|
FAMILJA SHENJTE-B
(30. 12. 2006)
Kur gjindemi ende nė gėzimin e festave tė
mėdha tė Kėrshėndellave, Kisha shenjte dhe ne si kishė e
gjallė tė gjithė sėbashku e kremtojmė dhe e pėrkujtojmė
njė ditė tė madhe, ditėn e «Familjes Shenjte».
Fjala «familje» gjindet nė ēdo gjuhė e popull nė botė.
Ky nocinon ėshtė njė nocion i bashkėsisė, ku nė esencėn
e vet duhet dhe ėshtė i pa ndashėm me njeriun dhe me
jetėn e njeriut. Familja ėshtė qeliza mė e vogėl e
bashkėsisė, ku ardhmėrinė e saj e ngrisin dhe e mbrojnė
vet anėtarėt e familjes dhe qytetarėt.
Kjo ėshtė edhe rruga apo hapi i parė i
fėmijės pėr ardhmėri. Kush ėshtė familja shenjte? Kjo
ėshtė njė familje tre anėtarėshe: shėn Jozefi, shėn Mari
dhe Jezusi. Familjet tona, dashur vėllezėr e motra duhen
ta kenė shembull dhe fundamentin vetėm nė familjen
shenjte, qė ajo tė jetė pasqyrė pėr familjet tona nė
kėtė botė. Tė mundohemi edhe ne sot, qė familjet tonė tė
shkojnė ka shėntėrimi dhe tė shenjtėrohemi, sepse tė
gjithė ne jemi tė ftuar pėr shenjtėrim. Tė jetosh don tė
thotė, tė mundohesh ta fitosh jetėn e pasosur, tė
mundohesh dhe tė shkosh ka shenjtėrimi.
Mos ke frikė tė bėhesh shenjt
theksoi njė herė Papa Gjon Pali II. Andaj, mos tė
kursejmė asgjė qė ta shenjtėrojmė jetėn duke jetuar
ashtu siq urdhėri dhe kateheza i kishės na mėson dhe na
orienton, ka rruga e drejtė dhe ka jeta e pasosur.
Historia e njerėzimit shkon prej fillimit te vet dhe
kėshtu do tė jetė gjithmonė nėpėrmjet familjės. Njeriu
hyn nė jetė nėpėrmjet lindjes, i cili duhet t“u
falėnderohet prindėrve, babait dhe nėnės dhe kjo duhet
tė ndodh edhe anasjelltas, prindėrit tė falėnderohen pėr
kėtė visar mė tė kushtueshėm dhe tė ē“mueshėm! Libri i
Daljes nė BV na thekson edhe kėtė urdhėrim kushtuar
njerėzimit: Ndėroje babėn tėnd dhe nanėn tėnde qė ta
kesh jetėn e gjatė pėrmbi tokė qė do ta japė Zoti, Hyji
yt (Dal 20,12). Jeta nė familje dhe familja duhet
tė pranohet si njė dhuratė prej Zotit. Dhurata mė e
madhja, qė njė njeriut i dhurohet prej Zotit ėshtė jeta.
Ne, kėtė dhuratė duhet ta pranojmė me gėzim tė madh, me
ndėrgjegje dhe me dije. Andaj, kėtė dhuratė tė dhuruar
prej dikujt tjetėr, prej Zotit, duhet edhe ta duam, ta
respektojmė, ta mbrojmė, ta zhvillojmė, ta lindim...!
Qė tė jetė familja shenjte dhe e shėndosh
duhet tė jetė edhe kurora shenjte dhe jeta nė kėtė
sakrament e mbrojtur, e respektuar dhe e qėndrueshme.
Most ė harrojmė se familja ėshtė shkolla e parė e fesė,
vendi kum ė sė pari pėrjetohet dhe njoftohet kisha dhe
mėsimi i saj nėpėrmjet tė prindėrve, ku nė kėtė mėnyrė
familja ėshtė dhe bėhet pėrherė serish njė shenjtėrore e
dashurisė dhe e jetės. Edukimi i fėmijeve duhet tė jetė
i shėndosh dhe nė rrugė tė drejt. Shpeshherė sot po
ndodh edhe njė gjė e pa menduar, por e vėrtet, ajo ėshtė
kėtu, ku shumė nėna po e pranojnė tė zćnunit e fėmijės,
po i lindin! E pastaj? Po i lindin, po, por problemi
tjetėr ėshtė kėtė mė i madh, sepse shumica prej nėnave
fare nuk pėrkujdesen pėr fėmijet e tyre. Kush ėshtė duke
u pėrkujdes pėr kėta fėmijė? Fėmijėt, disa kanė nėna por
jetojnė dhe zhvillohen nė jetė sikur tė mos kishin nėnė.
E njėjta gjė vlen edhe pėr babat e kėtyre fėmijėve apo
foshnjave. Shumė fėmijėve nė mesin tonė u mungon njė
fjalė e ėmbėl, fjala e parė qė delė nga goja e visarit
mė tė tė ē“mueshėm, a kjo ėshtė fjala nėnė dhe
babė. Mė mirė tė thoja u mungon dashuria e
prindėrve. Ai fėmijė thėret dhe kėrkon pandėrpre, sepse
dikush i duhet t“i qėndron afėr, por ku janė prindėrit
se nuk i gjinden fėmiut nė dispozicion? Si e kryej unė
rrolin e nėnės dhe babait? Jam unė prindėr i vėrtet dhe
a i kryej premtimet qė i kam dhanė nė kurorė?
Ta kryejmė urdhėrimin e Kishės me
ndėrgjegje tė mirė dhe tė pasur kur na thotė dhe na
mėson: Linde atė qė ėshtė ngjizur! Dhe kėshtu
njeriu ėshtė i lindur si pėrson dhe dinjiteti i tij i
paprekshėm nė jetėn shoqėrore duhet tė respektohet,
mbrohet...
Mag. Don Kolė
Gj.
Gjergji,
meshtar nė
Trofaiach/Austri
|