|
MBRĖMJA E SILVESTRIT
B
31. 12. 2005
Kur
gjindemi nė ditėn e fundit tė njė viti, atėherė qėllimi
kryesor i secilit prej nesh do tė ishte qė kėtė vit qė
po e lamė pas t'a mbarojmė duke i falenderuar
Zotit pėr gjithēka dhe nė gjithēka, se ēfarė
kemi pranuar nė kėt vit dhe mė parė. Pra, duke iu
falendėruar njėkohėsisht edhe ta
lusim Zotin, qė t'a fillojmė, tė
startojmė dhe tė jetojmė, nė kėtė vit qė po hymė, me
bekimin e Zotit.
Posaēėrisht tė jetojmė me euharistinė ne si njerėz
euharistik mė me tepėr kur ky vit 2005 ishte edhe i
kushtuar Euharistisė, i shpallur vet prej Papės
Gjon Palit II.
Ditėt, muajt dhe vitet kalojnė, kėshtu edhe ne pėr ēdo
ditė jemi disi nė njė levizje permanente tė jetės sonė,
kėshtu duke e kaluar kėtė jetė toksore
shtegtojmė nė shtegtimin toksorė kah jeta e pasosur.
Zoti ėshtė fundament i egsistencės sonė njerėzore.
Prandaj, koha e ditėve dhe viteve tona ėshtė njė dhuratė
e Zotit. Kėtė dhuratė duhet qė ta pranojmė me zemra tė
ēiltėra dhe tė gėzuara, dhe ky gėzim buron nė jetėn tonė
prej fesė sonė nė jetėn e krishterė. Ky gėzim vepron dhe
ėshtė aktiv nėpėrmes lutjes dhe dashurisė ndaj Zotit dhe
njeriut.
Tė mėndojmė secili nė vetvete se si dhe ku e kam kaluar
kėtė vit qė po e lėmė pasė?
Ishte jeta ime e kultivuar me sakramentet e shenjta dhe
me sakramentoret qė mė dhurohet pa ndėrprerė?
Ishin veprat e mia nė pėrlqim Zotit dhe pėr nevojtarėt?
Sa dhe si iu kushtava familjės time?
Jetova si anėtarė i familjės, apo ndoshta nuk
pėrkujdesem pėr kėtė antarėsim?
Koha e jetės sonė ėshtė edhe kohė nė pėrkushtim
bashkjetesės njerėzore dhe e njė shoqėrie. Koha po
kalon, por ku dhe si po mbetemi ne? Tė bėjmė, pra vepra
tė mira deri sa tė duam tė kemi kohė pėr kėtė drejtim.
Tė gjėjmė kohė pėr Zotin, pėr lutje, pėr vepra tė
mėshirshme dhe pėr njeriun qė e kam pranė. Prandaj, si e
kalova kėtė vit qė po e lė pas dhe si po e kaloj kėtė
vit qė ėshtė para meje?
Si e kemi kaluar kėtė e din secili prej nesh vet, por si
do ta fillojmė, ju ftoj qė tė startojmė me Zotin dhe pėr
Zotin qė ardhmėria e jonė jetsore tė jetė ma e mirė dhe
ma e shėndoshė! Amen.
Mag. Don Kolė Gjergji,
kapelan nė famullinė Bruck a.d. Mur nė Austri
|