|
E DIELA E PARĖ
E ARDHJES -B-
Rrini me kujdes! Rrini
zgjuar, sepse nuk e dini kur do tė vijė ai ēast
27. 11. 2005
L1: Is 63, 16-17;64,1-7; Ps. 80 (79); L2; 1 Kor 1,
3-9; + Ungjilli: Mk 13,33-37
Tė
dashur besimtar, vėllezėr e motra, me kėtė urdhėr tė
Jezusit nga ungjilli i kėsaj sė diele tė parė tė
Ardhjes, sot kisha shenjte e cila ėshtė e prezente nė tė
katėr anėt e botėn filloi njė vit tė ri kishtar
liturgjik, njė kohė tė re pėrgatitėse, pritėse, kohė e
mėshirės, e kthimit, e dashurisė, e cila nė kishė, por
edhe nė shkencėn liturgjike quhet Koha e
Adventit apo e Ardhjes.
Ardhja ėshtė njė fjalė, qė ne veti e ka kuptimin e tė
ardhurit apo tė dėftimit, por nė shekuj me radhė
pėrdorej pėr tė treguar Kohėn liturgjike nė tė cilėn
Kisha pėrgatitet pėr tė rijetuar Kėrshėndellat - Ardhjen
e Birit tė Zotit, Jezu Krishtit, e Mishėrimin -
Inkarnimin e Tij, apo periudhėn katėrjavore qė u
paraprinė Kėrshėndellave. Kjo Kohė e shenjt liturgjike
ėshtė njė kohė e pritjes, por nuk ėshtė njė kohė qė
t'mos bėjmė asgjė. Adventi nuk ėshtė njė kohė e ikjes,
e larguarjes, e arratisjes, por kjo ėshtė njė kohė
pritjeje nė Ardhjen e Birit tė Zotit. Kjo kohė
rrini - zgjuar- rrini gati ėshtė
drejtuar vetėm neve e askujt tjetėr, qė jemi nė pritjen
e Zotit tonė Jezu Krishtit, kurse ne, si besimtar, pėr
kėtė ngjarje tė madhe shėlbimprurėse kemi nevojė pėr
heshtje, shuajtje e lutje tė pandėrprerė dhe rikthim nė
njė jetė tė pėrshtatshme dhe nė pėlqim Zotit. Njė herė
njė filozof me emėr Sören Kierkegaard thoshte:
Gjendja e botės sė sotme, tėrė jeta, ėshtė e sėmur. Po
tė isha qenė mjek e nėse ndokush do tė mė pyeste: Ēka do
tė mė kėshilloni? unė do t`i pėrgjigjėsha:
Qėndro nė
heshtje!.
Kurse ungjilli i kėsaj sė diele na proferon me njė fjalė
apo urdhėr sikur qė e cekėm edhe me lartė, qė tė jemi tė
zgjuar dhe tė pėrgatitur pėr Ardhjen e Birit tė Zoti.
Andaj, ky urdhėr: Rrini zgjuar, sepse nuk dini
se nė ē`ditė do tė vijė Zotėria juaj, duhet
edhe tė jetohet prej secilit prej nesh gjithmonė e
gjithkund duke qėndruar nė Tė me njė dashuri tė madhe qė
kemi. Andaj, tė rrimė zgjuar me jetėn tonė!
Dashur vėllezėr e motra, edhe Koha e Ardhjes e ka njė
qėllim pėr ne tė gjithė, njė dėshirė prej Zotit, ku neve
Ai kėtė na dėshiron e pėr kėtė arsye na urdhėron qė tė
gjithė ne tė arrijmė nė qiell, nė parajsėn e amshuar, nė
lumturinė e tė tė gjithė shenjtėrve. Kisha na porosit
sot e gjithmonė, qė ta ndalim njė rrugė tė keqe tė jetės
sonė tė pėrditshme dhe ta fillojmė njė jetė tė re, duke
ia kushtuar Atij tėrė vetvetėn tonė.
Prandaj, ta largojmė errėsirėn prej zemrave tona, qė
ndoshta neve na ka kapluar, dhe ta pėrqafojmė Dritėn e
gjallė, e cila nuk shuhet kurrė, Jezu Krishtin
pishtarin, dritėdhėnėsin e amshuar tė mbarė botės.
Recepti mė i mirė do tė ishte dhe ėshtė qė ne ta mbajmė
dekalogun e shenjt tė Zotit dhe t“i pranojmė me rregull
e dėshirė sakramentet qė na ofron kisha nė ēdo rast e
kohė. Tė mundohemi, dashur vėllezėr e motra, gjithmonė
tė bėjmė mirė dhe e mira tė rritet dhe tė zhvillohet nė
ne, nė familjet tona, nė vendin tona dhe nė tė gjithė
popujt.
Kjo kohė na porosit qė tė drejtohemi ka Zoti, tė bėhemi
njerėz tė rinjė me zemra tė mishit e jo me zemra guri.
Kjo kohė kėrkon prej nesh njė kthim tė sinēertė dhe
ndenje zgjimi. Ne duhet tė kthehemi shpirtėrishtė ka
Zoti, ta lemė atė rrugė e cila na udhėheq nė shkatėrrim
dhe nė errėsirėn e jetės sonė dhe ta marrim rrugėn e
mirė dhe tė drejtė, e cila na udhėheq ka drita e
shėndritur nga Zoti.
Ta shijojmė kėtė dritė e cila nuk fiket kurrė! Tė
pėrgatitemi se Ai po vjenė dhe kur ai tė mbėrrin nė
mesin tonė ti shėrbejmė atij me zėmėr tė pastra. Ti
dalim Atij pėrballė pa u frikuar dhe tė bashkohemi me
tė, pėr tė, dhe tė qendrojmė pėrgjithmonė nė tė.
Njė duhet tė na jet e kjartė: Jezu Krishti, Biri i Zotit
zbriti prej qiellit dhe erdhi tek ne njerėzit dhe u bė
njėri prej nesh, qė tė qėndron gjithmonė tek ne. Ai u bė
Njeri edhe pėr ne sot dhe kėshtu ne mund t'i jemi atij
afėr si njerėzit e asaj kohe me anė tė fesė, shpresės tė
dashurisė. Afėrsia ndaj Zotit duhet tė na hapė
«sytė e zemrės» qė t'mund ta shofim atė, me
zemėr tė pastėr.
Ti kushtohemi kėsaj kohe tė rikthimit, tė mėshirės, dhe
tė pritjes me tėrė vetvetėn tonė, tė jemi sa mė tepėr tė
bashkuar nė lutje, nė leximin e Shkrimit shenjt,
t“mundohemi ti pranojmė sakramentet sa mė shpesh, ta
edukojmė dashurinė ndaj tė afėrmit dhe ta zbatojmė kėtė
ashtu si Jezusi na urdhėron.
Mag. Don Kolė Gjergji,
kapelan nė famullinė Bruck a.d. Mur nė Austri
|