|
Gjergj Kastrioti ndikoi
nė rrugėn e qytetėrimit europian
nga Ndue
Bacaj
Nė kėtė pėrvjetor tė gjashtėqindtė tė lindjes sė Gjergj
Kastriotit, Skėnderbeut, ne shqiptarėt, kudo qė ndodhemi
jemi krenarė pėr kontributin dymijėvjeēar qė kemi dhėnė
nė pėrhapjen, mbrojtjen dhe konsolidimin e besimit dhe
qytetėrimit kristian nė Europė e mė gjerė. Pėr kėtė
mjafton tė kujtojmė se tė parėt tanė ilirėt, pėrqafuan
dhe pėrhapėn pa mėdyshje doktrinėn e Jezu Krishtit qė nė
shekullin e parė, kur Shėn Pali, nė vitin 53-58 kaloi
nėpėr trojet ilire duke pėrhapur Ungjillin dhe mėsimet e
Mesisė. Qė nga ajo kohė ne shqiptarėt i kemi dhėnė
kristianizmit rreth 600 martirė e shenjtorė, ku njė
pjesė e shenjtorėve edhe sot kanė ditėt e tyre tė
shenjta nė kalendarėt katolikė. Ne i kemi dhėnė Selisė
sė Shenjtė katėr papė, tė cilėt kontribuan pėr Kishėn
Katolike si pak barinj tė tillė shpirtėrorė, edhe pse nė
ato kohė nuk ishte e lehtė. Kujtojmė se kėta papė ishin
Shėn Eluteri nga Nikopoja, qė drejtoi kishėn e Shėn
Pjetrit (Romė) nga vitet 174-189, Shėn Gaji ishte papė
nga viti 283-299, ky papė ishte nga trevat tona (pse jo
nga Malėsia e Madhe etnike), Shėn Gjoni II ishte papė nė
vitet 640-642, ku edhe ky ishte nga Shqipėria Veriore,
dhe i katėrti Papa Klementi XI qė drejtoi Selinė e
Shenjtė nga vitet 1700-1721, dhe ishte me origjinė po
nga trevat e Veriut. Por, mbi tė gjitha kėto qėndron e
do tė qėndrojė sa tė bėjė dritė mbi dhe besimi dhe
qytetėrimi kristian, Gjergj Kastrioti, Skėnderbeu, i
cili pėr njė ēerek shekulli (1443-1468), ishte forca
tokėsore e hyjnore e kristianizmit pėr ti bėrė ballė
tėrbimit tė Perandorisė Otomane qė kėrkonte tė
gllabėronte e shkatėrronte gjithēka kishte ndėrtuar
besimi e qytetėrimi kristian nė 14 shekuj nė Shqipėri, e
mbi tė gjitha nė Europėn plakė. Mjerisht otomanėt pėr tė
realizuar qėllimet e tyre pushtuese kishin ditur tė
zgjidhnin kohėn e momentin qė Europa plakė ende dridhej
nga humbja katastrofike e betejės sė Fushė-Kosovės tė
vitit 1389, qė nė fakt nė kėtė betejė kontributi i
Europės ishte tepėr i vogėl pėr Koalicionin
Ndėrballkanik. E, ndėrsa rreziku otoman afrohej, Europa
grindej e frikėsohej. O Zot, po tė mos kishte lindur nė
trevat tona Gjergj Kastrioti, Skėnderbeu, Europa do tė
ishte krejt tjetėr, pasi ajo do tė ishte pėrshkuar e
tėra nė hellin e sulltanėve, qė padyshim sot
qytetėrimi do tė ishte krejt tjetėr dhe pa hapėsirat
magjepsėse qė gjenden vetėm nė qytetėrimin kristian. Tė
paktėn gjysma e popullsisė tė Europės, femrat nuk do tė
guxonin tė frekuentonin lirshėm plazhet, turizmet,
arsimin, dhjetėra profesione qė i bėjnė tė barabarta me
burrat, madje do tė ishin tė mbuluara dhe do ta kalonin
kohėn duke numėruar gurėt e oborreve e kopshtijet e
tyre, e jo si sot qė me modat e qejfet e tyre numėrojnė
yjet e qiellit tė pafund.
Gjithsesi, Gjergj Kastrioti kishte lindur nė fisin
famėmadh tė Kastriotėve nė vitin 1405, dhe ishte prej
mish e gjaku shqiptar, qė nė atė kohė kėto troje
njiheshin si Arbėri. Ishte pikėrisht ky fis qė luftoi si
askush tjetėr nė krye tė Principatės sė tyre kundėr
hordhive otomane qė kishin gllabėruar mjaft nga tokat e
Azisė, Ballkanit e pjesė tė tjera tė Europės. Kryetrimi
i kėtyre luftėrave ishte babai i Gjergjit, Gjon
Kastrioti. Natyrisht edhe Gjergji i vogėl i shihte dhe i
ndjente kėto luftėra e sakrifica tė pafundme qė bėnin tė
parėt e tij, qė mjerisht pas njė lufte e qėndrese tė
gjatė, ranė nė duart e turqve tė tmerrshėm, qė siē
shkruan Tajar Zavalani tek Historia e Shqipnisė
(fq.115) ... Si shpendėt e qiellit, islamikėt u
pėrhapėn kudo tue vra njerėz dhe tuj marrė rob ata qė
mbeteshin gjallė. Vendi u shkretue nga njerėzit, kafshėt
dhe pemėt e tokės. Nuk kishte ma princa, as prijės, nuk
kishte ma kush ti dilte zot dhe tė shpėtonte popullin
nga ky rrebesh. Frika e islamikėve i bante tė gjithė me
marrė arratinė dhe zemrat e heronjve dridheshin nga
tmerri, ma keq se tė grave. Kishte arritė puna saqė tė
gjallėt me ua pasė lakmi tė vdekunve!, (Citimin
T.Zavalani e ka marrė nga Ch.Diehl - Le monde Oriental
de 1081-1453).
Nė kėtė tmerr pafund u fundos edhe familja e Gjon
Kastriotit, tė cilit i morėn peng katėr djemtė, duke
pėrfshirė edhe djalin e tij tė vogėl, Gjergjin, i cili
ndonėse u shkollua e u edukua nga Sulltan Murati II, pėr
asnjė ēast nuk harroi kushtrimin e tė parėve, pėr fe dhe
atdhe. Nė atė kohė, nė Europė flamurin e kryetrimit qė
mbronte qytetėrimin e besimin kristian e mbante kapedani
hungarez Janosh Huniadi. Pikėrisht nė njė nga kėto
beteja, kur kapedanin Gjergj Kastrioti, Skėnderbeu, e
kishin dėrguar otomanėt tė luftonte kundėr ushtrive
kristiane me nė krye Huniadin, ai gjeti rastin e
shumėndėrruar pėr tė braktisu pėrfundimisht ushtrinė
otomane qė po i merrte frymėn e fundit Shqipėrisė
(Arbėrisė). Me sa duket edhe treva shqiptare e Nishit,
ku do tė zhvillohej beteja influencoi tė bindė
pėrfundimisht Gjergj Kastriotin qė fuqinė e tij mendore
e fizike tė mos e pėrdorė nė favor tė otomanėve, por tė
vendit tė tij tė robėruar. Pikėrisht mė 3 nėntor 1443,
Gjergj Kastrioti braktisi pėrfundimisht sulltanin dhe
ushtrinė e tij, ku nė krye tė 300 trimave kthehet
triumfalisht nė tokėn arbėrore. Pasi dėbon me diplomaci
dhe luftė taborret turke nga kėshtjellat arbėrore, mė 2
mars 1444 realizon Kuvendin historik tė Lezhės, ku arrin
tė bashkojė pa mėdyshje tė gjitha principatat dhe
faktorėt shqiptarė, madje edhe nė bashkėpunim me Stefan
Cernejoviqin e Malit tė Zi. Princat shqiptarė tė
ndėrgjegjėsuar se ēfarė i pret nga hakmarrja e Sulltan
Muratit II, emėruan njėzėri Gjergj Kastriotin si prijės
tė tyre. Betejat qė u zhvilluan nė mes Gjergj Kastriotit
me ushtarėt e tij dhe Perandorisė Turke janė rreth 22,
ku duke i marrė njė e nga njė mėsojmė se mbi trojet
arbėrore vėrshuan rreth njėmilion ushtarė e kapedanė
turq, tė armatosur me armėt mė moderne tė kohės, por
edhe humbėn jetėn rreth 300 mijė pushtues otomanė, si
dhe humbėn betejat me turp para forcės ushtarake
mbrojtėse tė Gjergj Kastriotit, qė asnjėherė ushtria
arbėrore nuk i kalonte 20 mijė ushtarėt. Trimėria dhe
forca e Gjergj Kastriotit e ushtarėve dhe kapedanėve tė
tij mahniti Europėn e ligėshtuar si asnjėherė tjetėr.
Europa kristiane e asaj kohe nė Shqipėri pėrfaqėsohej
nga Venediku, i cili kishte disi edhe njė rol okupues nė
skelat e Tivarit, Ulqinit, Lezhės dhe Durrėsit. Kjo fuqi
kristiane nė fakt ishte e dobėt pėr tu pėrballur
ushtarakisht me ushtritė osmane, e si rezultat u tregua
mjaft skeptike nė raportet me prijėsin legjendar tė
shqiptarėve. Natyrisht duhet theksuar se Skėnderbeu sapo
kishte arritur nė tokat arbėrore ishte kthyer nė besimin
e tij kristian, gjė qė e bėri tė detyrueshme pėr tė
gjithė shqiptarėt. Sulltan Murati II, lajmin e kthimit
tė Skėnderbeut nė origjinėn arbėrore e priti me hidhėrim
e zemėrim tė thellė, ku kėrkoi menjėherė ta ndėshkojė,
duke dėrguar nė qershor 1444 njė ushtri 25 mijė vetėsh,
ku shumica ishin kalorės tė sprovuar. Beteja u zhvillua
nė Luginėn e Dibrės, ku armiku turk u thye me turp duke
lėnė nė fushėn e betejės 7000 ushtarė, por edhe
Skėnderbeu humbi rreth 2000 trima. Pėr kėtė betejė,
Marin Barleti (prifti dhe historiani bashkėkohės i
Skėnderbeut) shkruan: U ndeshėn luanėt me luanė. Kjo
fitore e parė e Gjergj Kastriotit mori jehonė nė mbarė
Europėn kristiane. Papa Eugjeni IV, Mbreti Vladislav i
Hungarisė e Polonisė dhe Duka i Borgonjės, Filip le Bon
e brohoritėn me entuziazėm. Njė i dėrguar fuqiplotė i
Hungarisė u nis pėr nė Krujė pėr tė lidhur nė aleancė me
mbretin pa kurorė shqiptar. Beteja e dhjetorit 1444
ishte rasti i parė i njė lufte tė pėrbashkėt tė
Skėnderbeut me Mbretin Vladislav III, kundėr forcave
turke nė Varna tė Detit tė Zi. Mjerisht kjo luftė e
pėrbashkėt nuk u realizua pasi Despoti i nėnshtruar i
Serbisė, Gjergj Brankoviē, nuk lejoi kalimin e ushtrive
tė Skėnderbeut pėr nė Varna. Mjerisht arma kristiane me
kėtė rast pėsoi njė disfatė dėrrmuese, kur Kardinali
Cesarini, bashkė me Mbretin Vladislav mbetėn tė vrarė nė
sheshin e betejės... (T.Zavalani, Historia e
Shqipėrisė, fq. 121-122). Njė betejė e famshme nė
histori njihet ajo e vitit 1450, kur Sulltan Murati II
vjen tek muret e Krujės me tė birin, Mehmetin nė krye tė
100 mijė ushtarėve tė pajisur edhe me topa e armatim tė
shumtė shkatėrrues. Skėnderbeu nė atė kohė kishte rreth
17500 luftėtarė... Rrethimi i Krujės vazhdoi nga muaji
maj deri nė muajin tetor 1450, nė kėto luftime turqit
humbėn rreth 20 mijė ushtarė nė vend dhe rreth 10 mijė
nė kthimin e turpshėm tė vetė sulltanit nga kishte
ardhur. Asnjėherė nuk kishte ndodhur qė sulltani kur i
printe ushtrisė sė tij tė humbiste me kaq turp sa me
Skėnderbeun. Ai u kthye me turp nė Edrene dhe i
dėshpėruar vdiq pak javė mė pas, nė janar 1451 (Edvin
Zhak Shqiptarėt, fq.207). Mahnitja dhe hareja e
Shqipėrisė u pėrhap nė tė gjithė botėn e krishterė.
Ambasadorėt nxituan menjėherė nė oborrin e Krujės.
Dhuratat e shtrenjta dhe luftėtarėt vullnetarė vėrshuan
nga tė gjitha anėt. Skėnderbeu dhe kalatė shqiptare
ishin e vetmja shpresė e dėshpėruar e qytetėrimit
europian kundėr hordhive turke... (E.Zhak, Shqiptarėt,
fq.208). Duhet theksuar se Skėnderbeun shpesh e
tradhėtuan apo i dezertuan disa nga bashkėluftėtarėt e
tij, duke pasur fatin disi si tė Jezu Krishtit qė ndonjė
nga apostujt e tij e kishte tradhėtuar, por me ndihmėn e
vetė Jezusit ose ishin penduar, ose vetė Zoti i kishte
ndėshkuar. Gjithsesi Gjergj Kastrioti zhvilloi edhe
dhjetra beteja tė tjera, qė tė gjitha i fitoi, natyrisht
me ndihmėn e forcės hyjnore qė ia jep vetė Jezu Krishti
nė qiell.
Nė vitin 1453 nga Kostandinopoja vjen njė lajm tjetėr i
keq pėr botėn kristiane, kryeqendra e Bizantit kishte
rėnė nėn pushtetin e otomanėve, tashmė Bizanti i
shkatėrruar prej vitesh vdiq pėrfundimisht. Gjithsesi
shpata e gjallė e qytetėrimit kristian, Gjergj Kastrioti
ishte i pamposhtur. Perandoria Otomane ishte ndalur para
forcės ushtarake e pse jo hyjnore tė shqiptarėve. Trevat
arbėrore ishin bėrė muri i pakalueshėm i hordhive tė
Mehmetit II, qė pati thėnė: Mos tė kishte lindur
Skėnderbeu, unė do tė kisha martuar gjiun e Adriatikut
me Republikėn e Venedikut dhe do ti kisha vėnė ēallmėn
nė kokė Papės, e hėnėn drapėrore mbi kupolė tė Shėn
Pjetrit. Gjergj Kastrioti luftoi e fitoi pa pushim nė
mbrojtje tė besimit e qytetėrimit kristian deri sa mė 17
janar 1468, kur shpirti i tij shkoi pranė mbretėrisė sė
qiellit, pranė frymėzuesit dhe adhuruesit tė tij, Jezu
Krishtit, ndėrsa trupin e tij e la nė tokėn arbėrore, tė
cilin e varrosėn nė Kishėn e Shėn Kollit Lezhė. Pas
kėsaj, lajmi nuk u besua pėr shumė kohė, pasi ai njihej
si i pavdekshėm. Pikėllimi i Europės ishte
jashtėzakonisht i madh, ajo dalėngadalė filloi tė
kuptojė se kishte humbur mbrojtėsin e vet dhe
qytetėrimit tė saj kristian... Tė vetmit qė u ngazėllyen
pėr kėtė humbje ishin Perandoria Otomane dhe Sulltan
Mehmeti II, i cili porsa besoi lajmin e vdekjes sė
Gjergj Kastriotit, bėrtiti: Mjerė krishtėrimi qė ka
bjerrė shpatėn dhe mburojėn e tij, tash mė nė fund
Europa dhe Azia janė pėr mua, ruajna Allah qė tė kemi
armik njė tjetėr luan si ai.... Kur Mehmeti II
pėrgatitej tė triumfonte pėrfundimisht mbi botėn
kristiane dhe simbolin e saj, Selinė e Shenjtė, vdiq
papritur gjatė njė ekspedite. Me sa duket vetė Zoti e
ndaloi, pasi popullsia kristiane me nė krye Skėnderbeun,
kishin dhėnė prova se e meritonin vazhdimin e jetės e
qytetėrimit kristian. Bota kristiane me nė krye Selinė e
Shenjtė, e vlerėsuan e lavdėruan Gjergj Kastriotin. Papa
Kalisti III e kishte emėruar Gjergj Kastriotin Kapedan
tė Selisė sė Shenjtė, Ushtar tė Krishtit me krahun e
palodhur, Birin tonė tė Shenjtė. Gjergj Kastrioti u
quajt Atlet i Krishtit, Produkti mė hyjnor i racės
arbnore. Vlerėsime kishte nga Papa Piu II, Papa Nikolla
V, Papa Pali II e tė tjerė. Nė qendėr tė Vatikanit
dikur ka qenė ngritur pėrmendorja e Gjergj Kastriotit si
mbrojtės i Selisė sė Shenjtė, ku kjo pėrmendore ka
qėndruar me shekuj, e ndėrsa sot nė Romė gjendet
emėrtimi Sheshi Shqiptar, por edhe emėrtime rrugėsh tė
tjera me emrin e Skėnderbeut, kėto emėrtime i gjen deri
nė Spanjė, Angli etj. Vlerėsime e bashkėpunime kishte me
mbretėr e princėr tė kohės nga shumė shtete tė Europės,
ku ndonjėri nga ata e quante Babė, pėr mbrojtjen qė u
kishte bėrė republikanėve tė tyre gjatė 25 viteve tė
luftės pa kompromis me turqit. Pėr Gjergj Kastriotin u
shkruan mijėra e mijėra faqe librash historikė,
artistikė e shkencorė nga studiues, historianė e
shkrimtarė tė ndryshėm, shqiptarė apo me njė shtrirje
thuajse nga e gjithė Europa e Bota, dhe kėta nga shumė
studiues njihen, por interesant ėshtė se pėr Skėnderbeun
kanė shkruar edhe mjaft historianė turq, ku vlen tė
shėnojmė Idriz Bitlisi, historian osman, Kemal Pasha
Zade, historian osman dhe Ibn Kemal edhe ky historian i
njohur osman, tė cilėt nė veprat e tyre pranojnė
trimėrinė dhe sukseset e Skėnderbeut mbi Perandorinė
Otomane.
Vlen tė theksohet se nė disa kryeqytete tė Europės u
hapėn muze historikė pėr Skėnderbeun, ku kampion mbetet
edhe sot Vjena, nė tė cilėn mund tė gjejmė tė gdhendur
nė ar nė pėrkrenaren e tij tė shkruar Jezusi i
Nazaretit bekon Gjergj Kastriotin, Princin e Matit,
Mbretin e Arbėrisė, Tmerrin e turqve, Mbretin e Epirit.
Dhjetė vjet pas vdekjes sė Skėnderbeut turqit arritėn tė
pushtonin trojet shqiptare dhe ndėrsa hapėn varrin e
tij, eshtrat i morėn si hajmali pėr ti shpėtuar nga
vdekja. Mjerisht, siē shkruan Fan Noli tek Historia e
Skėnderbeut (fq.269): ...Sė bashku me trupin e
Skėnderbeut u varros edhe Shqipėria..., u bė realitet
pėr shumė shekuj, ku qytete tė lashta dhe tė lulėzuar me
kėshtjella, tempuj, kisha, kuvende dhe monumente tė
kulturės dhe tė fesė u rrafshuan pėrtokė ose u lanė tė
shemben vetvetiu (T.Zavalani, vepėr e cituar). Pėr ta
mbyllur kėtė mjerim tė pafund ne po citojmė diēka nga
letra qė Papa Pali II i dėrgon Dukės sė Burgonjės pėr
gjendjen e mjeruar tė shqiptarėve nė ditėt e para tė
pushtimit otoman, ku ndėr tė tjera lexojmė: ... Njeriu
nuk mund tė vėzhgojė pa iu mbushur sytė me lot anijet qė
degdisen nė brigjet e Italisė tė mbushura me njerėz qė
vijnė nga Shqipėria. Kėto gra tė veshura si mos mė keq
dhe me fytyra tė pikėlluara nga dėshpėrimi, ēojnė krahėt
nga qielli duke vajtuar me njė gjuhė tė pakuptueshme.
Armiku (otoman, N.B.) i ka detyruar tė lėshojnė plang e
shtėpi dhe kur mbėrrijnė nė Itali mbesin atje ku zbresin
nga anijet, mbasi nuk dinė ku tė shkojnė as si tė
flasin... (Camille Paganel, Histoire de Scanderbeg,
fq.417). Duke pėrfunduar kėtė kumtesė modeste pėr Gjergj
Kastriotin, Skėnderbeun, unė nuk po mundem pa thėnė
ēfarė mė ndjen zemra e shpirti, pėr kėtė kryehero, i
cili pėr mua ėshtė si kryqi tė cilit i shėrbeu nė luftėn
e shenjtė, dy dimensionesh: horizontal, pra tokėsore dhe
vertikal, hyjnore, por qė mjerisht ne populli pasardhės
i Gjergj Kastriotit edhe sot nė fillimet e shekullit XXI
jemi gati aktual nė pėrshkrimin biblik qė cituam mė
sipėr tė Papa Palit II... Ndonėse pėr besimin dhe
qytetėrimin kristian tė Europės kemi kontributin mė tė
madh nga tė gjithė popujt, por fatkeqėsisht
shpėrblimin2 mė simbolik tė kontinentit plak...
Gjithsesi shpresojmė...
|