|
E DIELA E 33. GJATĖ
VITIT -A-
13. 11. 2005
L1: Fu 31,10-13.19-20.30-31; Ps 128 (127); L2: 1 Sel
5,1-6; + Ungjilli: Mt 25,14-30
Qe,
gjithnjė e me ngatė po i afrohemi pėrfundimit tė vitit
kishtar liturgjik. Kjo e dielė e 33 gjatė vitit, e diela
para tė sė kremtės sė «Krishti Mbret»
na mundėson qė t'ia bėjmė jetės sonė njė rikthim dhe tė
mendojmė se si ishte jeta ime gjatė kėtij viti kishtar,
ku dhe si i kam shfrytėzuar dhe festuar kėto tė kremta
qė i takova gjatė tėrė kėtij viti? Porosia e fjalės nė
kėtė tė dielė na bėnė tė mendojmė mbi jetėn tonė dhe
zhvillimi i saj dhe pėrdorja e mundėsive apo talentave
tanė tė cilėt i kemi fituar prej Zotit si dhuratė.
Leximi i parė i Fjalėve tė urta na mundėson tė shikojmė
rrolin e gruas dhe jepet njė pasqyrė e mrekullueshme e
gruas bujare e fisnike si shembull pėr ta ndjekur gruaja
izraelite. Nė brendinė «e gruas sė fortė» ėshtė Urtia e
paraqitur poetikisht. Urtėsia, fuqia e fortė e popullit
tė edukuar nga Hyji, na ėshtė e paraqitur nė fillim tė
kėtij libri si njė person qė ndėrhyn nė veprimtarinė e
njeriut, mbarimi i librit, apo kėta renda tė fundit qė
sot i ndėgjuam, lidhen me fillimin: figura dėshiron
tė na lėrė tė mahnitur pėr njė sistem jetė tė ndershme
nė pėlqim dhe nė nderė Zotit e popullit.
Shėn Pali apostull nė letrėn e vet tė parė drejtuar
Selanikasve na proferon edhe neve sot qė «tė rrimė tė
zgjuar dhe tė jemi tė pėrkurmė». Kėtė urdhėr na dha edhe
porosia e ungjillit tė javės sė kaluar, qė tė jemi
gjithmonė nė pėrgatitje Ardhjes sė Zotit tonė Jezu
Krishtit. I krishteri e ka ardhmėrinė dhe shpresėn.
Rezulltati i caktuar i ardhmėrisė, e cila hynė nė
presencė ėshtė «Dita e Zotit». Nė botėn e sotme
ka ditė e natė, ka dritė dhe terr. Dita e Zotit do tė na
bėnė tė qartė se kush i takon Dritės. Tė pagėzuarit mė
nuk i takojnė territ, por ditės dhe dritės, i cili ėshtė
vet Jezu Krishti. Por, edhe atyre neve pra, tė
pagėzuarve duhet tė na thuhet: «rrini tė zgjuar dhe tė
pėrkurmė»! Feja, shpresa dhe dashurija janė tė nevojshme
pėr jetėn e njeriut qė t'mund ta zhvilloj atė me Jezu
Krishtin dhe tė qėndrojmė nė tė. Pėr ta kuptuar sa mė
mirė rėndėsinė e punės dhe tė pėrgjegjėsisė sė jetės
sonė sot kjo pjesė e ungjillit tė cilėn e ndėgjaum na
mundėson ta kuptojmė. Kjo pjesė e ungjillit ėshtė
vazhdim i tė sė dielės sė kaluar ku ishte shėmbėlltyra e
«dhjetė virgjėrave», a sot ėshtė nė vazhdim «shėmbėlltyra
e talentave«. Kjo shėmbėlltyrė na mundėson qė jetėn
tonė tė pėrditshme nė tė gjitha aspektet ta marrim me
seriozitet, dashuri dhe falenderje, duke dėshmuar jetėn
time me punė dhe me ndjersė tė vėrtetė. Tė gjithė ne tė
krishterėt jemi shėrbėtorėt, tė cilėve neve Zotėria
Jezusi - na dhuron, na lė tė mirat e veta, talentat pėr
t'i bėrė tė japin fryte tė mėdha; kush i pėrdor do tė
japė fryte tė mėdha, por kush jo, ai do tė japė
pėrgjegje para Zotit. Njeriu qė shkoi nė dhe tė largėt
ėshtė ai, i cili ua besoi dhe ua dorėzoi shėrbėtorėve
gjithė pasurinė qė pati. Ua besoi tre shėrbėtorėve:
njėrit 5, tė dytit 2 dhe tė tretit 1. Njė talent kishte
vlerėn e sotit dikund 2500 . Zotėria i pasurive mbeti
pėr njė kohė shumė tė gjatė nė mėrgim dhe qe, njė ditė u
kthye dhe ua kėrkoi shėrbėtorėve kamatėn apo besimin e
pasurisė. I pari kishte fituar edhe 5 tė tjerė, i dyti
edhe dy, kurse i treti asgjė se ishte shėrbėtor pėrtac.
Ky i treti asgjė nuk punoi, asgjė nuk humbi, por edhe
asgjė nuk fitoi. Shpėrblimi pėr tė tė dy shėrbėtorėt e
parė tingėllon se ata tė dy shkojnė nė gostinė e gėzuar
tė Zotit, kurse i tė tretit ėshtė shkatėrruar, asgjė, i
gjuajtur pėrjashta nė terr. Jezu Krishti ėshtė ai, i
cili jep punė, apo punė-dhėnės. Ai ua ndanė kėtė qė
t'mund tė zbulon nė shėrbėtorėt e vet zellin dhe
dhuratat e Shpirtit Shenjt. Ai i thėrret ata, neve sot
nė shėrbim. Jezu Krishti neve na ka besuar shumė: Fjalėn
e vet, tė vėrtetėn, Bukėn e gjallė dhe dhuratat e
Shpirtit. Koha me e kushtueshme e jetės sonė na u ėshtė
dhururar, qė ne t'mund tė mėsojmė, qė t'i besojmė
dashurisė sė tij dhe pėr kėtė t'i falenderohemi. Secili
prej nesh e fiton dhuratėn, karizmėn dhe hirin nė mėnyra
dhe nė kohė tė ndryshme, por se si do t'i shfrytėzojmė
dhe do t'i pėrdorim ajo mbetet nė ne. Ēdo njeri i ka
dhantitė dhe mundėsit me tė cilat ai mund tė punon me to
dhe i cili pėr to ėshtė pėrgjegjės. Kryesorja nuk ėshtė
nė mbarim, se sa i kam fituar, por se ēka kam bėrė unė
me to, dhe a isha njė administrator i mirė, i besueshėm
dhe zelltar. Ky veprim i njerėzve ėshtė njė pėrgjegjėsi
e madhe. Ēdo dhuratė qiellore ėshtė njė obligim
tokėsorė. Ne duhet tė jemi ata, qė dhuratat e pranuara
prej Zotit edhe t'i pėrdorim nė ato lami me sinqeritet
dhe dashuri. Nėse e bėjmė kėtė, atėherė puna e jonė do
tė jetė apostolike pėr mbretėrinė e Krishtit, pėr
shėlbim tė shpirtit dhe pėr krishterimin e botės! Tė
mundohemi tė gjithė ne qė jeta e jonė tė dyshumohet nė
Krishtin qė t'mund tė thomė edhe ne qe aftėsitė e mia
ēka unė bėra pėr Zot, Kishė dhe pėr pupull! Amen
Mag. Don Kolė Gjergji,
kapelan nė famullinė Bruck a.d. Mur nė Austri
|