|
Sikur Tirana tė jetonte
ēdo ditė kėshtu me "Botimet katolike"
nga
Alban GURI
I referohem
dinamikės dhe ndjesisė positive qė solli nė qytet
aktiviteti mė i bukur i vitit, Panairi i Librit. Kėtė
mund ta them me bindje tė plotė. Unė isha aty si
kureshtar dhe dashamirės i gjėrave tė shkruara, i atyre
shkrimeve qė fliten e tregohen prej shekujsh, qė
kujtohen e qė rishkruhen nė ciklet e pafundme tė
historisė njerėzore.
Dhe pėr kėtė dua tė flas. Dua tė vlerėsoj faktin se
sivjet, nė formė surprise, kishim njė stendė mė shumė nė
Panairin e Librit. Kishim njė botė mė tė gjėrė, mė tė
thellė, mė tė pasur. Kėtė vit nė Panair ne gjetėm pas
kaq vitesh veprat e Padėr Zef Pėllumbit, Don Lazer
Shantojės, sigurisht veprat e Padėr Gjergj Fishtės,
Padėr Anton Harapit, Don Nikoll Mazrekut, monografi
klerikėsh-poetė qė rezultojnė tė jenė edhe mendimtarė tė
mėdhenj. U gėzuam si fėmijėt kur pamė aty Visaret,
pėrrallat, gojdhanat popullore tė mbledhura e tė
redaktuara nga At Donat Kurti, At Bernardin Palaj, At
Vinēenc Prenushi e shum e shum tė tjerė.
Ne u habitėm dhe u gėzuam qė mė nė fund, pas rreth 60
vjetėsh pamė tė ekspozuara veprat mė tė larta tė
mendimit shqip, Eseistėt, Rapsodėt, Filozofėt,
Tregimtarėt, rrėfimet e tė cilėve do t`i kishte zili
mbarė bota e njerėzve, mbi tė gjitha ajo e qytetėruara.
Une u ndjeva njeri me fat qė pashė nė njė stend tė
pėrkufizuar Botimet Katolike veprat mė madhore qė kish
krijuar mendimi shqip. Aty pashė librin me tre vellime
tė vuajtjeve dhe faljeve nga Padėr Zef Pėllumbi, pashė
kėngėt dhe rapsoditė e pavdekshme tė Padėr Gjergj
Fishtės, esetė dhe mendimin filozofik tė Padėr Anton
Harapit, dokumentat dhe veprat gjuhėsore tė Pjeter
Bogdanit, kėngėt e mrekullueshme shekullore tė
shqiptarėve mbledhur e redaktuar nga At Donat Kurti e
Bernardin Palaj. Gjeta aty kėndvėshtrimin pas njė
eksperience 10 vjeēare tė Imzot Rrok Mirditės « Pėr njė
Shqipėri me Zotin ». Nuk mungonin rrėfimet e Imzot Zef
Simonit mbi Klerin Katolik Shqiptar. Dominonin stendėn
pėrkthimet e veprave tė Papės sė madh Gjon Pali II.
Shihje tė ekspozuar dukshėm veprat e Imzot Angelo
Masafrės. Botime, pėrkthime, ese, ballada, legjenda,
rrėfime, filozofi e letėrsi pa fund. Kėtė pashė e kėtė
jetova aty nė stendėn Botimet Katolike.
Mbi tė gjitha, nė kėtė stendė tė pasur gjetėn vehten tė
gjithė dashamirėsit e letėrsisė dhe folklorit, tė
mendimit filozofik dhe tė mardhėnjeve midis Besimit dhe
Arsyes « Fides et Ratio », autor Gjon Pali II-pėrkthyer
nė shqip nga Don Gjergj Meta midis besimit dhe shkencės
« Zoti dhe Shkenca », autor Jeann Guitton-pėrkthyer nė
shqip nga Prof. Ferdinand Leka me kurator Don Arian
Shkurtin. Kureshtarėt ishin tė shumtė, por mė i
ēuditshėm ishte fakti se raporti i vizitorėve me
blerėsit dhe porositėsit e veprave qė kishin mbaruar
ishte pėrtej ēdo parashikimi. Kjo tregonte dhe njėherė
etjen e madhe qė kanė shqiptarėt pėr dijen.
Mund tė them pa hezitim dhe me modesti tė tepruar se mbi
atė stendė simpatike dhe estetike, vura re dhe numėrova
qindra vjet studime dhe dije tė pėrfituar nė Akademitė
mė prestigjoze tė botės. Emrat dhe fotot e tyre ishin
aty para meje.
Unė kisha dėgjuar shumė pėr ta, pėr njerėzit mė tė ditur
ndėr shqiptarėt e shekullit tė njėzetė. Dikush, dikur,
nga mesi i shekullit tė kaluar u kish ndėrprerė atyre
fillin e jetės. Dikush apo disa tė privuar nga dija e
nga dėshira pėr tė ditur, i pushkatoi. Pushkatoi
Barinjtė shpirtėrorė, Mėsuesit e kohės, Krishtin qė foli
shqip. Ata pėsuan duke thėnė « Rroftė Krishti Mbret !
Rroftė Shqipėria ! » Ata pėsuan dhe vuajtėn vdekjen
ēnjerėzore. Por u ringjallėn e ishin aty nė kuvendin e
librit, me mua, me ne tė gjithė, nė stendėn e "Botimet
Katolike" dhe me respektin e kureshtjen qė treguan tė
gjithė ata lexues e dashamirės qė vizituan stendėn
Katolike dhe blenė me etje e gėzim librat dhe veprat e
tyre.
Pra kush medoi se i kish vrarė pėr t`i larguar nga
Piedestali i Merituar i Elitės Kombėtare, kish gabuar,
nuk kish mundur tė ndėrpriste vazhdimėsinė e dritės, qė
Ata, me mendimin e tyre, pėrcollėn e do vazhdojnė tė
pėrcjellin ndėr shqiptarė deri nė pafundėsi.
Dola nga ai panair me njė Diplomė nė dorė. Kisha marrė
pothuajse tė gjitha botimet e ekspozuara nė atė stend.
Ato ishin tė ribotuara rishtas, me letėr e kopertinė tė
bukur, me njė metodologji qė i rinte besnike
origjinalit, pra me skanim. Tė gjitha gegnisht.
Perfekte. Ato ishin mė shumė se njė diplomė
universitare. Ato ishin njė thesar. Ato ishin Visaret e
Kombit.
Sa mirė do tė ndihesha sikur Tirana, ky qytet i ri e i
paditur tė jetonte ēdo ditė kėshtu!
|