Klikoni këtu për të shkuar në faqen kryesore të misioni.hr

Misioni Katolik Shqiptar nė Kroaci

                                                                                                                   

Temat

  Home

  Fjala e Zotit

  Viti Liturgjik - A -

  Viti Liturgjik - B -

  Viti Liturgjik - C -

  

  

  

  

  

  

  

  

  

  

 

  

  

 

  


Kėrko nė Google


www.misioni.hr

E DIELA E IV. GJATĖ VITIT-C-                                                                             28.01.2007  

L 1: Jer 1,4-5.17-19; L 2: 1 Kor 12,31-13,13; Ungjilli: Lk 4,21-30

 

Gjindemi nė tė dielėn e katėrtė gjatė vitit dhe kėshtu kjo ditė na ftonė qė tė kremtojmė vdekjen dhe ngjalljen e Jezu Krishtit dhe t“a ndėgjojmė fjalėn e Zotit qė neve pėrēdo ditė, javė dhe muaj na ofrohet qė ėshtė njė mundėsi dhe rast qė jeta e jonė tė udhėheqet sipas platformave hyjnore. Shėrbesa e fjalės na e paraqet predikimin e lajmit tė gėzueshėm! Leximi i parė nga Besėlidhja e Vjetėr na e paraqet thirrjen e Jeremise Profet nė detyrėn profetike: Fjala e Zotit mė qe drejtuar e mė tha: “Para se tė tė trajtoja nė kraharorin amėnor, tė njoha e, para se tė dilje nga gjiri amėnor, tė shenjtėrova, tė caktova tė jesh profet i popujve. Pėrgjigjja: “Eheu, o Zot Hyj! Po, unė nuk di tė flas, sepse jam fėmijė!”.

Kjo thirrje ngjau diku 626 vjetė para Krishtit. Fjala e Zotit ndodh nė Jereminė, Zoti ėshtė i pranishėm dhe veprues nėpėrmes fjalės sė vet. Ky rast pėr Jereminė nuk ishte si vizion, por njė realitet sepse ai ishte i zgjedhur pėr profet qysh se nė krahrorin e nėnės. Pėrshkak zgjidhjes sė tij nė kėtė detyrė  - duke folur biblikisht, ai mė nuk i takonė vetvetės, por Zotit dhe duhet tė bėhet pėr popullin „Goja e Zotit“. Edhe pse profeti dėshiron t“i kundėrshton kėsaj thirrje, Zoti e zgjedh qė tė flas nėpėr tė kundėr tempullit, mbretėrit, kundėr popullit qė gjindet nė mos njohje tė Zotit.

Pali mundohet qė bashkėsitė e krishtera t“i pėrforconė nė fe nė mėnyra tė ndryshme. Duke iu bėrė me dije se secili i pagėzuar ėshtė i begatuar me dhurata tė dhuruar prej Zotit, nė ditėt tona na janė tė njohura shtatė dhuratat e Shpirtit Shenjt, por edhe shumė mundėsi dhe dhurata qė neve na janė dhuruar dhe neve na u besua qė kėto dhurata edhe ty shfrytėzojmė dhe ti zbatojmė nė ditėt tona tė pėrditshme. Sot kjo letėr na e paraqiti hymnin ma tė mrekullueshėm tė dashurisė. Kjo kėngė e dahsurisė ėshtė njė prozė ritmike dhe ndahet nė tri stofė. Fjala qėndrore kėtu ėshtė „agape“ – „dashuria“, ku kjo fjalė ėshtė plotėsisht nė kundėrshtim me fjalėt „eros“ – „dashuria erotike“ dhe me „filia“ – „dashuria miqėsore“. Pali e veēon veēmas dashurinė e Zotit, qė Ati i dhurohet Birit dhe Biri Atit nė Shpirtin Shenjt, qė tė dy i dhurohen njeriut nė kėtė Shpirt. Kjo dashuri tek Pali ėshtė hir, burim i jetės, i lutjes dhe i punės.

Tė pagėzuarit tė gjithė e kanė pranuar kėtė dashuri dhe mu kėtė dahsuri e dhurojnė mė tutje. Prej njeriut tė krishterė kėrkohet njė dahsuri e krishterė dhe hyjnore. Ai qė ka dashuri, gjithmonė ka diēka tė japė: lėmoshė, mėsim, kėshill, ngushėllim, durim, shfajėsim, jetė pėr njėri-tjetrin. Ai qė ska dashuri s“do ketė asgjė. “Vėrtet, tani shikojmė si nė pasqyrė e nė mėnyrė tė errėt, por atėherė do tė shohim faqe‑faqas! Tani njohuria ime ėshtė e kufizuar, atėherė do tė njoh plotėsisht, siē jam i njohur. Tani, veē, mbetet feja, shpresa e dashuria ‑ kėto tė tria ‑ porse mė e madhja ndėr to ėshtė dashuria”.

Ungjilli i kėsaj tė diele vazhdim i ungjillit tė javės sė kaluar tė predikimit tė Jezusit dhe i hyrjes sė tij nė Nazaret. Nė kapitullin e katėrtė tė Lukės ungjilltar bėhet fjala e reakcionit tė ndėgjuesve tė fjalės me tė cilėn Jezusi zbulohet si pėrkryerje e premtimit sipas Isaisė profet (Is 61.1). Ky reaktion ėshtė i shenjosur  me njė inovacion radikal. Predikimi i Jezusit nė Synagogė ėshtė ungjilli, lajmi i gėzueshėm i ardhjes sė mbretėrisė sė Zotit, kėtu dhe sot. “Sot shkoi nė vend kjo pjesė e Shkrimit tė shenjtė qė e dėgjuat me veshėt tuaj.” Koha njerėzore ka arritur nė njė mes tė vendosjes. Jezu Krishti ėshtė vet ky mes, kjo qendėr; nė atė pushonė Shpirti i Zotit. Tė besosh nė ungjill do me thanė tė besosh nė Personin Jezus. Kush e ndėgjon ungjillin e ndėgjonė Jezu Krishtin, kush e pranon ungjillin e pranonė atė vet.  Kėshtu Jezu Krishtin nuk e pranojnė vetvendasit e tij. „Asnjė profet nuk ėshtė i mirėseardhur nė vendin e vet“. Kėtu mund tė parashtronim pyetje: sa ėshtė e vlefshme pėr shqiptarėt vendlindja? Ēfarė kuptimi ka kjo fjalė pėr neve sot? Sa, si dhe pėr se e dua unė vendlindjen time tė mendon secili vet! Kryesorja ėshtė qė tė duam vendin tonė dhe t“i duam ata qė ne ju besuam; qofshin nė institucionet shtetėrore, qofshin ato kishtare. „Pėr tė vėrtetė, prapė po ju them: nė kohėn e Elisė profet, kur qielli u ndry pėr tri vjet e gjashtė muaj dhe u bė uri e madhe nė mbarė dheun, ishin shumė vejusha nė Izrael, dhe te asnjėra ndėr to nuk u dėrgua Elia, pėrveē te vejusha nė Sareptė tė Sidonisė. Nė kohėn e Elizeut profet kishte shumė tė gėrbulur nė Izrael dhe asnjė prej tyre nuk u pastrua pėrveē Naamanit Sirian.” Me kėto fjalė Jezusi u tregonė ndėgjuesve  se Zoti gjithmonė zgjedhė nė liri. Nė hirin dhe nė dashurinė e Zotit s“guxonė tė kundėrshtohet. Ata nuk dėshironin ta ndėgjonin. Mesimi i tij ėshtė mesim hyjnorė, i vėrtetė, sepse ėshtė Bir i Zotit. Poashtu edhe kisha duhet qė besnikėrisht t“i jetė predikimit tė vet besnik, e cila e pranoi dhe e pėrhapi nėpėrmes apostujve, qė e pranuan prej vet Jezusit. Njerizit kanė nevoj sot mė sė shumti pėr Zoti, dhe njerėzit kėkojnė dėshmi pėr tė vėrtetėn e fesė me jetė dhe nė jetė. Tė gjithė jemi tė thirrur nė shenjtėrim, tė gjithė ne qė jemi bashk me kishė apo larg saj. “Nėse do ta mbani fjalėn time, vėrtet do tė jeni nxėnėsit e mi; do ta njihni tė vėrtetėn dhe e vėrteta do t’ju bėjė njerėz tė lirė.”

 

   

 

 

 

Mag. Don. Kolė Gjergji,

kapelan nė famullinė

Trofaiach  nė Austri


                                                                                                                                                                        

Tė gjitha tė drejtat e rezervuara  © 2000 - 2005 misioni.hr

webmaster