|
Fjala pėrshėndetėse
Ne si mėrgimtarė e
dijmė mė sė miri me ēfarė problemesh jemi ballafaquar
kur kemi lėshuar atdheun dhe kur jemi nė njė mjedis tė
ri shoqėror e kulturor. Poashtu e dijmė shumė mirė se
misionarėt tanė nė Zagreb gjithnjė na kanė ndihmuar qė
tė gjejmė ngushėllim shpirtėror dhe jetė shoqėrore e
kulturor nė vend tė huaj. Mė tė moshuarit e kujtojnė tė
ndjerin Monsinjor Milorad Defar, i cili vite me radhė
organizoi nėpėr Kisha tė ndryshme tė Zagrebit shėrbesėn
e fjalės nė Gjuhėn shqipe qė nga viti 1971 pėr 20 vite
me radhė. Na kujtohet edhe Don Dodė Gjergji, tani
ipeshkėv i Kosovės i cili mė 1991 e themeloi Misionin
Katolik Shqiptar si famulli personale, nė territorin e
Arqipeshkvisė sė Zagrebit duke ia bashkangjitur tėrė
Kroacinė, ndėrkaq nė vitin 1994 me kontributin e
besimtarėve tanė nė Kroaci edhe e materializoi qendrėn e
misionit. Tė njėjtin vit, pra mė 1994, don Ndue
Ballabani si famullitar i ri, pothuajse drejtpėrdrejtė
nga bankat shkollore, emėrohet misionar nė Zagreb. Tė
gjithė ne atėherė kemi pasė drojė se ndoshta mangėsia e
pėrvojės nuk do ti shkojė pėr shtati Don Ndout tė ri, qė
tė udhėheq njė mision aq pretendues siē ėshtė ky i
Kroacisė. Duhet pasė parasysh se pėrveē Meshės nė
Zagreb, besimtarėt tanė duheshin vizituar nė Bjellovar,
Rijekė, Zarė dhe mė pastaj edhe nė Kranj tė Sllovenisė e
nganjėherė edhe nė Ēeki e Sllovaki. Mirėpo, edhe njėherė
na u dėshmua se edhe nėse dyshojmė nė njeriun nuk duhet
tė dyshojmė nė Zotin dhe qėllimin e Tij. Don Ndou ia
arriti jo vetėm tė mbulojė tė gjitha nevojat shpirtėrore
tė besimtarėve tanė nė kėtė rajon kaq tė shkapėrdedhur
por edhe u imponua me angazhim vetėmohues dhe tė paparė
nė drejtim tė ruajtjes sė identitetitt kombėtėr e
kulturor. Kėshtu fal angazhimit tė Don Ndout nuk kaloi
asnjė vit pa u organizuar simpoziume shkencore
ndėrkombėtare, takime me tė rinjė, shtegėtime, botime e
promovime librash nė Gjuhėn shqipe. Bashkėpunimi i tij
me organizatat shqiptare nė Kroaci e Slloveni, si dhe me
autoritetet pushtetmbajtėse dhe shkencore nė Kosovė
ishte shembullore. Nuk duhet harruar as adoptimin e
kapelės nė Qendrėn e Misionit si dhe vendosjen e
Pėrmendores sė Nėnė Terezės nė oborrin e misionit. Dhe
kėshtu pėr 15 vite rresht pėr ēka duhet tė jemi tepėr
mirėnjohės dhe tė falėnderojmė Zotin qė na ka pajisur me
njė misionar kaq tė mirė dhe tė vyer siē ėshtė Don Ndou.
Sot erdhi koha qė ti themi don Ndout mirėupafshim,
kurrsesi jo lamtumirė. Njėkohėsisht i themi don Agim
Qerkinit, Rektorit tė Seminarit "Lazėr Mjeda" nė Prizren
mirėsevini. Don Agimi me ndihmėn tė Zotit, jam mė se i
bindur, do tė pėrmbush tė gjitha shpresat tona dhe do
ti jep njė vulė personale arritjes sė qėllimeve tė
misionit tonė tė cilat mbesin tė njėjta: ruajtja e
identitetit fetar, kombėtar e kulturor tė grigjės sonė
tė shkapėrderdhur, por njėherit edhe ndihmesė nė njė
integrim tė suksesshėm nė shoqėrinė nė tė cilėn jetojmė
dhe veprojmė.
Kėto ditė dy meshtarė
marrin rrugė Don Ndou nga Kroacia pėr nė Kosovė dhe
Don Agimi nga Kosova pėr nė Kroaci, Jezusi tha: Unė jam
rruga, e vėrteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati veēse
nėpėrmjet meje (Gjn 14,6). Kėto ditė dy meshtarė marrin
rrugė pėr tė dėshmuar tė vėrtetėn me jetesėn e tyre. Dhe
pėr ata qė kėtė ditė shohin fund dhe fillim mė lejoni tė
pėrkujtoj nė kėto fjalė nga Shkrimi Shenjt: Unė jam
Alfa e Omega, fillimi dhe mbarimi, i pari dhe i fundit
(Zb 22,13). Vėllezėr e motra, tė vazhdojmė pra ti
besojmė provanisė sė Zotit dhe tė ndihmojmė tė gjithė aq
sa mundemi nė realizimin e saj.
Don Ndue, Ju
faleminderit shumė pėr tė gjitha qė keni bėrė pėr ne. E
Lume ėshtė famullia qė ju fiton juve pėr famullitar.
Zagreb, 18 tetor 2009
Gjon Mirdita
Kryetar i Kėshillit
|