|
Kosova ka nevojė pėr
patriotizėm e jo nacionalizėm
nga
Zef Ahmeti
Nė
fillim tė shek. 20 e posaēėrisht nė vitet e`30 dhe `40
Evropėn e kishin kapluar ndjenjat nacionaliste. Shikuar
nga aspekti i rrethanave tė asaj kohe, nga kėndi
historik e psikologjik, vlerėsohet se e gjithė Evropa
jetonte nė njė psyhozė. Pas luftės sė parė Evropa
jetonte nė njė frikė permanente. Gjermania, Franca,
Anglia, Spanja Rusia, Austria tė gjitha ndiheshin si tė
kėrcėnuara dhe kishte mundėsi qė pėr pakėz tė
shpėrthente konflikti. Urrejtja kishte kapluar ndjenjat
e njerėzve dhe sjelljeve pėrballė vendeve tjera,
pakicave, grupeve sociale dhe religjioze.
Kriza
ekonomike si pasojė e luftės, rreziku qė vinte nga
pėrhapja e komunizmit, i shtynte forcat nacionaliste tė
lidhen dhe tė krijojnė sistem totalitar. Mosbesimet
patologjike ishin element qė pėrshkruante kulturat e
ndryshme.
Pėr
fuqitė raciste kultura ishte shprehje pėr vlerat
tradicionale dhe vlerėsohej se nacioni qėndronte mbi ēdo
individ, dhe se shprehja «atdheu» kishte peshė ashtu tė
madhe sa mobilizoheshin lehtė njerėzit- dhe, siē
vlerėsohet, kjo frymė ishte «zot i botės moderne». Ideja
nacionale bashkonte masat dhe ftonte nė pushtet
diktatorė. Ishte tendenca e tė qenit francez i vėrtet
apo anglez i vėrtetė. Vlerėsohet se Evropa
degjenerohej pėr shkak se ishte mbyllur dhe ishte
tėrhequr nė vete dhe thithte helmin e frikės qė buronte
nga brendia e saj.
Pėr
herė tė parė nė shkencėn gjermane fillohet tė nxirren
paralele mes «kulturės» dhe «racizmit» e qė shpie te njė
teori shkatėrrimtare: se kultura ėshtė produkt
antropologjik - e kėshtu qė kultura e judenjėve ishte
pėr nga «natyra» e rrezikshme pėr «racėn gjermane». Kjo
formė e tė menduarit ėshtė bartur dhe ripėrsėritur nga
grupet dhe nė konflikte tė ndryshme.
Vlerėsohet se nacionalsocializmi ishte rezultat i tre
faktorėve vdekjeprurės: nevoja pėr njė qeveri
autoritare, qė ishte pėrhapur nė Evropė, nihilizmi
specifik gjerman dhe elementit tė tendencės pėr spastrim
(etnik).
Tendenca e «pastėrtinė nacionale» e tregon fytyrėn e saj
edhe nė konfliktet qė pasojnė nė dhjetėvjetėt e fundit
tė shekullit 20. Fillimi i shkatėrrimi i Jugosllavisė sė
Titos ishte, pos tė tjerash, edhe rezultat i nxitjes sė
ndjenjave nacionaliste qė vinte si pasoj e pakėnaqėsive
serbe, si republika mė e shkelur dhe e diskriminuar
nė kuadėr tė Jugosllavisė sė vėllazėrim bashkimit, por
edhe pakėnaqėsive dhe padrejtėsive tjera Me dobėsimin e
ideologjisė komuniste fillon tė elektrizohen njerėzit me
nacionalizėm me ēka shpėrthen edhe konflikti pėr
trashėgimin e shtetit tė vėllazėrim bashkimit.
Nė tė
vėrtetė kjo energji nacionaliste kishte mbetur nė kokat
e njerėzve qė nga fillimi i shekullit. Ndėrsa energjia e
akumuluar nacionaliste fillon tė nxirret nė pah gjithnjė
e mė shumė. Tė gjithė ndiheshin tė pakėnaqur. Meqė
kishte ardhur fillimi i fundit tė vėllazėrim
bashkimit, serbėt kishin filluar tė pėrkrahin forcat
nacionaliste, qė pėr rezultat ngritėn diktatorin
Milosheviq nė krye tė ēėshtjes madhore serbe, pėr
ribashkimin e serbėve nė njė vend tė pėrbashkėt. Kjo
reflektoi qė edhe kombet tjera tė organizohen pėr t`u
mbrojturat nga tendencat e rrezikshme qė vinin nga
hegjemonizmi serb.
Nė
kuadėr tė kėtij procesi edhe shqiptarėt u organizuan qė
tė luftojnė pėr tė drejtat e tyre qė ishin cunguar e
kufizuar deri nė spastrimin e tyre, filluar me masakrat
gjatė luftės sė Dytė botėrore, Rankoviēin, shpėrnguljet
dhe marrėveshjet pėr shpėrnguljen e shqiptarėve nė
Turqi, demonstratat e `81-it, e deri te spastrimi i
Kosovės nga shqiptarėt gjatė luftės nė Kosovės (98/99).
Tendenca e pastėrtisė nacionale serbe dhe serbizimin e
gjitha pjesėve ku jetonte edhe njė numėr shumė i vogėl
serbėsh, shpėrthen nė njė konflikt tė armatosur e tė
pėrgjakur. Ky nacionalizėm, besa edhe racizėm, mbase
serbėt e mbanin vetėn - disa edhe sot - si racė mė e
shėndoshė dhe se ajo ishte arsyeja edhe qė tė dominonte
nė Ballkan duke i refuzuar dhe shkelur masivisht tė
drejtat dhe liritė e fqinjėve, popujve tė tjerė. Ky
nacionalizėm ishte helmi kryesorė i shkatėrrimit tė
serbėve e Serbisė. Kjo frymė ka alivanosur Serbinė. Ajo
ka shkatėrruar vetveten. Pasojat e kėsaj politike janė
aq tė thella, sa edhe sot ajo lėngon nga kjo frymė, nga
ky rreth vicioz. Ndjenja pėr t`i sunduar tė tjerėt, se
serbėt janė ata qė duhet tė pyeten pėr historinė dhe
rrjedhat nė Ballkan, kanė vėnė serbėt dhe Serbinė nė
krizė tė pariparueshme identiteti e imigji, nė rajon por
edhe nė Evropė e mė gjerė.
Shqiptarėt e Kosovės e dinė mė sė miri ēka do tė thotė
shkelja, maltretimi, heqja e lirive, mungesa e
perspektivės, dhuna, pėrndjekja. Lufta e Kosovės dhe
intervenimi ishte kulminacioni qė pėrfundoi shtypjet qė
i janė bėrė. Sot kurė gjithė bashkėsia ndėrkombėtare, e
sidomos elementet mė me ndikim nė botė, kanė marrė nė
pėrkujdesje Kosovėn, dhe tani kurė kanė filluar edhe
bisedimet pėr statusin e ardhshėm tė saj, shqiptarėt, si
shumicė qė janė sot, duhet tė demonstrojnė frymėn e
tolerancės, fisnikėrinė, drejtėsinė dhe fqinjėsinė e
mirė. T`i ofrojnė pakicat, e jo t`i vlerėsojnė si
rrezik, porse si njė pasuri kulturore. Shqiptarėt nuk
duhet tė harrojnė tė kaluarėn, tė mėsojnė nga pozicioni
i viktimės qė kanė pasur, tė respektojnė grupet tjera, e
mos tė bien nė grackėn e nacionalizmit vetėshkatėrrues,
por tė ndėrtohet e ardhmja nė frymėn e tolerancės dhe
shtetit ligjor, tė respektohen pakicat, t`iu ofrohet
atyre shansi pėr t`i bėrė lojal, se vetėm ky lojalitet
ndikon drejtpėrsėdrejti nė qetėsinė e brendshme.
|