|
E DIELA E 30. GJATĖ
VITIT -A-
23. 10. 2005
L1: Dal 22, 20-26; L2: 1 Sel 1, 5c-10; Ungjilli: Mt
22, 34-40
Kjo
e dielė e 30 gjatė vitit na parashtron disa pyetje dhe
disa ligje, tė cilat duhen dhe janė pėr tė mirėn e
njeriut. Leximi i parė i Daljes nga BV, tė cilin e
ndėgjuam na praqet praksėn e dashurisė, apo ligje morale
dhe religjioze. Kėto tė gjitha i kanė rrėnjėt nė lidhjen
e Besėlidhjes ndėrmes Zotit dhe popullit tė Israelit.
Populli i Zotit, por edhe ne sot, mund tė mbijetojmė
vetėm atėherė kur i mbajmė rregullat themelore tė Zotit.
Urdhėresat e leximit tė sotėm vlejnė pėr mbrojtjen e tė
skamnorėve dhe tė ligshtėve.
Kjo na mundėson qė edhe ne ta pėrforcojmė dashurinė ndaj
Zotit e tė afėrmit. Zoti e don popullin e vet. Tingėllon
mirė. Ai ia ndėrron gjendjen. Kjo tingėllon e dhe mė
mirė. Ai qėndron nė anėn e tė ligshtėve. Kjo tingėllon
edhe mė fort. Mos tė harrojmė se Zoti ėshtė gjithmonė me
ne.
Leximi i dytė i shėn Palit apostul drejtuar bashkėsisė
krishtere Selanikase na e paraqet fenė dhe shembullin e
tyre jetėsore. Ata e dėshmojnė fenė e gjallė qė e
pranuan dhe dėshirojnė edhe tė jetojnė nė atė fe. Feja e
tyre ėshtė e mbėshtėtur nė Hyun Atė, nė Jezu Krishtin
dhe nė Shpirtin Shenjt.
Ungjilli i kėsaj sė diele temėn kryesore na e paraqet
urdhėrin e dashurisė. Nė kohėn e Jezusit skribėt
hebrenjė (mėsuesit e shkrimėve) i numėronin nė Bibėl, nė
Tora 613 ligje, ku prej tyre 248 ishin urdhėra dhe 365
ndalesa, ku secili besimtar iu deshtė qė t'u
nėnshtrohet, t'i mbaj dhe t'i respekton nėse dėshironte,
qė jetėn e vet ta udhėheq ashtu si Zotit i pėlqen.
Farisenjtė dėshironin Jezusin poashtu si saducenjtė nė
njė mėnyrė ta provokonin me qėlim tė keq duke ia shtruar
pyetje nė urdhėrin mė me kryesor si njė provim pėr
Jezusin. «Mėsues, cili ėshtė mė i madhi urdhėrim i
Ligjit?» Pėrgjegja e Jezusit ėshtė e plotėsisht e
kjartė dhe pėr tė gjitha kohėrat. «Duaje Zotin, Hyun
tėnd, me gjithė zemrėn tėnde, me gjithė shpirtin tėnd e
me gjithė mendjen tėnde»! Ky ėshtė mė i madhi dhe i pari
urdhėrim.
Zoti ėshtė qendra. Kjo pėrgjegje ėshtė thjesht e
vėrtetė, sepse Zoti ėshtė mbi tė gjitha pėr t'u dashur,
pėr t'u lavdėruar, pėr t'u lutur dhe pėr t'u adhuruar.
Jezusi e ngriti dashurinė ndaj Zotit dhe ndaj tė afėrmit
nė kėtė mėnyrė duke ua treguar se pa e dashur Zotin dhe
tė afėrmin jeta e jonė nuk do tė ketė kuptim. Pa dashuri
nuk mund tė pėrmbahet asnjė urdhėr. Dashuria dhuron
bashkimin ndėrmjet njerėzve. Njerėzit, qė e duan
njėri-tjetrin, e ndien ndėr me veti njė bashkim, njė
lidhje ndėrnjerėzore. Nė dashuri ndaj Zotit dhe ndaj tė
afėrmit refletohet mallėngjimi i njeriut pėr takim, po
pėr ta takuar Zotin dhe tė afėrmin pranė.
Njeriu e pranon dashurinė si dhuratė dhe pėrgjigjet
pėrherė me dashuri tė vet. Dashuria si edhe feja dhe
shpresa janė virtyte hyjnore. Jezusi i gėrthetoi
urdhėrin e dashurisė ndaj Zotit dhe ndaj tė afėrmit nė
njė union, nė njė bashkim.
Jezusi vazhdon edhe mė tutje duke e vėrtetuar se
dashuria duhet tė jetė edhe nė tė afėrmin. I dyti ėshtė
i barabartė me tė: «Duaje tė afėrmin tėnd porsi
vetvetėn». Secili prej nesh i din kėto dy fjali tė
Jezusit, por parashtrohet pyetja se si ėshtė jeta ime nė
zhvillim me kėta dy urdhėra.
Nėse e krahasojmė te Luka ungjilltar e kemi njė bisedė
tjetėr ndėrmjet Jezusit dhe samaritanit tė mirė.
Samaritani kėrkon prej Jezusit kėshill se si mund dhe
«ēka duhet tė bėj pėr ta fituar jetėn e pasosur?»
Jezusi i pėrgjigj: «Duaje Zotin, Hyun tėnd, me gjithė
zemrėn tėnde, me gjithė shpirtin tėnd, me gjithė fuqinė
tėnde, dhe me gjithė mendjen tėnde dhe tė afėrmin tėnd
porsi vetvetėn». Vepro kėshtu dhe do tė jetosh! Nė kėto
dy urdhėrime varet i tėrė Ligji dhe Profetėt.
Zoti e dėrgoi Birin e vet Jezu Krishtin nė botė, ai u bė
njėri dhe banoi ndėr ne, u bė njėri prej nesh dhe prej
atėherit kjo pjesė e dytė e urdhėrit ėshtė bėrė me e
kuptueshme dhe ma e jetueshme. Sepse nė secilin njeri
Jezusi na takon neve dhe ne nė secilin njeri mund ta
takojmė Jezusin.
Duke e dashur Hyun e duam vėllaun njeri qė ka nevojė dhe
duke e dashur njeriun mund ta duam Zotin. T'i hapim
zemrat tona pėr Zotin dhe pėr tė afėrmin. Ta krijojmė
njė lidhje direkte me Zotin me anė tė lutjes dhe me
pjesėmarrje nė shėrbesė Zotit. Ne duhet ta duam Zotin
mbi tė gjitha dhe mbi gjithēka.
Mag. Don Kolė Gjergji,
kapelan nė famullinė Bruck a.d. Mur nė Austri
|