Klikoni këtu për të shkuar në faqen kryesore të misioni.hr

Misioni Katolik Shqiptar nė Kroaci

                                                                                                                   

Temat

  Home

  Fjala e Zotit

  Viti Liturgjik - A -

  Viti Liturgjik - B -

  Viti Liturgjik - C -

  

  

  

  

  

  

  

  

  

  

 

  

  

 

  


Kėrko nė Google


www.misioni.hr

 

 

E DIELA VI. GJATĖ VITIT-C-

11. 02. 2007

L 1: Jer 17,5-8; L 2: 1 Kor 15,12.16-20; Ungjilli: Lk 6,17.20-26

 

Pjesėmarrja e jonė nė kėtė meshė tė shenjt na paraqet pranishmėrinė dhe dashurinė tonė ndaj predikimit tė Jezusit. E kremtojmė tė dielėn e VI. gjatė vitit, ku kisha shenjte pėr ēdo vit nė kėtė datė me 11.2 e pėrkujton Zojėn e Bekuar, qė u lajmėrua nė Lourdes tė Francės. Kjo ditė ėshtė e njohur njėkohėsisht edhe si “dita e sėmuarve”.

Jezu Krishti ėshtė Shėlbuesi i mbarė njerėzimit nė shpirt e nė trup. Nėna e tij, Maria ėshtė e adhuruar si „Shėruese dhe Shėlbuese“ e tė tė gjithė tė sėmuarve.

Kjo Shtegtore e Marisė gjindet nė Lourdes, ku Bernadetės iu dėftua Virgjėra Mari nė vitin 1858. Nė kėtė vend Maria e luan njė rrol shumė tė madh posaēėrisht nė tė sėmuar dhe nė ata qė vuajnė shumė si nė shpirt ashtu edhe nė trup. Shumė shėrime dhe mrekulli u vėrtetuan dhe u pranuan nga kisha, dhe pėr kėtė arsye kuptim tė plotė kisha e pėrkujton kėtė ditė tė Zojės Lourdes, sepse veprimtaria e Zotit ėshtė gjithmonė nė veprim, dhe mendon nė tė sėmuar dhe i fton njerėzit qė tė janė nė dispozicion nė vepėr tė dashurisė ndaj Zotit dhe tė afėrmit. Kjo duhet tė pranohet mė sinqeritet, falenderje dhe dashuri. Krishti ėshtė Shėlbuesi i „ēdo personi dhe i tėrė personit“, shkruante i ndjeri Papa Gjon Pali II. Pėrkujdesja pėr tė sėmuar ėshtė njė vend i shquar pėr predikimin e ungjillit dhe kjo duhet tė vėrtetohet dhe tė realizohet me jetėn tonė tė pėrditshme.

Kėtu duhet ta gjejmė njė vend tė posaēėm, vendin e „civilizacionin e dashurisė“, ku njerėzve u jep shpresė, dashuri dhe paqe nė mbrendi. Ne duhet ta predikojmė dhe tė japim dėshmi pėr „ungjillin e jetės“ dhe tė shpresės mė njė adhurim zemėr gjerė. Ta predikojmė se Jezusi ėshtė ngushėlluesi i tė gjithėve qė gjenden nė mundime tė jetės. Ai ėshtė fuqia, jeta dhe ndihma e tė gjithėvė e nė tė gjithė!

Nė si tė krishterė e kemi njė pėrgjegjėsi mė tė madhe njerėzore qė dinjitetin njerėzorė ta mbrojmė edhe nė tė sėmuar, qė t'i mbrojmė ata, atyre t'ju ndihmojmė, por pėr ata edhe tė lusim, qė nė njė mėnyrė t'ju lehtėsojmė jetėn e tyre. Ky predikim i Jezusit ėshtė drejtuar edhe neve sot, dhe ka tė bėjė me rrethanat e jetės sonė t“pėrditshme.

Porosia e shėrbesės sė Fjalės sė kėsaj sė diele tė VI. gjatė vitit na e bėri me dije se ne tė gjithė jemi tė ftuar dhe jemi pjesėmarrės tė Mbretėrisė qiellore. Leximi i parė i librit tė Jeremisė profet ėshtė i lidhur ngusht me ungjillin e sotėm, por ėshtė i interpretuar nė mėnyrė tjetėr. Kjo pjesė e kėtij leximi na e praqet dualizmin e njeriut: njeriun e bekuar dhe atė tėi mallkuar. Kėshtu krahasohen dy lloje tė njerėzve nė ditėt tona. Njeriu, i cili shpreson nė Zotin dhe ai, i cili shpreson nė njeriun. Njeriu, i cili ėshtė krejtėsisht dhuruar, i lėnė nė Zotin dhe besimin e vet e ka nė tė, ai do tė jetė i ēliruar prej vėshtėrsirave tė pėrditshme, ai do tė lirohet nga robėria e mėkatit dhe nė fund edhe do ta fitoi jetėn e pasosur, pra ai do tė shėlbohet.

         Leximi i dytė na e paraqet predikimin e Ringjalljes. Pali dėshiron qė t“ju shtjellon ma mirė se ē“farė do tė thotė ringjalljja qė ata e predikojnė, e predikojnė Jezusin e ringjallur. Ringjallja e Jezusit ėshtė fundament i fesė dhe i besimit nė tė.

Ngjarja figurative nė ungjillin e kėsaj tė diele ndodhet nė njė rrafshirė, ku Jezusi gjindet nė predikim tė Lajmit tė gėzueshėm. Kjo pjesė e ungjillit poashtu u drejtua nė njė dualizėm dhe ėshtė e njohur pėr ne si: “Lumturitė” dhe “mjerimet”, sepse kjo pjesė e ungjillit edhe ndahet nė dy pjesė sikur qė na e paraqet e diela e sotme: “Tė lumėt ju ...” dhe nė “vaj pėr ju ...”. Tė jesh i lumtur nuk do tė thotė thjeshtė tė jesh i kėnaqur me tė gjitha gjėrat e jetės sė pėrditshme, apo tė bėsh gjithmonė “happy” nė kuptim tė fatit personal tokėsor. Lumturia dhe fati ynė duhet tė ketė bazamentin jetėsor nė vet Jezusin, qė na dhuronė neve dhe na premtonė, ku kjo ėshtė njė lumturi dhe njė fat hyjnor dhe mbitokėsor.  

Mjerimi nuk ėshtė asgjė tjetėr, porpos mospranimit tė Zotit dhe mos mbajtjes sė urdhėrimeve tė tija.

Nėse ne pėrjetojmė nė ditėt tonė diēka abstrakte, diēka qė neve na bėnė pėr tė klithim, apo edhe tė vajtojmė, “vaj pėr ne” do tė ishte nėse ne me vetdije dhe deshirė nuk dėshirojmė tė bashkėjetojmė me Zotin. Koha e pranishmėrisė sė Zotit tonė Jezu Krishtit tek ne njerėzit (unė jam me ju deri nė tė sosur tė botės) nė tė cilėn Zoti bashkohet me njerėz nuk mund dhe nuk guxon tė jetė koha e mjerimit.

Njerėzit nė ditėt tona janė tė mjerė nė mėnyra tė ndryshme, sepse ndoshta vėrehet shkatėrrimi i kvalitetit tė jetės. Ne jemi tė ftuar nė euharistinė shenjte: Tė lumėt ne qė jemi tė ftuar, por vaj pėr ne nėse nuk i pėrgjigjemi kėsaj ftese. Nėse e ndėgjojmė ungjillin, atėherė e dimė se fjala ėshtė pėr ne, e jo pėr dikėnd tjetėr. Ne jemi tė ftuar tė gjithė, ndoshta: si tė varfėr, si tė uritur, si ata qė qajmė, si ata qė neve ndoshta na urrejnė. Ne jemi tė ftuar nė jetė dhe nė bashkjetesė me Zotin, prandaj vaj pėr ne nėse kėtė e largojmė nga vetja. Dėshirojmė tė jetojmė si njerėz tė bekuar, apo si ata tė mallkuar, sikur qė e ndėgjuam edhe nė lexim tė parė tė kėsaj dite? Shpeshherė nuk kemi kohė as qė t“i pėrgjigjemi Zotit, sepse na kaplon errėsira e mėkatit nė zemrat tona. Njeriu e lenė vetvetėn nė Zotin vetėm atėherė, kur njeriu e lene vetvetėn. Njeriu i dhurohet Zotit krejtėsisht. Kjo ėshtė njė dhurim reciprok! Mė kėto gjėra qė i ndėgjuam ne ballafaqohemi pėr ēdo ditė dhe janė pjesė e jetės sonė. Jeta eshtė njė realitet, qė ka tė kaluarėn e vet, ka presencėn dhe e ka tė ardhmėn. Edhe ne njerėzit tregohemi me anė tė veprave tona se ē“farė njerėz jemi dhe si ishte e kaluara, e tashmja dhe si do tė jetė e ardhmja jonė. “Njeriu duhet ta jeton jetėn, qė ta donė atė, dhe njeriu duhet ta donė jetėn, qė ta jetonė atė” (Sokrati). Ne kėtė citat tė kėtij filozofi antik mund ta rikthenim nė jetėn tonė tė pėrditshme krishtere. Ku pėr ne jeta do tė ishte dhe ėshtė vet Zoti,  mund tė thoja lirisht dhe njeriu duhet ta jeton Jetėn qė ta don atė. Pėr ne Zoti ėshtė dasiuri ėshtė jetė. Tė dashur vėllezėr e motra le tė jetė edhe pėr ne sot kjo ditė qė tė fillojmė tė galdojmė nė Zotin dhe mos tė jemi tė dėshpėruar. Tė kemi nė vet vete fenė, shpresėn dhe dashurinė e Zotit. Tė lumėt ne nėsė jetojmė me Zotin! Amen

 

Mag. Don. Kolė Gjergji,

kapelan nė famullinė

Trofaiach  nė Austri


                                                                                                                                                                        

Tė gjitha tė drejtat e rezervuara  © 2000 - 2005 misioni.hr

webmaster