|
E DIELA E 29. GJATĖ
VITIT -A-
16. 10. 2005
L1: Is 45,1.4-6; Ps 96(95); L2:
1 Sel 1,1-5; + Ungjilli: Mt 22,15-21
Leximi i parė i Isaisė profet na e
paraqet mbretin e Persisė, Kirin, i cili jetoi njė kohė
tė vėshtirė politike tė asaj kohė. Profeti tregon se
Zoti atė e thirri pėr udhėheqės tė popullit. Zoti ėshtė
pėr tė dhe pėr ne tė gjithė njė Zot i vetėm: «Unė jam
Zot e tjetėr s`ka: pėrveē meje Hyj tjetėr s`ka». Kjo
letėr e parė e shėn Palit apostul drejtuar Selanikasve
ėshtė njė ndėr letrat mė tė vjetra tė BR. Me njė gėzim
dhe dashuri tė madhe ai e pėrforconte kėtė bashkėsi nė
fe, shpresė e dashuri. Feja e gjallė, dashuria e flijuar
dhe shpresa e madhe nė Ardhjen e Zotėrisė, kėto tria
janė shenjė qė Shpirti i Zotit ėshtė nė veprim.
Sot nė kėtė tė dielė tė na u paraqit, mund tė thoja njė
ungjill «politik» nė aspektin provokativ. Bėhet fjala
mbi marrėdhėniet ndėrmjet «kishės» dhe «shtetit». Nėse
ia bėjmė njė shikim historisė sė kishės gjatė shekujve
dhe kjo e tregon se kisha ka pasur lidhje tė mira dhe tė
vėshtira ndėrmjet shtetit nėpėr epoka tė ndryshme, pra
edhe kundėrshtime, tortura nė shekujt e parė tė kishės,
por edhe sot nė shumė vende tė ndryshme tė botės, ku nuk
guxohet ende tė dėshmohet feja krishtere. Farisenjėt
dėshironin qė Jezu Krishtin ta vėnė nė njė situatė tė
vėshtirė, ta provokonin me atė fariseizėm tė tyre.
Pyetja e farisenjeve qė iu paraqit Jezusit ishte e pazė
dhe naive: «a ėshtė e lejueshme t`i paguhet Cezarit
tatim apo jo?», por pėrgjegja e tij ishte me menēuri dhe
e saktė: «Jepjani, pra Cezarit ēka i pėrket Cezarit e
Hyjit ēka i pėrket Hyjit». Nė ditėt tona tė pėrditshme
balafaqohemi me ato detyra, urdhėra, obligime dhe ligje,
qė duhet t'i mbajmė, ku kėto i takojnė Zotit, Kishės dhe
institucioneve shtetėrore. Njė shtet ka tė drejt dhe
obligim qė ta siguron tė mirėn e pėrbashkėt, ta
rregullon bashkėjetesėn e tė gjithė njerėzve
bashkqytetar, a kjo duhet tė jetė edhe pėr tė krishterėt
e ata qė i pėrkasin ndonjė konfesioni tjetėr. Shteti
pra, nuk ka tė drejt mbi tė tė urdhėron, ēka i takon
Zotit, sepse kjo ėshtė dinjitet i pėrsonit, liria e tė
menduarit, tė ndėrgjegjės, zemra dhe shpirti i njeriut,
dhe nuk ka tė drejt tė vendos mbi pėrmbajtjen e besimit.
Ne si tė krishter nuk duhet t'largohemi prej botės, por
tė jetojmė me botėn dhe nė botė dhe jo si jeton bota.
Nėse ajo punon dhe vepron pėr tė mirėn e jetės sonė
shpirtėrore dhe sociale, tė jetojmė atėherė me tė, por
nėse jeton pėr shkatėrrimin dhe mundohet vetėm qė tė na
shkatėrron jetėn tonė njerėzore-morale, atėherė tė
largohemi prej saj. I krishteri, ne, e kemi njė
pėrgjegjėsi si nė kishė ashtu edhe nė shtet tė dėshmojmė
dhe tė veprojmė pėr Zotin. T'i japėsh Zotit, ēka Zotit i
takon: kjo do tė thotė, t'i japėsh atij, Zotit tė gjallė
dhe tė pranishėm. T'i japėsh Zotit, ēka i takon Zotit
nuk do tė thotė tė shkosh vetėm nė njė «siujdhesė
shpirtėrore» dhe nė kėtė mėnyrė tė takohesh me Zotin, a
tė largohesh prej njerėzve, apo tė largohesh prej Zotit
e tė bashkohėsh me njerėz. T'i shėrbesh Zotit do tė
thotė, t'i shėrbesh njeriut, vėlla e motėr, dhe jo vetėm
disa besimtarėve pėr ēark, por tė gjithėve, nė rend tė
parė atyre qė kanė nevojė tė madhe pėr ne. Zoti nuk don
«siujdhesė tė shenjtėrve», por njė botė ma mė njerėzore
dhe atė pėr tė gjithė njerėzit. T'ia dhurojmė Zotit
zemrat tona dhe tėrė vetvetėn. Me jetėn tonė nė bashkim
me Zotin ia dhurojmė edhe botės atė, ēka asaj i
nevojitet: «pranishmėrinė e Zotit nėpėrmjet nesh dhe
veprave tona tė mira nė pėlqim Zotit». Ne e takojmė dhe
e gjėjmė Zotin nėpėrmjet njerėzve dhe nė njerėz, dhe
njerėzit e takojnė Zotin nėpėrmes nesh. Kjo ėshtė njė
pėrgjegjėsi e jona, dhe kėtė duhet ta pėrhapim edhe mė
tutje si na mėsoi nėna e jonė dhe nėna e mbarė botės,
nėna e misioneve, pra Nėna Terezė!
Mag. Don Kolė Gjergji,
kapelan nė famullinė Bruck a.d. Mur nė Austri
|