Klikoni këtu për të shkuar në faqen kryesore të misioni.hr

Misioni Katolik Shqiptar nė Kroaci

                                                                                                                   

Temat

  Home

  Fjala e Zotit

  Viti Liturgjik - A -

  Viti Liturgjik - B -

  Viti Liturgjik - C -

  

  

  

  

  

  

  

  

  

  

 

  

  

 

  


Kėrko nė Google


www.misioni.hr

E DIELA E KATĖRT E ARDHJES -B-

18. 12. 2005

Leximi i I.: Sam 7,1-5.8-12.14.16; Ps 89 (88); Lexim i II.: Rom 16, 25-27; + Ungjilli: Lk 1,26-38 

„Ja, do tė mbetėsh shtatzėnė e do tė qitėsh nė dritė njė djalė e ngjitja emrin Jezus“!
Tė dashur besimtar, me kėto fjalė tė ungjillit tė kėsaj sė diele tė katėrtė tė Adventit, tė cilat dėshmojnė se Maria do tė lind njė djalė, do ta lind Shėlbuesin e mbarė botės, Jezu Krishtin. Qe, gjithnjė e me ngat po i afrohemi festės sė madhe, lindjės sė Jezu Krishtit. Kemi kaluar njė kohė tė shenjt katėr javėsh tė Ardhjes, e cila na mundėsoi qė tė pėrgatitemi sa mė mirė pėr Ardhejn e Mesisė. Besoj dhe shpresoj, qė secili prej nesh e ka kaluar kėtė kohė tė shenjt, nė lutje e uratė, duke iu kushtuar krejtėsisht Zotit, dhe jemi munduar disi nė ēdo mėnyrė e sa mė mirė ta presim Ardhjen e Birit tė Zotit nė botė, tek ne njerėzit dhe nė zemrat tona. Nėse i kemi ndėgjuar me vemendje leximet e kėsaj sė diele tė katėrtė tė Ardhjes, atėherė kemi verejtur se secili lexim na e paraqiti pranishmėrinė e Zotit nė mesin tonė.

Ungjilli i kėsaj sė diele tė fundit tė Ardhjes na e paraqet apo na e figuron lindjen e Jezu Krishtit nė mėnyre historike shėlbimprurėse. Zoti ėshtė nė vepėr dhe nė veprim. Ai ua dėrgon njerėzve tė prekur nė shpirt lajmėtarin e vetė mė tė Madhin. Ky lajmėtar edhe do tė quhet me emėr: engjėlli i Zotit. Zoti ėshtė nė vepėr. Kjo tregohet pėr shembull nė emrin e fėmiut, ku gjindet nė pikėn kryesore tė ngjarjes.     Emri Jezus interpretohet nė ungjill si Shėlbues dhe Ai ėshtė Shėlbues i mbarė njerėzimit. Emri Krisht nė nė gjuhėn hebreishte d.m.th. i shuguruari prej Zotit. Pėr disa ditė do tė kremtojmė njė ngjarje tė madhe, do tė kremtojmė: Mishėrimin e Birit tė Zotit prej Virgjėrės Mari! Kjo e dielė e katėrt e Ardhjes na e paraqiti Marinė si personalitet kryesor tė kėsaj dite. Nė kėtė pjesė tė ungjillit, qė posa e ndėgjuam, engjėlli Gabriel i lajmėrohet Marisė, dhe kjo pjesė na pėrcakton dhe na pėrgatitė pėr Ardhjen e Zotėrisė tek ne njerėzit. Kėto fjalė na mundėsojnė qė ta zbulojmė njė mister, njė fshehtėsi: Zoti bėhet njeri, apo Inkarnumin e Birit tė Zotit! Plotėsimi i kohės pėr vet Zotin ka arritė ėshtė ne mesin tonė, sepse ai dėshiron pėr njė vendosje tė vetme tė bėhet Njeri dhe e dėrgon engjėllin tek vet Maria. Zoti dėshiron, qė nė tė gjithė njerėzit tė marrė pjesė, ēka ėshtė njerėzore, duke filluar prej pėrcaktimit tė vullnetshėm tė Marisė. Maria kėtė porosi e pranon me pėrvujtėri. Ajo e pranon kėtė Gjithėpushtetėsi e Madhėri tė Zotit si njė dhuratė tė dedikuar pėr tė. Ajo ėshtė e zgjėdhur tė bėhet "Nėnė e Zotit", Ajo i falendorohet Zotit me njė fe tė gjallė e tė vėrtetė, ku ajo tė gjitha i shkruan dhe i ruan nė zemėr tė vet. Ky lajm i madhė ėshtė pėr Marinė njė ofertė hyjnore pėr lirinė e saj, qė ajo duhet tė thotė „PO"!
Me kėtė ajo i qėndron Zotit krejtėsisht nė dispozicion. Ajo dėshiron, qė tė jetė pėrgjithmonė e Zotit, me tė, nė tė dhe e pranon qė ta lind vet Zotin, Jezu Krishtin. "Si do tė mund tė ngjajė kjo, ndėrsa unė jam virgjėr?" Edhe, pse Maria, virgjėr ishte e virgjėr mbeti, ajo duhet ta lind Birin e Zotit tė zėnė pėr vėrtytė tė Shpirtit Shenjt, a kjo mrekulli duhet tė vepron nė tė, sepse Zoti ėshtė nė vepėr. Ajo e tha „Fiatin“ e vet: "Unė jam shėrbėtorja e Zotit: Mė ndodhtė siē the ti!" Me kėtė fjalė Maria dėshmon: kush ėshtė ajo dhe kush dėshiron ajo tė bėhet: Shėrbėtore e Zotit.
Tė mundohemi, dashur vėllezėr e motra, qė edhe ne tė jemi shėrbėtor e shėrbėtore tė Zotit, pėr ēdo ditė duke e dėshmuar atė me jetėn tonė tė pėrditshme. Pėr ta kremtuar me njė gėzim tė madh Lindjen e Zotit tonė Jezu Krishtit tė mundohemi ta zbulojmė: ku dhe si Jezusi ėshtė pėrgjegja e jetės sime?.


Mag. Don Kolė Gjergji,
kapelan nė famullinė Bruck a.d. Mur nė Austri
                                                                                                                                                                        

Tė gjitha tė drejtat e rezervuara  © 2000 - 2005 misioni.hr

webmaster