|
E DIELA E DYTĖ E ARDHJES
-C-
10.12.2006
L 1: Bar 5,1-9; L 2: Fil 1,4-6.8-11; Ungjilli:
Lk 3,1-6
Me tė dielėn e parė tė Ardhjes e kemi filluar njė kohė
tė re liturgjike, kohėn e Adventit. Ne jemi tė ftuar nė
kėtė kohė tė shenjt qė tė pėrkujtojmė, se jeta jonė,
jeta e secilit prej nesh ėshtė njė rrugė dhe nė udhėtim
tė amshuar pėr nga jeta e amshuar. Ne duhet t“a formojmė
jetėn tonė me kishėn, nė kishė nė shėrbim Zotit dhe
njeriut.
Shėrbesa e fjalės nė kėtė ditė na e paraqet
pranishmėrinė e Zotit nė mes tė popullit tė vet, prandaj
leximi i parė nga
Besėlidhja e Vjetėr i profetit Baruk iu drejtohet
Judenjėve qė jetonin nė dhe tė huaj si minoritar. Ata
nuk posedonin asnjė fuqi politike ishin si njerėz tė
mjerė. Por, Zoti ėshtė ai, i cili mendon pėr ata dhe ata
i ka para syve tė vet.
Ai, Zoti i Gjithpushtetshėm pėrkujdeset pėr ata. Fjala e
tij ėshtė e amshur. Kush qėndron nė Zotin dhe nė fjalėn
e tij, ai do tė ketė ardhmėri dhe shpresė.
Leximi i dytė drejtuar Filipianėve na e paraqet shėn
Palin, qė lutet pėr bashkėsinė e krishterė tė Filipė.
Kjo bashkėsi ėshtė bashkėsia e parė qė u themelua nė
tokėn Evropiane. Kjo bashkėsi mbetet e lidhur ngusht me
apostullin mė njė fe, dashuri dhe ndėgjueshmėri tė
gjallė. Pėr kėtė arsye Pali ka tė drejt pėrse t“i lutet
dhe ta falenderon Zotin.
Dhe ja, pėr ēka lutem: qė
dashuria juaj tė shkojė duke u rritur pėrherė e mė fort
nė njohuri e nė kuptim tė plotė, qė tė mund tė dalloni
ēka ėshtė mė e mirė, qė tė jeni tė pastėr si dielli dhe
pa farė tė mete pėr Ditėn e Krishtit, plot me fryt
drejtėsie qė vjen nėpėr Jezu Krishtin ‑ pėr lavdi e nder
tė Hyjit.
Ungjilli shenjt na e paraqet
predikimin
e Gjon Pagėzuesit. Kemi hyrė nė tė dielėn e dytė tė
Ardhjes.
Kjo e dielė na i drejtonė zemrat tona, qė tė drejtohemi
nė misterin e Krishtlindjes, qė ėshtė para nesh. Nga ne
kėrkohet njė pėrgatitje sa ma e mirė pėr ardhjen e Zotit
tonė Jezu Krishtit. Kėtė pėrgatitje na mundėson Kisha nė
liturgjinė e kėtyre ditėve, por edhe nėpėrmes shėrbesės
sė Fjalės qė paraqitet nė kėto ditė tė Adventit. E Diela
e dytė dhe e tretė nė kohėn e ardhjes na paraqesin
figurėn e njė njeriu tė madh, fėtyrėn e Gjon Pagėzuesit,
i cili ia pėrgatitė rrugėn Jezu Krishtit. Ai e thėrret
popullin nė kthim ka Zoti:
Kthehuni se u afrua Mbretėria e qiellit! Pėrgatiteni
udhėn e Zotit, rrafshoni shtiqet e tija
(Mt 3,1-3).
Prej nga atje lejohet tė ndėgjohet ftesa, qė t“ja
rrafshon Zotit rrugėn.
Luka ungjilltar nė ungjill tė kėsaj tė diele na i
paraqet po tė njėjtat fjalė tė Isaisė profet, qė e
tregon ardhjen e Birit tė Zotit qė do t“iu dhuronė
Shėlbimin:
Zėri i atij qė bėrtet nė shkretėtirė: pėrgatitni udhėn
e Zotit; rrafshoni shtigjet e tij! Ēdo luginė le tė
mbushet, ēdo mal e kodėr le tė ulet; udhėt e shtrembėra
le tė bėhen tė drejta e ato gropa‑gropa le tė bėhen tė
rrafshta. E ēdo njeri do ta shohė shėlbimin e Hyjit.
Nė esencėn e tij Pagėzuesi shenjėzohet me pėrvujtėrinė e
vet:
"Krishti duhet tė rritet e unė tė zvogėlohem - unė jam
vetėm zėri i atij qė thėrret".
Kjo
pėrgatitje ishte e gjatė gjatė historisė sė popullit tė
zgjedhur tė Israelit, qė Zoti e udhėhoqi dhe e pėrcolli
gjatė gjithė kėsaj historie shėlbimprurėse. Kjo kohė e
pėrgatitjes u vazhdua poashtu me ardhjen e njė njeriu,
qė pėr vetvete thotė se nuk ėshtė Shėlbuesi, por ai
ėshtė qė do t“ia pėrgatis atij rrugėn. Gjon Pagėzuesi
ėshtė njė shembul nė konsekquencė dhe nė forcė nė
mbrojtjen e tė sė vėrtetės, sepse ai ėshtė i gatshėm,
personalisht - deri nė burg e nė vdekje - pėr kėtė ta
paguan. Gjon Pagėzuesi ėshtė figura e kėsaj tė diele nė
qendėr tė vemendjes. Gjoni e pėrshkoi mbarė krahinėn e
Jordanit duke predikuar pagėzimin e kthimit pėr falje tė
mėkateve. Gjon Pagėzuesi ėshtė njė person i Ardhjes.
Prandaj, ne mund tė pyesim me ēiltėri:
Kush ėshtė Gjon Pagėzuesi me tė vėrtetė?
Gjoni ishte djali i Elizabetės dhe i Zakarisė, sipas tė
dhėnave ai qe lindur njė gjysmė viti para Jezusit. Nė
kohėn pas Besėlidhjes sė Re shėndriti fotografia e
Pagėzuesit nė dritė tė shkėlqyer, por edhe nuk mund tė
kapet me vėshtrim, qė atij dalėngadalė iu mundėsua tė
qėndroj nė hije tė ma tė Madhit. Gjon Pagėzuesi ishte
njė fenomen eskatologjik! Nė ngjarjen e zbulesės
krishtere u paraqit ai para atij kur afėr po gjindej
mbarimi i pritjes sė ndodhjes tokėsore: kur prej
profetit Malaki lajmėronte lajmėtari, qė para gjyqit tė
Zotit ėshtė pėr tu pėrmbushur njė mision, kėshtu
fuqishėm si profeti Elia. Ai ėshtė simbol pėr gjithė
njerėzimin. Ai ėshtė njė personalitet i madh, njė
profet ekumenik, qė qėndron nė mes dy Besėlidhjeve
tė asaj sė Vjetėr dhe tė Re. Ai ėshtė njė urė, qė i
lidhė kėto dy Besėlidhje, por jo qė lidh vetėm kėto dy
Besėlidhje, por ai ėshtė qė i lidhė edhe konfesionet. Ai
ėshtė Lajmėtar i Lajmit tė Gėzueshėm pėr gjithė
njerėzimin tė asaj dhe kėsaj kohe. Ai i thėrret
njerėzit, ai na thėrret edhe neve sot nė kthim, nė kthim
kah Zoti. Na ofron njė bashkjetėsė me Zotin dhe
bretėrinė e tij hyjnore. Ai ėshtė njė njeri qė jetoi nė
shkreti.
Gjoni profet e lajmėroi ardhjen e Jezu Krishtit dhe ia
pėrgatiti atij rrugėn.
Ai e pagėzonte popullin nė shenjė kthimi dhe nė falje tė
mėkateve. Ai ėshtė personaliteti ma i madh i sė vėrtetės,
i jetės dhe i drejtėsisė! Ai e dėshmoi nė jetėn e vet tė
vėrtetėn, Jezusin, i cili vet e vėrteta ėshtė. Ai na
lajmėroi neve dhe mbarė ruzullit tokėsor, Jezusin si
Qengj tė Hyut, ai qė i shlyen mėkatet e botės.
Ai kėtė e lajmėroi dhe e shfaqi, sepse ai e tha tė
vėrtetėn dhe kjo e vėrtetė ėshtė vet Shėlbuesi ynė.
Tė dashur vėllezėr e motra tė mundohemi edhe ne qė mė
jetėn tonė dhe me veprat tona tė jemi lajmėtar tė sė
vėrtetės dhe pėr tė vėrtetėn. Tė jetė Gjon Pagėzuesi
edhe pėr ne udhėtregues pėr ta gjetur Zotin dhe t“ia
rrafshojmė zemrat tonė qė ta presim sa mė zemra tė
pastėrta.
Ta predikojmė ungjillin shenjt me jetė dhe me vepra tona.
Tė pėrgatitemi me tė vėrtetė pėr ardhjen e Zotit tonė.
Tė mundohemi qė me jetėn tonė tė shėndrisim kudo qė jemi
dhe veprojmė. Kėshtu qė shėlbimi i Zotit tė vjenė tek ne.
Shėlbimi qė vjenė prej Zotit ėshtė vet Jezu Krishti,
personi i tij, fjala e tij dhe sakramentet e tija.
Pyetja ėshtė: a jemi ne tė pėrgatitur pėr ta takuar atė
dhe a jemi tė aftė dhe tė pėrgatitur qė pėr kėtė takim
tė japim dėshmi nėpėrmes fjalėve dhe veprave tona? Tė
mundohemi qė me jetėn tonė dhe me veprat tona tė jemi
pishtar qė tė shėndrisim pa ndėrprerė.
Njėherė drita thoshte:
Unė shėndrisė vetėm pse jam dritė dhe pse shėndrisė,
jamė dritė. Unė nuk shėndrisė qė tė jam e pashme, jo,
unė shėndrisė, sepse kjo mė dhuronė gėzim, qė jam vetėm
dritė.
A shėndrisė unė me veprat e mia si njeri me veprat e mia
tė krishtera? Amen
Mag. Don Kolė Gjergji,
Kapelan nė
famullinė
Trofaiach - St. Peter - Vordernberg nė Austri
Komentet jepni ne kėtė adresė:
kolegjergji@yahoo.de
|