Klikoni këtu për të shkuar në faqen kryesore të misioni.hr

Misioni Katolik Shqiptar nė Kroaci

                                                                                                                   

Temat

  Home

  Fjala e Zotit

  Viti Liturgjik - A -

  Viti Liturgjik - B -

  Viti Liturgjik - C -

  

  

  

  

  

  

  

  

  

  

 

  

  

 

  


Kėrko nė Google


www.misioni.hr

E DIELA E TRETĖ E ARDHJES –C–

17.12.2006                                                                                                                                                                                      L 1: Sof 3,14-17; L 2: Fil 4,4-7; Ungjilli: Lk 3,10-18

     Kisha shenjte dhe ne si kishė e gjallė sot kremtojmė tė dielėn e tretė tė Ardhjes. Gjindemi nė kėtė kohė tė pritjes, tė hirit dhe tė gėzimit, prandaj kjo e dielė e Ardhjes na e paraqet njė gėzim tė veēantė. Kjo nė tradicionin e kishės e ka emrin latin “Gaudete”. Ky nocion latinė thjeshtė do tė thotė  “gėzohuni”, sepse nė kėtė tė dielė edhe leximi i parė edhe shėn Pali apostull nė letrėn e vet na ftojnė sot tė gjithėve neve qė tė: „gėzohemi gjithmonė nė Zotin”! Pėr ne tė krishterėt ėshtė me rėndėsi, qė kurr mos ta harrojmė dashurinė e Zotit ndaj neve dhe gėzimin qė neve na dhuron. Ne jemi njerėz tė gėzimit, dhe tė ftuar pėr kėtė, qė ta kėrkojmė lumturinė e vėrtetė dhe pėrmanente vetėm nė Zotin. Kjo fjalė “gėzohuni” na pėrcjell pėrēdo ditė posaēėrisht nė kėtė kohė tė Ardhjes, por edhe gjatė gjithė ciklit vjetor liturgjik. Na gėzon vet Fjala e Zotit qė na ofrohet si ushqim shpirtėror. “E Fjala u ba njeri e banoi ndėr ne”!

Edhe njė javė na ndanė prej tė dielės sė katėrtė tė Ardhjes, ku nė kėtė vit njėkohsisht ėshtė edhe Nata e Kėrshėndellave. Zemrat tona janė plot e pėrplot tė mbushura me gėzim. Nė mbrendinė tonė dhe nga ana e jashtme nė botė vėrejmė dhe ndiejmė se diēka ėshtė duke ndodhur, dhe nė kėtė aspekt tė gėzimit Lindja e Krishtit e ka njė kuptim tė plotė nė jetėn tonė shpirtėrore. Ne po e presim lindjen e Krishtit, inkarnimin tė Birit tė Zotit.                       Leximi i parė nga Besėlidhja e Vjetėr nga libri i Sofanisė dhe leximi i dytė nga Besėlidhja e Re prej letrės sė shėn Plait apostull drejtuar Filipianėve, na e paraqesin gėzimin nė qendėr tė vemendjes. Leximi i Sofanisė fillon me njė thirrje gėzimi: “Kėndo hareshėm, bija e Sionit, thuaja gėzueshėm kėngės, o Izrael!Gėzo e galdo me gjithė zemėr, ti, bija e Jerusalemit!”. Zoti ėshtė i Pranishėm nė mes tė qytetit. Zoti ėshtė vet mesi i tyre dhe u thotė “frikė aspak mos ki”! Zoti e donė popullin e vet dhe ai ėshtė i fuqishėm dhe i gjallė qė ta shpėton popullin prej kėsaj robėrie dhe errėsire tė mėkatit.

Edhe letra e shėn Palit fillon me urdhėrin e gėzimit, ku e urdhėron kėsaj bashkėsi qė tė gėzohet nė Ardhjen e Zotit: “Gėzohuni gjithmonė nė Zotin, rishtas po ju them: gėzohuni! Mirėsinė tuaj le ta njohin tė gjithė njerėzit! Zoti ėshtė afėr”! Pali gjindet i burgosur dhe kėshtu dėshiron qė ta pėrforconė kėtė bashkėsi me fjalėt e fesė, me fjalėt e gėzimit krishterė dhe me fjalėt e dashurisė qė e ka ndaj tyre. Ardhja e Krishtit dhe afėrsia e tij pėr atė do tė thotė “gėzim” dhe “ paqe”, dhe kėto tė dyja ia dėshironė bashkėsisė.

Kjo thirrje e shėn Palit ėshtė e dedikuar edhe pėr ne , njerėzit e kosės sė sotme, qė edhe ne jemi nė pritje, kemi tė drejt tė gėzohemi, sepse vet Zoti po vjenė nė mesin tonė, nė bashkėsitė tonė dhe nė jetėn tonė. Tė gėzohemi dhe tė jetojmė nė paqe me Zotin dhe me njeriun, tė lutemi dhe t“a falenderojmė atė qė tė mund tė qėndrojmė nė bashkjetėsė me Hyjin Atė. Fjalėt e Apostullit janė edhe pėr ne sot njė pėrforcim nė jetė dhe nė fe. Kur gjindemi nė kėtė kohė tė gėzimit dhe tė pritjes t“i hapim edhe ne zemrat tona pėr Shėlbuesin, t“i hapim zemrat, dyert e zemrės pėr Krishtin, Zotin tonė.

E diela e kaluar na e paraqiti profetin urėlidhės tė tė dy Besėlidhjeve, Gjon Pagėzuesin, i cili iu paraqit popullit me tė njėjtat fjalė tė Isaisė profet, qė e tregon ardhjen e Birit tė Zotit qė do t“iu dhuronė Shėlbimin: “Zėri i atij qė bėrtet nė shkretėtirė: pėrgatitni udhėn e Zotit; rrafshoni shtigjet e tij! Ēdo luginė le tė mbushet, ēdo mal e kodėr le tė ulet; udhėt e shtrembėra le tė bėhen tė drejta e ato gropa‑gropa le tė bėhen tė rrafshta. E ēdo njeri do ta shohė shėlbimin e Hyjit.”

Gjoni ėshtė ai qė Mesisė i shkonė pėrpara, ai ėshtė Pararėndės. Ai ėshtė nė predikim dhe duke e pagėzuar popullin. Konteksti i ungjillit tė sotėm na e paraqet paralajmėrimin pėr kthim kah Zoti dhe udhėzimin pėr nga ma i Madhi, qė pas tij do tė vjenė. Ai ėshtė nė shėrbim tė Zotit, predikon Fjalėn e Zotit, i pagėzon njerėzit tė tė gjitha kategorive shoqėrore. I ftonė njerėzit nė pendėsė dhe nė kthim kah Zoti. Ata duhet ta kėrkojnė paqėn dhe drejtėsinė. Nuk ėshtė ai pėr tė cilin populli e pret, si Shėlbues. Ai ėshtė vetėm zėri qė thėrret nė shkreti, qė njerėzit vullnet mirė i pėrgatit pėr ardhjen e atij, qė do t“i pagėzon me Shpirt Shenjt dhe me zjarr. Gjoni mori fjalėn e u tha tė gjithėve: “Unė, vėrtet, po ju pagėzoj me ujė, por po vjen njė mė i fortė se unė, tė cilit unė nuk jam i denjė as t’ia zgjidh lidhėset e sandaleve tė tij. Ai do t’ju pagėzojė me Shpirt Shenjt e me zjarr”.

Pagėzimi i Gjonit ishte vetėm njė shenjė e jashtme e kthimit dhe e pastrimit tė mėkateve, kurse pagėzimi krishterė nė emėr tė Trinisė Shenjte ėshtė njė kthim dhe njė ripėrtėritje e mbrendshme e njeriut nė krejtėsi. Dashuria e Zotit na ka mbushur edhe neve krejtėsisht dhe na ka shndėrruar nė fėmijė tė tij, ku quhemi dhe jemi fėmijėt e Zotit. Ne jemi bėrė njerėz te ri nėpėrmes lindjes me ujė dhe me Shpirtin Shenjt. Kjo kohė e Ardhjes ndoshta na mundėsonė dhe tė mendojmė nė pagėzimin tonė qė premtimin e pagėzimit ta marrim me seriozitet dhe t“a jetojmė pėr ēdo ditė kudo qė jemi dhe jetojmė.

Tė lejojmė qė gėzimi i Zotit tė qėndronė nė ne qėm ta ndiejmė kėtė gėzim qė vet Zoti na jep! “Gėzohuni gjithmonė nė Zotin, rishtas po ju them: gėzohuni! Mirėsinė tuaj le ta njohin tė gjithė njerėzit! Zoti ėshtė afėr”! Amen

 

Mag. Don Kolė Gjergji,

Kapelan nė famullinė                                                 

Trofaiach - St. Peter – Vordernberg

nė Austri

 

 

 

 

            

Tė gjitha tė drejtat e rezervuara  © 2000 - 2005 misioni.hr

webmaster