|
Predikimi i tė dielės sė parė tė
kreshmėve C 2007
Fjala hyrėse
Pluhur je dhe nė pluhur do tė kthehesh!
Ky lajm i Zotit tingėlloi nė tė Mėrkurėn e pėrhime. Kėtė
fjalė do ta dėgjojmė edhe ne sot. A thua ky lajm ėshtė i
gėzushėm? A thua nuk ėshtė ky njė lajm qė na prish
gėzimin? Unė mendoj se jo. Me kėtė lajm unė e kujtoj njė
tė vėrtetė tė fesė sime: jam i krijuar. Un nuk jetoj pa
kufij nė kėtė tokė. Kjo ėshtė e vėrteta dhe kjo ėshtė
ashtu. Mirėpo nėse unė kthehem nė pluhur, nė tė njėjtėn
kohė kthehem te shtėpia e Atit, unė kthehem nė shtėpi.
Po shkoj qė t`ju pėrgatis banesėn, na ka thėnė e na ka
premtu Jezu Krishti. Njėkohėsisht lajmi se jam pluhur
dhe se nė pluhur do tė kthehem ma pėrkujton dhe mė bėn
tė vetėdijshėm pėr kohėn e kufizuar tė jetės sime, se sa
e ēmueshme ėshtė koha. Gjithė ajo qė nuk kam pėr sė
tepėrmi, qė mė ėshtė dhėnė nė njė sasi tė kufizueshme,
ėshtė shumė e ēmueshme. Pėr kėtė arsye do tė duhej ta
pyesim sot veten: Si e pėrdori unė kohėn time tė
ēmueshme? Ē`ėshtė ajo gjė e rėndėsishme qė unė po ia
kushtoj kohėn time? Ē`ėshtė ajo gjė e parėndėsishme qė
nuk ia kushtoj kohėn time. Kjo mund tė mė ndihmojė pėr
njė thellim mė tė mė madh tė jetės sime.
Lutjet e besimtarėve
Ta thėrrasim Zotin, krijuesin tonė dhe tė
botės, i cili njė ditė do tė na ngrit nga hiri dhe
pluhuri. Biri i tij e Zoti ynė Jezu Krishti na tregoi,
se sa e rėndėsishme ėshtė qė tė duam ty qė nėpėrmjet
pasurisė, hijeshisė dhe pushtetit tė mos ta lėmė veten
tė ngashnjehemi. Prandaj po tė drejtohemi me kėto lutje:
-
Nxiti njerėzit nė kohėn e kreshmėve, tė
kthehen dhe tė angazhohen pėr zemrėn dhe shpirtin e tyre
ashtu siē bėjnė pėr trupin e tyre. Tė lutemi!
-
Ndihmoju tė vegjėlve, tė rinjve dhe tė
moshuarve, gjithnjė mė shumė tė ndajnė me tė tjerėt,
kėshtu qė mos tė ketė ndarje gjithnjė e mė tė madhe nė
tė pasur dhe nė tė varfėr. Tė lutemi!
-
Ngushėlloi tė mėrziturit dhe tė
pikėlluarit dhe tregoju atyre qė janė nė buzė tė
vdekjes, qė Jezu Krishti ėshtė mė i fortė se hiri dhe
pluhuri. Tė lutemi!
-
Bėjė qė tė na ndihmojnė kėto 40 ditė tė
kreshmeve, ta pastrojmė zemrėn tonė, qė tė mund tė
shkėlqejė nėpėr tė drita e Zotit nė botė. Tė lutemi!
Pranoj, o Zot, kėto lutje qė t`i drejtuam
dhe ato qė i kemi nė zemrat tona. Kėtė po tė lutemi,
nėpėr Krishtin, Zotin qė na do dhe na ndihmon sot,
gjatė kėtyre kreshmėve e tė gjitha ditėt e jetės sonė.
Amen.
Predikimi i tė dielės sė parė tė
kreshmėve C 2007
Predikimi
Tė dashur vėllezėr e motra nė Krishtin!
Me tė mėrkurėn e pėrhime ka filluar koha
e kreshmėve. Koha e kreshmėve dėshiron qė tė na
pėrgatisė pėr Pashkėt. Ajo dėshiron qė tė na ndihmojė
ashtu tė jetojmė, qė nė jetėn tonė sėrishmi tė kemi
dritė, sėrishmi tė shohim mė mirė. Sot na tregon Jezu
Krishti, se si mundemi me tė t`i tejkalojmė errėsirat e
jetės qė vijnė nė jetėn e njeriut. Prej tė mėrkurės sė
pėrhime e deri nė pashkė janė 40 ditė (nė qoftė se nuk i
njehim tė dielat). Pėr 40 bėhet fjalė edhe nė ungjillin
e sotshėm: Jezu Krishti e kaloi kėtė kohė nė
shkretėtirė. Katėrdhjetė ėshtė numri i ripėrtėritjes (40
javė rritet njė fėmijė [= njė jetė e re] nė kraharorin e
nėnės, para se tė lind).
Nė jetėn tonė nganjėherė e pėrjetojmė se
nė ne ėshtė shkėlqimi, qartėsia. Ne gėzohemi. Shohim
qartė. Kemi njė qėllim. E njohim rrugėn.
Nganjėherė nė jetėn tonė ėshtė errėsirė,
terr i vėrtetė. Nuk e kemi tė qartė si tė sillemi as me
veten dhe as me tė tjerėt, nuk mundemi tė gėzohemi pėr
asgjė. Nuk shohim atė, ēka Zoti na ka dhėnė, por vetėm
atė, qė na duket ose pėrnjėmend nė kėtė moment na
mungon.
Ka shumė njerėz nganjėherė bėjmė pjesė
edhe ne tek ta qė ia kanė lakmi tė tjerėve pėr gjėrat,
qė ata vetė nuk i kanė. Shumė energji harxhojnė, qė ta
fitojnė kėtė mė pas. Nganjėherė kėto gjėra tė jashtme
pėr ta janė mė tė rėndėsishme se Zoti ose se dashuria
ndaj tė afėrmit.
Ungjilli i sotshėm na tregon, se si Jezu
Krishti si njeri qe vetė i sprovuar, i tunduar, ta bėjė
tė keqen.
Jezu Krishti qėndroi 40 ditė dhe netė nė
shkretėtirė. Ai lutej dhe agjėronte. Dėshiroi tė qėndroj
krejt afėr Zotit. Atėherė tunduesi iu afrua Jezusit duke
i thėnė: Nėse
je Biri i Hyjit, urdhėroji kėtij guri tė bėhet bukė!
Mirėpo Jezusi ia kthei:
Njeriu nuk mund tė
jetojė vetėm me bukė, por prej ēdo fjale qė
del nga goja e Hyjit.
Kėtė tundim mund ta pėrshkruajmė edhe
kėshtu: Shfrytėzoj tė gjitha mundėsitė, pėr tė fituar,
atė qė dėshiron ta kesh: Veshmbathje shtėpi banesė
zbavitje luksuz.
Mirėpo pėr Jezusin e gjithė kjo nuk ėshtė
pėrnjėmend e rėndėsishme; atij i intereson para sė
gjithash vullnesa e ZOTIT!
Ekzistojnė shumė njerėz nganjėherė edhe
nė bėjmė pjesė tek ta qė dėshirojnė me qejf tė jenė
diēka tė veēantė. Kanė qejf tė bėhen tė mrekullueshėm
dhe qė tė tjerėt t`ua kanė lakmi. Ata dėshirojnė tė
bėhen dhe tė jenė diēka si njė yll, vėrtetė njė super
yll. Ēka nuk bėjnė, vetėm e vetėm qė tė biejnė nė sy, qė
tė duken nė skenė. Mirėpo shpesh herė nė atė rast e
bėjnė veten qesharak. Pėr me vle, bėjnė dredhi dhe
mashtrojnė. Hidhėrohen, nervozohen, kur mendojnė se tė
tjerėt vlejnė mė shumė se ata vetė.
Bukvalisht domethėnė: Atėherė e ēoi nė
Jerusalem, e vuri nė majė tė Tempullit e i tha: Nėse je
Biri i Hyjit, hidhu prej kėtu poshtė, 10
sepse Shkrimi i shenjtė thotė:
Hyji pėr ty do tu
urdhėrojė engjėjve tė vet qė tė tė ruajnė,
11 dhe
do tė
tė mbajnė para duarsh, qė tė mos e vrasėsh kėmbėn tėnde
nė ndonjė gur.
12
Jezusi iu pėrgjigj: Por u tha edhe:
Mos e
tundo Zotin, Hyjin tėnd!
Ne mund ta pėrshkruajmė kėtė tundim
kėshtu: Shfrytėzoj tė gjitha mundėsitė qė ta bėsh veten
tė pashėm, qė tė tjerėt tė vėrejnė. Ti duhesh patjetėr
ta bėsh njė shenjė, njė spektakėl, njė cirkus. Atėherė
njerėzit do t`i hapin sytė dhe veshėt mbi ty. Ata do tė
thojnė: diēka madhėshtore hyjnore. Atėherė ata do tė
mrekullohen ty, do tė ta kenė lakmi dhe do tė tė bėjnė
si zot. Edhe kėtė nuk e dėshiron Jezu Krishti ai
dėshiron ZOTIN ta vendos pėrpara, jo vetveten.
Ka shumė njerėz dhe nganjėherė bėjmė
pjesė edhe ne tek ta qė dėshirojnė me qejf tė kenė
fuqi, pushtet, pėr tė caktuar dhe pėr tė urdhėruar. Ata
dėshirojnė tė kenė tė drejtė. Vetėm mendimi i tyre guxon
tė vlejė. Tė tjerėt duhet t`i dėgjojnė ata dhe t`iu
binden!
Bukvalisht kjo domethėnė nė Ungjill:
Atėherė tunduesi e ngriti lart dhe, pėr
njė ēast, ia dėftoi tė gjitha mbretėritė e botės,
6 e i tha: Ty do tė ta jap tė gjithė
kėtė pushtet dhe lavdinė e tyre, sepse mu dha mua dhe
unė ia jap kujt tė dua. 7 Nėse, pra,
ti pėrkulesh nė adhurim para meje, do tė jetė krejt
jotja.
8
Jezusi iu pėrgjigj: Shkrimi i shenjtė thotė:
Adhuro Zotin, Hyjin tėnd,
dhe vetėm atij shėrbeji!
Ne mund ta pėrshkruajmė kėtė tundim
kėshtu: Bėn pushtet! Sundo! Lidhu me tė pushtetshmit!
Paraja ėshtė fuqi. Pasuria ėshtė fuqi. Armėt janė fuqi.
Nėse e arrin kulmin e pushtetit, do tė tė dėgjojnė dhe
do tė tė binden tė gjithė. Kėrkoje pushtetin, dhe pastaj
do tė jesh i pari, mė i madhi!
Mirėpo Jezu Krishti nuk dėshiron tė
sundojė, por tė shėrbejė. Ai e dėshiron Mbretėrinė e
Zotit, Mbretėrinė e Dashurisė, dhe jo qė ta detyrojė
botėn, por t`i ofrojė liri.
Sikurse Jezu Krishti sipas tė gjitha
gjasave shumė njerėz herėdo kurdo i kanė pėrjetuar kėto
tundime: tė dėshirosh tė kesh / Pasurinė, tė
dėshirosh tė vlesh/ Lavdinė dhe tė dėshirosh tė
pėrcaktosh/ Pushtetin. Ndryshe nga Jezu Krishti me
siguri shumė njerėz njė herė kanė ra nė kėto tundime
ata tė gjitha fuqitė e tyre i kanė angazhuar, tė bėhen
tė pasur, tė bėhen tė njohur, tė lavdishėm apo qė mbi tė
tjerėt tė mund tė sundojnė.
Jezu Krishti pėrkundrazi ashtu ka
vepruar, qė tė gjitha kėto tundime t`i mposht. Prej tij
mund tė mėsojmė se:
1.
Pėr Jezu Krishtin ishte e
rėndėsishme, ēfarė do Zoti nga ai. Nga dashuria
dėshironte tė vepronte pėr vullnet tė Atit nė qiell
dhe pikėrisht kjo ėshtė mu e kundėrta e asaj qė tė
kem, e kundėrta e pasurisė.
2.
Jezusi e vendosi Zotin nė
qendėr tė mendimeve dhe veprave tė tija dhe kjo
pikėrisht ėshtė e kundėrta e Lavdisė sė vetvetes.
3.
Jezusi nuk dėshironte tė
ushtrojė pushtet dhe aspak nuk dėshironte t`i detyrojė
me zor njerėzit. Ai i fton ata, ta ndjekin atė, qė ta
pėrgatisin rrugėn e mbretėrisė sė Zotit. Ai i shėronte
tė sėmurėt dhe mėkatarėt i lironte nga mėkatet. Ai i
nėnshtrohej vullnesės sė Zotit deri nė vdekje nė kryq.
Jezu Krishti na tregon, se si mund t`i
mposhtim tundimet nė jetėn tonė njerėzore. Ai ėshtė
shembulli ynė. Nė qoftė se ne si ai dhe me tė kundėr
tundimeve luftojmė, atėherė sėrisht do tė ketė mė shumė
dritė nė jetėn tonė dhe nė botė. Koha e kreshmėve
pikėrisht dėshiron qė tė na ndihmojė nė kėtė qėllim dhe
tė na forcoj nė kėtė rrugė. Amen.
p. shtjefen dodes
|