|
E DIELA E 27. GJATĖ
VITIT -A-
02. 10. 2005
Leximi parė (Is 5,1-7)
Lexim prej Librit tė Isaisė profet
Do t ia kėndoj tė dashurit tim, kėngėn e mikut tim mbi
vreshtin e tij. Miku im kishte vreshtin nė njė kodėr tė
pėlleshme. E rrėmihi, i qėroi gurėt, e mbėltoi me hardhi
tė zgjedhura, nė midis tė tij e ndėrtoi kullėn, nė tė
punoi edhe shtrydhėsin.
Priste se do t i bėnte rrush, por ai i bėri vetėm
larushk. Tash, banorė tė Jerusalemit e ju burrat e
Judesė, ndajeni kėtė pleqėri mes meje e vreshtit tim. Ē
u desh tjetėr tė bėja pėr vreshtin tim e qė s e paskam
bėrė? Shpresoja se do tė mė jepte rrush, pėrse me dha
vetėm larushk? Juve tash po ju dėftoj ēdo t i bėj unė
vreshtit tim: do ta shthurr gardhin e tij, qė ta shkelin
mirė e mirė. Le tė bėhet krejt i shkretė mos tė kihet as
mos tė mihet, le ta mbulojnė halluga e ferra; reve do t
u urdhėroj njė pikė shi mbi
tė tė mos lėshojnė.
Vreshti i Zotit tė Ushtrive ėshtė shtėpia e Izraelit,
fidanėt e zgjedhur tė tij janė banorėt e Judesė. Prita
tė ushtrojnė virtytet, kur qe, vetėm paudhėsi,
drejtėsinė prita, jo ofshamet!
Fjala e Zotit
Psalmi 80 (79)
Ref. Vreshti i Zotit ėshtė populli i tij.
Vreshtin nga Egjipti e nxore
E, pėr ra mbjellė atė, paganėt i dėbove.
Pinjollėt e tij arritėn deri nė det,
Shermendet i qiti deri nė Lumė.
Gardhin pse ia ktheve
Qė ta vjelė ēdo kalimtar?
E dėmtoi derri i egėr,
E kulloti ēdo egėrsirė.
Kthehu, Hyji i ushtrive,
Shikoje nga qielli e shihe,
Eja, shihe kėtė vresht,
Dili zot se ti vetė e mbolle:
Djalit qė pėr vete e rrite.
Kurrė mė nuk do tė largohemi prej teje:
Na pėrtėrij e do ta thėrrasim Emrin tėnd.
O Zot, Hyji i ushtrive, deh ti, na pėrtėrij,
Kthjelle fytyrėn tėnde e na shpėto!
Leximi i dytė (Fil 4,6-9)
Lexim prej Letrės sė shėn Palit apostull drejtuar
Filipianėve
Vėllezėr, pėr asgjė mos u shqetėsoni, por gjithēka - me
lutje dhe me urata tė pėrcjella me falėnderim -
paraqitni Hyjit nevojat tuaja! Dhe paqja e Hyjit, qė
ėshtė mė e vlefshme se mund ta mendojmė do t i ruajė
zemrat tuaja dhe mendimet tuaja nė Krishtin Jezus, Sė
fundi, o vėllezėr, mundohuni tė keni pėr zemėr gjithēka
ėshtė e vėrtetė, gjithēka ėshtė e ndershme, gjithēka
ėshtė e drejtė, gjithēka ėshtė e pastėr, gjithēka ėshtė
shenjtė, gjithēka ėshtė e denjė pėr dashuri, gjithēka
ėshtė e denjė pėr lavdi, gjithēka ėshtė virtyt. Ēka keni
mėsuar, ēka keni dėgjuar dhe parė nė mua - atė bėni -
dhe Hyji qė jep paqen do tė jetė me ju.
Fjala e Zotit
Ungjilli (Mt
21,33-43)
Lexim i Ungjillit shenjt sipas Mateut
Nė atė kohė, Jezusi u tha kryepriftėrinjve, kryetarėve
dhe pleqve tė popullit: Dėgjoni shėmbėlltyrėn tjetėr:
Ishte njė zot shtėpie qė kishte mbjellė njė vresht. E
thuri me gardh, punoi shtrydhėsin e rrushit, ndėrtoi
kullėn, ua dha vreshtarėve ta punojnė pėr gjysmė dhe
shkoi nė vend tė huaj.
Kur u afrua koha e tė vjelave, dėrgoi te vreshtarėt
shėrbėtorėt e vet pėr tė marrė frytin qė i takonte.
Vreshtarėt i kapėn shėrbėtorėt: njėrin e rrahėn, njė
tjetėr e mbytėn e njė tjetėr e vranė me gurė, Prapė
dėrgoi shėrbėtorė tjerė mė shumė se tė parėt, porse edhe
atyre ua bėnė ashtu.
Nė fund dėrgoi tė birin e vet duke menduar: Do tė kenė
nderim ndaj djalit tim! Ky ėshtė trashėgimtari! Ejani
ta vrasim dhe neve do tė na mbesė pasuria e tij. E
kapėn, e qitėn jashtė vreshtit dhe e vranė. Tashti, kur
tė vijė i zoti i vreshtit, ēka do t u bėj kėtyre
vreshtarėve?
I pėrgjigjėn: Tė kėqijtė do t i zhbijė keqas e
vreshtin e vet do t ua japė vreshtarėve tjerė, tė cilėt
do t i japin frytin posa tė vijė koha e vjelave.
Jezusi u tha: A nuk e lexuat asnjė herė nė Shkrimin
shenjt: Guri qė ndėrtuesit e qitėn jashtė pėrdorimit u
bė guri i kėndit; kjo ėshtė vepėr e Zotit, se ē
mrekulli nė sytė tanė!
Prandaj - po ju them - juve do t ju hiqet dore
Mbretėria e Hyjit e do t i jepet njė populli qė i
prodhon frytet e saja!
Fjala e Zotit
Porosia
Sot Kisha shenjte dhe ne si kishė e gjallė kremtojmė tė
dielėn e 27. gjatė vitit. Si nė tė dielat e kaluara
ashtu edhe nė leximet e kėsaj sė diele dhe nė ungjill
bėhet fjala serish mbi vreshtėn. Me «vreshtėn» ėshtė
theksuar, menduar dhe krahasuar nė kontekstet e ungjijve
gjithmonė «Kisha», «Mbretėria e qiellit», «mbarė
krijesa», dhe kjo ėshtė dhėnė sot edhe nė lėximin e BV
tė Isaisė profet: «Vreshta e Zotit nė BV «ėshtė shtėpia
e Izraelit», kurse nė BR populli i saj, Kisha, ku Jezusi
kjartė flet mbi «Mbretėrinė e qiellit». Ne, si popull i
Zotit mundohemi gjithnjė pra, qė tė japim fryte, po
fryte tė mėdha, si bashkėsi nė misionin tonė tė
krishter, nė familje dhe kėshtu duke u munduar qė ta
bėjmė dhe tė jemi njė kopsht i begatshėm nė ndėrtimin e
Mbretėrisė sė Hyjit. Njė kopshti tė frytshėm i nevoitet,
ajri i mirė, ndriqimi i diellit, lagėshtia, toka e mirė
dhe shumė tė tjera. Nė kėtė shėmbėltyrė tė ditės sė
sotme, pronari i vreshtės ėshtė vet Zoti. Kurse vreshta
e thurrur me gardh, kulla ėshtė populli i Israelit. Nė
BV Israeli krahasohet gjithherė me vreshtė. «Vreshta e
Zotit nė BV «ėshtė shtėpia e Israelit», kėshtu kėndon
Isaia nė lexim tė parė nė «kėngėn e vreshtės».
Shėrbėtorėt e ndryshėm tė dėrguar krahasim me profetėt
i dėrgoi Zoti si lajmėtarė nė botė, por shumicėn prej
tyre nuk i pranuan: disa i rrahėn, i mbytėn dhe i vranė
me gurė. Elia Profet ishte i torturuar prej mbretit Ahab
(1 Mbre 19, 1-3,10), Isainė e mbytėn (2 Mbre 21, 16),
Jereminė u vunė nė burg, Gjon Pagėzuesit ia shkurtuan
kokėn. Kėto histori tė pakuptueshme tragjedike me
tortura tė ndryshme, ndodhėn vetėm e vetėm se ata
dėshmuan tė vėrtetėn dhe predikuan Fjalėn e Zotit.
Jerusalemi u mbush plot e pėrplot me gjakė tė profetėve.
Shtjefni xhakon, martiri i parė i kishės dėshmoi ku e
dha jetėn pėr Jezusin. I biri i vetėm, i dėshirit, i
cili u dėrgua nė vresht krahasohet me Jezusin, i cili qe
dėrguar nė botė pėr shėlbim tė tė gjithė njerėzve. Nė
kėtė dėrgim dashuria e Zotit ngritėt pėr tė gjithė ne:
«Vėrte, Hyu aq fort e deshi botėn sa qė e dha njė tė
vetmin Birin e vet kėshtu qė, secili qė beson nė tė ,
mos tė birret, por ta ketė jetėn e pasosur» (Gjn 3, 16).
Dhe «Fjala u bė njeri e banoi ndėr ne» (Gjn 1, 14). Por,
gjithė ēka Jezusi bėri me veprimtarinė e vet nė tokė pėr
shėlbim tė botės ishte nė kundėrshtim tė
kryepriftėrinjve, kryetarėve dhe pleqve tė popullit,
sepse ata nuk e pranuan dhe i kundėrshtuan dashurisė sė
Zotit, ku ata thanė: «Ky ėshtė trashegimtari! Ejani ta
vrasim dhe neve do tė na mbesė pasuria e tij». Jezu
Krishti u mundua, vdiē nė kryq dhe pas tri ditėve u
ringjall. Erdhi te tė vetėt dhe ata nuk e pranuan. Nė
kėtė mėnyrė: «Guri qė ndėrtuesit e qitėn jashtė
pėrdorimit u bė guri i kėndit; kjo ėshtė vepėr e Zotit,
se ē`mrekulli nė sytė tanė»! Jezu Krishti ėshtė vet
guri, shkėmbi nė tė cilin ėshtė e ndėrtuar jeta e jonė.
Jeta e jonė duhet tė jetė gjithmonė nė Jezu Krishtin
Zot, i cili na mundėson qė tė jemi nė tė dhe me tė.
Pranimi i Jezusi dhe bashkjetesa me Tė do tė thotė shumė
nė jetėn tonė. Mos tė jemi tė dėshpruar dhe tė
shqetėsuar nė jetėn tonė tė pėrditshme, ndoshta edhe nė
ditėt mė tė vėshtira tė jetės sonė, sepse gjithēka ėshtė
nė dorėn e Zotit. Kurse ne duhet ti pranojmė tė gjitha
dhe t'a vemė jetėn tonė nė dorėn e sė Zotit ashtu si
shėn Pali apostull sot na mėson: «por gjithēka - me
lutje dhe me urata tė pėrcjella me falėnderim -
paraqitni Hyjit nevojat tuaja»! Kjo ia mundėson njeriut
njė rahati shpirtėrore dhe paqa do tė kthehet tek ne.
Paqa e Zotit i tejkalon tė gjitha pėrvojat tonė tė
hidhura! «Ēka keni mėsuar, ēka keni marrė, ēka keni
dėgjuar dhe parė nė mua - atė bėni - dhe Hyji qė jep
paqen do tė jetė me ju». Tė mundohemi qė kjo mė tė
vertetė tė jetė gjithmonė nė jetėn tonė, jeta me Zotin,
dhe atėherė do tė vėrejmė se jeta jonė ka kuptim dhe do
tė jap fryte tė mėdha dhe tė begatshme. AMEN!
Mag. Don Kolė Gjergji,
kapelan nė famullinė Bruck a.d. Mur nė Austri
|