|
E DIELA VII. GJATĖ VITIT-C-
18. 02. 2007
L 1: 1 Sam 26,2.7-9.12-13.22-23; L 2: 1
Kor 15,45-49; ungjilli: Lk 6,27-38
Shėrbesa e fjalės nė kėtė tė diele tė
shtatė gjatė vitit na i paraqet temat e ndryshme tė
pėrmbajtjes, por mė njė porosi tė vetme qė ta duam
Zotin, ti mbesim atij besnik, tė jetojmė me atė, por
edhe t“i duam njerėzit, ndoshta edhe ata qė janė nė
kundėrshtim tė vullnesės sė Zotit.
Leximi i parė na e paraqet Saulin dhe
Davidin. Ky kontekst i kėtij leximi ka pėr qellim tė
tregojė bujarinė e madhe tė Davidit ndaj armikut qė
kėrkonė t“ia merr jetėn dhe tė tregojė edhe nderimin e
madh qė Davidi ka pėr tė
shuguruarin e Zotit.
Davidi nuk mendoi nė dashurinė e armikut
tė vet, sepse Sauli nuk ishte si armik, por e Davidi e
shikoi atė si mbretin e vet. Zoti
shpėrbleftė gjithkėnd sipas drejtėsisė sė vet e
besnikėrisė. Zoti sot tė lėshoi nė duar tė mia, por unė
sdesha tė ēoja dorėn time mbi tė shuguruarin e Zotit.
Leximi i dytė na e paraqet Palin dhe
bashkėsinė nė Korint. Pali ende iu spjegonė se ēfarė do
tė thotė ringjallja, dhe nėpėrmjet tė ngjalljes sė
Jezusit, vdekja mė nuk ka fuqi, dhe ajo nuk ėshtė mė e
fundit, sepse Jezusi vdiq dhe u ngjallė qė ne me atė
edhe tė jetojmė nė jetė. Nė kėtė kontekst e vėrejmė
Adamin e parė dhe Adamin e dytė Krishti, dy botat:
bota tokėsore dhe qiellore. Tė dy nė vetvete i kanė
mbartur njerėzit: kur vdiq i pari, me tė vdiq bota
tokėsore, nė Adamin e dytė Krishtin, i njėjti njerėzim
vazhdonė jetėn qiellore nė trupin qiellorė. Ngjallja,
duhet ditur, se nuk ėshtė vetėm mrekulli, por mister.
Ungjilli i dielės sė kaluar na i paratiti
lumturitė dhe mjerimet,
ku sot janė vetėm njė vazhdim i atyre, por me tematikė
tė ndryshme, ku na e paraqet
dashurinė kundrejt armiqve.
Jezusi u flet atyre qė e ndėgjojnė pėr ta dėgjuar. Ne
jemi ata qė e dėgjojmė. Ne i pranojmė sot disa urdhėra
qė janė disi tė pa mundshme nė jetėn tonė tė pėrditshme.
Kėrkohet prej nesh qė tė bėjmė diēka mė tepėr se sa ne
mundemi tė bėjmė, tė bėhemi mė tepėr se sa ne jemi.
Jeni tė mėshirshėm si Ati juaj qė ėshtė
i mėshirshėm.
Ne duhet tė jemi tė njėjtė me Zotin.
Por po ju them juve qė mė dėgjoni:
Duajini armiqtė tuaj, bėjuni mirė atyre qė ju urrejnė,
bekojini ata qė ju mallkojnė, lutuni pėr ata qė
dijekeqas ju mundojnė.
Kėtu tregohet thelbi i krishterimit.
Dashuria ndaj armikut ėshtė njė pjesė e zemrės sė fesė
sonė edhe pse kjo konfrontohet me njė vėshtirėsi nė
aspektin e jetės sonė shpirtėrore, kulturore dhe
shoqėrore.
Jezusi kėrkon prej nesh qė t“i duam edhe
armiqėt tanė!
Kėrkon njė tė pamundur njerėzore qė tė
bėhet e mundshme hyjnore.
Kėtu mund tė shtrohet ndoshta pyetja se si mund t“i dua
armiqėt e mi, kur unė ndoshta nuk mund t“a akceptoj dhe
t“a toleroj tė afėrmin tim? Edhe pse kjo pėr ne njerėzit
duket si njė gjest i pa mundur, Jezu Krishti kėrkon prej
secilit prej nesh njė flijim total nė kėtė mėnyrė qė tė
krijohemi si njerėz tė ri. Ēdo fjalė e Jezusit kėrkon
falje dhe kthim! Secila fjalė e Jezusit ėshtė pėr ne njė
kthim, ashtu edhe kėta urdhėra qė ne sot i pranuam,
apo u aprovuan prej Jezusit pėr ne janė rikthim.
Janė shtatė urdhėra nė ugjillė qė neve na
udhėrohen. Katėr tė parat janė tė drejtuara neve direkt
personalitetit tonė, kurse tri tė tjerat janė tė
drejtuara nė pasurinė dhe tė mirat tona.
Nė tė vėrtetė kėto sende nuk luajnė njė
rrol tė madh nė jetėn tonė, ku prej tyre edhe mund tė
ndahemi lehtė. Ti rikthejmė edhe njė herė kėta urdhėra
nė memorinė tonė:
-
Duani armiqtė tuaj!
-
Bėnu mirė atyre qė ju urrejnė!
-
Bekoni ata qė ju mallkojnė!
-
Lutuni pėr ata qė dijekeqas ju
mundojnė!
-
Atij qė tė bie njėrės faqe, ktheja
edhe tė tjetrėn!
-
Atij qė ta rrėmben pallton, mos ia
ndal as kėmishėn!
-
Secili qė lyp prej teje, jepi, e atij
qė merr gjėnė tėnde, mos kėrko ta kthejė!
Por ju duani armiqtė tuaj, bėni mirė e
huazoni pa pritur se do tju kthejnė gjė. Kėshtu do tė
jetė i madh shpėrblimi juaj dhe do tė jeni bijtė e tė
Tejetlartit Zot, sepse ai ua do tė mirėn edhe
mosmirėnjohėsve e tė kėqijve.
Tė dashur vėllezėr e motra, ne jemi tė
ftuar nė misionin e Krishtit pa marr parasysh se si
jemi, tė ftuar qė tė shkojmė pas tij, jo pėr shkakun
tonė, por ne jemi tė thirrur pėrshkak Jezusit, po ashtu
qė edhe t“i duam edhe armiqėt tanė. Ne duhet shpeshherė
tė duam deri se kjo tė shkaktohet nė dhimbje. Dashuria
ndaj armiqėve ėshtė hirė, qė duhet tė mė dhurohet.
Jezusi na e dhuron dashurinė e Zotit, qė ėshte e
rezervuar vetėm pėr ne. Ne iu dhurojmė njerėzve
dashurinė dhe jetėn tonė, sepse Jezusi na mėsoi, qė ta
duam tė afėrmin tonė si vetvetėn. Por mos tė jetė
ndoshta kjo rregull e ligjit tė atėhershėm romak:
"Do, ut des"
(unė tė jap, qė edhe ti t“mė japėsh, apo.
Do, ut facias
(unė tė jap, qė edhe ti t“ma bėjshė tė njėjtėn gjė. Kjo
ėshtė njerėzore dhe secilit ėshtė e kjartė, por ne duhet
tė veprojmė sipas projektit hyjnorė!
Mos gjykoni dhe nuk do tė gjykoheni! Mos
dėnoni e nuk do tė dėnoheni! Falni e do tė gjeni falje!
Jepni e do tju jepet: masė e mirė, e dendur, e tundur,
me grumbull do tju jepet nėn sqetullėn tuaj: sepse me
atė masė qė tė matni, do tju matet edhe juve nė kthim.
Kur gjindemi para fillimit tė kohės
liturgjike tė Kreshmeve, le tė jetė edhe kjo kohė e
shancė qė tė mundohemi tė jetojmė nė hirin e Zotit dhe
tė mbetemi e tė jetojmė nė rrugėn e Tij. Amen
Mag. Don. Kolė Gjergji,
kapelan nė famullinė
|