Klikoni këtu për të shkuar në faqen kryesore të misioni.hr

Misioni Katolik Shqiptar nė Kroaci

                                                                                                                   

Temat

  Home

  Fjala e Zotit

  Viti Liturgjik - A -

  Viti Liturgjik - B -

  Viti Liturgjik - C -

  

  

  

  

  

  

  

  

  

  

 

  

  

 

  


Kėrko nė Google


www.misioni.hr

E DIELA E 34. GJATĖ VITIT -A-
KRISHTI MBRET

13. 11. 2005

L1: Ez 34,11-12.15-17; Ps 23 (22); L2: 1 Kor 15, 20-26. 28; + Ungjilli: Mt 25, 31-46

Festa e Krishtit Mbret qė sot po kremtojmė nė tė dielėn e fundit tė vitit liturgjik kishtar na bėnė tė mendojmė mbi kronologjinė e jetės sonė se si ishim gjatė kėtij viti. Ne mund tė pyesim: Pse Jezu Krishti ėshtė njė Mbret? Pse i takon atij mbreteria? Ne mund tė pėrgjigjemi nė mėnyra tė ndryshme. Para se gjithash Jezu Krishti ėshtė Mbreti i qiellit dhe i tokės, sepse ėshtė i njė linduri Biri i Zotit. Ai ėshtė njė nė Atin Zot e njeri. Mbretėria e Jezu Krishtit ėshtė mbretėri e shenjt hyjnore, qė e ushtron nė drejtėsi, dhe nė dashuri. Ai ėshtė Mbret i mėshirės, sepse dėshrion qė tė gjtihė njerėzit ti shpėton. Ai na liron prej ēdo sė keqeje dhe prej ēdo mėkati.
Leximi i parė prej Librit tė Ezekielit profet nga BV na lajmėron si Hyji udhėheqjen e popullit do ta merr vet dhe ai do tė pėrkujdeset pėr ata, qė do t'i kėrkon deri sa t'i gjen. Nė festėn e «Krishtit Mbret» na kujtohen fjalėt tė cilat i thotė vet Jezu Krishti: «Unė jam Bariu i mirė». Nė tė plotėsohen shprehjet e Ezekielit: «Zoti ėshtė Bariu im asgjė nuk mė mungon!»
Leximi i dytė i shėn Palit Apostull drejtuar Korintasve nga BR na e paraqet njė konfrontacion ndėrmjet jetės dhe vdekjes. Jezusi ėshtė ngadhėnjyesi dhe «fryti i parė i jetės». E vėrteta e Zotit, besnikėria dhe fuqia e tij ndriqojnė nėpėrmes Jezu Krishtin nė historinė e njerėzimit, pra tash nė mesin tonė, nė botėn tonė njerėzore. Nėse jetojmė bashk me Jezu Krishtin, atėherė do tė kemi shpresė dhe jeta e jonė do tė jetė mė tė dhe ai do tė jetė udhėheqėsi i ynė.
Kjo pjesė e ungjillit nė ditėn e Krishtit Mbret na e paraqet «Gjyqin e fundit tė mbarė botės». Biri i njeriut, si Mbret, si Bari dhe si Gjyqtar do ti bashkon tė gjithė popujt e tokės. Gjyqtari sot nuk do tė na pyet neve pėr asgjė tjetėr, pėrpos pėr «veprat e mėshirshme tė dashurisė». Sepse vetėm veprat tona do tė na numrohen, e jo fjalėt e senzacionet.
Ungjillit i sotėm ėshtė pėrpunuar disi nė njė dualizėm, nė kategori tė njeriut tė mirė dhe tė keq, tė jetės sė mirė dhe jetės sė keqe, tė bekuarit dhe tė mallkuarit, ata tė rrugės sė drejt dhe tė mbrapsht, jeta me Zotin dhe jeta ndoshta kundėr tij, dashuria ndaj tė afėrmit dhe ndoshta urretja ndaj atyrė qė i kemi pranė.
Tė dashur vėllezėr e motra, ne jemi sot tė ftuar si besimtar dhe njerėz tė mirė qė ta zotėrojmė «Mbretėrinė e Zotit». Kjo mbretėri hyjnore ėshtė qysh prej fillimt pėr ne e caktuar. Kėtu mund ta shtronim njė pyetje tė nxjerrur nga ungjilli: Kush janė njerėzit e mirė? Kėta janė ata tė cilėt: Tė uriturit i dhanė me ngrėnė, atij qė pati etje i dhanė me pi, ata qė shtegtarin e pranuan, ata qė tė zhveshurin e veshėn, ata cilėt tė sėmuarin e vizituan. Kėta janė ata, tė cilėt jetėn e vet krejtėsisht ia kushtuan Zotit dhe tė afėrmit pranė, vėlla e motėr. E di se secili prej nesh takohet me kėtė situatė, dhe duke e takuar Krishtin e takojmė edhe atė qė ėshtė nė gjendje tė vėshtirė. Pėr t'i kuptuar sa mė mirė veprat e mėshirshme tė dashurisė, ndėr tė gjitha e kemi dhe ishte Nėna jonė Tereza, e cila me veprat e mėshirshme tė dashurisė e shėndriti mbarė botėn me dritėn e saj gjigante. Ajo e shėndriti mbarė njerėzimin, ishte njė yll nė errėsirėn e mjerimit, yll i tė munduarve, tė vuajtėrve, tė harruarve... Pra, ajo ishte simbol i mirėsisė, drejtėsisė, i dashurisė dhe i solidaritetit nė vepėr. Edhe pse ajo ka vdekur, vepra e saj jeton ende nė botė!
Njė pyetje shtrohet pėrseri nga ungjilli: Kush janė njerėzit e kėqinj? Ata janė tė gjithė qė e pėrqafojnė zjarrin e pėrjetshėm, qė ėshtė i pėrgatitur prej vet djallit. Djalli ėshtė kundėrshtari i Zotit, Krijimtarisė sė tij, jetės, ai ėshtė shkatėrruesi mė i madh. Kėta janė ata tė cilėt nuk i mbajtėn veprat e mėshirshmė tė dashurisė.
Me qense kjo festė e Krishtit Mbret shumė vonė u vu nė kishė si festė, andaj mos tė harrojmė se krishterimi Jezu Krishtin gjithmonė e ka quajtur, e ka dėshmuar dhe iu ėshtė lutur si Mbret tė Nazaretit dhe ky vetė pėr vete dėshmoi se ėshtė Mbret, para Pilatit, jo mbret i kėsaj toke por, mbret, i cili ėshtė i dėrguar prej Atit, dhe mbretėria e Tij nuk ėshtė e kėsaj bote. Kjo festė e cila kremtohet nė fund tė vitit kishtar duhet tė jetė dhe ėshtė caktuar si njė shenjė e shpresės, kundėr fuqive tė mėdha shkatėrruese tė secilės kohė. Jezu Krishti do tė vjenė nė lumturi n'barim tė kohės. Edhe pse tė gjitha mbretėritė e kėsaj kohe kalojnė duke filluar mbretėritė dhe mbretėrit nė BV, mbretėria Romake para e pas Krishtit, u shuan, u shkatėrruan nuk egzistojnė mė, kurse Jezu Krishti, Mbret dhe mbretėria e tij ende egziston dhe nė tė vėrtetėedhe qėndron nė ne.
Tė dashur besimtarė, tė vendosim, sot e jo dikur mė vonė tė jetojmė me Krishtin e tė dėshmojmė pėr tė, qė e vėrteta tė mbretėron nė ne.  Mund ta pyesim vetvetėn se a ėshtė e vėrteta e Jezusit nė ne dhe, a jetojmė ne nė kėtė tė vėrtetė? Krishti ėshtė Mbreti i tė sė vėrtetės dhe Mbreti i dėshmitarėve tė tij. Kush ėshtė Krishti pėr ne?  Amen.
     

Mag. Don Kolė Gjergji,
kapelan nė famullinė Bruck a.d. Mur nė Austri
                                                                                                                                                                        

Tė gjitha tė drejtat e rezervuara  © 2000 - 2005 misioni.hr

webmaster