Klikoni këtu për të shkuar në faqen kryesore të misioni.hr

Misioni Katolik Shqiptar nė Kroaci

                                                                                                                   

TEMAT

  Home

  Martirėt shqiptar

  

 

  

  

  

  

  

  

  

  

  

  

  

 

  

  

 

  


Kėrko nė Google


www.misioni.hr

 

At Giacomo Gardin S.J.
 


nga Fritz Radovani
 

    “Asht e vėshtirė me ia ndreq kambėt qenit!”

Asht i vetmi jezuit qė u riatdhesue mbas vitit 1991. E tham me bindje se, At Giacomo Gardin, Atdhe tė dytė ka pasė Shqipninė. Njė fjalė goje, nė moshėn 86 vjeēare vjen edhe njėherė tek na. Ai vjen pikėrisht nė kohėn ma tė nevojshme pėr ne, atėherė, kur na nuk kishim as Kisha, as kuvende, as qela, as shkolla fetare dhe, mund tė thomi gati as klerikė shqiptarė, mbasi aq pak kishin mbetė mbas fortunės gjysėm shekullore, sa gati gati mund tė kujtoheshim nga tė huejt, se nė Shqipni nuk ka pasė kurrė klerikė shqiptarė. Tė vjetrit numėroheshin me gishta. At Gardini, njihte vetėm dy: At Lulin dhe At Vatėn nga jezuitėt, madje, At Gjergj Vata, ishte shugurue nė vitin 1955, mbasi atėherė kur At Gardini, ishte arrestue nė vitin 1945, bashkė me tė, At Vata asht kenė xhaku. Pjesa tjetėr nuk ishte ma. Po, kėshtu, edhe koha kishte ba punėn e vet, mbasi edhe nga jezuitėt italianė qė patėn kenė largue nga Shqipnia nė vitin 1946, as ata nuk jetonin ma.
At Petro Majone S.J. ishte i pari jezuit qė shkeli nė Shkodėr, nė vitin 1991, nuk gaboj aty nga muej mars. Erdhi nė hotel “Turizmi” dhe prej aty kemi shkue bashkė (unė, i ngarkuem nga Sindikata e Pavarun, B.S.P.Sh, me e shoqnue me kėrkesėn e tij), nė njė takim qė bani me kryetaren e Komitetit Ekzekutiv tė K.P. tė Rrethit tė Shkodrės, zonjėn Tereza Marubi. Kėrkonte vetėm njė streh me futė kokėn, mbasi kuvend nuk kishte ende. Ndėrtesa e parė qė iu dorėzue kje Argjipeshkvia, e cila u riparue nga vetė kleri me fondet e veta. Ardhja e Nanė Terezės, hapi mundėsi tė tjera. Shqipnia u mbush me klerikė e murgesha nė tė katėr anėt. U hapėn edhe qendra tė tjera dhe puna fetare pothuej u vue nė rrugė tė mbarė. Porsa pėrfundoi riparimi i Argjipeshkvisė, mėrrijti nė Shqipni At Gardini. Nė vitin 1992 u njoha afėr me tė, ma pėrpara nuk e kam pasė njohtė. Pata kenė kėshillue me tė pėr dorėshkrimin e librit “At Pjetėr Meshkalla S.J.”, mbasi kisha frikė se mos gaboj nė ndonjė problem tė urdhnit tyne. Kujtoj mirė atė kėnaqėsi qė pat, kur i tregova se jam njė mik i At Meshkallės. Ai jo vetėm e kishte njohtė afėr, por, mendimi dhe kujtimet qė ruente pėr te ishin aq tė mira dhe tė dashtuna, sa kur i tregonte tė dukej se koha kishte mbetė 50 vjet para. E pėlqente punėn e tij qė ka ba me rininė dhe, kryesisht pėrqendrohej nė edukimin e saj antifashist dhe antikomunist. At Gardini, pėrputhej me mendimet e At Meshkallės, nė problemin atdhetar dhe, kritikonte shumė gabimet e fajet e disa jezuitėve tė huej qė kishin ba kur ishin kenė kėtu. Kishte ba mjaft nga kėto biseda me klerikėt e rinjė qė po vinin tashti, pėr mos me pėrsėritė gabimet e kohės sė shkueme.
Njėditė, aty nga fillimi i vitit 1993, kur hyna nė dhomė, e pyeta, se, a kishte ndigjue lajmet dhe, ai mė tha, se jo, i ishte prishė radio. Unė i tregova se mbramė radio “Tirana”, ka njoftue qė Shqipnia ka hy nė Konferencėn Islamike, madje, edhe dokumentin e ka nėnshkrue ministri i jashtėm i yni, Dr. Alfred Serreqi. Ai, nuk u habit aspak, vetėm mė tha kėto fjalė: “Ma nė fund mbas 68 vjetėsh, ia mėrrijtėn qėllimit”.... Kishte ardhė radha me u ēuditė unė dhe jo ai. Unė i habitun nga shifra 68 vjet, e pyeta: “Ēka ka lidhje kjo shifėr 68 vjet e, jo, as 70 e as 66... me lajmin e mbramshėm?”... Atėherė, ai mė shpjegoi: “Mbreti i Shqipnisė, Ahmet Zogu, ka pas thirrė Delegatin Apostolik, qė atėherė ishte nė Shkodėr dhe, i ka pas kėrkue se ēka mendon Vatikani pėr lidhjet me ne, nė kjoftė se na mund tė hyjmė nė Konferencėn Islamike, mbas njė kėrkese qė i ishte ba nga ana e tyne ato ditė? Delegati tue u ndodhė para njė kėrkese tė papritun prej Mbretit, i kishte kėrkue dy javė kohė, sa me shkue deri nė Vatikan, dhe me sjellė mendimin e tyne pėr kėtė punė. Mbreti asht kenė dakord. Delegati ka shkue tek Papa Piu XI, dhe i ka tregue kėrkesėn e Mbretit. Papa i asht pėrgjigjė Mbretit nėpėrmjet tė Delegatit, me kėto fjalė: “Nė kjoftė se doni me ruejtė edhe atė pak Shqipni qė ka mbetė, ju nuk duhet tė angazhoheni me vendet e Lindjes. Na gjithmonė kemi thanė se Shqipnia, asht vend Evropian. Ju, mund tė veproni si tė doni. Ky asht mendimi i jonė!”. Delegati asht kėthye nė Shqipni, dhe i ka tregue Mbretit pėrgjigjen e Papės. Zogu asht kenė i squtė dhe nuk ka hy nė asnjė lidhje me shtetet e Lindjes. Papa tue pa nevojėn e njė rishikimi tė mardhanjeve me Shqipni, ka thirrė Ministrin e Vatikanit, qė merrej me shtetet ballkanike dhe e ka ngarkue me detyrėn e rishikimit tė problemeve nė kėtė zonė. Ministri ka thirrė njė grup klerikėsh qė do tė vinin nė Shqipni, me pa dhe me veprue si duhet ma mirė, qė shqiptarėt tė shtojnė lidhjet me vendet e Evropės. Nė kėtė grup jam thirrė edhe unė, prandej mė kujtohet e saktė koha. Ishte viti 1925, atėherė, kur, unė ishe nė Chieri tė Torinos, nė pregatitjen pėrfundimtare pėr Jezuit... Me kenė se ndihej nevoja me ditė gjuhėn shqipe, menjėherė kam fillue me mėsue gjuhėn. Kėshtu, kur, kam ardhė kėtu dhe jam takue sėpari me Don Ndre Mjedjen, pat kenė habitė sa mirė e kishe mėsue shqipen pa mėsues. Ju ba qejfi kur i thashė pėrmendėsh njė vjershė tė tijėn, qė mė pat prue atje bashkė me fjalorėt e shqipes At Valentini. Me tė ardhun kėtu, ai grup klerikėsh pat hapė katėr kapakėsh dyert e shkollės sė Jezuitėve edhe pėr Myslimanė dhe Orthodoksė, madje, bahej edhe mėsimi i besimit tyne nė orė tė posaēme pėr ta. Kujtoj ndėr nxanėsit e mirė tė besimit Mysliman, vėllaznit Pipa dhe Dr. Bekteshin, qė mė kanė mbetė nė mend, por, ka pasė edhe tė tjerė edhe, qė kanė tregue qėndresė kundrejt valės komuniste, si, Myfit Q. Bushati, qė u akuzue pėr grupin e xhakonit Mark Ēuni, dhe nuk foli njė fjalė randuese pėr Faustin dhe Dajanin. Kjo valė shkatrroi gjithēka kishim fillue me ndėrtue kėtu. Mė vjen keq shumė pėr atė brez intelektualėsh qė u zhduk e, qė ishte aq mirė i pregaditun. Kėta ndryshime qė po bahen ishalla don Zoti e sjellin tė mira, por, prej tė rijve qė janė tė pregaditun prej  atyne qė ishin deri dje nė Pushtet, asht zor me pritė mashumė, mbasi ndoshte gabohem e, ashtu kjoftė, por, asht e vėshtirė me ia ndreq kambėt qenit”.
Nė ditėn e Krishtit Mbret, mė 24 nandor 1993, At Gardini, kremtoi 70 vjetorin e kushtimit tė tij nė Urdhnin Jezuit, nė Kishėn Kathedrale tė Shkodrės, ku, mori pjesė pothuej gjithė qytetaria bashkė me shumė ish studentė tė tij tashma tė moshuem. Prezenca e krejt drejtuesve tė klerit nė Shqipni, i jepte ceremonisė pamjen madhėshtore, gja tė cilėn kishte vite qė nuk e kishim pa.
Mbas pak muejsh At Gardini, nuk ishte mirė me shndet. Po i afrohej te 90-tave, me 24 shtator tė vitit 1995, kur, gjendja e tij tashma u randue. Mbas njė pėrcjellje shumė dashamirėse nga populli i Shkodrės, At Gardini, u largue nga Shqipnia atė vit. Vitet e fundit i kaloi nė Parma, nė vendlindjen e tij, sigurisht nė njė kuvend jezuitėsh pranė Kishės S. Rocco.
Nė letrėn e fundit, mė 15 qershor 1995, mė shkruen: “… Ju kam dashtė me tė vėrtetė shumė e, darka e pėrcjelljes nė oborrin e Seminarit, mė asht dukė ma shumė njė shenjė mirėnjohjeje sesa shprehje e njė tė vėrtete tė plotė. Sidokjoftė, mirėnjohja e eme do tė jetė e pėrherėshme dhe zemra e eme, do tė jetė e drejtueme nga Atdheu i em i dytė: Shqipnia...Ju shpreh ty, padre Vatės, padre Lulit e gjithė tė tjerėve dashninė teme" (Padre Giacomo Gardin S.J.)

Viti 1997 mbylli jetėn, qė At Gardini, i pat kushtue edukimit te rinisė dhe Popullit Shqiptar.

Tė gjitha tė drejtat e rezervuara  © 2005 misioni.hr

webmaster