|
E DIELA E PARĖ E ARDHJES
-C-
03.12.2006
L1: Jer 33,14-16; L 2:
1 Sel 3,12-4,2;
Ungjilli:
Lk
21,25-28.34-36
Rrini zgjuar e lutuni nė ēdo moment
Me kėtė urdhėr tė Jezusit nga ungjilli i kėsaj tė diele,
kisha shenjte sot, e cila ėshtė e pranishme nė mbarė
botėn, dhe ne si besimtar, anėtarė tė kėsaj kishe e
filluam njė kohė tė re liturgjike, kohė e shenjt
pėrgatitėse e liturgjike, e cila nė kishė dhe nė
shkencėn liturgjike quhet
Koha e Ardhjes
apo e
Adventit.
Gjindemi mu nė fillim tė kėsaj kohė.
Ardhja ėshtė njė fjalė qė ne veti e ka kuptimin e tė
ardhurit apo tė dėftimit, por edhe shekuj me radhė
pėrdorej pėr tė treguar kohėn liturgjike nė tė cilėn
kisha pėrgatitet pėr tė rijetuar Kėrshėndellat-Ardhjen e
Birit tė Zotit dhe inkarnimin-mishėrimin e Tij, apo
periudhėn katėrjavore qė u paraprin Kėrshėndellave.
Kjo kohė e shenjt ėshtė njė kohė e pritjes, por nuk
ėshtė kohė qė mos tė bėjmė asgjė e tė presim, kjo kohė
nuk ėshtė kohė e ikjes, arratisjes, larguarjes, por kjo
kohė ėshtė kohė e pritjes sė Ardhjes sė Birit tė Zotit.
Kjo kohė
rrini zgjuar lutuni nė ēdo moment
ėshtė drejtuar vetėm neve e askujt tjetėr, dhe ne kemi
nevojė shpirtėrore pėr heshtje, lutje, meditim, rikthim
nė vetvete, pėr pasuri shpirtėrore.
Ne mund tė pyesim: ēka do tė thotė kjo kohė pėr ne?
Ėshtė kjo njė kohė qė vjenė e shkonė? Apo ėshtė diēka
shumė e madhe nė jetėn tonė? Kjo kohė pėr secilin prej
nesh ėshtė nė rend tė parė njė kohė e shenjt e pritjes,
njė kohė e tė ndenjurit zgjuar, njė kohė e mėshirės dhe
hirit tė Zotit, njė kohė e lutjes, kohė e dashurisė ndaj
Zotit dhe ndaj tė afėrmit, njė kohė e mėshirės. Njė kohė
pėr ne dhe ne pėr kohėn. Jemi nė pritje tė Jezusit.
Edhe ungjilli i kėsaj sė diele tė Ardhjes sė parė na
proferon dhe urdhėron
Rrini zgjuar e lutuni nė ēdo moment,
pra
qė jeta e jonė duhet tė jetė nė qėndrim tė lutjes nė
bashkjetėsė pėrmanente me Zotin. Kjo kohė e ka pėr
qėllim dhe njė dėshirė, qė ne me jetėn tonė tė kthehemi
ka Zoti me njė jetė tė re, dhe tė largohemi prej
errėsirės sė mėkatit qė na kaplon ndoshta zemrat tona,
kėshtu qė ta pėrqafojmė Dritėn e gjallė, e cila nuk
shuhet kurrė, Jezu Krishtin, pishtarin, dritėpėrquesin e
mbarė botės.
Pėr tė jetuar dhe pėr tė mbijetuar me Zotin, atėherė
recepti mė i mirė do tė ishtė qė ne tė qėndrojmė nė
Zotin, qė ta mbajmė Dekalogun e shenjt tė Tij dhe tė
pranojmė sakramentet sa mė shpesh e mė deshirė, qė nė
kėtė mėnyrė tė begatohemi shpirtėrisht.
Prandaj, ti pėrkushtohemi mė me tepėr kėsaj dhuratė tė
madhe qė Zoti na dhuron nėpėrmes kėsaj kohe mėshirės. Ti
pėrkushtohemi mė me tepėr lutjes, uratės, leximit tė
Bibles, dashurisė ndėrnjerėzore dhe ta edukojmė atė, me
jetėn dhe veprat tona. Pėr ta kuptuar sa mė mirė kohėn e
Ardhjes dua t“i theksoj tri gjėra qė janė tė nevojshme
pėr jetėn tonė shpirtėrore:
1.
Lutja
private dhe e pėrgjithshme duhet tė jetė e pranishme nė
jetėn tonė dhe kjo s“guxon tė mungon. Njė mundėsi pėr tė
lutur sa mė mirė na dhuronė kjo kohė e shnejt nė tė
cilėn gjindemi dhe sot e filluam. Katėr qirinjėt dhe
kurora e Ardhjes na mundėsojnė qė lutjet tona ti bėjmė
me anė tė medititmit. Le tė jetė dhe tė mbetet sikur qė
ėshtė lutja ushqim i ynė shpirtėrorė.
2. Zemrat tonė duhen tė pėrgatitėn dhe tė janė vepruese
nėpėrmes veprave
tė dashurisė.
Sepse kush bėnė mirė dhe e hap zemrėn e vet ai kėtė do
ta fiton dhe do ta pėrjeton nė jetėn e vet. Sikur qė
Zoti edhe neve nė jetėn tona na begoton kėshtu duhe t tė
mundohemi qė tė hapim zėmrėn tonė pėr t“ju ndihmuar tė
tjerėve qė kanė nevojė pėr ne. Me kėtė pėrfitojmė gėzim
shpirtėrorė dhe fuqi pėr t“u aftėsuar pėr vepra tjera qė
janė tė mira nė sy tė Zotit.
3.
Rri zgjuarja e zemrės
ėshtė poashtu e nevojshme. Ne duhet tė jemi njerėz tė
pritjes dhe tė shpresės. Jezu Krishti do tė vjenė nė ne
dhe pėr ne. Ne jemi pjesėmarrės tė kėsaj ngjarje tė
madhe shėlbimprurėse, andaj tė lejojmė qė kjo ngjarje tė
ndodh edhe nė zemrat tona dhe t“ia hapim derėn e zemrės
qė Jezu Krishti tė lind dhe tė qėndron nė jetėn e
secilit prej nesh.
Me kėto fjalė dėshirojmė, qė me gėzim dhe nė paqe tė
pajtuar me njerėzit dhe me Zotin t'i
presim dhe ti kremtojmė festat e Krishtlindjes. Amen
Mag. Don. Kolė Gjergji,
Kapelan nė
famullinė
Trofaiach-St. Peter-Vordernberg nė Austri
Komentet jepni ne kėtė adresė:
kolegjergji@yahoo.de
|