Klikoni këtu për të shkuar në faqen kryesore të misioni.hr

Misioni Katolik Shqiptar nė Kroaci

                                                                                                                   

Temat

  Home

  Revista Urtia

  Numri 19

 

  

  

  

  

  

  

  

  

  

  

  

 

 

  

 

  Download


Kėrko nė Google


www.misioni.hr

 

 Revista Urtia                                                   

Mesha e Salikimit pėr Papa Gjon Pali II
Homilia e Kardinalit Joseph Ratzinger

Sheshi i Shėn Pjetrit
E premte, 8 prill 2005


"Mė ndiq" i thotė Zoti i ringjallur Pjetrit, si fjalėn e tij tė fundit tė drejtuar kėtij dishepulli, i zgjedhur pėr tė kullotur delet e tij. “Mė ndiq” – kjo fjalė lapidare e Krishtit mund tė konsiderohet si ēelėsi pėr tė kuptuar mesazhin qė vjen nga jeta e tė ndjerit dhe tė dashurit Papės sonė Gjon Pali II, trupin e tė cilit vendosim sot nė dhé si farė tė pėrjetėsisė – me zemrėn plot trishtim, por edhe plot me shpresė tė gėzueshme dhe me mirėnjohje tė thellė.

Kėto janė ndjenjat e shpirtit tonė, Vėllezėr e Motra nė Krishtin, tė pranishėm nė sheshin e shėn Pjetrit, nė rrugėt ngjitur dhe nė vendet e ndryshme tė qytetit tė Romės, tė populluar nė kėto ditė nga njė turmė e pamasė e heshtur dhe nė lutje. Ju pėrshėndes tė gjithėve pėrzemėrsisht. Nė emėr edhe tė Kolegjit tė Kardinalėve dėshiroj t’i drejtoj njė mendim pėrnderues Krerėve tė Shteteve, tė Qeverive dhe delegacioneve tė Vendeve tė ndryshme. Pėrshėndes Autoritetet dhe Pėrfaqėsuesit e Kishave dhe Bashkėsive tė krishtera, si edhe ata tė besimeve tė ndryshme fetare. Pėrshėndes edhe Arqipeshkvinjtė, Ipeshkvinjtė, priftėrinjtė, rregulltarėt, rregulltaret dhe tė gjithė besimtarėt e ardhur nga ēdo kontinent; nė mėnyrė tė veēantė tė rinjtė, tė cilėt Gjon Pali II i pėrkufizonte si e ardhmja dhe shpresa e Kishės. Nė fund pėrshėndetja ime shkon tek tė gjithė ata qė nė ēdo cep tė botės janė tė bashkuar me ne me anė tė radios dhe televizionit nė kėtė pjesėmarrje korale nė ritin solemn tė ndarjes nga Papa i dashur.

Mė ndiq –student i ri Karol Wojtyła i kishte me shumė pasion letėrsinė, teatrin, poezinė. Ndėrsa punonte nė njė fabrikė kimike, i rrethuar dhe i kėrcėnuar nga terrori nazist, ai dėgjoi zėrin e Zotit. Mė ndiq! Nė kėtė kontekst shumė tė veēantė filloi tė lexonte libra filozofie e teologjie, mė pas hyri nė seminarin qė ishte krijuar nė ilegalitet nga Kardinali Sapieha dhe pas luftės mundi t’i pėrfundonte studimet nė fakultetin teologjik tė Universitetit Jaghellonica tė Krakovisė. Shumė herė nė letrat e tij drejtuar meshtarėve dhe nė librat e tij autobiografikė na ka folur pėr meshtarinė e tij. Ai u shugurua meshtar mė 1 nėntor 1946. Nė kėto tekste ai e interpreton meshtarinė e tij nė mėnyrė tė veēantė duke u nisur nga tri fjalė tė Zotit. Para sė gjithash kjo: “Ju nuk mė zgjodhėt mua, por unė ju zgjodha ju dhe ju caktova tė shkoni e tė jepni fryt, e fryti juaj tė qėndrojė (Gjn 15, 16). Fjala e dytė ėshtė: “Bariu i mirė jep jetėn pėr delet” (Gjn 10, 11). Dhe mė nė fund: "Sikurse Ati mė ka dashur mua, ashtu edhe unė ju kam dashur ju. Qėndroni nė dashurinė time " (Gjn 15, 9). Nė kėto tri fjalė shohim krejt shpirtin e Atit tonė tė Shenjtė. Ai ka shkuar vėrtet kudo dhe pa u lodhur pėr tė dhėnė fryte, njė fryt qė mbetet. “Ēohuni, tė shkojmė!” – ėshtė titulli i librit tė tij tė parafundit. “Ēohunii, tė shkojmė!” – me kėto fjalė na ka zgjuar nga njė besim i lodhur, nga gjumi i dishepujve tė djeshėm dhe tė sotėm. “Ēohuni, tė shkojmė!” na thotė edhe neve sot. Ati i Shenjtė qe meshtar deri nė fund, sepse ia ofroi jetėn e vet Hyjit pėr delet e tij dhe pėr krejt familjen njerėzore, nė njė dhurim tė pėrditshėm nė shėrbim tė Kishės dhe sidomos nė provat e vėshtira tė muajve tė fundit. Kėshtu ai u bė njė gjė e vetme me Krishtin, bariun e mirė qė i do delet e veta. Dhe nė fund “qėndroni nė dashurinė time”: Papa qė kėrkoi takimin me tė gjithė, qė pati njė aftėsi lutjeje dhe njė hapje tė zemrės pėr tė gjithė, na thotė, edhe sot, me kėto fjalė tė Zotit: Duke qėndruar nė dashurinė e Krishtit ne mėsojmė, nė shkollėn e Krishtit, artin e dashurisė sė vėrtetė.

Mė ndiq! Nė korrikun e vitit 1958 pėr meshtarin e ri Karol Wojtyła fillon njė etapė e re nė ecjen me Zotin dhe pas Zotit. Karoli kishte shkuar si zakonisht me njė grup tė rinjsh tė apasionuar pas kanoes nė liqenet Masuri pėr tė kaluar pushimet sė bashku. Por mbante me vete njė letėr qė e ftonte tė paraqitej tek Primati i Polonisė, Kardinali Wyszyński dhe mund ta merrte me mend qėllimin e takimit: emėrimi i tij si Ipeshkėv ndihmės i Krakovisė. Tė linte mėsimdhėnien, tė linte bashkimin nxitės me tė rinjtė, tė linte arenėn e madhe intelektuale pėr tė njohur e interpretuar misterin e krijesės njeri, pėr tė bėrė tė pranishėm nė botėn e sotme interpretimin e krishterė tė qenėsisė sonė – e gjithė kjo duhet t’i dukej sikur po humbiste veten e vet, sikur po humbiste atė ēka ishte bėrė identiteti njerėzor i kėtij meshtari tė ri. Mė ndiq - Karol Wojtyła pranoi, duke ndier nė thirrjen e Kishės zėrin e Krishtit. Dhe mė pas e kuptoi se sa e vėrtetė ėshtė fjala e Zotit: “Kushdo qė tė mundohet ta ruajė jetėn e vet do ta humbasė, e kush ta humbasė, do ta ruajė” (Lk 17, 33). Papa ynė – e dimė tė gjithė – nuk ka dashur asnjėherė tė shpėtonte jetėn e vet, ta mbante pėr vete; ka dashur tė japė vetveten pa rezerva, deri nė ēastin e fundit, pėr Krishtin dhe kėshtu edhe pėr ne. Pikėrisht nė kėtė mėnyrė ka mundur tė provojė se si gjithēka qė ai kishte dorėzuar nė duart e Zotit u kthye nė njė mėnyrė tė re: dashuria pėr fjalėn, pėr poezinė, pėr letėrsinė qe njė pjesė thelbėsore e misionit tė tij baritor dhe i dha njė freski tė re, aktualitet tė ri, tėrheqje tė re shpalljes sė Ungjillit, pikėrisht edhe kur ky ėshtė shenjė e kundėrshtisė.

Mė ndiq! Nė tetorin e vitit 1978 Kardinali Wojtyła dėgjon sėrishmi zėrin e Zotit. Ripėrtėrihet dialogu me Pjetrin qė na sjell Ungjilli i kėtij kremtimi: “Simon Gjoni, a mė do ti mua? Kulloti delet e mia!”. Pyetjes sė Zotit: Karol, a mė do ti mua?, Arqipeshkvi i Krakovisė iu pėrgjigj nga thellėsia e zemrės sė tij: “Zotėri, Ti di gjithēka! Ti e di se tė dua”. Dashuria e Krishtit qe fuqia zotėruese e tė dashurit Atit tonė tė Shenjtė; kush e ka parė tė lutet, kush e ka parė tė predikojė, e di. Dhe kėshtu, falė kėsaj rrėnjosjeje tė thellė nė Krishtin ai ka mundur tė mbartė njė peshė, qė shkon pėrtej fuqive thjesht njerėzore: tė qenit bari i grigjės sė Krishtit, i Kishės sė tij tė gjithėmbarshme. Nuk bėhet fjalė kėtu pėr tė pėrmendur nė veēanti ēdo pėrmbajtje tė kėtij Pontifikati kaq tė pasur. Do tė doja vetėm tė lexoja dy pjesė nga liturgjia e sotme, nė tė cilat shfaqen elemente thelbėsore tė shpalljes sė tij. Nė leximin e parė shėn Pjetri na thotė – dhe Papa na e thotė me shėn Pjetrin - “Tani me tė vėrtetė po e marr vesh se Hyji nuk i mban kujt krah, shi pėrkundra – nė ēdo kombėsi i pėlqen ai qė e ka frikėn e tij dhe qė e zbaton drejtėsinė. Ai u dėrgoi fjalėn e vet izraelitėve dhe ua shpalli Ungjillin e paqes pėrmes Jezu Krishtit qė ėshtė Zotėria i tė gjithėve” (Vap 10, 34-36). Dhe, nė leximin e dytė, shėn Pali – dhe me shėn Palin Papa ynė i ndjerė – na fton me zė tė lartė: “Prandaj, vėllezėrit e mi tė dashur qė aq fort ju kam pėr zemėr, gėzimi dhe kurora ime, kėshtu pra, qėndroni tė fortė nė Zotin, tė dashur” (Fil 4, 1).

Mė ndiq! Bashkė me mandatin pėr tė kullotur grigjėn e tij, Krishti i paralajmėroi Pjetrit martirizimin e tij. Me kėtė fjalė pėrmbyllėse dhe pėrmbledhėse tė dialogut mbi dashurinė dhe mbi mandatin e bariut tė gjithėmbarshėm, Zoti kujton njė tjetėr dialog, tė mbajtur nė Darkėn e fundit. Kėtu Jezusi pati thėnė: “Ku unė po shkoj ju nuk mund tė vini”. Tha Pjetri: “Zot, ku po shkon?”. Iu pėrgjigj Jezusi: “Ku po shkoj unė tani ti nuk mund tė mė ndjekėsh, do tė mė ndjekėsh mė vonė” (Gjn 13, 33. 36). Jezusi, nga darka shkon nė kryq, shkon nė ringjallje – hyn nė misterin pashkvor; Pjetri nuk mund ta ndjekė akoma. Tani – pas ringjalljes – ka ardhur ky ēast, kjo “mė vonė”. Duke kullotur grigjėn e Krishtit, Pjetri hyn nė misterin pashkvor, shkon drejt kryqit dhe ringjalljes. Zoti e thotė me kėto fjalė, “...kur ti ishe mė i ri e ngjeshje vetveten dhe shkoje kah doje, porse kur tė plakėsh, do t’i hapėsh duart e njė tjetėr do tė ngjeshėe do tė ēoj, ku ti nuk dėshiron.” (Gjn 21, 18). Nė periudhėn e parė tė Pontifikatit tė tij Ati i Shenjtė, akoma i ri dhe plot fuqi, nėn udhėheqjen e Krishtit shkonte deri nė skaj tė botės. Por mė pas hyri gjithnjė e mė tepėr nė bashkimin e vuajtjeve tė Krishtit, gjithnjė e mė tepėr ka kuptuar vėrtetėsinė e fjalėve: “Njė tjetėr do tė tė ngjeshė...”. Dhe pikėrish nė kėtė bashkim me Zotin e vuajtur ai ka shpallur Ungjillin pa u lodhur dhe me intensitet tė ripėrtėrirė, kėtė mister tė dashurisė qė shkon deri nė fund. (shih. Gjn 13, 1).

Ai e ka interpretuar pėr ne misterin pashkvor si mister tė mėshirės hyjnore. Shkruan nė librin e tij tė fundit: Kufizimi qė detyron tė keqen “ėshtė pėrfundimisht mėshira hyjnore” ("Memoria e identitą – Kujtesė dhe identitet", fq. 70). Dhe duke reflektuar pėr atentatin thotė: “Krishti, duke vuajtur pėr tė gjithė ne, i ka dhėnė njė kuptim tė ri vuajtjes; e ka futur atė nė njė pėrmasė tė re, nė njė rend tė ri: nė atė tė dashurisė... Ėshtė vuajtja qė djeg dhe shkrin tė keqen me flakėn e dashurisė dhe nxjerr edhe nga mėkati njė lulėzim shumėformėsh tė sė mirės” (fq. 199). I gjallėruar nga ky vizion, Papa ka vuajtur dhe ka dashur nė bashkim me Krishtin dhe pėr kėtė mesazhi i vuajtjes sė tij dhe heshtjes sė tij ka qenė kaq shprehės dhe pjellor.

Mėshira Hyjnore: Ati i Shenjtė e gjeti pasqyrimin mė tė pastėr tė mėshirės sė Hyjit tek Nėna e Hyjit. Ai, qė e kishte humbur tė ėmėn nė moshė tė njomė, e ka dashur akoma mė tepėr Nėnėn hyjnore. I ka dėgjuar fjalėt e Zotit tė kryqėzuar sikur t’ia kishte thėnė atij: “Ja nėna jote!”. Dhe u soll si dishepulli i dashur: e pranoi thellė nė qenien e tij (eis ta idia: Gjn 19, 27) – Totus tuus. Dhe nga nėna mėsoi tė ishte si Krishti.

Pėr tė gjithė ne mbetet e paharruar se si nė kėtė tė diel tė fundit tė Pashkės sė jetės sė tij, Ati i Shenjtė, i shenjuar nga vuajtja, doli edhe njė herė nė dritaren e Pallatit Apostolik dhe pėr herė tė fundit dha bekimin "Urbi et orbi". Mund tė jemi tė sigurt se Papa ynė i dashur ėshtė tani nė dritaren e shtėpisė sė Atit, na sheh dhe na bekon. Po, bekona, Atė i Shenjtė. Ne ia besojmė shpirtin tėnd tė dashur Nėnės sė Hyjit, Nėnės sate, qė tė ka udhėhequr ēdo ditė dhe do tė tė udhėheqė tani nė lavdinė e pėrjetshme tė Birit tė Saj, Jezu Krishtit, Zotit tonė. Amen.
 

Shqipėroi: Irene MARGARITI
 

 

 

                                                                                                                                                                        

 

Tė gjitha tė drejtat e rezervuara  © 2000 - 2005 misioni.hr

webmaster