|
Pjetėr Ndoc Daragjati
Pionier i tregtisė Italo-Shqiptare
nga Willy
Kamsi *
Kur flasim pėr Shkodėr duhet tė kemi
gjithmonė parasysh e tė kujtojmė ata qė i dhanė ndriēim,
pasunķ e kulturė ndėr shekuj. E prej kėtyne rrjedh edhe
nami qė mori Shkodra nė Lindje e Prendim. Kur flitet pėr
Shqipnķ, tė gjithė ata tė huej qė kanė pasė tė pėrpjekun
me shqiptarė, nė ēdo kohė e nė ēdo vend, kanė kujtue
vetėm e vetėm Shkodrėn. Dhe Shkodra njihej pėr nji
veēantķ tė saj, mbasi ishte nji qytet i cili, pėr hir tė
qytetarėve tė vet, tė gjallnisė sė tyne nė tė gjitha
fushat, pėr hir edhe tė ruejtjes sė traditave mā tė mira
tė popullit tonė, tė mikpritjes e tė zemėrgjanėsisė nė
marrėdhanie me kedo, kishte krijue, nė tė gjithė ata qė
kanė pasė punė, ose qė kanė jetue aty njifarė kohe, nji
dashunķ e nji nostalgjķ tė thellė kur largoheshin prej
saj.
E prį, Shkodra nuk kishte mā ato
monumente tė pėrmenduna, plot art, historķ e kujtime
sikurse ato qė zbukurojnė qytetet e Europės, sepse i
kishte shkatrrue me kohė pushtuesi aziatik. Por kishte
diēka tjetėr, kishte njerėzit qė kanė qenė e, ndoshta,
janė edhe sot pasunia e saj mā e madhe. Nji ndėr ta,
ndėr sa e sa tė tjerė, dhe nuk janė pak, qė e banė tė
pėrmendun Shkodrėn, āsht edhe Pjetėr Ndoc Daragjati.
Leu nė Shkodėr me 1870 vdiq nė Bari
(Italķ) me 1947.
Nė fėmijėnķ pat ndjekė shkollėn e Kushė
Mices dhe mā vonė kulturėn e vet ekonomike-financiare e
rriti tue mbėrrijtė tė zinte nji vend me randėsķ nė
shoqninė e kohės.
I ati, Ndoc Daragjati, nė kohėn e Lidhjes
sė Prizrendit, ka qenė spedicioner nė Shėn-Gjin. Me t'
vėllįn, Palokėn, āsht marrė me tregtķ edhe mā pėrpara.
Thohet se nė vjetin 1865, rreshperėt shkodranė
Daragjati, Bjanki e Muzhani, blenė nga Lloydi Austriak
nji avullore 84 tonėsh, qė u pėrdor pėr nji kohė tė
shkurtė nė vijėn e lundrimit Obot-Trieshtė dhe
anasjelltas.1) Por edhe mā vonė, bashkė me
vėllazėn, bani pėrpjekje pėr ngritjen e nji flote
detare, nė fillim mjaft modeste, por me synim qė ta
ritte, pėr me pėrballue kėrkesat e nji tregtie me
brigjet e detit Mesdhé. Kjo pėrbahej prej dż anieve,
prej tė cilave njena me motor e dż tė tjerat me vela, tė
emėrtueme "Daragjati 1", "Daragjati 2" e "Daragjati
3", qė, deri nė vitet '20 tė shekullit tė kaluem,
rrahėn udhėt detare tė Adriatikut e tė pellgut lindor tė
Mesdheut.
Mbas vdekjes sė t'et, punon nė Pazar, ku
kishte dugajė e magaze. Nė dż rasa i pat rį zjarmi, tue
e damtue randė edhe aktivitetin tregtar. Kurse me 12
tetuer 1914 i qe vjedhė dugaja nė Pazar.2) Pėrballon
kėshtu jetesėn, tue i pasė mbetė mbi shpatulla gjithė
familja e pėrbamun prej nanės dhe gjashtė vėllazėnve mā
tė vogjėl. Kėta ishin: Gaspri, Nushi, Ndreka (Shaptuku),
Kola, Gjovalini,3) Zefi, Lazri (Cuku).4)
Kola, qysh me tė gjallė t'et kishte shkue nė Brescia
(Italķ) pėr me ndjekė studimet e me u bā frat
franēeskan. Si frat mori emnin Filip e u quejt Įt Filip
Daragjati. Nė moshė endč tė ré, kur ishte rreth 24 vjeē,
tue qenė i ftohun, del prej Kuvendit pėr me krye
misionin e vet fetar dhe me i krye shartet njźnit qė
ishte tue vdekė, i randohet sėmundja, tue kalue nė
bronko-pneumonķ, dhe vdes po nė Brescia me 13 maj 1898.
Pėr tź thohet se ka lanė shkrime laike, kur ishte
rregulltar, ende student i vjetit tė katėrt tė
Teologjisė, shkrime tė cilat ruhen pranė Franēeskanėve
tė atij qyteti. Vlen tė shėnohet se qe cilėsue
«magnae spei juvenis».5)
Me 1897, tashmā pa babė, Pjetri 27
vjeēar, martohet me Ninen (1870-1947) tė bijėn e Gaspėr
Shirokės, e nji familjeje sė njohun e atdhetare
shkodrane, familje nga e cila ishin poeti e atdhetari
Filip Shiroka, Marie (Taqja) Shiroka-Ēoba, drejtuese e
Shoqnisė sė Grave nė Shkodėr e botuese e revistės
«Grueja Shqyptare», e cila ndihmoi gjallėnisht Luftėn e
Koplikut me 1920, Gjon Shiroka, gazetar, qė vdiq pėr hir
tė profesionit tė vet, i vramė mizorisht me 1914 si dhe
mjeku i njohun Dr. Frederik Shiroka.
Kemi thanė se nė moshė tė ré i rį mbi
shpatulla familja. Kur u martue, mā i vogli ndėr
vėllazėn posa kishte mbushė tė 9 vjetėt. Pėrpjekja e tij
e parė, gjā qė difton urti e pjekunķ tė madhe, ka qenė
t'i dėrgonte vėllaznit pėr me vijue shkollėn. Kėta mā
vonė do tė baheshin bashkėpuntorėt e tij nė krejt
veprimtarinė tregtare qė do tė zhvillonte mā vonė, deri
kur secili, mā nė fund, si ishte e natyrshme, do tė
ndiqte rrugėn e vet. Gaspri, qė dinte turqisht, mbante
lidhjet pėr furnizimin me drithė tė ushtrisė nė Shkodėr.
Gjovalini, i cili kishte studiue nė Shkollėn tregtare
italjane nė Shkodėr, mbante kontabilitetin, kurse nė
vitet '40 tė shekullit tė kaluem ka pasė nji agjencķ
transporti qė vepronte deri nė Kosovė. Ndėrsa Ndreka
tregtonte me Kosovė dhe ishte bā i njohun nė ato treva.
Gjatė qendrimit nė Shkodėr zhvilloi
veprimtarķ shoqnore dhe qe nji ndėr pėrfaqėsuesit e
zgjedhun tė parisė katolike shkodrane nė Komisionin
pranė Kėshillit tė qytetit, tue mprojtė njiheri
interesat e kėsaj bashkėsie, ashtu si edhe tė Shkodrės
nė tanėsī, pėr tė gjitha problemet qė lindshin nė
mbarėshtimin e saj. Me ketė funksion nėnshkruen sullet e
vjetit 1910.6)
Duket se me kėtź cilėsķ dhe me peshėn qė
kishte nė administrimin e punėve tė vendit, si dhe, nė
vijim tė pėrpjekjeve pėr nji zhvillim tė vrullshėm tė
ekonomisė, tue u frymėzue edhe nga pėrparimet e vendeve
tė tjera ballkanike nė ketė lamė, ka si synim tė parė,
kthimin e tregtisė nga mbrendia e Ballkanit e t'Europės
Qendrore nė drejtim tė Shkodrės dhe anasjelltas, e
ndėrtimin e hekurudhės Shėn-Gjin - Shkodėr - Shkup -
Monastir. Kėshtu qė, me 1908, merr pjesė nė delegacionin
e qytetit tė Shkodrės, qė shkon nė Stamboll pėr me
kėrkue ndėrtimin e kėsaj hekurudhe.7) Por, si
ndodhte zakonisht nė ato kohna, udhėtimi i kėtij
delegacioni nuk solli gjā pozitive, sepse elementė
fanatikė shkodranė e kundėrshtuen deri nė Stamboll
ndėrtimin e saj, nga friga qė kishin prej depėrtimit tė
qytetnimit Perėndimor. Po t'u bante ajo hekurudhė do tė
kishte pasė dobķ qyteti i Shkodrės dhe tregtija e tij,
si dhe krejt Shqipnia e Veriut sė bashku me Kosovėn.
Gabriel Louis-Jaray thekson randėsinė e Shkodrės si
qyteti mā i madh i Ballkanit nė brigjet e Adriatikut,
dikur i lulzuem, vend transiti tregtar. Nė tregun e
Shkodrės pėrshkoheshin mallnat e Prendimit, nė pritje tė
dėrgimit nė mbrendķ tė Ballkanit, nė drejtim tė Shkupit,
Sofjes e Beogradit. Prodhimet e pellgut tė Mesdheut
nėpėr Buenė, n'atė kohė e lundrueshme, pėrcilleshin nė
krejt perandorinė turke.8) Kėshtu qė, edhe
sot, jo mā pėr arsye fetare, si ishte ēėshtja e
ndėrtimit tė hekurudhės, por kryesisht politike, nė
funksion antishkodran, synohet me e ndėrtue rrugėn
automobilistike drejt Kukėsit e nė Kosovė, jo mā nga
Shėn-Gjini, por nga Durrėsi, ndėrsa flitet, ndoshta,
edhe nga Vlona, si shpėrblim kesaj tė fundit pėr
grushtin e shtetit tė vjetit 1997.
Shpallja e Hyrjetit pat ngjallė shpresa
tė mėdhį nė rrethet atdhetare shqiptare, dhe u ngritėn
klube, u botuen gazeta dhe u hapėn edhe shkolla shqipe.
Kjo bani qė edhe nė Shkodėr tė ngrihej nji klub. Nė ketė
kohė (1908), si shkruen gazeta "Lirija" e Selanikut (4
vjesht' e dytė 1908) «Mė tepėr se tridhetė Shqipėtarė
tė Shkodrės erdhė nė Selanik nė krye tė vjeshtės' sė
parė. Midis kėtyre burrave ishin Riza beu, Shaqir beu,
Myftiu i Draēit, zotėrinjtė Luigji Gurakuqi, Daragjati,
Ēėrba (recte: Ēoba), Pistulli dhe shumė
bajraktarė.9)
Shkodranėt u-pritnė fort mirė nė Selanik
dhe pasdaj vanė disa ditė nė Manastir ku mbenė fort
shumė tė kėnaqurė nga klub' i Shqipėtarėvet.
Kėta zotėrinj panė gjithė tė mirat e
Lirisė dhe tė konstitucionit dhe dhanė fjalė qė do tė
pėrpiqenė pėr tė sjellė nė Shkodrė bashkim, urtėsķ dhe
vėllazėri duke punuarė dhe pėr pėrparim tė gjuhėsė shqip
» (nėnvizim i imi - W.K.).
Por tė gjitha kėto qellime tė mira shkuen
bosh nga qėndrimi anmiqsor i reaksionit islamik vendas,
dhe klubi i Shkodrės qe mbyllė.
U ringjall me 1910 me emnin Klubi "
Gjuha shqype ".
N'atė kohė nuk munguen edhe pėrpjekjet
pėr me shpifė kundėr atdhetarėve shkodranė, e gazeta "
Liri e Shqipėrisė " e Sofjes (me 20 prill 1911)
do tė shkruente pėr nji shkodran « i cili guxonka tė
shkruajn' e tė flasin kundra atdhetarėve tė ndershėm tė
Shkodrės: zotni Pjetėr Daragjatin, Kol Krajėn e Kel
Marubbin » dhe e cilėson shpifėsin « kundėrshtar
i kombėtaris' sė vet e tradhėtor i poshtėr ».
Vjen vjeti 1912. Prap gazeta "Liri e
Shqipėrisė" (14 korrik 1912) njofton se «nėr kėto dit,
25 djelmoēa tė flakt, rokne mauzeret dhe flamurin e
Shqypėriis, dhe dolne nėr male pėr me u bashku me trimat
e rept Malcor e Mirditas ». Ndėr ta qenė Gjovalin e
Zef Daragjati, vėllaznit mā tė vogjel tė Pjetrit. Dalja
e tyne nė mal shkaktoi pėr raprezalje arrestimin e
vėllaut tė tyne André dhe dėnimin e tij me vdekje, me
vjerrje, gjā e pandigjueme ndonjiherė dhe krejt barbare.
U desh, simbas zakonit turk, dhania e nji rushfeti tė
mirė autoriteteve ushtarake pėr shpėtimin e jetės e pėr
lirimin e tij.
Ramja e Shkodrės, e nisun me 1875, kishte
shkue tue u thellue. Ato qė kishin ndikue nė ramjen
qenė: hapja e grykės sė Danubit, ndėrtimi i hekurudhės
sė Rumelisė, pavarėsia e Shteteve tė krishtena,
mosmirėmbajtja e udhės sė Drinit, politika e veēimit tė
Shqipnisė, apatia e qeverisė turke, lindja e zhvillimi i
Tivarit,10) mbushja me lym e Buenės. Tė
gjitha kėto arsye rreshtohen prej frengut Louis-Jaray,
nė nji broshurė qė pau dritėn nė Francė.11)
Megjithatź, me optimizėm, shprehet edhe
kėshtu: « tash nji ēerek shekulli, ka rį prej
lulzimit tė saj tė māparshėm, por rilindja e saj
ekonomike nuk āsht kurrsesi e pamundun ». Mā poshtė
ripohon se: « jeta e saj e ardhshme ka me e lejue qė
tė rilindė ketė tė kalueme ».12)
Ky ishte prį edhe qellimi i Pjetėr
Daragjatit: Rilindja e Shkodrės.
Por edhe sot, shteti i ashtuquejtun
«shqiptar», i cili, po tė ishte me tė vėrtetė i tillė,
do ta kishte pėr zemėr zhvillimin e pėrparimin pa dallim
tė tė gjitha viseve tė Kombit shqiptar, po ndjek tė
njajtėn politikė antikombtare tė 50 vjetėve tė
diktaturės komuniste, qė synonte mohimin sistematik tė
Shkodrės dhe kthimin e saj nė nji rrenojė fizike e
morale.
Edhe nė Komisionin, qė do tė njihej prej
Komisionit tė Sundimit tė Konsullatave, me 4 shtatuer
1914, pėr palėn katolike, qe zgjedhė Pjetėr Daragjati,
bashkė me Filip Ēobėn e Ndoc Pistullin, kurse pėr palėn
myslimane qenė Elez Muka, Hasan Bekteshi, Isuf Golemi.13)
Por, sidoqoftė, nė ketė detyrė qindroi
pak, sepse u largue pėrfundimisht nga Shkodra dhe
Shqipnia. Me 10 shtatuer 1914, ndodhi tė kėrcėnohej.
Ashtu si i kishte ndodhė mā pėrpara Filip Parrucės, i
cili u largue pėrgjithmonė prej Vendit. Shkruen Shuk
Gurakuqi nė ditarin e vet se « Nji dorė e mshehtė i
ēoj fjalė me leter 3 pasanikėve shkodranė (Daragjatit -
Koliqit - Daberdakut) qi t'i ēojshin disaa pare
n'Bardhej ».14)
Nji pranķ tė shkurtė nė Shqipnķ e pati me
1919 e nė vitet '30 tė shek. xx.
Nė kohėn e Luftės sė Parė Botnore, tue
qenė n'Italķ, qe i internuem nji vjet me gjithė familje
nė Kozencė, sepse, tue qenė Shkodra n'atė kohė e
pushtueme prej trupave tė Austrķ-Hungarisė, Italia i
mbante me nji orientim politik pro-austriak. Disa miq
italjanė me autoritet banė qė me gjithė familje ta
ndėrronte selinė e internimit nga Kozenca nė Romė. Nė tė
njajtėn kohė qenė internue nė Isili (Sardenjė) edhe
Gjokė Misloca,15) Filip e Zef Guraziu me
familjet e tyne.
Megjithatź, nuk ka qenė i shkėputun nga
jeta politike e ambjenteve atdhetare shqiptare nė
mergim, nė vitet 1914-1919 e mā vonė, si dhe nga
veprimtaria e arbreshėve, ndėr ta Anselm Lorecchio,
botues i fletores « La Nazione Albanese », tue e
ndihmue, edhe materialisht, nė punėn botuese, nė dobķ tė
ēėshtjes kombtare e tė ngritjes sė zanit tė Shqipnisė nė
botė.
Provė e lidhjes sė ngushtė me
personalitete tė politikės shqiptare āsht nji fotografķ,
qė i pėrket viteve 1919-1920, prį mbas Luftės sė Parė
Botnore, fotografķ nė tė cilėn kemi emna tė njohun nga
tė gjitha krahinat e Shqipnisė e tė ēdo besimi.16)
Kėto dukunķ atdhetare ishin nė nji vijė
me ato qė ishin shfaqė qysh nė kohėn e pushtimit turk tė
Shqipnisė.
Dallohet edhe pėr interesimin e gjallė qė
kishte pėr me u pajisė edhe me nji kulturė tė gjanė.
Kulturė qė shtrihej nė shumė drejtime, edhe tė
historisė, por sidomos tė librave qė kishin tė bajshin
me Shqipnķ. Qysh nė Shkodėr ishte nė tė pėrpjekun me
shtypin e pėrditshėm italian, bj.fj. "Corriere della
Sera" e Milanit, nga e cila i qe dėrgue qysh me numrin e
parė, me 1909, gazeta e pėrmendun pėr fėmijė, "Il
Corriere dei Piccoli". Po ashtu kishte edhe libra me
pėrmbajtje tė ndryshme, kryesisht historike. Ketė
bibliotekė e pat lanė nė shtėpinė e Shkodrės. Nė
bibliotekėn qė krijoi rishtas nė Romė, tė pasun me
botime tė rralla, qė i ndiqte e i blente nga bukinistė
tė specializuem tė qytetit tė Romės, ka pasė, ndėr tė
tjera, edhe veprėn e plotė tė historianit tė madh
gjerman Ferdinand Gregorovius kushtue Historisė sė
qytetit tė Romės nė Mesjetė (1859-1872). Po
ashtu nė vjetėt e māvonshme do t'interesohej e tė blente
librin e gjermanit G. Veith, Fushata e Durrėsit nė
mes Cezarit e Pompeut.17)
Formimi i nji personaliteti si Pjetėr
Daragjati, inteligjenca, aftėsitė e shqueme nė fushėn e
tregtisė, tė ekonomisė e tė financės banė qė nė
pėrgjithėsķ tė kishte plane pėr nji zhvillim modern dhe
europian tė vendit, ekonomik e politik. Nė mėnyrė tė
posaēme e pat dallue kėrkimi i sė resė nė jetėn
ekonomike tė vendit, me nji zhvillim tė gjithmbarshėm tė
industrisė e tė tregtisė. Gjatė kohės sė qendrimit nė
kryeqytetin e Italisė, nuk kanė qenė tė rralla rasat kur
personalitete t'ekonomisė e tė financės italiane tė
konsultoheshin me tź, e t'i kėrkojshin nji mendim tė
pjekun pėr problemet e ndryshme, qė u lindshin gjatė
veprimtarisė sė tyne.
Pėrpjekjet e tija pėr krijimin e nji
banke me kapitale kombtare, tue u pėshtetė nė depozitat
e tregtarėve, fillimisht shkodranė, dėshtuen nga
qendrimi antagonist i disa prej tyne, tė dalun sidomos
nga ambjente shkodrane tė njohuna pėr qendrimin e tyne
tradicional prapanik, qė nuk e shihshin me sy tė mirė
nji nismė tė tillė.
Veprimtaria e tij tregtare u shtrī deri
nė Kosovė, sa qė nė vjetėt e fundit tė Perandorisė
Osmane u pėrpoq, nė bashkėpunim me tregtarė gjakovarė tė
rivendoste lidhjet e Shkodrės me Kosovėn, pėr tregtimin
e drithnave, qė po damtohej nga prirja qė kishte marrė
tregtia me hapjen e rrugės sė Selanikut, mbas ndėrtimit
tė hekurudhės.
Nė ketė ndėrmarrje ishin tė interesuem
nji tregtar i madh gjakovar, Shaqir Ispaj e, nga
Shkodra, vetė Pjetėr Daragjati. Mendimi i tyne ishte pėr
formimin e nji shoqnie, me aksione tė tregtarėve tė tė
dż qyteteve, pėr me krye punimet qė do tė
pėrqendroheshin nė dż drejtime: me bā tė lundrueshėm
Drinin deri nė Spaē dhe me dragė me thellue Buenėn. Si e
thekson Gabriel Louis-Jaray, Buena ishte e mbushun me
ranė e Drini i palundrueshėm pėr arsye tė nji katarakte
7 metrash te brryli i lumit pėrmbi Spaē. Si shpreheshin
gjakovarėt, po tė rregullohej rrjedha nė ketė vend, punė
sidoqoftė e vėshtirė, ishte mundėsia me u ngjitė me
anije deri nė Spaē dhe me u vijue rruga tue ndjekė
shtegun ekzistues i cili mā vonė do t'u shndrronte nė
rrugė tė rregullt. Louis-Jaray e cilėson ketė projekt
mendjehollė, megjithė vėshtirėsitė pėr realizimin e tij.
« Sidoqoftė, ndonse e lindun parakohe nė disa trū
sajuese, idéja āsht mjaft mendjehollė e difton te
shqiptarėt nji kujdes pėr nji matarim ekonomik tė vendit
tė tyne me forcat e veta dhe nė interesė tė fisit
shqiptar ».18)
Ndėrkaq nė Shkodėr, nė lagjen Gjuhadol,
krijonte nji punishtė pėr premjen e letrės sė cigareve,
e cila mandej mbėshtillej me nji banderolė nė tė cilėn
dallohej emni i firmės « Ndoc P. Daragjati », pėr
me e mbajtė tė gjallė kujtimin e t'et e pėr me tregue
nji vijimsķ tė trashigueme nė tregėtķ. Po ashtu prej
s'jashtmi bje nji makinė pėr punimin e gajtanave, qė
pėrdoreshin gjanėsisht nė veshjet kombtare si tė burrave
ashtu edhe tė grave. Kjo makinė endč sot ruhet te
trashigimtarėt e kėsaj familjeje.
Mendimet e tija tė pėrparueme gjejnė
shprehje edhe nė qendrimin qė mbante ndaj puntorėt nė
punishtat e tija. Nji ndėr to do t'ishte ndėrtimi i
banesave pėr puntorėt e punishtės sė letrės sė cigareve,
tė gajtanave e tė magazeve tė Pazarit. Kjo, po tė
realizohej, do tė kishte qenė nji rasė e rrallė n'
Europė dhe e vetmja nė Shqipnķ pėr sigurimin e nji
jetese normale e njerzore edhe pėr puntorėt e thjeshtė.
Pėr rrethanat qė u krijuen, me largimin e tij nga
Shqipnia nė Italķ me 1914, me gjithė familje, mbas
rrethimit tė Shkodrės nga malazezėt (nė fund tė Luftės
Ballkanike), ky projekt mbeti pa u njimendsue. Āsht e
pamohueshme, megjithatź, se nė asnji rasė nuk ka pasė
qendrime anmiqsore tė puntorėve kundrejt tij, e nė
pėrgjithėsķ ndaj familjen e Daragjatėve, por kurdoherė
ka pasė marrėdhanie njerzore e nji mirėkuptim nė mes
palėve, dhe, nga ana e puntorėve, shprehje tė
mirėnjohjes e tė dashamirėsisė ndaj ketė familje, edhe
nė kohėt mā tė vona tė pushtimit komunist.
Largimi nga Shqipnia bani qė,
veprimtarinė e vet tregtare ta zhvillonte tashmā nė
Italķ, tue e shtrī nė vende tė ndryshme t'Europės e
t'Amerikės. Nga Brazili, bj. fj. importonte nė limanet e
Holandės sasķ tė randėsishme kafje.
Dhe gjithēka matej me vagona. As me ton
as me kuintalė.
Fundi i Luftės sė Madhe e gjen me nji
pasunķ qė kishte zanė tashmā vend. Kėsaj kohe i pėrket
blemja, me tė tjerė, e dż anijeve tė flotės luftarake
austro-hungare, me qellim shkatrrimin e tyne.19)
Por tė gjitha kėto nuk u vijshin pėrshtat disa
ambjenteve italiane, qė nuk e shihshin me sy tė mirė qė
nji shqiptar tė shquhej, me veprimtarķ e kapitale, nė
vendin e tyne. Prandej, kur u vunė tatimet pėr fitimet e
kohės sė luftės, ndėr tė parėt qe tatue Pjetėr Daragjati
me nji shumė prej 100.000 lirash įr. E kundėrshtueme nė
fillim, tue qenė se ishte nėnshtetas i huej, kjo shumė
qe rritė nė disa milionė tė cilėt, mbasi qenė pague,
sollėn shkatėrrimin ekonomik tė Pjetėr Daragjatit dhe
pėrfundimin njiherė e pėrgjithmonė tė ēdo veprimtarie
tregtare e ekonomike tė njifarė randėsie. Njikohėsisht
anijet, qė gabimisht kishin qenė sjellė nė limane
italiane, u sekuestruen tue e rritė edhe mā tej damin
ekonomik pėr Pjetėr Daragjatin. Kurse ishtė dashtė tė
drejtoheshin nė limanet e nji shteti asnjanės.
Pėr ketė shkruen gazeta ekonomike «
Vullneti i Popullit »,20) tue e rimarrė
nė tanėsķ ketė ēėshtje e tue e cilėsue: «
nji padrejtėsķ bāmun prej Fiskut Italjan
mbi nji bashkatdhetar t' onė n' aplikimin e tatimit mbi
mbifitime lufte, krjue dhe ky n' Italķ me qellime
drejtpeshimi ndaj ata qi kishin luftue, mbi ata qi
kishin ndejė nė shpija dhe fitue.
Po bashkatdhetari i ynė, si i huej, nuk
kishte asnji detyrim tė shkote a tė ēote fėmijt e tij nė
luftė, si edhe dobit i rjedhėshin prej ushtrimit tė
tregtis si ndermjetės i tregut amerikan me Shtete tė
ndryshme e nė masė tė vogel me tregjet e Italķs, n' atė
kohė si edhe mbas luftės, me ketė ndryshim qi ishte qenė
i shtrėnguem pse internuem me familje nė Cosenza, tė
Kalabrķs, tė qindrojė n' Italķ, kuer se po ashtu do tė
kishte mundun tė tregtojė dhe tė fitojė ta kishin lanė
tė lirė tė shperngulej nė Spanjė, Greqķ a vende tjera
asnjanės.
Shuma qė ka « inkamerue » Fisku Italjan
kapercen 5 miljonat qi bashkatdhetari i jonė Pjeter
Daragjati qe tatuem tė paguejė si mbifitim lufte
», dhe mā poshtė vijon, «
Shtojmė edhe se Pjeter Daragjati mund
tė quhet pionjer i tregtķs italo-shqiptare, atėherė kuer
malli i industrive italjane hyte nė Shqipnķ me anė tė
sqeles sė Triestės nen emnin e rejshėm: « made in
austria ».
Ēeshtja Daragjati āsht ēashtje kombėtare
tue qenė tė cenueme interesat gjallnore tė nji
nenshtetasit shqiptar, prandaj duhet tė formojė objekt i
nji mocjoni parlamentar nė seksjonin e aferm tė Kuvendit
Kombtar
».
Vjeti 1925 āsht edhe Vjet i Shenjtė pėr
Kishėn katolike. Tue qenė me familjen e vet nė Romė mori
pjesė, bashkė me shtegtarėt e ardhun prej Shqipnie, nė
kremtimin e asaj ngjarjeje tė madhe pėr Kishėn e del nė
nji fotografķ, tė cilėn do ta quejmė me tė vėrtetė
historike, edhe pėr emnat e pjesėmarrėsve qė shihen nė
tź.21) Djalit tė tij tė madh, Ndocit, n'atė
rasė, tue pasė bashkėpunue me Įt Pal Dodėn e Įt Gjergj
Fishtėn pėr pėrgatitjen e sektorit kushtue Shqipnisė nė
Pavijonin e Misioneve Franēeskane nė botė, i qe dhanė
nji dekoratė e lartė nga Ati i Shenjtė.
Megjithatź nuk rreket sė ndjekuni
veprimtarinė e vet prej tregtari dhe investuesi. Nė tė
njajtin vjet 1925 merr konēesionin pėr shfrytėzimin e
pyjeve qė gjinden gjatė dż brigjeve tė lumit Drin, prej
Vaut tė Dźjės deri te Ura e Vezirit si dhe tė pyjeve
shtetnore qė quhen pyjet e Qerretit, Pukės, Iballės,
Fletit, Sakatit, Kosturit, Krasniqit, Nikajt, Merturit,
Shalės, Shoshit e Shllakut,22) por nuk duket
se e vuni nė veprim ndonjiherė ketė konēesion.
Nė pėrshkrimin e veprimtarisė sė nji
shkodrani tė shquem, sikurse qe Pjetėr Ndoc Daragjati,
jemi pėrpjekė tė vemė nė dukje anėt kryesore tė jetės sė
tij, pa shkue nė thellimin e tyne.
Nė to
kemi dallue veprimtarinė e tij patriotike, ekonomike,
investuese. Tė gjitha kėto nė nji rrafsh kryesisht
atdhetar, me nji synim tė kjartė drejt zhvillimit tė
gjithanshėm tė Vendit.
Nė qoftė se nuk mbėrrijti me i njimendsue
tė gjitha ato qė andrronte tė bante, kjo i duhet
pėshtetė kryesisht pamundėsisė sė shkaktueme prej
faktorėsh objektivė e, do tė thomi, edhe subjektivė,
mbasi kundėr tij vepruen edhe elementė tė cilėve nuk u
vinte pėr mbarė qė tė mbėrrinte nė atė shkallė tė naltė
pasunimi, me anėn e tė cilit do tė zinte atė vend qė do
tė bante tė mundun ngjitjen e tij nė shkallėt mā tė
nalta tė ekonomisė e rrjedhimisht tė politikės sė
Vendit.
Veprimtaria ekonomike e Pjetėr Daragjatit
nuk ka qenė e veēueme nė qytetin e Shkodrės. Kishte edhe
tė tjerė shkodranė qė ishin shque nė ketė lamė, por
duhet dhe āsht detyrė qė tė bahet ē'mos pėr studimin e
veprimtarisė sė tyne, pėr me i bā tė njohun, tue vū nė
dukje sa mā parė sa mā shumė figura tė tilla tė mėdhį qė
i sollėn lavd qytetit e qytetarisė shkodrane dhe
natyrisht edhe Shqipnisė e cila, sapo e dalun prej
errsinės turk-osmane, kishte nevojė pėr njerėz tė tillė.
Bibliografia:
1) Z.
Shkodra, Qyteti shqiptar gjatė Rilindjes Kombėtare.
Tiranė 1984, f. 277; Historia e Shqipėrisė,
vėll. II, Tiranė 1984, f. 59.
2)
Shuk Gurakuqi, Ditari: 23 Gusht 1914 - 18 Gusht 1916.
Dorėshkrim i pabotuem, f. 37.
3) Simbas njoftimit tė
arbreshit Gjen. Vincenzo Muricchio («Ricordi
d'Albania». Pozzuoli, s.a., f. 15), nė kohėn e
rrethimit tė Shkodrės, Gjovalini gjindej nė Bari bashkė
me shqiptarė tė tjerė, nė pritje tė skjarimit tė
gjendjes nė Shkodėr e nė Shqipnķ. Ky i difton gjithashtu
pėr vėllaznit e vet nė Shkodėr tė cilėt ishin pėrpjekė
pėr mbrojtjen e qytetit prej Malazezve.
4) Ndėrsa Shaptuk āsht nji mbiemėn
i ngjitun, Cuk āsht nji zvoglim qė rrjedh prej
evolucionit tė emnit Lazėr tue ndjekė ketė ecunķ:
Lazarus > Lazėr > Lacė > Lacuk > Cuk.
5)
D.m.th. « i rķ me shpresa tė mėdhį ».
6)
Gaz. " Bashkimi ", 2 tetuer 1910, nr. 40, f. 4. «
Sulle t'vūeme preiė Parisė t'Kshtźnimit t'Shkoders,
pelqyeme e t'forcueme preiė Hyqymetit » tė
nėnshkrueme prej 18 pjestarėve. Tė gjithė emna
pėrfaqėsues pėr qytetin e Shkodrės, prej familjeve tė
njohuna qytetare, ndėr tė cilėt me Pjetėr Daragjatin
janė edhe Ndrek Ēoba, Kolė Ujka, Pashko Kakarriqi, Hil
Topalli, Ndoc Pistulli, Shan Koliqi, Gjoni i Kolė Sumės,
Ejell Ēoba, Nush Serreqi, Lush Dodmasej, Pjerin Simoni,
Kolė Kraja, Gaspėr Zojzi, Pjetėr Dema, Shan Guraziu e
Ndrek Simoni.
7) "Lirija
e Selanikut", 1908, 4 vjesht'e 2-tė.
8) Gabriel Louis-Jaray, Les Albanais.
Paris, Felix Alcan, 1920, f. 23.
9) Zotnitė pėr tė cilėt ban fjalė gazeta
"Lirija" janė: Pjetėr Daragjati, Ndoc Pistulli e,
mendojmė, ndėr Ēobej, ndoshta Filipi.
10)
N'atė kohė krijohet Shoqnia e Tivarit, Compagnia
d'Antivari.
11) Gabriel Louis-Jaray, Les Albanais,
vep. e ēek., f. 23.
12) Ibidem. «
depuis un quart de
sičcle elle est bien déchue de son ancienne prospérité;
mais sa renaissance économique n'est nullement
impossible. », e pėrfundon « ses nouvelles
destinées lui permettront-elles de faire revivre ce
passé. »
13) Shuk Gurakuqi, dok. i ēek., f.
8.
14) Ibidem, f. 12.
15) Gjokė Misloca āsht nji fėtyrė e
pastėr atdhetari qė pak njihet. Ka pasė pėr grue tė
motrėn e Kel Kodheli-Marubit. Nė kohėn kur banonte nė
Mal tė Zķ dhe merrej me tregtķ, u kėrkue nga Krajl
Nikolla qė shqiptarėt, tė cilėt zhvillojshin
veprimtarinė e tyne n'atė vend, tė vźshin "kapicė" nė
krye, d.m.th. tė merrshin nėnshtetėsinė malazeze.
Gjoka, si shqiptar e si atdhetar, nuk ndigjoi ta bante.
Mori ēka kishte mundėsķ tė merrte dhe erdh nė Shkodėr,
tue lanė nji tregtķ nė lulėzim, vetėm pėr hir tė
Atdheut.
16)
Tė shihet fotografia me tė gjithė emnat e tė
pranishmėve.
17)
G. Veith, La Campagna di Durazzo fra Cesare e Pompeo.
Con particolare riferimento alla geografia del teatro di
guerra albanese: con 9 carte e 22 fotografie di
paesaggi. Tradotto dal tedesco a cura dell'Ufficio
Storico della R. Marina.
Roma: Ist.
Poligrafico dello Stato, 1942. XXIV-220 ff. + 5 fl. il.
+ 2 fl. harta.
18)
Gabriel Louis-Jaray, L'Albanie inconnue. Paris,
Hachette, 1913, ff. 71-72. « un grand commerēant de
Diakovo, Chaquir Ispay, et un autre de Scudra [sic]
Petro Daragaty [sic], qui s'en occupent ». Mā
poshtė: « Quoi qu'il en soit, mźme germée
prématurément dans des cerveaux imaginatifs, l'idée est
assez ingénieuse et montre chez les Albanais un souci
d'aménagement économique de leur pays par leur propre
force et dans leur intérźt de race ».
19)
Anijet austriake ishin: S.M.S. "Kaiser Karl VI" dhe
S.M.S. "Babenberg".
20) «
Vullneti i Popullit », 3.6.1930.
21)
Shih fotografinė.
22)
Dekret-Ligjė 16 Mars 1925, botue nė Fletoren Zyrtare, 1
Prill 1925, Nr. 13 dhe ribotue nė pėrmbledhjen "
Ligjė, Dekret Ligjė e Rregullore tė vjetit 1925 ".
Tiranė, 1938, ff. 78-83.
Willy Kamsi , i pari Ambasador i
jashtėzakonshėm e fuqiplotė i Republikės sė
Shqipnisė pranė Selisė sė Shenjtė
Shėnim: me kėrkesėn e autorit nuk ėshtė ndėrhyrė nė
gjuhėn e artikullit.
|