Klikoni këtu për të shkuar në faqen kryesore të misioni.hr

Misioni Katolik Shqiptar nė Kroaci

                                                                                                                   

Temat

  Home

  Revista Urtia

  Numri 19

 

  

  

  

  

  

  

  

  

  

  

  

 

 

  

 

  Download


Kėrko nė Google


www.misioni.hr

 

 Revista Urtia                                                   

Mesazhi i parė i Shenjtėrisė sė tij Benedikti XVI
Nė pėrfundim tė bashkėkremtimit eukaristik me kardinalėt zgjedhės nė kapelėn Sikstina


E mėrkurė, 20 prill 2005

Tė Nderuar Vėllezėr Kardinalė, fort tė dashur Vėllezėr e Motra nė Krishtin, ju tė gjithė, burra e gra vullnetmirė!

1. Hir dhe paqe me begati pėr tė gjithė ju! (shih 1 Pjt 1, 2). Nė shpirtin tim nė kėto dy orė bashkėjetojnė dy ndjenja tė kundėrta. Nga njėra anė, njė ndjenjė papėrshtatjeje dhe njė turbullim njerėzor pėr pėrgjegjėsinė qė mė ėshtė besuar dje, si Pasardhės i apostullit Pjetėr nė kėtė Seli tė Romės, pėrballė Kishės sė gjithėmbarshme. Nga ana tjetėr, ndiej tė gjallė nė mua njė mirėnjohje tė thellė ndaj Hyjit, qė – siē kėndon liturgjia – nuk e braktis grigjėn e vet, por e udhėheq pėrmes kohėve, nėn drejtimin e atyre, tė cilėt Ai vetė i ka zgjedhur zėvendės tė Birit tė tij dhe i ka bėrė barinj (shih. Prefacioni i Apostujve I).

Fort tė dashur, kjo mirėnjohje intime pėr njė dhuratė tė mėshirės hyjnore mbizotėron sidoqoftė nė zemrėn time. Dhe kėtė fakt e konsideroj si njė hir tė veēantė tė fituar pėr mua nga Paraardhėsi im i nderuar, Gjon Pali II. Mė duket sikur ndiej dorėn e tij tė fortė qė shtrėngon timen, mė duket se shoh sytė e tij tė qeshur dhe sikur dėgjoj fjalėt e tij, qė nė kėtė ēast mė drejtohen mua nė mėnyrė tė veēantė: “Mos ki frikė!”.

Vdekja e Atit tė Shenjtė Gjon Pali II, dhe ditėt qė pasuan, qenė pėr Kishėn dhe pėr botėn mbarė njė kohė e jashtėzakonshme hiri. Dhimbja e madhe pėr zhdukjen e tij dhe ndjenja e boshllėkut qė krijoi tek tė gjithė pėrforcohen nga veprimi i Krishtit tė ringjallur, qė u shfaq gjatė ditėve tė gjata nė valėt korale tė besimit, tė dashurisė dhe tė solidaritetit shpirtėror, qė kulmoi me varrimin e tij solemn.

Mund ta themi kėtė: funerali i Gjon Palit II qe vėrtet njė pėrvojė e jashtėzakonshme gjatė sė cilės, nė njė farė mėnyre, u perceptua fuqia e Hyjit qė, nėpėrmjet Kishės sė tij, dėshiron tė formojė njė familje tė madhe me tė gjithė popujt, me anė tė fuqisė bashkuese tė tė Vėrtetės dhe Dashurisė (shih. Lumen Gentium 1). Nė ēastin e vdekjes, sipas Mėsuesit dhe Zotit tė tij, Gjon Pali II kurorėzoi Pontifikatin e tij tė gjatė dhe pjellor, duke ripohuar nė besim popullin e krishterė, duke e mbledhur pėrreth vetes dhe duke e bėrė tė ndihet mė tė bashkuar mbarė familjen njerėzore.

Si tė mos ndihemi tė forcuar nga kjo dėshmi? Si tė mos e ndiejmė se sa guxim na jep kjo ngjarje hiri?

2. Jashtė ēdo parashikimit tim, Provania hyjnore, nėpėrmjet votės sė etėrve tė nderuar Kardinalė, mė thirri pėr tė zėnė vendin e kėtij Pape tė madh. Po mendoj nė kėto orė pėr sa ndodhi nė Cezarenė e Filipit, kėtu e dymijė vjet mė parė. Mė duket sikur dėgjoj fjalėt e Pjetrit: “Ti je Mesia – Biri i Hyjit tė gjallė”, dhe pohimi solemn i Zotit: “Ti je Pjetr – Shkėmb dhe mbi kėtė shkėmbr unė do tė ndėrtoj Kishėn time... Ty do tė t’i jap ēelėsat e Mbretėrisė sė qiellit” (Mt 16, 15-19).

Ti je Mesia – Krishti! Ti je Pjetri! Mė duket sikur po jetoj tė njėjtėn skenė ungjillore; unė, Pasardhės i Pjetrit, pėrsėris me drithėrimė fjalėt drithėruese tė peshkatarit tė Galilesė dhe ridėgjoj me njė mallėngjim tė thellė premtimin e Mėsuesit hyjnor qė mė jep siguri. Nėse pesha e pėrgjegjėsisė qė bie mbi shpatullat e mia tė shkreta ėshtė e pamasė, edhe fuqia hyjnore mbi tė cilėn mund tė mbėshtetem ėshtė e pamasė: “Ti je Pjetr – Shėmb dhe mbi kėtė shkėmb do tė ndėrtoj Kishėn time” (Mt 16,18). Duke mė zgjedhur si Ipeshkėv tė Romės, Zoti mė ka dashur si Vikarin e tij, mė ka dashur “shkėmb” mbi tė cilin tė gjithė tė mund tė mbėshteten me siguri. I kėrkoj atij qė tė plotėsojė varfėrinė e fuqive tė mia, qė unė tė jem Bari i guximshėm dhe besnik i grigjės sė tij, gjithmonė i hapur ndaj frymėzimeve tė Shpirtit tė tij.

Po pėrgatitem tė filloj kėtė minister tė veēantė, ministerin ‘pjetror’ nė shėrbim tė Kishės sė gjithėmbarshme, me njė braktisje tė pėrvujtur nė duart e Provanisė sė Hyjit. Dhe nė radhė tė parė i ripėrtėrij Krishtit pjesėmarrjen time tė plotė dhe besimplotė: "In Te, Domine, speravi; non confundar in aeternum!".

Juve, Zotėrinj Kardinalė, me shpirtin mirėnjohės pėr besimin qė mė dhatė, ju kėrkoj tė mė mbėshtesni me lutje dhe me njė bashkėpunim tė qėndrueshėm, aktiv dhe dijeplotė. I kėrkoj edhe tė gjithė Vėllezėrve nė Ipeshkvni qė tė mė qėndrojnė pranė me lutje dhe me kėshilla, qė tė mund tė jem vėrtet Servus servorum Dei. Ashtu si Pjetri dhe Apostujt e tjerė themeluan sipas dėshirės sė Zotit njė Kolegj tė vetėm apostolik, nė tė njėjtėn mėnyrė Pasardhėsi i Pjetrit dhe Ipeshkvinjtė, pasardhėsit e Apostujve duhet tė jenė fort tė bashkuar mes tyre, siē e ka theksuar fort Koncili (shih. Lumen Gentium, 22). Ky bashkim kolegjial, edhe pse nė ndryshueshmėrine e roleve dhe tė funksioneve tė Papės dhe tė Ipeshkvinjve, ėshtė nė shėrbim tė Kishės dhe tė njėsimit tė besimit, nga e cila varet nė njė masė tė konsiderueshme frytshmėria e veprės ungjillizuese nė botėn bashkėkohore. Nė kėtė shteg, nė tė cilin kanė pėrparuar Paraardhėsit e mi tė nderuar, kam ndėrmend tė pėrparoj edhe unė, me shqetėsimin e vetėm pėr t’i shpallur botės mbarė praninė e gjallė tė Krishtit.

3. Kam pėrpara meje, veēanėrisht, dėshminė e Papės Gjon Pali II. Ai lė njė Kishė mė tė guximshme, mė tė lirė, mė tė re. Njė Kishė qė, sipas mėsimit dhe shembullit tė tij, e sheh me qetėsi tė shkuarėn dhe nuk ka frikė nga e ardhmja. Me Jubileun e Madh ajo ėshtė futur nė mijėvjeēarin e ri duke mbajtur nė duar Ungjillin, tė aplikuar nė botėn aktuale nėpėrmjet rileximit tė autoritetshėm tė Koncilit II tė Vatikanit. Me tė drejtė Papa Gjon Pali II ka treguar Koncilin si njė “busull” me tė cilėn tė orientohemi nė oqeanin e gjerė tė mijėvjeēarit tė tretė (shih. Letra apostolike Novo millenio ineunte, 57-58). Edhe nė Testamentin e tij shpirtėror ai shėnonte: “Jam i bindur se akoma pėr nė kohė tė gjatė brezat e rinj do tė mund tė ngjyejnė nga pasuritė qė ky Koncil i shekullit XX na ka dhėnė” (17. III. 2000).

Edhe unė, duke u bėrė gati pėr shėrbimin qė duhet tė kryejė Pasardhėsi i Pjetrit, dua tė pohoj me forcė vullnetin e prerė qė tė vazhdoj nė angazhimin e vėnies nė jetė tė Koncilit II tė Vatikanit, nė vazhdėn e Paraardhėsve tė mi dhe nė vazhdimėsi besnike me traditėn dymijė - vjeēare tė Kishės. Pikėrisht nė kėtė vit bie pėrvjetori i 40-tė i pėrfundimit tė Mbledhjes sė Koncilit (8 dhjetor 1965). Me kalimin e viteve, Dokumentet e Koncilit nuk e kanė humbur aktualitetin; madje mėsimet e tyre na shfaqen veēanėrisht nė linjė nė marrėdhėnie me instancat e reja tė Kishės dhe tė shoqėrisė sė sotme tė globalizuar.

4. Nė njė mėnyrė mjaft domethėnėse, Pontifikati im fillon ndėrsa Kisha ėshtė duke jetuar Vitin e veēantė tė pėrkushtuar Eukaristisė. Si tė mos vė re nė kėtė koinēidencė tė Provanisė njė element qė duhet tė karakterizojė ministerin tek i cili jam thirrur? Eukaristia, zemra e jetės sė krishterė dhe burim i misionit ungjillizues tė Kishės, nuk mund tė mos ndėrtojė qendrėn e pėrhershme dhe burimin e shėrbimit pjetror qė mė ėshtė besuar.

Eukaristia e bėn tė pranishėm nė mėnyrė konstante Krishtin e ringjallur, qė vazhdon tė na jepet neve, duke na thirrur qė tė marrim pjesė nė tryezėn e Trupit tė tij dhe tė Gjakut tė tij. Nga bashkimi i plotė me Tė lind ēdo element tjetėr i jetės sė Kishės, nė radhė tė parė bashkimi mes gjithė besimtarėve, angazhimi pėr tė shpallur dhe dėshmuar Ungjillin, zelli i dashurisė vėllazėrore pėrkundrejt tė gjithėve, nė mėnyrė tė veēantė pėrkundrejt tė varfėrve dhe tė vegjėlve.

Nė kėtė vit duhet tė kremtohet me njė rėndėsi tė veēantė Solemniteti i Corpus Domini. Mė pas, nė gusht, Eukaristia do tė jetė nė qendėr tė Ditės Botėrore tė Rinisė nė Kėln dhe, nė tetor, nė qendėr tė Asamblesė sė Jashtėzakonshme tė Sinodit tė Ipeshkvinjve, qė do tė zhvillohet me temėn: “Eukaristia burim dhe kulm i jetės dhe misionit tė Kishės”. Tė gjithėve ju kėrkoj tė shtoni nė muajt e ardhshėm dashurinė dhe devotshmėrinė pėr Jezusin Eukaristi dhe tė shprehni nė mėnyrė tė guximshme dhe tė qartė besimin nė praninė e vėrtetė tė Zotit, sidomos nėpėrmjet solemnitetit dhe korrektėsisė sė kremtimeve.

Ia kėrkoj nė mėnyrė tė veēantė Priftėrinjve, pėr tė cilėt po mendoj nė kėto ēaste me dashuri tė madhe. Priftėria ministeriale ka lindur nė Ēenakull, sė bashku me Eukaristinė, ashtu siē e ka nėnvizuar shumė herė Paraardhėsi im i nderuar Gjon Pali II. “Ekzistenca priftėrore duhet tė ketė si cilėsi tė veēantė njė «formė eukaristike»”, ka shkruar nė letrėn e tij tė fundit, Letėr pėr tė Enjten e Madhe (n. 1). Pėr kėtė qėllim jep njė kontribut para sė gjithash kremtimi i pėrditshėm me devotshmėri i Meshės sė shenjtė, qendėr e jetės dhe misionit tė ēdo Prifti.

5. Tė ushqyer dhe tė mbėshtetur nga Eukaristia, katolikėt nuk mund tė mos ndihen tė nxitur qė tė priren kah njėsimi i plotė qė ka uruar Krishti me zjarr nė Ēenakull. Pasardhėsi i Pjetrit e di se duhet tė marrė mbi vete nė mėnyrė tė veēantė kėtė dėshirė tė zjarrtė tė Mėsuesit hyjnor. Nė fakt atij i ėshtė besuar detyra qė tė pėrforcojė vėllezėrit (shih. Lk 22, 32).

Me vetėdije tė plotė, nė fillim tė ministerit tė tij nė Kishėn e Romės, tė cilėn Pjetri e ka lagur me gjakun e tij, Pasardhėsi i tij aktual merr mbi vete si angazhim parėsor tė punojė pa kursyer energjitė pėr rithemelimin e bashkimit tė plotė dhe tė dukshėm tė tė gjithė ndjekėsve tė Krishtit. Kjo ėshtė ambicja e tij, kjo ėshtė detyra e tij qė s’mund tė shtyhet. Ai ėshtė i vetėdijshėm se pėr kėtė nuk mjaftojnė shfaqjet e ndjenjave tė mira. Duhen gjeste konkrete qė tė hyjnė brenda shpirtrave e tė shkundin ndėrgjegjet, duke nxitur tė gjithė ndaj kthimit tė brendshėm qė ėshtė kushti paraprak pėr ēdo pėrparim nė rrugėn e ekumenizmit.

Dialogu teologjik ėshtė i nevojshėm, edhe pėrthellimi i arsyeve historike tė zgjedhjeve qė kanė ndodhur nė tė shkuarėn ėshtė i domosdoshėm. Por gjėja mė urgjente ėshtė “dėlirėsimi i kujtesės”, qė kaq herė ėshtė pėrmendur nga Gjon Pali II, pasi vetėm ky mund t’i pėrgatisė shpirtrat qė tė pranojnė tė vėrtetėn e plotė tė Krishtit. Ėshtė pėrpara Atij, Gjykatės suprem i ēdo qenieje njerėzore, qė secili prej nesh duhet tė vihet, me vetėdijen se njė ditė duhet t’i japim llogari Atij pėr sa kemi bėrė e nuk kemi bėrė nė lidhje me tė mirėn e madhe tė bashkimit tė plotė e tė dukshėm tė tė gjithė dishepujve tė tij.

Pasardhėsi aktual i Pjetrit e lė veten tė thirret nė vetėn e parė nga kjo kėrkesė dhe ėshtė i gatshėm tė bėjė sa ėshtė nė pushtetin e tij pėr tė nxitur ēėshtjen themelore tė ekumenizmit. Nė vazhdėn e Paraardhėsve tė tij, ai ėshtė plotėsisht i vendosur qė tė kultivojė ēdo nismė qė mund t’i duket e udhės pėr tė nxitur lidhjet dhe mirėkuptimin me pėrfaqėsuesit e Kishave tė ndryshme dhe Bashkėsive kishtare. Me kėtė rast u dėrgon atyre pėrshėndetjen mė tė pėrzemėrt nė Krishtin, Zotin e vetėm tė tė gjithėve.

6. Nė kėtė ēast, kthehem me kujtesėn time nė pėrvojėn e paharrueshme tė jetuar nga tė gjithė ne me rastin e vdekjes dhe varrimit tė tė ndjerit Gjon Pali II. Pėrreth trupit tė tij tė vdekur, tė vendosur nė tokėn e zhveshur, u mblodhėn Kryetarėt e Kombeve, njerėz nga ēdo shtresė shoqėrore, dhe nė mėnyrė tė veēantė tė rinj, nė njė pėrqafim dashurie dhe admirimi tė paharrueshėm. Mbi tė e mbante vėshtrimin plot besim njė botė e tėrė. Shumė vetėve iu duk se ajo pjesėmarrje e fortė, e amplifikuar deri nė skajet e planetit nga mjetet e komunikimit shoqėror, ishte njė kėrkesė nė kor qė i drejtohej Papės nga ana e njerėzimit tė sotėm qė, i shqetėsuar nga paqartėsia e frika, pyet veten per tė ardhmen e tij.

Kisha sot duhet tė rigjallėrojė tek vetvetja vetėdijen e detyrės qė ka pėr t’ia riparaqitur botės zėrin e Atij qė ka thėnė: “Unė jam drita e botės, kush vjen pas meje nuk do tė ecė nė errėsirė, por do ta ketė dritėn e jetės” (Gjn 8,12). Duke filluar ministerin e tij Papa i ri e di se detyra e tij ėshtė qė tė bėjė tė shkėlqejė drita e Krishtit pėrpara burrave dhe grave tė sotėm: jo dritėn e tyre, por atė tė Krishtit.

Me kėtė vetėdije u drejtohem tė gjithėve, edhe atyre qė ndjekin besime tė tjera fetare ose thjesht kėrkojnė njė pėrgjigje pėr pyetjet themelore tė ekzistencės dhe qė nuk e kanė gjetur akoma. Tė gjithėve u drejtohem me thjeshtėsi dhe ngrohtėsi, pėr t’u sigururar se Kisha dėshiron tė vazhdojė tė thurė me ta njė dialog tė hapur e tė sinqertė, nė kėrkim tė sė mirės sė vėrtetė tė njeriut dhe tė shoqėrisė.

Lus nga Hyji bashkimin dhe paqen pėr familjen njerėzore dhe shpall gatishmėrinė e tė gjithė katolikėve pėr tė bashkėpunuar pėr njė zhvillim tė mirėfilltė shoqėror, qė tė respektojė dinjitetin e ēdo qenieje njerėzore.

Nuk do tė kursej mundin dhe pėrkushtimin pėr tė vazhduar dialogun premtues, tė nisur nga Paraardhėsit e mi tė Nderuar, me qytetėrimet e ndryshme, qė nga mirėkuptimi i ndėrsjellė tė burojnė kushtet pėr njė tė ardhme mė tė mirė pėr tė gjithė.

Nė mėnyrė tė veēantė po mendoj pėr tė rinjtė. Pėr ta, bashkėbisedues tė parapėlqyer tė Papės Gjon Pali II, shkon pėrqafimi im i ngrohtė nė pritje tė Ditės Botėrore tė Rinisė. Me ju, tė dashur tė rinj, e ardhmja dhe shpresa e Kishės dhe njerėzimit, do tė vazhdoj tė dialogoj, duke dėgjuar pritshmėritė tuaja me qėllimin qė t’ju ndihmoj tė takoni gjithnjė e mė thellė Krishtin e gjallė, atė qė ėshtė pėrjetėsisht i ri.

7. Mane nobiscum, Domine! Rri me ne, o Zot! Kjo lutje, qė pėrbėn temėn zotėruese tė Letrės apostolike tė Gjon Palit II pėr Vitin e Eukaristisė, ėshtė lutja qė buron natyrshėm nga zemra ime, ndėrsa po pėrgatitem pėr tė filluar ministerin nė tė cilin mė ka thirrur Krishti. Ashtu si Pjetri, edhe unė ia ripėrtėrij Atij premtimin tim tė pakushtėzuar tė besnikėrisė. Vetėm atij kam ndėrmend t’i shėrbej duke iu pėrkushtuar krejtėsisht shėrbimit tė Kishės sė tij.

Nė mbėshtetje tė kėtij premtimi thėrras ndėrmjetėsimin amėsor tė Marisė sė Shenjtėrueshme, nė duart e sė cilės vendos tė tashmen dhe tė ardhmen e vetes sime dhe tė Kishės. Le tė ndėrhyjnė me ndėrmjetėsinė e tyre edhe Shenjtėrit Apostuj Pjetėr e Pal dhe tė gjithė Shenjtėrit.

Me kėto ndjenja po ju jap juve, tė Nderuar Vėllezėr Kardinalė, atyre qė marrin pjesė nė kėtė rit dhe atyre qė janė nė dėgjim nėpėrmjet televizionit dhe radios njė Bekim tė veēantė, me dashuri.


Shqipėroi: Irene MARGARITI

 

                                                                                                                                                                        

 

Tė gjitha tė drejtat e rezervuara  © 2000 - 2005 misioni.hr

webmaster