|
PAGĖZIMI I ZOTIT TONĖ
JEZU KRISHTIT-C-
(07.01.2007)
L1: Is
42,5a.1-4.6-7 ose Is 40,1-5.9-11; L 2: Vap 10,34-38 ose
Tit 2,11-14;
3,4-7; Ungjilli: Lk 3,15-16.21-22
Sot kremtojmė festėn e Pagėzimit tė
Zotit tonė Jezu Krishtit. Ngjarja figurativo-biblike
e kėsaj dite ndodh nė lumin Jordan. Nė kėtė ditė kisha
kremton hyrjen publike tė Shėlbuesit nė detyrėn vet
Mesianike. Kjo ditė ėshtė zbulesa e dėrgimit
mesianik tė Krishtit, qė tu kumton tė gjithėve Lajmin e
gėzueshėm, ungjillin!
Gjon Pagėzuesi ėshtė udhėtregues! Kjo do
tė thotė se ai i ka kushtet paraprake pėr tė gjithė, qė
ta krijon njė fillim tė ri, pėr popullin e ri tė
Besėlidhjes sė Re, ku pritet shėlbimi pėr popullin e
zgjedhur tė Zotit. Ai, Gjoni ėshtė profeti i fundit i tė
gjitha kohėrave, ku e ndėrton njė urė nė kėtė
Besėlidhje.
Ai ia mundėson popullit dhe neve sot njė
kalim se si mund tė shkohet dhe nė cilėn rrugė duhet tė
shkohet, pėr tė arritur te Zoti.
Me tė dielen e sotme «Pagėzimi i Jezu
Krishtit» shenjohet me mbarimin e kohės liturgjike
tė Kėrshėndellave. Ēka ne kremtuam nė misterin e
Kėrshėndellave, marrėdhėniet e reja me Zotin, qė filloi
me tė, mishėrimin e Zotit u bė nė pagėzimin e Jezusit e
pashme. Pėr kėtė dėshmojnė fjalėt e Shkrimit shenjt:
«Ti
je im Bir
- Djali i
dishirit!
Ty tė
miratova!»
Ati qielor e dėshmon atė se, ai ėshtė
Biri i Zotit. Ai e zbulon dėrgimin e vet, qė t'i merr
mbi vete mėkatet e mbarė njerėzimit, ai na mėson neve,
qė tė shkojmė rrugės nė pėrkryerjen ė vullnesės hyjnore,
qė na qonė nė jetė.
Shpirti i Zotit qė foli nėpėrmes
profetėve, tash e mė tutje do tė flet nėpėrmes Jezu
Krishtit. Shpirti ėshtė fuqia e Zotit dhe Dhurata e
premtuar pėr popullin e ri tė zgjedhur tė Zotit.
Shpirti i Zotit ėshtė, ai qė i bėnė ata,
bijat e bijtė e Zotit qė besojnė nė tė. Jezu Krishti
pagėzohet prej Gjon Pagėzuesit. Jezusi nuk u pagėzua se
kishte mėkate, ai ishte pa mėkatė, edhe pse i ngjashėm
me ne.
Ai qėndron
nė
njė rend me mėkatarėt,
jo se ishte mėkatar,
por qė
mėkatet
e njerėzimit,
tė
botės
t'i
marr nė
vetvete.
Kulminacioni i veprimtarisė sė Gjon Pagėzuesit ishte kur
ai e pagėzoi Jezusin. Jezusi u
pagėzua, kurse bota u shėlbua!
Uji nė
kėtė
kontekst
simbolizon pastrimin prej mėkateve,
jetė, gjallėri,
ku nė
kėtė
mėnyrė
me dashurinė
e Zotit njeriu
bėhet
njeri i ri.
Duhet ta kemi
tė
kjartė
se nė
ēdo pagėzim
hapet qieli mbi tė
pagėzuarin
dhe kėshtu
Zoti e shpreh dashurinė
dhe miratimin
e vet.
Ku kėshtu ēdo pagėzim ėshtė hyrje nė
familjen e Zotit, lindje nė njė jetė tė re me Zotin.
Zoti
tė gjithėve neve na fton nė njė jetė me tė. Pėr kėtė
bashkjetėsė me tė shumė i nevojshėm ėshtė kthimi,
kjo do tė thotė jetėn tonė ta vėmė nė drejtim tė drejt
apo nė rrugė tė drejt, dhe kėshtu tė largohemi prej
egoizmit, tė largohemi prej urretjes, keqdashjes dhe tė
ofrohemi dashurisė sė Zotit dhe njerėzve.
Leximi i parė i Isaisė profet na e
paraqet «Shėrbėtorin», i cili ėshtė i thirur prej
Zotit. Ky ėshtė i ftuar, qė t'ua predikon tė gjithė
popujve besnikėrin dhe mėshirėn e Zotit. Pėr kėtė detyrė
qė mori prej tij, ai duhet tė kuruajohet me Shpirtin e
atij. Gjithēka, qė vjenė prej Zotit ėshtė mė i fuqishėm
se bota.
Prej Zotit rrjedh feja dhe dashuria: Feja
dhe besimi nė Jezu Krishtin, nė Birin e Zotit, kurse
dashuria nė tė gjithė njerėzit qė janė bėrė vėllezėrit e
motrat tona.
«Pas
meje po vjen njė mė i fortė se unė».
Gjon Pagėzuesi
me kėto
fjalė
dėshmon
ardhjen e Jezu Krishtit,
si mė
tė
fuqieshėm,
mė
tė
fortė,
sepse ai
ėshtė
Zot.
Gjoni u pėrgatitit
tė
gjithė
njerėzve
rrugėn
pėr
Ardhjen e Shėlbuesit,
ku
predikonte kthimin dhe faljen e mėkateve.
Pagėzimi
i Gjonit nuk ishte sakrament,
por parapėrgatitje
pėr
kėtė.
Ai e tha kėtė vet:
«Unė ju pagėzova me ujė, kurse ai qė po
vjenė pas meje do t'ju pagėzon me Shpirtin Shenjt».
Dashur vėllezėr e motra, tė ndalemi edhe
ne sot e tė mendojmė disa momente mbi pagėzimin tonė,
mbi fillimin e jetės sonė me Krishtin.
Ja, ēka na thotė shėn Ambrozi ipeshkėv mu
nė kėtė ditė: «Shiko e mendo se
ku je pagėzuar, nga tė rrjedh ty pagėzimi, nėse jo nga
kryqi dhe vdekja e Krishtit. Kėtu qėndron mbarė misteri:
ai u mundua pėr ty. Nė tė je shėlbuar, nė tė je
shpėtuar». «Vetėm, qė tė jesh i pagėzuar nuk vlen mjaft,
por qė tė jetosh me Zotin dhe me bashkėsinė e tė
besuarve si i pagėzuar.» Amen.
Mag. Don. Kolė Gjergji,
kapelan nė famullinė
|