Klikoni këtu për të shkuar në faqen kryesore të misioni.hr

Misioni Katolik Shqiptar në Kroaci

                                                                                                                   

Temat

  Home

  Fjala e Zotit

  Viti Liturgjik - A -

  Viti Liturgjik - B -

  Viti Liturgjik - C -

  

  

  

  

  

  

  

  

  

  

 

  

  

 

  


Kërko në Google


www.misioni.hr

Pagëzimi i Zotit tonë Jezu Krishtit -B-

08. 01. 2006

Kisha shenjte na fton të gjithë neve sot, që ta kremtojmë ditën e Zotit dhe njëkohsisht «Pagëzimin e Zotit tonë Jezu Krishtit». Ngjarja figurative-biblike e kësaj dite ndodh në lumin Jordan. Kjo ditë është zbulesa e dërgimit mesianik të Krishtit, që tu kumton të gjithëve Lajmin e gëzueshėm.

Me t
ë dielen e sotme «Pagëzimin e Zotit tonë Jezu Krishtit» mbaron edhe koha liturgjike e Kërshëndellave. Në këtë ditë kisha kremton hyrjen publike tė Shëlbuesit në detyrën Mesianike. Ai është Biri i Zotit, i njëjtë me Atin në bashkim me Shpirtin Shenjt. Si njeri, Jezu Krishti e ka një fillim në kohë: ai qe zënë me anë të Shpirtit Shenjt dhe qe linduar prej Virgjërës Mari. Fjala e Zotit në këtë të dielë na mundëson që të pėrmbushemi me një energji hyjnore e t'mund të jetojmë me Zotin me anë të Shkrimit Shenjt.

Leximi i parė i Isaisė profet na e paraqet «Sh
ërbëtorin», i cili ėshtė i thirur prej Zotit. Ky ėshtė i ftuar qė t'ua predikon tė gjithė popujve besnikėrinė dhe mėshirėn e Zotit. Pėr kėtė detyrė qė mori prej Zotit, ai duhet tė kuruajohet me Shpirtin e atij. Gjithēka qė vjenė prej Zotit ėshtė mė i fuqishėm se bota. Prej Zotit rrjedh feja dhe dashuria: Feja dhe besimi nė Jezu Krishtin, nė Birin e Zotit, kurse dashuria nė tė gjithė njerėzit qė janė bėrė vėllezėrit e motrat tona.

«Pas meje po vjen njė mė i fortė se unė». Gjon pag
ëzuesi me këto fjalė dëshmon ardhjen e Jezu Krishtit, si më tė fuqishëm, më të fortë, sepse ai është Zot. Gjoni u përgatitit tė gjithë njerėzve rrugën për Ardhjen e Shëlbuesit, ku predikonte kthimin dhe faljen e mëkateve.

Jezusi u pagėzua prej Gjonit nė lumin Jordan. Kur ai hyri nė ujė Zoti e dėrgoi Shpirtin Shenjt mbi tė dhe u ndėgjua njė zė: "Ti je im Bir - Djali i dishirit! Ty t
ë miratova!» Zoti e dėshmoi Jezusin si Bir tė vetin. Gjon Pagėzuesi e tregon Jezusin se ai ėshtė mė i madh, qė do tė vjenė pas tij. Jezusi dėshiron qė tė pagėzohet. Ai qėndron nė rend me mėkatarėt, jo se ishte mėkatar, por qė mėkatet e njerėzimit, tė botės t'i marr nė vetvete. Uji në këtë kontekst simbolizon pastrimin prej mėkateve, ku nė kėtė mėnyrė me dashurinë e Zotit njeriu bėhet njeri i ri.

Pag
ëzimi i Gjonit nuk ishte sakrament, por parapėrgatitje pėr kėtė. Ai e tha kėtė vet: «Unë ju pagėzova me ujė, kurse ai qė po vjenë pas meje do t'ju pagëzon me Shpirtin Shenjt». Me pagëzim Jezu Krishti fillon veprimtarinė e vet. Jezusi u pagëzua, kurse bota u shëlbua!

Uji n
ë këtë kontekst simbolizon pastrimin prej mëkateve, jetė, gjallėri, ku nė kėtė mėnyrė me dashurinė e Zotit njeriu bėhet njeri i ri. Duhet ta kemi tė kjartė se nė çdo pagėzim hapet qieli mbi tė pagėzuarin dhe kėshtu Zoti e shpreh dashurinė dhe miratimin e vet. Ku kėshtu çdo pagėzim ėshtė hyrje nė familjen e  Zotit, lindje nė njė jetė tė re me Zotin.

Zoti tė gjith
ëve neve na fton nė njė jetė me tė. Pėr kėtė bashkjetėsė me tė shumė i nevojshėm ėshtė “kthimi”, kjo do tė thotė jetėn tonė ta vėmė nė drejtim tė drejt apo nė rrugė tė drejt, dhe kėshtu  tė largohemi prej egoizmit, tė largohemi prej urretjes, keqdashjes dhe tė ofrohemi dashurisė sė Zotit dhe njerėzve.

Dashur v
ëllezër e motra, të ndalemi edhe ne sot e tė mendojmë disa momente mbi pagëzimin tonė, mbi fillimin e jetės sonė me Krishtin. Ja, çka na thotė shën Ambrozi ipeshkëv mu nė kėtė ditė: «Shiko, ku je pagėzuar, nga tė rrjedh ty pagėzimi, nėse jo nga kryqi dhe vdekja e Krishtit. Kėtu qėndron mbarė misteri: ai u mundua pėr ty. Nė tė je shëlbuar, nė tė je shpėtuar». «Vetėm, qė tė jesh i pagėzuar nuk vlen mjaft, por qė tė jetosh me Zotin dhe me bashkėsinė e tė besuarve si i pagëzuar.» Amen.    

Mag. Don Kolë Gjergji,
kapelan në famullinë Bruck a.d. Mur në Austri
                                                                                                                                                                        

Të gjitha të drejtat e rezervuara  © 2000 - 2005 misioni.hr

webmaster