndetėsore ėshtė larguar brenda njė viti.

 

Don Jakė Prenku (23. 05. 1973 – 20. 09. 1989). I lindur nė Ferizaj. Prift i vyeshėm dhe puntor i madh. Ai i vazhdoi punimet nė kishė tė re, sidomos prezbiterin dhe kėmbanarėn, bėri rindėrtimin e kishės sė vjetėr, dha sė bashku mė Don Gjergj Gjergji-n e themeluan Muzeun e Martirėve dhe tė Shkollės sė Parė Shqipe, dhe arritėn qė kisha e vjetėr sė bashku mė Muzeun, qė nga viti 1976 tė jenė  si monument kulture nėn mbrojtjen e shtetit. Po ashtu  bėri rrethimin e oborrit tė kishės sė re, tė kishės sė vjetėr, tė varrezave, asfalltoi rrugėn kryesore pėr nė Stubėll, dhe kaldėrmin e rrugės nėpėr fshat. Ishte edhe bamirės duke iu ndihmuar shumė familje tė varfėra.

 

Don Rrok Gjonlleshaj (20. 09. 1989 – famullitar i sotshėm). I lindur nė Velezhė. Erdhi nė njė kohė tė transferimeve tė mėdha nė Kosovė. Me ardhjen e tij nė famulli, ai ripėrtinė dhe gjallėron, banorėt e nė mėnyrė tė veēantė rininė. Ka punuar shumė nė formimin e thirrjeve shenjta, tre prej tyre i ka pėrcjellur qė nga fillimi nė seminar deri nė shugurimin meshtarak. Nga vitet e 90-ta kur mėsimi shqip nėpėr Kosovė ishte ndaluar tė mbahet nėpėr objekte shkollore, si atė shpirtėror iu ndihmoi nėxėnėsve, qė shumicėn e kohės ta kalojnė nė objektet e kishės. Aty u organizuan, nėn udhėheqjen e tij, shumė aktivitete kulurore dhe sportive. Ėshtė inisiator i takimeve kulturore “Takimet e Don Mikelit” dhe deri mė sot i ka udhėhequr shkėlqyeshėm sė bashku me besimtarėt e vet. Ka bėrė renovimin e Kishės sė re tė shėn Jozefit. Ka ndėrtuar sallėn rinore me pėrmasa tė mėdha, pėr aktivitete tė tė gjitha llojeve: kulturore, sportive, argėtuese, animuese etj. Ka ndėrtuar ambulancėn e re tė fashtit “Shėn Vinēeni”, ku punojnė motrat vinēenciane. Shquhet pėr bashkėpunim tė mirė me stubllasit.

 

Thirrjet shenjte

           

Famullia e Stubllės ėshtė e njohur nė ipeshkvinė tonė pėr thirrjet shenjta. Shpesh herė dėgjohet tė thuhet se ky fshat, me kulturė tė lartė ėshtė si minierė e meshtarėve dhe rregulltarėve dhe rregulltareve. Mbas Luftės sė Dytė Botėrore, por edhe mė parė, kemi numėr tė madhė tė meshtarėve dhe motrave tė nderit, tė kualifikuar me shkallė akademike dhe puntorė tė vyshėm nė disa vende tė Botės.

Deri sot Stublla i ka gjithėsej 29 meshtarė dhe mbi 50 motra tė nderit. Prej tyre 7 meshtarė kanė kaluar nė amshim. Tė tjerėt janė nė shėrbim tė Zotit dhe popullit nėpėr vende tė ndryshme. Nė mesin e tyre ėshtė njė franēeskan, At Marjan Lorenci OFM dhe njė jezuit, At Shtjefėn Doda SJ.

Besimtarėt e Stubllės kanė njė ciliėsi tė veēantė nė raport me meshtarėt. Me sa duket kėtė ndjenjė tė lartė respekti dhe admirimi e kanė trashėguar nga syrgynėt (martirėt) e tyre, qė e dhanė jetėn pėr Jezu Krishin dhe pėr popullin. Gjaku i atyre burrave herojė tė ksihės sė Stubllės dhe popullit tė Karadakut, ėshtė farė e vdekur nė dhé qė jep shumė frytė. Ėshtė nderė pėr njė familje stubllase qė njėrin apo disa nga fėmijėt t’ia dhuron Kishės dhe popullit. Madje, mund tė themi se nuk ka lagje qė nuk ka mesharė apo murgeshė/motėr nderi, e disa kanė 2 e mė tepėr, p.sh. lagja Koliq ka 6 meshtarė (dy franēeskan e 4 meshtarė dioqezan).

      

            Strukturimi dhe pastoralizimi i famullisė

 

Nė tė kaluarėn strukturimi dhe pastoralizimi i famullisė ka qėnė nė formė klasike, pėrkatėsisht famullitari ishte ideatori dhe ekzekutuesi i tė gjitha gjerėve nė famulli. Ai, jo vetėm qė ka qenė udhėheqės shpirtėror i famullisė, por njėkohėsisht ishte edhe udhėheqės i fshatit. Sepse meshtari respektohej nė mėnyrė tė jashtėzakonshme, konsiderohej mė i shkolluari dhe mė i sinqerti se tė tjerėt.

Sot, me ndryshimin e pastoralit nė Kishėn Katolike botėrore, modernizimin e saj, hapjen ndaj laikėve nė veēanti mbas Koncilit II tė Vatikanit, edhe famullia e Stubllės ka ndryshuar pozitivisht administrimin e saj veprues (pastoralin).    

Stublla ka kėshillin e kishės prej shtatė antarėve, qė janė bashkėpuntorė mė tė afėrt tė famullitarit nė udhėheqjen e famullisė. Ka kėshillin e fshatit, kėshillin e rinisė, shoqėrinė kulturo-artistike “Zėri i Karadakut”. Tė gjithė e kryejnė dėtyren mė pėrgjegjėsi dhe pėrkushti tė plotė. Nė kėtė mėnyrė famullia funkcionon shkėlqyeshėm, si njė qeveri e mirė, ku secili e kryen detyrėn e vet nė sekcionet e veta.

Nga ky administrim i ditėve tona, suksesi ėshtė evident nė secilėn fushė, nga ngritja e vetėdijės fetare- kulturore, rregullimi infrasturkturor, vetėdija ekologjike, kultura sportive, kultura muzikore e teatrale. Sa pėr ilustrim, tė pėrmendim se djemtė dhe vajzat e famullisė me shfaqjet e tyre muzikore (Grupi “Zėri i Karadakut”) dhe teatrale ka marrė pjesė nė disa qytete tė Kosovės dhe janė cilsuar si artista tė vėrtetė.

 

Motrat Vinēenciane

 

Nė Famullinė e Stubllės shėrbejnė Motrat Vinēenciane. Ato nė famulli mbėrrijnė nė vitin 1961, qysh atėherė e deri sot janė tė palodhshme nė punėt e famullisė. Tė njohura pėr punėn me tė sėmurė e tė varfėr, sipas themeluesit tė tyre shėn Vinēenc Paulit, hapin ambulancėn dhe kujdesen pėr shumė tė sėmurė tė cilėt ēdo ditė vizitojnė kėtė objekt, si edhe tė varfėrit tė cilėt trokasin dhe kėrkojnė ndihėm. Nė fillim ambulanca ishte nė oborrė tė kishės nė njė objekt tė vogėl, kurse kohėn e fundit ėshtė ndėrtuar ambulanca e re me paisje moderne, me emėr “Shėn Vinēenci”. Pėrveē qė rregullisht punojnė motrat vinēenciane, herė pas here vjenė edhe mjeku nga Vitia, pėr kontrollime mjekėsore mė tė rėnda. Ambulanca e Stubllės “Shėn Vinēenci” ėshtė degė e Shtėpisė sė Shėndetit nė Viti “Nėnė Tereza”.

Nė kėtė ambulancė rregullisht kėrkojnė shėrim tė sėmurėt, banorėt e Stubllės dhe tė gjitha fshatrat pėrreth. Kohė pas kohe vijnė edhe nga vendet tjera (30- 40 km larg), sidomos tė varfėrit.

 

Aktivitetet

 

Nė Stubėll gjithmonė janė zhvilluar aktivitete tė ndryeshme. Stubllasit njihen si aktivistė tė mėdhenj. Gjithnjė dėshirojnė tė bėjnė mė tepėr se ėshtė e nevojshėme, e kjo ėshtė cilėsi shumė e mirė!

Nė mėnyrė tė veēantė nė Stubėll ėshtė zhvilluar dhe shfaqur drama me tematika tė ndryshem. Tekstet e dramės janė shkruar nga vetė stubllasit, dhe po ashtu artistėt janė vetė stubllas. Po i pėrmendi vetėm disa: “Qėndresa”(tmatikė e martirėve tė Stubllės), “Fsheftėsia e rrėfimit”(tematikė pėrshpirtėrie), “Tė gjithė mė duan vetėm babai jo”(tematikė e jetės – pėr rini). Mandej janė shfaqur shumė programe kultur-oartistike, me kėngė, valle dhe humor burimor. Tė gjitha kėto aktivitete kulturore janė mbajtur nė njė kohė kur nė gjithė Kosovė nuk ėshtė guxuar tė mbahen gjėra tė tilla nga serbet, kurse pėr njė fėshat tė vogėl – nė krahasim me qytetet e Kosovės – siē ėshtė Stublla ngjarje tė tilla kulturore janė shfaqur rregullisht. Madje, s’guxohet tė harrohet se shpeshherė stubllasit pėr kėto gjėra kanė qenė tė kėrcėnuar nga policia serbe, dhe ishin vazhdimisht nė shėnjestėr. Porse, dashuria e fortė pėr fenė dhe kuturėn autoktone ka ngadhėnjyer.

Rregullisht mbahen “Takimet e rinisė” tė cilat janė mujore, kurse nė njė periudhė para luftės ishin javore. Aty janė trajtuar tema tė ndryshme fetare, kulturore, edukative, tė nevojshme pėr rini. Ēdo vit mbahen kuize nga dituria, ndonjė herė edhe mė tepėr, nė pesė lėmi: Bibėl, histori, gjeografi, gjuhė e letėrsi, kulturė. Ēdo ditė (prej tė martės deri tė premten) mbahet mėsimi i fesė apo besimi, edukimi nė fe pėr tė gjitha klasat.  Ēdo tė shtunė ėshtė takimi me ministranta tė famullisė.

Po ashtu organizohen turnire sportive, tradicionalisht nė futboll tė vogėl me emėrin “Engjėll Zefi”. Mandej nė kėtė kuadėr tė aktiviteteve hyn edhe shetitjet dhe shtegėtimet me tė gjitha moshat nėpėr Kosovė dhe gjetiu.

 

Pėrshpirtėria

 

Stubllasit janė njerėz tė pėrshpirtshėm. Pos meshėve tė rėndomta, qė janė ēdo ditė, nė famulli janė tė pranishme edhe pėrshpirtėri tjera popllore: lutja e rregullt e rruzarės, nėntėditsha dhe kushtime tė ndryshme ndaj Zotit dhe shenjtėrve, ēdo tė premte tė muajt adhurim me T’Shenjtnushmin Sakrament, ndėrsa pėr ēdo tė shtunė tė muajt njė orė lutje.

 

Gjatė tėrė Kreshmėve besimtarėt shtegėtojnė nė Stubllavaqė te Kryqi. Sė paku njėherė nė mėnyrė tė organizuar, me pjesėmarrje tė besimtarėve tė Stubllės dhe tė famullive tė tjera.

Me rastin e festave tė Zojės fetarėt tanė shtegtojnė nė Letnicė (traditė ėshtė tė shtegėtohet dath), si dhe  nė famulli tjera tė rrethit. Pėr Korpin e Krishtit organizohet procesioni nėpėr fshat me tė Shenjtėrueshmin Sakrament.

Pėr festat e ndryshme tė famullisė organizojmė rregulisht treditėshin pėrgatitor. Karakeristike e Stubllės ėshtė se kremtohen tri festa. Festa e shėn Jozefit me 19 maj (festė e pajtorit tė famullisė), festa e Zojės Lurde me 11 shkurt, festa e shėn Gjergjit me 23 prill (pajtori i Kishės sė Vjetėr) dhe festa e Shna Prenes me 26 korrik nė Dunav (filiale e famullisė). Festa e Zojės sė Lurdit nė Stubėll ėshtė festa qė e ka vu nė Stubėll famullitari i atėhershėm Don Lluka Cirimotiq. Ai duke parė sė stubllasit, besimtarėt e vet, ishin tė pėrēarė dhe nė ngatėrresa pse komunizmi kishte futur rrėnjėt nė shpirtrat e tyre (shumė prej tyre kundėrshtonin rrepshėm ndėrtimin e kishės sė re), thirri tė gjithė besimtarėt nė pėrkushtim ndaj Zojės Lurdit dhe ndaj Shejtnueshmit Sakrament. Dhe u pėrbetua para Saj, se nėse do tė pushojnė ngatėresat nė famulli, e gjithė famullia do ta feston Zojėn e Lurdit dhe natėn e festės do tė jetė procesion me tė Shenjtnueshmin Sakrament dhe adhurimi gjatė gjithė natės. Zoti bėri mrekulli dhe Zoja ndėrmjetėsojė, kėshtu qė stubllasit ranė nė pajtim. Qysh atėherė Zoja e Lurdit ėshtė njė ditė e jashtėzakonshme e lutjes dhe adhurimit pėr tė gjithė besimtarėt, pleqė e paka, tė rinjė e tė reja. 

Nė Famullinė e Stubllės ekzistojnė tri Kisha:

1. Kisha e Vjetėr (e ndėrtuat nė vitin 1896) i kushtohet shėn Gjergjit. Stubllasit aty i kanė kryer shėrbimet fetare deri nė ndėrtimin e kishės sė re. Sot nė kėtė kishė thuhet mesha njė herė nė javė (tė mėrkureve). Njashtu, kjo kishė ka shėrbyer edhe si shkollė. Tani ėshtė muze dhe monument kulture.

2. Kisha e re (e ndėrtuar nė vitin 1969) kushtuar shėn Jozefit pajtorit tė Famullisė. Kjo ėshtė kisha qėndrore e Famullisė , e cila i pėrshtatshme pėr shėrbimet fetare.

3. Kisha e Shna Prenes nė Dunav. Ėshtė filialė e Stubllės. E ka ndėrtuar ipeshkvi i Gbidovec. Tani me shpėrnguljen e banorėve tė Dunavit kisha ka mbetur bosh dhe ėshtė e shpallur monument kulture nėn mbrojtjen e Komunės sė Gjilanit. Me 26 korrik stubllasit pėr ēdo vjetė shtegėtojnė, shumica kėmbė, dhe atje dhuhet mesha shenjte.

 

Tradita qė vazhdon – 100 vjetori

 

Sivjet Famullia e Stubllės e pėrkujton 100 vjetorin e themelimit tė saj. Ėshtė pėrvjetor i njė rėndėsie tė madhe, qė tregon njė traditė tė vjetėr kishtare nė kėtė vend. Krishterimi i kėtyre trojeve ėshtė pėrplotė me gjakė, krishtėrim qė nė mėnyrė mė intime i pėrngjanė Jezu Krishtit. Njė traditė e gjakut. Njė histori e shėlbimit e shkruar me gjakun e besimtarėve.

Kjo traditė e lashtė e stubllės, jo vetėm 100 vjeēare – sepse edhe mė pėrpara jeta e krishterė ėshtė jetuar dhe dėshmuar nė Stubėll e pėrreth – ėshtė e pranishme edhe nė ditėt e sotme. Madje kjo traditė ėshtė e ruajtur si visar i ēmueshėm, i pajisur me devocion e pėrshpirtėri tė ndryshme siē dijnė stubllasit.

Gjatė gjithė kėtij viti jubilar, famullia ka organizuar takime tė ndryshme, tė pėrshpirtėrisė dhe tė lutjes, meshė triditėshe dhe procesione me tė Shenjtrueshmin Sakrament, takime me fėmijė, takime me rini, takime me pleqė; tė gjitha kėto kanė pasur njė qėllim: 100 vjetė famulli nė lavdėrim tė Zotit dhe nė shėrbim tė shpirtėrave.

 

 

( Marrė mga Stublla Monografi, don Fatmir Koliqi faqe 54 –66 )

                                                                                                                                                                        

 

Tė gjitha tė drejtat e rezervuara  © 2005 misioni.hr

webmaster