|
Kodi
da Vinci, mashtrim mjeshtror
nga
Robert
Jakaj
Tani nė
sallat e kinemasė tė gjithė botės, ka arritur filmi i
ri, i shoqėruar me parrullėn E vėrteta do tė zbulohet.
Jemi para njė fraze me dy kuptime, qė nuk mund tė
konsiderohet e padėmshme. Ndėrkohė novela ėshtė
pėrkthyer prej kohe nė gjuhėn shqipe, duke shkaktuar jo
pak diskutime, krejtėsisht tė pabazuara natyrisht. Nuk
ka dyshim se modeli i madh i Dan Brown-it ėshtė
paraletrar e parahistorik. Dan Brown shkruan kundėr Opus
Dei, atė qė, duke nisur nga shekulli XVIII, ėshtė bėrė
kundėr Shoqėrisė sė Jezuitėve: i shikon rregulltarėt e
Opus Deit si fanatikė tė devotshėm, qė punojnė
verbėrisht nė shėrbim tė Kishės e nuk ndalen para
asgjėje, kur bėhet fjalė pėr tė mbrojtur pushtetin e
tyre. Shoqėria e Jezuitėve gjatė shekujve ka qenė krejt
ndryshe nga ēe kanė paraqitur kundėrshtarėt e,
megjithatė, duke nisur nga vitet shtatėqind, tradita, nė
fillim protestante, pastaj antiklerikale, e paraqiti
ashtu si i interesonte. Kyēi i leximit pėr tė kuptuar
atė qė shkruan Dan Brown pėr Opus Dei-n, duhet kėrkuar
nė faktin se shkrimtari, nė sa merr pendėn nė dorė,
ndjehet i sigurtė se do tė ketė sukses. Dhe ėshtė
pikėrisht kjo qė ka rėndėsi pėr tė, pra thjesht
komercializmi i librit tė tij.
Pra libri ėshtė Novele, (fiction, sic i thone nė
anglisht) bile dhe ne librari shitet ne seksionin e
novelave. Kur e lexova ne fillim si libėr, u habita me
disa gjėra, "fakte" tė cilat nuk janė tė argumentuara
shkencėrisht dhe historikisht. Dhe nuk po hyjmė shumė nė
detaje.
Personalisht librin e konsideroj thjesht fiction dhe i
kėndshėm pėr tu lexuar pėr intrigat dhe rrjedhėn e
ngjarjeve, dhe ėshtė hartuar me shumė mjeshtri nga
autori.
Dhe sbesoj se ka ndonjė tė marrė tė barazojė Kodin e Da
Vincit me njė vepėr historike, prandaj sa i pėrket anės
historike nuk vlen njė lek.
Nuk ėshtė as i besueshėm dhe as i aftė si historian,
me kėto fjalė, mė 7 prillin e kaluar, gjykatėsi Peter
Smith e shpalli tė pafajshėm romancierin Dan Brown qė
ishte akuzuar pėr kopjim tė veprės Graali i shenjtė,
botuar nė vitin 1982, bazuar mbi dokumente tė rreme.
Nė tė vėrtetė nė novelė nuk ekziston kurrfarė
dokumentimi: gjithēka ėshtė fryt i pėrhapjes banale tė
lajmeve tė rreme, komerciale, tė marra aty-kėtu,
ndėrtuar nė formė batutash qė nuk kanė kurrfarė themeli
historik. Mund tė themi shkurt se serioziteti shkencor
mungon krejtėsisht. Atėherė, pse njerėzia e blejnė kėtė
libėr? Pse e lexojnė? Sepse jemi nė shekullin e bindjeve
tė fshehta , tė propagandės, dmth nė njė shekull, nė tė
cilin shumė shpesh suksesi i njė vepre nė treg nuk
tregon absolutisht se ajo vepėr ka edhe vlerė artistike.
Nuk besoj se njė vepėr e tillė mund tė ndikojė mbi jetėn
e ndokujt. Nėse ndokush do ta braktiste fenė sepse ka
lexuar Kodin da Vinēi , mė duket se nuk do tė
dėshmonte tjetėr, veēse nuk ka pasur kurrfarė feje, se
ka besuar thjeshtė pėr forcė zakoni ose se nuk i ka bėrė
kurrė vetes pyetje serioze pėr Jezusin, pėr tė pasur
edhe pėrgjigje po aq serioze, duke fituar pjekurinė nė
fe.
Ndėrsa frymėn e fortė feministe Dan Brown e ka marrė nė
nivelin mė tė ultė, sepse ky ėshtė niveli nga i cili
arrihet suksesi mass-medial. Ripėrsėrit kėshtu njė
traditė tė vjetėruar, qė nis me Margaret Murrai,
shkrimtare e shekullit tė kaluar, autore e romanit Zoti
i shtrigave, pėr tė ricikluar historinė, pa kurrfarė
baze antropologjike, tė Zotit me origjinė femėrore,
fekondues, i mirė paqėsor, i cili mė pas zevendėsohet me
Zotin e ushtrive, Hyjin e priftėrinjve e tė luftėtarėve.
E ky na qenka Zoti i vetėm i Abrahamit, Zot i egėr,
shtypės, mizor
Poashtu krijohet menjėherė ideja se libri apo filmi
ėshtė ngritur mbi njė supozim antikatolik. E kujdes, po
e theksoj, antikatolike. Kjo natyrisht e bėn gjithēka mė
tė dyshimtė. Ēdo tė thotė tė heqėsh dorė nga ēka beson,
pėr tė shijuar shfaqjen e njė filmi? A mund tė shijohet,
pastaj, njė film, nėse nė njė farė pike tė tij,
besimtari e ndjen veten tė fyer nė elemenetet mė intime
qė pėrbėjnė fenė e tij? Sigurisht jo! Ky nuk ėshtė film
i padėmshėm, i parrezikshėm e prandaj nuk mund tė
konsiderohet as si fryt i pastėr i fantazisė, edhe pse
fantazia mund tė pėrdoret qetėsisht nė punė duke
shfrytėzuar objekte tė tjera, qė nuk fyejnė askėnd nė
ndjenjat mė tė thella. Nuk mund tė mos lind pyetja: a do
tė ishte e gatshme pėr shėmbull qė shoqėria civile, edhe
ajo laike, tė pranonte njė film qė fyen rėndė ndjenjat
fetare tė hebrenjve, tė myslimanėve e tė budistėve? Do
tė ngrihej, sigurisht, njė kor i rebeluar zėrash, edhe
nga ana e laikėve, pėrballė njė fyerjeje tė tillė tė
ndjenjave fetare tė besimtarėve e kėshtu me radhė
Tashti
vijoj tė pyes: pse kundėr katolikėve mund tė bėhen
gjėra, qė asnjė nga ne nuk mund as ti mendojė se mund
tė bėhen kundra hebrenjve, myslimanėve ose besimtarėve
tė feve tė tjera? Ose a do tė ishte e mundur tė bėhej
njė film qė tė tallej, bie fjala, me shfarosjen e
hebrenjve nga nazistėt e, si fryt i fantazisė, tė
krijonte njė Hitler ose njė Stalin pozitiv, simpatik,
pėrballė demokracive tė mėdha negative, antipatike tė
Perėndimit. Pa dyshim qė nuk do ta pranonim!
Gjithashtu njė shpikje e papranueshme ėshtė edhe
historia e pasardhėsve tė Merovingėve, masakrat e bėra
nga Kisha Katolike e mė pas nga Opus Dei pėr tė mbajtur
nėn sekret lajmin, etj. Ama tė gjitha kėto shpifje tė
vetėdijshme kanė si resultat ēkreditimin e Kishės sepse
libri ėshtė i shkruar nė atė mėnyrė qė njerėzit ti
besojnė. Ėshtė saktėsisht aq sa bėn edhe Protokollet e
Dijetarėve tė Sionit, njė tekst i shpikur nga
antisemitėt, nė tė cilin u atribohet krerėve tė
hebrenjėve plani i pushtimit tė botės dhe qė ky plan ka
qenė i pėrdorur nga Hitleri pėr tė justifikuar
persekutimin e tyre.
Sipas Dan Brown, ka qenė Konstantini ai qė ka imponuar
tė lihen vetėm katėr Ungjij. Nė tė vėrtetė, nė fillimet
e shek. IV gjindeshin tė paktėn 80 (tetėdhjetė!) ungjij
e tė gjithė tė njėjtit nivel. E mirė pra, ky argumentim
tregon njė humnerė injorance.
Tani, Dan Brown, sado injorant qė tė jetė, nuk mund tė
mos e dinte se hyjnia e Krishtit ėshtė e pohuar qė nė
Letrat e Shėn Palit tė shkruara rreth vitit 60, ose nė
Ungjillin e Gjonit, gjithsesi qė nė shekullin e parė.
Ndėrsa Dan Brown thotė se hyjnia e Jezu Krishtit ka qenė
shpallur nė Koncilin e Nicesė nė shek. IV. Absurde!
Ndėrsa historia e vėrtetė na thotė se nė shek. II, pra
dy shekuj para Konstantinit, shėn Ireneu dhe tė tjerė
tregojnė nė mėnyrė tė qartė se ekzistonin katėr Ungjij.
Katėr Ungjijtė qė ne njohim si kanonikė janė tė shkruar
para ungjijve gnostikė.
Me njė fjalė Kodi i Da Vincit ska asnjė vlerė shkencore
si libėr. Ky libėr jo vetėm qė ka gabime trashanike nė
faktet qė pėrmend, por edhe i ngatėrron ato realet. Ka
pėrzierė nė faktet historike dhe duke prekur perciptazi
faktet e tjera i le ato pezull dhe akoma mė tė paqarta.
Prandaj ky libėr e tashti edhe film ėshtė apostafat pėr
"masat popullore" e materialiste qė fitojnė (nė fakt e
blejnė) "kulturėn" prej librave fiction, pa kurrfarė
prove historike qė asnjė historian profesionist nuk i ka
marrė seriozisht.
Gjithashtu duhet kujtuar qė libri i Dan Brown ka qenė i
suksesshėm pasi qė ka patur pak konkurrencė nė tregun e
librit. Disa vite mė parė ishte nė famė Zotėria i
unazave (The Lord of the rings) dhe pastaj fenomeni i
Harry Potter. Pra ndoshta edhe fakti qė ekziston
aktualisht edhe mangėsia e shkrimtarėve tė mėdhenjė si
J.R.R. Tolkien apo C.S. Lewis.
Kėshtu qė nuk gjindet asgjė e re nė librin e tij, perveē
shpjegimi jashtėqendror I Darkės sė Mbrame tė
Leonardos. Ėshtė fare i qartė edhe fakti se Dan Brown,
nė disa pjesė tė librit, ngatėrron Leonardo da Vincin me
Michelangelon. Dhe tė paktėn mos tė pretendohet tė bėhet
debat shkencor apo historik me fanta-shkencėn dhe
manipulimet e Dan Brown.
Ndėrsa sa pėr Kishėn Katolike, atė qė beson kjo kishė
pėr personin e Jezu Krishtit e besojnė tė gjithė tė
krishterėt (pėrfshirė ortodoksė dhe protestantė), por
autori e veēon Kishėn Katolike me qėllim pėr tė krijuar
tymin e komplotit tė madh...
Dhe shumė njerėz do tė shkojnė nė kinema pėr tė parė
filmin sa pėr kurreshtje, kjo pėr vetė faktin se luan
Tom Hanks, dhe thjesht duan te shohin se si ėshtė
realizuar si film.
Dan Brown po jua servir kėtė fabul e cila i pėlqen shumė
fėmijeve tė rritur perėndimor. Ai bėri ca para dhe
Amerika u bė akoma mė e hutuar nė bindjet e saj.
Prandaj sa mė shumė flitet pėr kėtė libėr apo film, aq
mė shumė reklamė i bėhet, aq mė shumė blihet, aq mė
shumė do shkojnė ta shohin si film. Kinematografia,
letėrsia fiktive, janė arte, dhe nuk mund tė merrėn si
tė verteta. Pėr mė tepėr, nuk mund tė formosh kurrė njė
opinion tė plotė pėr diēka pa lexuar apo parė dokumenta
tė tjera historike apo jofiktive.
Secili ka tė drejtė tė vendos ta shikojė apo jo kėtė
film, dhe ta gjykojė sipas mendimit tė vetė. Megjithatė
duhet pasur parasysh qė ėshtė vepėr arti, dhe jo e
vėrtetė absolute. Nė fund tė fundit edhe monedha ka dy
anė.
|