|
NĖNA E ZOTIT -B-
(DITA E PAQĖS)
01. 01. 2006
Sot kremtojmė njė ditė
tė re, filluam njė vit tė ri, ku ne si kishė e gjallė
kremtojmė njė fest tė madhe, e cila mu nė fillim tė
kėtij viti iu kushtua Zojės sė Bekuar, pra kremtojmė
NĖNĖN E ZOTIT. Maria ėshtė nėna e Jezusit. Maria e
lindi vet Zotin.
Dhe kėtė mister tė shenjt e ruajtėn dhe e predikuan me
fe tė gjallė e tė vėrtetė etėrit e shėkujve tė parė tė
kishės. Nė mėnyrė posaqe dhe tė kjartė u definua kjo e
vėrtetė e fesė apo dogmė nė koncilin e Efezit nė vitin
431 me titull: "Theotokos" - "Hylindėse ", "Nėna e
Zotit". Mos tė harrojmė se pjesėmarrėsit e kėtij
koncili ishin edhe ipeshkvijtė tanė nga Iliria e lashtė.
Populli u ngritė me gėzim tė madh dhe e lavdėronte Zotin
duke kėnduar kėngė tė divotshme nė nderė e lavd Zotit
duke iu kushtuar Marisė, Nėnės sė Zotit.
Ne mund tė jetojmė prej misterit tė amėsisė sė Zotit,
vetėm atėherė nėse ne kėtė tė kremte sot si kishė e
festojmė dhe besojmė. Shėn Pali, apostull i Krishtit
shkruan nė letrėn e vetė drejtuar Galatasve: "Por kur
erdhi koha e caktuar, Hyji e dėrgoi Birin e vet, tė
lindur prej gruaje&, qė ne tė jetojmė bijėsinė nė
shpirt" (Gal 4, 4-9).
Festa e Nėnės sė Zotit lejon tė tingėlloj nė mė shumė
koncepte arheotypike. Nėna ėshtė ajo qė ofron dhe ajo qė
ushqen, ajo dhuron vendlindje e siguri pėr ne tė gjithė.
Ajo ėshtė symbol i jetės dhe dhėnės i jetės. Ajo ia
dhuron jetėn gjithkujt, nėse jemi ne mė tė dhe atė ne e
nderojmė si nėnė tė gjithėsisė.
Maria nuk ėshtė mėshirė, por ajo ėshtė pranimi i
mėshirės, sipas vullnesės sonė tė lirė. Kjo nė kėtė
mėnyrė siē u arrit nė historinė e shėlbimit pėr ne njė
herė e pėrgjithmonė. Nė kėto mendime Maria ėshtė nė tė
vėrtetė "Theotokosi" - "Nėna e Zotit", poashtu
edhe pse natyrisht hyjnia e fėmiut tė saj nuk ėshtė fryt
i saj, por kjo qe ndodhur mrekullisht. Ajo ėshtė Eva e
dytė, nėna e Jezusit dhe kėshtu Nėna e tė gjithė neve qė
besojmė nė tė.
Festa e Nėnės sė Zotit na paraqet parasysh edhe njė
aspekt tė jetės sonė shpirtėrore. Maria si Nėnė e Zotit
ėshtė fotografia edhe e Kishės, e cila papushim nė tė
krishterėt vetėm Krishtin e lind, njė fotografi pėr
secilin, ku do tė ishte pėrqėllim lindja e Zotit nė
zemrat tona. Kjo temė ėshtė zhvilluar gjithmonė prej
Hipolitit, atit tė kishės, i cili shkruan: "Kisha nuk
pushon kurrė ta lind LOGOSIN- FJALĖN prej zemrės sė
vet". Kurse shėn Gjon Gojarti shkruan: "Bėn, qė
secili shpirt tė bėhet nė mbrendinė e vet Nėna e
Krishtit". Por, si tė bėhet shpirti ynė Nėna e
Krishtit? Secili shpirt e mbanė nė vetvete Krishtin si
nė krahrorė tė nėnės. Nėse shpirti ynė nuk zhvillohet me
anė tė jetės shpirtėrore, atėherė nuk mund tė quhet Nėna
e Krishtit. Ēdo herė, nėse e kemi pranuar Fjalėn e
Krishtit nė vetvete dhe i japim formė nė mbrendi, dhe e
formojmė nė vete si nė krahror tė nėnės, me mendimet e
tona dhe me jetėn tonė tė pėrditshme, atėherė mund tė
quhemi nėna Krishtit.
Kėshtu mund ta shohim, qė nė secilin prej nesh jeton dhe
formohet Krishti dhe shpirti ynė ėshtė nėna e Krishtit,
dmth. Nėna e Fjalės sė Jezusit. Pali apostull thotė:
"o fėmijėt e mi, qe unė ju rilinda me dhimba rishtas
deri qė Krishti tė formohet nė ju" (Gal 4,19).
Shumė mė vend ėshtė qė ne ta kemi Krishtin e gjallė nė
mbrendinė tonė tė gjallė. Nėse ne Atė nė ne e gjejmė dhe
e ruajmė, atėherė jemi tempulli, sepse vet nė ne banon
misteri i Krishtit. Ne e festojmė Marinė, pėr tu bėrė
vet Maria shpirtėrore, Nėna e Zotit.
Unė duhet tė jam Maria dhe kėshtu ta lind prej meje
Zotin. Ne festojmė ditėn e paqės qė ta duam paqėn e tė
bėhemi pacifist nė jetėn tonė tė pėrditshme. Ta duam
paqėn dhe tė jetojmė nė paqe me njėri-tjetrin. Sot
festojmė dhe kemi filluar vitin e ri, andaj tė fillojmė
njė jetė tė re me Krishtin dhe tė veshėmi me Tė, me paqė
tė cilėn vetėm ai mund tė na dhuron.
Mag. Don Kolė Gjergji,
kapelan nė famullinė Bruck a.d. Mur nė Austri
|