|
Gjergj Kastrioti, 600
vjet (mė) pas
nga Blerti
Delija *
Gjate 365 ditėve te ketij viti, shqiptaret ne mbare
globin, I janė pėrkushtuar kujtimit te 600- vjetorit te
lindjes se Gjergj Kastriotit I madhi. Titulli I
madhi mbase duhej pėrmendur shume shekuj me pare, ashtu
siē e mbante edhe Aleksandri i Madh. Gjate 25 viteve,
1443-1468 ai u be nje barriere e pakapėrcyeshme pėr
perandorinė ushtarake te asaj kohe, Osmanlinjtė. I
mbėshtetur vetėm ne nje grumbull « fshataresh » te
Arbėrisė, Gjergj Kastrioti arriti te thyen ne shume
beteja jo vetėm pashallarė, por edhe vete sulltanėt.
Historia ka treguar shume dhe ne mjaft vende te ndryshme
pers Kastriotin e madh, port ne do te donim ta
perceptonim kete figure 600 vite pas lindjes se tij.
Jo vetėm ne historinė e shkruar nga shqiptaret, por edhe
ne krijimet e shumta te te huajve pėr kete « Atlet te
Krishtit », mese shumti pėrmendet emri me te cilin e
pagėzoi sulltani, Skėnder Beg. Ndėrsa termi « Skėnder »
ne gjuhen turke, eshte nje pėrshtatje e emrit «
Aleksandėr », termi « Beg » eshte nje grade ushtarake
apo ofiq. Sigurisht, kjo nuk ia zbeh aspak famėn Gjergj
Kastriotit ne Evrope, por tenton ta « turqizoje » me
shume se cduhet « Heroin Evropian » te Mesjetės, i cili
shpėtoi Kontinentin Plak nga pushtimi i Osmanllinjeve.
Nga ajo qe kemi lexuar jo vetėm ne shkrimet e
shqiptareve, apo te huajve, konstaton jo pa keqardhje se
pėrdorimi me I shpeshte I emėrtimit te heroit si Skėnder
Beg, nuk eshte I rastėsishėm. Diku, ne nje nga filmat
dikurshėm, eshte pėrdorur termi se nuk mund te bėhen
Hasha 500 vjet nen Turkun. Kėtij mentaliteti, nuk I ka
shpėtuar as figura e Kastriotit. Edhe pse emri dhe
figura e tij, u shtiheshin edhe ne ėndėrr turqve dhe
sulltanėve, pėr ironi te fatit, pėr ta afruar sa me
prone tyre, thirrej vetėm pak vite pas vdekjes (1468) me
shume Skėnder Beg se Gjergj Kastriot. Nuk janė te pakte
ata studiues qe e kane cilėsuar tradhtar Gjergjin,
siē ka edhe te tjerė qe e konsiderojnė rebel ushtarak
kundėr regjimit te Sulltanit, por vetėm pėr te marre
pushtet pėr vete.
Nuk dėshirojmė te ndalemi tek ceshtja e besimit, pasi
ajo eshte e qarte si drita e diellit, por nuk qėndrojnė
aspak versionet edhe te historiografisė shqiptare pėr
paqendrueshmerine deri ne ateizėm jo vetėm te babait
te tij, Gjonit, por edhe vete Gjergj Kastriotit. Ka nga
ata, qe ndoshta me humor qesh e ngjesh kujtojnė se
Kastrioti nuk I ka shpėtuar dot synetit I cili e ka
kthyer se bashku me emrin, automatikisht ne mysliman.
Kete version, mendojmė se nuk mund ta mbroje, por edhe
as ta pėrgėnjeshtroje askush dhe faktet nuk do te
gjenden kurrė. Mbetet te vlerėsojmė atė qe na kane
sjelle kronikanet e asaj kohe deri ne ditėt tona, por
sigurisht, te paktėn princat, veēanėrisht Araniti qe
lidhi krushqi me Kastriotin, do ta kishte ditur faktin e
muslimanizimit te tij dhe ne kėto kushte, ai nuk do te
kishte marre pėr dhėndėr nje Skender Beg. Ne kete linje,
mbase e njejta gje, nuk mund te thuhet per Hamza
Kastriotin, I cili me tradhetine ndaj xhaxhait te tij
fillimisht e me pas Arberise, tregoi se jo vetėm nuk
kishte gjak shqiptari ne deje, por nuk e lidhte asgjė me
kete vend.
Me pak peshe ne kete linje, ka edhe versioni pėr nje
besim ortodoks te Kastriotit. Me se shumti, kjo piste
lidhet me Vojsaven, nėnėn e heroit, e cila, me shume
duke u nisur nga emri se sa nga fakte reale, eshte
paraqitur me origjine sllave. Nuk duhet harruar se behet
fjale pėr Ballkanin e Mesjetės, ku kishte rreth 7 shekuj
qe sllavet kishin ardhur nga stepat dhe Uralet.
Vendėsit, ne kete rast Iliret apo Arbėreshėt me pas,
kane qene zoter dhe eshte e pamundur qe me nje mėnyrė
apo tjetėr, brenda 700 viteve, te mos ishin krijuar
oaze familjare te sllaveve te albanizuar. Nuk eshte
aspak ēudi, qe pikėrisht Vojsava te kete qene nje nga
kėto sllave por qe ne dejet e saja, rridhte te paktėn
50% gjak alban ose arbėresh. Ortodoksia si besim e
Kastriotit, hidhet poshtė edhe nga nje fakt tjetėr.
Vojsava, edhe nėse ishte aq sllave dhe ortodokse,
duke u martuar me nje princ shqiptar, me mentalitetin e
asaj kohe, ata duhej te kenė vene kurore ne nje kishe
katolike, nga nje prift apo murg I ketij besimi. Sipas
eksperiencave te principatave homologe, as qe behej
fjale se bashkėshortja e princit do te merrte fenė e
bashkėshortit, siē edhe fėmijėt do te rriteshin sipas
ritit katolik.
Megjithatė, faktet me kokėforta, janė vlerėsimet qe I
kane ardhur Gjergj Kastriotit nga te huaj. Vlen te
pėrmendet dhe te proklamohet, se qofte edhe thjeshte si
ushtarak, apo kundėrshtar dinjitoz, Kastriotit nuk I
ka ardhur asnjė vlerėsim as nga Sulltanėt, por as me
vone nga Xhon- turqit qe ridimensionuan historinė. Po na
ndjenin bir te tyre, do ti vinin emrin e tij ndonjė
institucioni, siē ndodhi shekuj me pas me Sami Frasherin
apo pinjollėt e tij, pėr meritat e veēanta dhe
kontributin pėr Turqinė. Te vetmet vlerėsime, madje
maksimale, I kane ardhur nga Kisha Katolike dhe Papati,
duke arritur kulmin me Mburoje e Krishterimit dhe
Atlet I Krishtit. Nga ana tjetėr, duhet pranuar se as
nga Venediku, as nga Papati dhe as nga Napoli, Kastrioti
nuk u mbėshtet siē e meritonte.
Ndėrsa sot, teksa qeshte quajtur viti jubilar I 600
vjetorit te lindjes se tij, Kastrioti thuajse nuk
pėrmendet. Duke perifrazuar nje koleg ne nje te
pėrditshme, nuk duhej te kalonte dite pa e kujtuar me
nje aktivitet. Nuk ndodh dhe deri ne fund, nuk do te
ndodhe kėshtu. Edhe pse mund ta pėrdorim fare mire si
nje ikone qe na lidh fort me rrėnjėt tona evropiane,
si nje hero qe shpėtoi Evropėn nga turqizimi dhe
islamizimi me dhune I sulltanėve, ndoshta duke qene nje
spirance qe na afron edhe me ėndrrėn tone-
Anėtarėsimin ne BE, nuk mund ta pėrdorim dot. Me se
shumti, eshte pėr vete fajin tone. Ne historinė tone, ai
rezulton me shume si nje mbrojtės I Arbėrisė
(Shqipėrisė) nga pushtimi turk, sesa si nje mburoje e
te gjithė Evropės se Mesjetės. Tjetėrsimi duket se ka
filluar nga emri, I cili nuk thirret me siē e pagėzuan
prindėrit Gjergj Kastrioti, pėr Skėnder Beg. A thua te
jete rastėsi se ne shumicėn e krijimimeve dhe te
raportimeve historike, eshte pėrdorur me shume emri turk
i tij? A mos valle me shume e kemi kujtuar si nje
person, I cili gjithsesi dėshironte te ishte Arbėria nen
Turkun? Ndoshta kemi kėrkuar qe duke qėndruar ne kete
llogore te justifikojmė faktin e te qenit nje vend ne
zemėr te Evropės me nje popullsi ne mazhorance (ndoshta
70%) e besimit mysliman? E ne kete drejtim, nuk na
mbetet veēse te themi se kemi qene, jemi dhe do te
vijojmė te jemi, e keqja me e madhe e vete vetes sonė.
Ne kete pėrvjetor te 600-te te Kastriotit te madh, nuk
na mbetet me te krenohemi me te si nje nga kombet
formuese te Evropės, si nje mburoje, te paktėn pėr 25
vjet e Krishterimit Evropian, I cili I dha jete edhe
Bashkimit Evropian drejt te cilit jemi nisur prej 15
vitesh.
Ndėrsa duhej te ishte nje lajtmotiv Kastrioti, tashme na
mbetet te kapemi fort pas Nene Terezės. Por edhe ne kete
pike, ne skene dalin fqinjėt tanė, madje edhe India.
Vendlindja ne Maqedoni, kalimi I jetės ne Kalkuta (Indi)
duket se e kane zbehur perkatesine shqiptare, botėrisht
te deklaruar te Nene Terezės. Pėr ironi te fatit, 19
tetori, Dita e Lumturimit te Nene Terezės kalon thjeshte
si nje dite pushimi, e shėnuar me te kuqe ne kalendar,
pa ndonjė aktivitet apo seri aktivitetesh.
Nje popull dhe komb qe nuk ka te kaluar, vėshtirė te
kete te ardhme. Postulati fatkeqėsisht po vėrtetohet pėr
ne shqiptaret. Edhe pse nje komb formues I Evropės,
gjeografikisht ne zemėr te saj, mentaliteti zotėrues
vazhdon te jete ai, I nje vilajeti ne Perandorinė
Osmane. Ndėrkohė, edhe vete Turqia, tashme ka trokitur
me force ne dyert e Evropės, por ne shqiptaret, sipas
gjasave do te futemi shume pas saj ne BE. Ndoshta
vazhdon forca e zakonit, vasaliteti nga Porta e Larte,
qe nga viti 1468, kur vdiq Gjergj Kastrioti, te cilin qe
pas vdekjes, te gjithė e kujtojnė si Skėnder Beg, duke
mos e lidhur asgjė me Shqipėrinė, e aq me pak me Evropėn
mburoje ė se cilės ishte pėr mese 25 vite.
* Blerti Delija, Drejtor i gazetės "Veriu",
Shkodėr.
|