|
A ėshtė libėr liturgjik
kishtar Meshari i Buzukut?
nga
Dr. Don Nikė
Ukgjini
*
Nė tė kaluarėn e afėrt, nga studiues tė ndryshėm u bėnė
pėrpjekje tė mėdha pėr tė hedhur dritė mbi Mesharin nė
fusha tė ndryshme si, gjuhėsia, letėrsia, historia etj,
duke lėnė pasdore anėn esenciale tė tij se, a ishte
Meshari libėr liturgjik kishtar, apo jo? Ē`ėshtė e
vėrteta, pėr kėtė lėndė nė fillim tė viteve 30,
albanologu frėng Mario Rok (Roques) si dhe me
vonė prof. Ēabej, Injac Zamputi etj,
kishinė afruar rreth kėsaj ēėshtje diēka por, pastaj
ēėshtja mbeti pa u thelluar dhe e pa avancuar.
Pėr ta bėrė pėrsaktėsimin e kėtij libri deri tani tė
parė nė gjuhėn shqipe, sa ishte dhe a ishte libėr
liturgjik kishtar, duhet tė bėhet njė analizė
sintetizuese e kushteve kishtare, (pa hyrė nė ato
politike) tė kohės sė Buzukut!
Rrethanat e kohės
Bota perėndimore e shek. XV dhe XVI nga trazirat e
brendshme qė kishte, tė shkaktuara nga zgjimi i
ideologjive tė reja dhe pėrpjekjeve pėr ti pėrcaktuar
kufinjtė mbetėrorė nė nivele kombėtare, nuk ishte mė e
bashkuar. Ajo tashmė merrej me interesat vetiake dhe jo
mė me ato tė pėrgjithshme. Nė kėtė rrėmujė evropiane
gjendej edhe Kisha katolike, si pushtet shpirtėror dhe
politik i Perėndimit e cila ishte e stėrmbushur me
padira tė ndryshme kundrejt saj.
Papėt e Renesansės, vitet 1431-1513, si majė e piramidės
kishtare dhe shtetėrore, nė vend qė tė merreshin me
problemet e kohės me tė cilat ballafaqohej Kisha
Shtetėrore universale (katolike), siē ishte edhe
pushtimi i Konstantinopojės prej sulmeve Turke (1453) si
dhe paralajmėrimi i Reformacionit (ndarjes se Kishės),
pėrqendroheshin nė interesat e ngushta shtetėrore tė
kryeqytetit romak duke e zbukuruar me vepra artistike,
pėr ta bėrė qendėr tė njohur tė humanizmit dhe tė
kulturės botėrore.
Si rezultat i moskuptimit tė ndėrsjelltė tė kokave tė
nxehta brenda kishės katolike, lindi reformacioni
evropian nė mesjetė, me tė cilėn fillonte epoka e re
kishtare, e cila, sipas historianėve, i kishte sjellur
Kishės sė Romės njė tronditje te madhe, pasojat e sė
cilės ishin tė pallogaritura. Reformacioni shkatėrroi
unitetin e deriatėhershėm tė kishės dhe pėrēau themelet
e besimit. Nga ajo kohė mendimi kishtar nė aspektin
dogmatik, liturgjik etj, nuk ishte mė unik, por i
shpėrndarė nė katolike, luterane, reformatore,
protestante, kalviniste, heretike etj. Por, ky
ballafaqim pėr Kishėn e Romės ishte njė ndėr ato tė
shumta me tė cilat ndeshej nė tė kaluarėn Barka e Shėn
Pjetrit!
Kisha e Romės dhe librat liturgjike
Kisha e Romės si trashėguese e primatit nga shėn Pjetri
Apostull, nė tė kaluarėn kishte mbi tė gjitha njė kujdes
tė veēantė ndaj mėsimeve dogmatike, baritore,
ideologjike, kulurore, tė cilat shpreheshin nėpėrmjet
librave tė ndryshėm e sidomos nėpėrmjet librave
liturgjikė. Ky kujdes ėshtė ripohuar pothuajse nė tė
gjitha. Koncilet e pėrgjithshme tė mbajtura, gjithsejt
19 (duke llogaritur kėtu edhe atė tė Trentos),
Librat liturgjikė dallojnė nga librat e fushave tė
lartpėrmendura. Fjala liturgji ėshtė fjalė greke qė nė
leksikun e krishterizmit ka domethėnien e shėrbesės
hyjnore, shėrbesė e cila pėrcaktohet nga Selia e Shenjtė
dhe autoritetet e larta kishtare. Edhe librat liturgjikė
janė tekste tė pėrcaktuara po nga Selia e Shenjtė dhe
autoritetet e larta kishtare, me tė cilat kryhet
shėrbesa hyjnore. Nė librat liturgjikė nė kohėn
parabuzukiane hynin Breviari (officium-lat), libėr i
lutjeve tė orėve tė ditės, me tė cilin janė shėrbyer
klerikėt dhe personat e kushtuar (urdhėrat e ndryshėm
rregulltarė) dhe Meshari (Missale-lat) libėr i cili
pėrmban leximet dhe lutjet e shėrbesės euharistike.
Kėta libra liturgjikė tė pėrcaktuar mė dekrete papnore,
kanė qenė nė qendėr tė vėmendjes tė papėve dhe Koncileve
tė ndryshėm, por njė pėrcaktim tė pėrafėrt nga forma dhe
gjuha (latine). e bėri papa Gregori VII nė shek XII. Mė
pas, nė shek XIII-XIV nė kėtė drejtim u bėnė ndryshime,
pėrmirėsime, zgjerime, tė ndikuara nga urdhėra tė
ndryshėm si pasqyrim e vlerave shpirtėrore. Njė lloj
pėrkujdesi dhe interesi mė i madh pėr kėto libra u
tregua nė Koncilin e pestė tė Lateranit mbajtur nė
Bazilikėn e Shėn Gjonit nė Lateran, mė 1512-1517, nė
veēanti nga papa Leoni X.
Prova e njė tradite tė pandėrprerė
Nė pėrfundimet e Koncilit nė fjalė, shek, XVI, ishte
konstatuar se nė librat liturgjikė ka ndryshime sidomos
nė pėrdorimin e tyre nė gjuhėt e ndryshme popullore.
Prandaj, Koncili bėntė apel tek ipeshkvijtė dhe abatėt
qė ndryshime tė tilla tė bėheshin nėn mbikqyrjen e tyre.
Kisha katolike, pasi ėshtė universale, ka lejuar qė tė
ketė pjesė tė shtuara nė Breviar dhe Meshar nė gjuhėt e
popujve tė ndryshėm, por gjithnjė, pa prishur esencėn
(korrnizen) e kėtyre librave liturgjikė si shprehje e
unitetit me Kishėn e Romės. Edhe pse disa gjėra kanė
qenė tė pėrcaktuara, apo tė urdhėruara nga Selia e
Shenjtė, me dekretet papnore tė quajtura Ekstravagantes
Comunes (dekrete tė veēanta tė pėrbashkėta) tė viteve
1281-1478, pėr shkak tė kėrkesave nė kėtė kohė, nė to
janė bėrė pėrshtaje tė pjesėve dytėsore, shprehje besimi
e njėjtė nėpėrmjet formave tė kulturave tė ndryshme, por
duke ruajtur gjithnjė vazhdimėsinė e traditės sė Kishės
sė Romės gjatė shekujve. Kėtė dėshmi, tė traditės sė
pandėrprerė e pėrforcon edhe Papa Pali V nė Hyrjen e
Pėrgjithshme tė Mesharit Romak, Romė 1969, ku ndėr tė
tjera thotė: Vėrtet Meshari i vitit 1570 fort pak
dallohet nga Meshari i parė, i botuar nė vitin 1474 i
cili ndjek besnikėrisht Mesharin e kohės sė Papės
Inocenti III, fundi e shek.XII (1198 1216.) Kėtė
fenomen Selia e Shenjtė e ka toleruar pėr shkak tė
situatės, rrethanave dhe dobisė shpirtėrore tė
besimtarit dhe nuk ka marrė ndonjė ndėshkim ndaj tyre.
Kjo gjė shihet sipas dokumentave tė Koncilit tė
Lateranit tė larpėrmendur.
Koncili i Trentit dhe librat liturgjikė
Kisha e Romės e shek. XVI, nė kohėn kur po ballafaqohej
me njė shthurje tė brendshme, e pa tė domosdoshėm
organizimin njė Koncili tė ri, tė cilin e mbajti nė
qytetin e Trentos nė vitin 1545-1563. Koncili i
Pėrgjithshėm Kishtar i Trentit, pėr shkak tė rrethanave
tė krijuara (tė presioneve tė bėra nga jashtė sidomos
nga gjermanėt), dashur e padashur kishte marrė njė
pozicionim tė njė demokratizimi kishtar. Ai, me punėt e
zhvilluara nė periudhėn e parė, tė dytė dhe tė tretė tė
saj, (1545-49, 1551-52, 1561-63) nė sferėn teologjike
dhe baritore, kishte pėrcaktuar temat mbi: Euharistinė
(Meshėn e shenjtė), librat liturgjikė (tekstet zyrtare)
tekstet biblike, lutjet, ritet sakramentale dhe ēėshtjen
e pėrdorimit tė gjuhės sė vendit etj. Koncili, duke u
ballafaquar me idetė e reformės protestante dhe pėr tė
justifikuar mėsimet dogmatike, botimet e teksteve
liturgjike si: Breviarit Romak (lutja zyrtare e orėve)
nė vitin 1568 dhe tė Mesharit nė 1570 (libri i kremtimit
tė Meshės sė shenjtė), vendosi nė formė tė prerė qė ti
mbante nėn kompetencėn e Selisė sė Shenjtė dhe tė jenė
nė gjuhėn latine dhe jo nė atė vendore, nė krahasim me
Biblėn, tekstet rituale dhe ato katekistike qė
lejoheshin tė pėrktheheshin nė gjuhėn vendore tė
mbikqyrura nga ipeshkvijtė vendorė. Madje, ndėr tė
tjera, Koncili kishte vendosur edhe institucionet e
censurės dhe tė indeksit tė librave tė ndaluar (Index
librorum prohibitorum) tė vitit 1559 dhe 1564.
Libri i Buzukut
Libri i Dom Gjon Buzukut, botuar nė vitin 1555, u
pėrkthye dhe u pėrgatit gjatė sesionit tė dytė dhe tė
tretė tė Koncilit tė Trentos. Kėtij libri nga studiues
tė mirėfilltė i janė bėrė njė sėrė leximesh si: Imzot
Pal Schkiroj (1909), Atė Justin Rrota, i cili tri kopjet
e Mesharit i solli nga Biblioteka e Vatikanit nė
Shqipėri nė vitin 1929, Namik Ressuli, Martin Camaj,
Eqrem Ēabej. Sa pėr kujtesė, pėrmendim paksa
pėrmbajtjen: Officium parvum B. M. Virginis (Ofici i
vogėl i sė Lumes Mari Virgjėr) f.13-33, (faqet janė
shėnuar sipas transkriptimit tė Ēabejt); Officio in
Aduentu, (Lutjet e Kohės sė Ardhjes sė Krishtit),
fq33-41, me antifona, lekcionar dhe lutje; Septem psalmi
paenitentiales (shtatė psalmet pendestare), fq 41-49;
Litanie (Litanitė), fq 49-55; Suffragia deprecatiuncule
ose Ad vesperas officii defunctorum (Lutjet e mbrėmjes
pėr tė vdekur), fq 55-61, me himne, psalme dhe antifona;
Cathecuminum exorcismorum (Katekizmi mbi ekzorcizmin),
fq 61-83. Nė kėtė kapitull gjenden temat: Decem
precepta, (Dhjetė urdhėrimet e Zotit), fq 61-63, me njė
shpjegim tė zgjerua; De septem operibus misericordie
(shtatė veprat e mėshirshme), fq 65-69; Duodecimo
artikuli fidei, (dymbėdhjetė artikujt e fesė tė
urdhėruara nga Kisha e shenjtė) fq 69; Rituale baptizmi
cum cathecesi (Rituali i pagėzimit tė tė rriturve me
katekezė), fq 69-81 dhe Ordo desposandi, (Riti i
kurorėzimit), fq 81-83. Nė Kapitullin e fundit nė pjesėn
me tė madhe tė librit gjenden tė pėrfshira pjesėt e
Mesharit (Missalae) 85-387, si: leximet e ndryshme
biblike dhe lutjet pėr gjithė vitin liturgjik kishtar
dhe tė kremtet e rėndėsishme kishtare. Nė fundin tė
faqes ėshtė dhe Colophon (Kolofoni) me shėnimet
biografike dhe data e botimit. Prof. Ēabej, nė studimin
e tij thotė se nga 110 fletė ose 220 faqe, kanė humbur
16 fletė ose 32 faqe. Ai konstaton se nė fletėt e
humbura e tė grisura (nėntė copė skizma) ka pjesė
katekizmi nga Besėlidhja e Vjetėr (Zanafilla), ndėrsa nė
fletėt tė para tė librit, ndėr tė cilat gjithashtu
mungojnė 8, ka qenė titulli i librit dhe vendi botimit.
Sipas pėrmbajtjes sė librit, disa autorė si Ēabej e tė
tjerė konstatojnė se ky libėr ėshtė njė meshar.
Duke u mbėshtetur nė argumentet e thėna mė lart, mė
rezulton se libri i Buzukut me konceptin e paraqitur,
nuk mund tė quhet e as mund tė hyjė nė radhėn librave
liturgjikė kishtarė.
Njė Meshar apo Breviar sipas ligjeve kishtare, pėrveē tė
tjerash (gjuhės, lejes sė botimit), nuk ka mundur qė ta
ketė njė pėrmbajtje tė tillė, siē paraqitet mė lart. Po
ashtu kėtij libri nė kuptimin e njė Meshari, i mungon
pėrveē Kalendarit tė tė Kremteve e disa pjesėve tė
tjera, Rendori i Meshės, pjesė e sė cilės ėshtė Kanoni i
Meshės (Canon Missae), lutja euharistike dhe lutja e
shugurimit tė ostes dhe verės qė ėshtė esenca dhe pjesė
e pandryshuar nga koha apostolike, e cila do tia jepte
tė drejtėn pėr tė qenė Meshar. As autori nė fjalė
(Buzuku) nė paraqitjen e temave nuk e shėnon askund njė
gjė tė tillė!
Nėse do tė quhej Meshar Romak, sipas Imzot Kazazit dhe
studiuesve tė tjerė pasues tė tij, atėherė kjo vepėr pėr
kishėn katolike do tė cilėsohej si vepėr intriguese.
Meshari Romak nė gjuhėn shqipe, i autorizuar nga Selia e
Shenjtė dhe autoritet kishtare vendore pėr tu pėrdorur
me popull ėshtė Meshari i tė Kremteve, botuar nė Romė
vitin 1966, pėrkthyer dhe zhvilluar nga Atė Daniel
Gjeēaj. Ky libėr, nga pėrmbajtja, ėshtė mė i pėrafėrti i
atij tė Buzukut. Ndėrsa Meshari i fundit ėshtė Meshari
Romak, qė ėshtė nė pėrdorim edhe sot, pėrkthyer nga Dom
Simon Filipaj (Ferizaj 1991).
Meshari titullim i gabuar
Nė bazė tė asaj qė ėshtė thėnė mė lart, vepra e Dom
Gjon Buzukut nuk ėshtė hartuar dhe botuar sipas
direktivave tė Selisė sė Shenjtė as tė ndonjė ipeshkvi
vendor. Ky mendim bazohet duke shikuar veprėn si tėrėsi.
Por Dom Gjon Buzuku nuk ishte nė njė pėrballje me kėto
autoritete kishtare, sepse tek Litanitė e pėrgjithshme
tė shenjtėrve, bėn lutje pėr Papėn dhe Ipeshkvin. Edhe
pse gjinden emrat e disa meshtarėve (emrat e tė cilėve
janė shkruar nė dorėshkrim) qė janė shėrbyer me kėtė
libėr, ky nuk ishte as libėr liturgjik qė mund tė
pėrdorej brenda njė dioqeze, sepse nė fund tė litanive
ai lutet, duke pėrmendur edhe emrin e vet dy herė dom
Gjoni dhe lutet pėr ... shpirtit sė tatėsė tim e tė
mamėsėsime.. dhe mamėn time (fq 55). Gjėra tė pa
pranueshme pėr librat liturgjike kishtare.
Pikėrisht, pėrkthimi, hartimi dhe botimi i tij nga Dom
Gjon Buzuku, nuk do tė ēmohej ndryshe veēse njė
pėrpjekje e njė prifti tė thjeshtė idealist, i pėrkrahur
apo jo nga ndonjė prelat i lartė kishtar (ipeshkėv) pėr
ruajtjen e gjuhės sė popullit dhe besimit katolik nė
trevat shqiptare, tė cilat ishin nė prag tė pushtimit tė
plotė nga turqit, qė mė 1571 morėn Ulqinin dhe Tivarin.
Kėto shqetėsime tė tij, pasi populli shqiptar, si mė i
vjetri nė Gadishullin Ballkanik, po rrezikohej tė
asimilohej jo vetėm nga pushtuesi osman, por edhe nga
fqinjėt ortodoksė, serbė, bullgarė e grekė, Don Gjon
Buzuku i shpreh tek De septem operibus misericordie
(Shtatė veprat e mėshirshme), (fq 65-79) ku shumė
shkurt, pėrmend 12 artikujt e fesė (fq 69), e ndėr tė
tjera ai thotė: ai qė nuk e mban fenė Krishtit veten e
banem turk.
Kjo veprimtari e Dom Gjom Buzukut, pėrveē qė pėrtėrinte,
ruante, edukonte dhe zgjeronte besimin katolik shqiptar,
pėr kohėn pėr tė cilėn bėhet fjalė, plotėsonte
boshllėkun e literaturės kishtare shqiptare tė kėsaj
natyre pėr tė cilėn na flet edhe Imzot Pjetėr Bogdani nė
relacionin e vet dėrguar Selisė sė Shenjtė mė 1665.
Synimin e ngritjes sė kulturės fetare kombėtare me
botimet e tyre e treguan me pėrkrahjen e Selisė sė
Shenjtė edhe Papas Lekė Matrenga, duke pėrkthyer nė
shqip katekizmin E mbėsueme e Kreshtere nė vitin 1592,
Imzot Pjetėr Budi, me Doktrina e Krishtere, 1618,
Rituali Romak, Pasqyra e tė rrėfyemit, 1621, si njė
ndihmesė siē thotė ai Prifnėt e shėrbėtorėvet kishesė
Tinzot qi tė gjindene ndė giuhu te Arbeneshe, Imzot
Frango Bardhi, me proverbat e tij biblike tė botuara nė
Fjalorin latinisht shqip, 1635, Imzot Pjetėr Bogdani,
Ēeta e Profetėve 1685, Dokumentet nė shqip tė Kuvendit
tė Arbėrit 1706, madje, pėrkthimet e para tė teksteve
biblike tė shek. XIX e nė vazhdim nga Gregori i
Durrėsit, Vangjel Meksi, Konstatin Kristoforidhi, Fan
Noli e Dom Simon Filipaj.
Si pėrfundim, nė bazė tė te gjithė argumentave qė
shtrova gjatė kėsaj ligjėrate, vepra e Don Gjon Buzukut,
e cila deri tani ėshtė quajtur Meshar nga shumė
studiues, nuk mund tė jetė as Meshar dhe as njė libėr
liturgjik e mirėfilt, por thjesht njė vepėr e
rėndėsishme pėr kohėn e vet, i cili shumė mirė luajti
rolin e njė Meshari, Breviari, Rituali dhe Katekizmi.
Vepra e Buzukut e quajtur Meshar titullim i gabuar.
Bibliografi
Eqrem ĒABEJ, Universiteti Shtetėror i Tiranės, Instituti
i historisė dhe gjuhėsisė, Meshari i Gjon Buzukut, pjesa
e parė dhe e dytė, Tiranė, 1968
Grup Autoresh, Buzuku dhe gjuha e tij, Akademia e
Shkencave e Shqiprisė, Instituti i gjuhėsis dhe
letėrsisė, Tiranė, 2005.
Grup Autoresh, La liturgia, Pontificio Instituto
Liturgia, S. Anselmo di Roma, botim 2, Roma 1983.
Grup Autoresh, Direttorio su Pieta popullare e liturgia,
Congregacione per il culto Divino, Citta del Vatikano,
2002.
Grup Autoresh, Enciclopedia Cattolica, Citta del
Vaticano, vol. IV, Firence, 1950. (Corpus iuris
canonici).
Grup Autoresh, Enciclopedia Cattolica, Citta del
Vaticano, vol. VII, Firence ???? (Liturgia dhe Concili).
Grup Autoresh, Enciclopedia Cattolica, Citta del
Vaticano, vol. XII, Firence, 1954. ( Trento).
Justin A. RROTA, Monumenti ma i vjetri gjuhės shqype,
(botimi II), Shkodėr 1933.
August FRANZEN, Kleine Kirchengeschichte, Freiburg,
1968.
Meshari i Gjon Buzukut monument i kulturės Shqiptare,
(Sesioni shkencor, 19 20 maj, mbajtur nė Ulqin,) Art
Club, Ulqin, 1995.
Engjėll SEDAJ, Bibla e pėrkthimet e saj nė gjuhėn
shqipe, Shtufi, Prishtinė, 1999.
Vinēenz P. MALAJ, Tė dhanat Albanologjike, 2, Shoqata,
Don Gjon Buzuku, Ulqin Tuz, 1999.
Meshari Romak, (pėrkthyer nga dom Simon Filipaj)
Ferizaj, 1992.
Vili KAMSI, Gjon Buzuku e Koncili i Trentit, Semeniari
XVII, ndėrkombėtare, pėr gjuhėn, letėrsinė dhe kulturėn
shqiptare, Gjon Buzuku dhe tradita e shkrimit, Tiranė,
16 31 gusht, 1995. Eurorilindja, Tiranė, 1995.
Meshari i tė Kremteve, (Pėrkthyer nga Danile Gjeēaj)
Romė 1966 .
_______
*
INSTITUTI I GJUHĖSISĖ DHE I LETĖRSISĖ
AKADEMIA E SHKENCAVE E SHQIPĖRISĖ
Seminari mbi 450-vjetorit tė botimit tė Mesharit tė
Buzukut
Tiranė 18. XI. 2005.
|