|
E DIELA E 31. GJATĖ
VITIT -A-
30. 10. 2005
L1: Mal 1,14-2,2.8-10; L2: 1 Sel 2,7-9.13;Ungjilli
Mt 23,1-12
Gjindemi para kremtimit tė festave, ku do tė festojmė
ditėn e tė Gjithė Shenjtėrve dhe pėrkujtimin e tė gjithė
tė vdekurve tanė mė tė dashur.
Sot festojmė tė dielėn e 31 gjatė vitit, ditė
parapėrgatitje nė hyrjen e kėtyre dy tė kremteve.
Leximi i parė prej Librit tė Malakisė profet nga
Besėlidhja e Vjetėr, na paraqet njė moment, se pėr ne
dhe nė ne ėshtė vetėm njė Zot, Mbreti i madh i Ushtrive
dhe vetėm atij duhet t'i shėrbehet. Para Dhjetė
Urdhėrimeve tė Zotit qėndron mbishkrimi: Unė jam
Zoti yt! Diēka kėshtu e njėjtė qėndron edhe nė
leximin e parė: Unė jam Mbret i madh - thotė Zoti i
Ushtrive.
Pali nė veprėn e vet drejtuar Selanikasve dėshmon se
vetėm Zoti ėshtė Ai, i cili vepron nė ne. Pali e
pėrforcon kėtė bashkėsi tė re selanikase, kujdeset pėr
ta si njė nėnė e mirė. Ai e ndanė jetėn mė njerėz nė
gėzim dhe nė hidhėrim. Ai e predikon Ungjillin e
Krishtit mė njė gėzim tė madh nė emėr tė Zotit dhe
dėshiron qė kjo fjalė tė jetė nė tė gjithė ne nė veprim.
Ky lexim e tregon mėnyrėn dhe stilin se si Pali punoi
nė shėrbim tė Zotit dhe tė bashkėsisė qė iu besua, duke
u munduar qė nėpėrmes atij ata ta takojnė Zotin.
Ungjilli i kėsaj sė diele ndahet nė dy pjesė: Pjesėn e
parė e shkruan Mateu, ku Jezusi iu tregon nxėnėsve tė
vet jetėn e skribėrve e tė farizejve. Jeta e tyre ėshtė
e rrejshme, me cinizėm, sepse ata dėshironin tė janė
gjithmonė tė parėt dhe nė pėlqim njerėzve, e jo Zotit.
Nė pjesėn e dytė Jezusi i mėson nxenėsit se si duhet tė
jetė jeta e tyre, pra nė pelqim Zotit, e jo tė njerėzve.
Zoti duhet tė jetė pėr ta udhėheqes, mesues. Mėsuesi ynė
duhet tė jetė vet Jezu Krishti, si nė ditė tė mira ashtu
edhe nė ditė tė vėshtira. Edhe ne sot, ndoshta secili
prej nesh: si politikanėt, profesoret, studentet,
kleriket, pra secili ne laminė e vet, mundohet qė ta
tregon vetveten, qė tė tregohet nga ana e jashtme se
ėshtė dikushi, qė vetėm e vetėm tė janė nė pėlqim
njerėzve. Kjo mėnyrė i takonė fariseizmit. Kėtė llojė tė
paraqitjes sonė, Jezusi e denon dhe gjithmonė e
kundershton. Jezusi na mėson se jeta dhe veprat tona
duhen tė jenė tė verteta dhe tė vėna nė fundamentin e
gjallė tė Jezu Krishtit, dhe qė jeta e jotė tė
zhvillohet pėr pėrvujtėri.
Gjithė ēka bejmė dhe veprojmė duhet tė jetė nė nder, e
lavd dhe ne pelqim Hyut. Prandaj, nese jeta e jonė ėshtė
nė Zotin, nė tė dhe pėr tė, atėherė do ta vėrejmė se
jeta e jonė ka kuptim pėrparimtar nė aspektin shpirtėror
dhe njė tė vertetė. Sepse jemi tė udhėhequr prej
Krishtit. Ai neve na garanton bashkjetėsėn dhe
bashkqėndresėn me tė kur thotė: Unė jam rruga,
jeta dhe e vėrteta.
Kėto janė targat e jetės sonė qė na mundėsojnė kė
qėndrim nė rrugėn dhe nė jetėn bashk me tė. Ta
zhvillojmė dhe ta rikultivojmė jetėn tonė tė pėrditshme
me njė devotshmėri tė vertetė, me njė pėrvujtėri, sepse
Zoti do tė na ngritė nė tė gjitha aspektet.
Predikimi i jonė duhet tė jetė nė vepėr dhe nė pėlqim
Hyut. Pėrvujtėria ngritet, kryenaltėsia ulet, e ku
mbetemi ne? Ku mbetemi ne dhe si ne jetojmė si tė
krishterė tė mendojmė secili vet!Amen
Mag. Don Kolė Gjergji,
kapelan nė famullinė Bruck a.d. Mur nė Austri
|