|
At
Gjergj Fishta (23.
10. 1871 - 31. 12. 1940)

nga Dr. Zef
Mirdita
Pėrmbledhje
Fishta ėshtė kolos i mendimit
dhe letėrsisė shqipe, i cili me tėrė veprimtarinė e vet
- meshtarake, intelektuale, politike dhe letrare - e ka
sintetizuar historinė e popullit shqiptar. Ky franēeskan
ka qenė apostull i atdhetarizmit tė sinēertė dhe tė
pastėr, pėr tė cilin shqiptarizmi nuk ka qenė profesion,
por njė jetė intenzive. Gjatė jetės sė frytshme tė tij,
ai e themeloi Shoqėrinė Letrare Bashkimi, ishte
drejtor i gjimnazit franēeskan nė Shkodėr, kryetar i
Kongresit tė Alfabetit, anėtar i Komisisė Letrare
Shqiptare, udhėheqės i dėrgatave shqiptare nė Paris dhe
Washington, deputet dhe nėnkryetar parlamenti,
pėrfaqėsues i Shqipėrisė nė konferencat ballkanike,
MESHTAR dhe LETRAR. Veprimtaria e tij e gjithanshme u
shpėrblye me dekorata nga Austria, Turqia, Papa Pio XI,
Greqia, Urdhėri Franēeskan, ndėrsa Akademia Italiane e
zgjodhi pėr anėtar. Mirėpo, pėrderisa tė huajt e
dekoruan, ndėrsa emrin dhe veprat e tij i studiuan nė
katedrat e tyre albanologjike dhe ballkanologjike, ky
vigan, nė Shqipėri, gjatė regjimit komunist u ndalua pėr
plotė 50 vjetė. Dhe jo vetėm kaq, por edhe eshtrat ia
zhvarrosėn dhe ia hudhėn nė bėrllog. Kėtė ia bėnė atij
qė Shqipėrinė e kishte koncipuar dhe dashur si njė atdhe
tė vėrtetė tė tė gjithė shqiptarėve, pavarėsisht nga
ndasia religjioze dhe pėrkatėsia regjionale. Atij qė
gjithnjė e ka theksuar nevojėn e unitetit kombėtar dhe
vėllazėrisė, ide kjo qė e pėrshkon kryeveprėn e tij,
Lahutėn e Malcis. Lajtmotivi i kėtij vigani ka qenė: Pėr
Fe dhe Atdhe. Sa i pėrket vlerės estetiko-letrare tė
veprės sė Fishtės, ajo ėshtė e shumėfishtė, qoftė pėr
nga pėrmbajtja, gjuha, stili, rrjedhshmėria e fjalės,
ngrohtėsia, ngjyra dhe porosia. Ai me shikimin realistik
tė vetin nuk e idealizon shqiptarin, por e pėrshkruan
ashtu si ėshtė, me tė gjitha tė metat dhe virtytet, me
meritat dhe fajet. Nė veprėn e tij vėrehet edhe nota
edukative, sepse ai e qorton shqiptarin qė tė lirohet
nga fatalizmi, pjellė e mentalitetit oriental dhe e
udhėzon kah rruga e qytetėrimit evropian, ku edhe e ka
vendin, gjeografikisht dhe historikisht. Gjithashtu e
udhėzon qė ti tejkalojė ndasitė regjionale dhe fetare,
ndėrkaq tė pėrqafojė ndjenjėn nacionale, krenarinė dhe
vetėbesimin. Satira e tij ėshtė karakteristike pėr njė
shkodran. Me fjalė tjera, ai me tė i ka luftuar
pseudointelektualėt, pseudoeuropianėt, pseudoshqiptarėt.
Habit fakti i aktualitetit tė kėsaj satire edhe sot e
kėsaj dite. Njė njeri i tillė pra, ėshtė zhvarrosur dhe
pėr plot 50 vjetė ėshtė njollosur, pėrbuzur, pėrdhosur
dhe ndaluar, mirėpo pa sukses. Ai nuk ka mundur tė
dėbohet nga zemra dhe nga ndjenjat e popullit.
Tė flitet pėr P.Gjergj Fishtėn, e sidomos me rastin e
pėrkujtimit tė 60 vjetorit tė vdekjes sė tij, nuk ėshtė
as lehtė, e nuk ėshtė as thjeshtė. Sado qė ėshtė nderė e
madhe, mė e madhe ėshtė pėrgjegjėsia.
Them kėshtu, sepse kemi tė bėjmė me njė kolos tė
mendimit dhe tė letrave shqiptare. Kemi tė bėjmė me njė
figurė madhėshtore, e cila me tėrė veprimtarinė e vet -
meshtarake, intelektuale, politike dhe letrare - e ka
sintetizuar tėrė historinė e popullit shqiptar. Kemi tė
bėjmė me njė apostull tė atdhetarizmit tė sinēertė dhe
tė pastėr, pėr tė cilin shqiptarizmi nuk ka qenė
profesion i ēastit apo i rastit, por ka qenė njė jetė
intenzive, e pėrshkuar me tė gjitha ngjarjet mė
vendimtare pėr fatin e kombit shqiptar.
U lind mė 23 tetor 1871, nė fshatin Fishtė, nė Zadrime.
Prindėrit e pagėzuan me emrin Zef, tė cilin sipas
rregullės sė Urdhėrit Franēeskan, do ta zėvendėsojė me
emrin Gjergj.
Mėsimet e para i mori nga poeti arbėresh, P.Leonard De
Martini. Me tė parė zotėsinė e e Zefit tė vogėl, poeti e
mori nė seminarin franēeskan, nė Troshan, ku edhe e kreu
shkollėn e mesme. Mė 1886 u nis pėr nė Bosnje, ku, nė
Sutjeskė, Livno dhe Kreevo, i kreu studimet filozofike
dhe teologjike. Aty u njoftua me P.Grga Martię-in dhe me
Silvije Strahimir Kranjčevię-in, tė dy kėta poetė tė
mėdhenjė kroatė. Kėtij tė fundit, madje ia pėrkushtoi
njė vjershė tė shkruar mė 12 dhjetor 1892. Mė 1893
kthehet nė Shkodėr, ku mė 1894 shugurohet meshtar.
Brenda njė kohe, njėkohėsisht e ushtroi detyrėn e
arsimtarit nė Troshan dhe famullitarit nė Gomsiqe tė
Mirditės.
Sė bashku me abatin e Mirditės, Mons.Preng Doēin,
Don Ndoc Nikėn dhe P.Pashk
Bardhin e themeloi Shoqėrinė Letrare Bashkimi.
Mė 1902 u emėrua drejtor i gjimnazit franēeskan nė
Shkodėr. Me ardhjen e tij, gjuha italiane, qė ishte
gjuhė ligjėrimi, u zėvendėsua me gjuhėn shqipe. Mė 1908
ėshtė kryetar i Kongresit tė Alfabetit, nė Monastir
(Bitoli i sotėm), nė tė cilin u vendos qė alfabeti latin
tė merret pėr alfabet tė gjuhės shqipe. Mė 1916 ėshtė
anėtar i Komisisė Letrare Shqiptare, e cila ka pasė pėr
detyrė standardizimin e drejtshkrimit tė gjuhės shqipe.
Mė 1919 ėshtė sekretar gjeneral i dėrgatės shqiptare nė
Konferencėn e Paqes nė Paris, nė krye tė sė cilės
dėrgatė ishte ipeshkvi i Lezhės, Mons.Luigj Bumēi. Nga
Parisi, nė krye tė dėrgatės shqiptare shkon nė
Washington, pėr ta mbrojtur integritetin territorial tė
Shqipėrisė, nga orekset okupuese tė serbėve, malaziasve
dhe grekėve.
Mė 1921 zgjedhet pėr deputet tė grupit tė Shkodrės, nė
Parlamentin e Tiranės, dhe menjėherė zgjedhet nėnkryetar
i tij dhe kryetar i Komisionit pėr ēėshtje Financiare.
Ishte pėrfaqėsues i Shqipėrisė nė konferencat
ballkanike: nė Athinė(1930), Stamboll(1931),
Bukuresht(1932), ndėrsa mė 1934, ishte delegat i
Shqipėrisė nė New York.
Nė periudhėn 1935-1938, kryen detyrėn e provincialit tė
Provincės Shqiptare Franēeskane.
Pėr veprimtarinė e tij tė gjithanshme ka qenė i dekoruar
me dekorata nga Qeveria Austriake me
Ritterkreuz(1912), nga Qeveria Turke me Mearf Kl,
II. Nė vitin 1925, Papa Piu XI e nderon me medalen Al
merito, kurse mė 1931, Qeveria Greke e dekoron me
rendin Phoenix. Mė 1939, Urdhėri franēeskan e dekoron
me titull Lector jubilatus honoris causa, ndėrkaq
Akademia Italiane e zgjodhi pėr anėtar tė vetin, pėr
ēka, pėrveē insinuatave tė tjera, kritikėt e pendave
enveriane e karakterizojnė si fashist dhe armik tė
popullit! A nuk ėshtė kjo tragjiko-komike!?
Mė 31 dhjetor 1940, pushon sė rrahuri zemra e kėtij
vigani tė letrave shqiptare, apostullit tė unitetit tė
kombit shqiptar.
Mirėpo, pėrderisa emri dhe veprat e tija ishin tė
pranishme nė katedrat albanologjike dhe ballkanologjike
tė Evropės, nė Shqipėri, tė cilėn e deshti me tėrė
qenien e vet dhe tė cilės ia kushtoi vargjet mė tė
bukura, u ndalua pėr plot 50 vjet. Me ndalimin e veprave
tė tija u gjymtua gjuha shqipe, tė cilės ky poet ia
kėndoi himnin mė tė bukur qė ėshtė shkruar ndonjėherė nė
gjuhėn shqipe:
Porsi kanga e zogut tveres
Qi vallzon nblerim tė Prillit,
Porsi i ambli flladi i erres,
Qi limon gjit e drandafillit,
Porsi vala e bregut tdetit,
Porsi gjāma e rrfés zgjetįre,
Porsi ushtima e nji termetit,
Njashtś ā gjuha e jonė shqyptare.1
Pėr 50
vjet u ndalua tė dėgjohet mallkimi i poetit drejtuar
atyre qė kėtė gjuhė shqiptare e pėrbuzin:
Prį, mallkue njai bir Shqyptari,
Qi ketė gjuhė tė Perendis,
Trashigim, qi na la i Pari,
Trashigim sia len ai fmis,
Edhé atij iu thaftė, po, goja,
Qi e pėrbuzė ketė gjuhė hyjnore
Qi ngjuhė thuej, kśr sāsht nevoja,
Flet e tveten len mbas dore.2
Pėr plot
50 vjet u ndalua kėndimi i himnit mė tė bukur qė Fishta
ia kushtoi Flamurit Kombėtar:
Porsi fleta e Éjllit tZotit
Po rrehe Flamuri i Shqypnis e
thrret tbijt e Kastrijotit
Me u mbledhė tok nder ēetė tushtris.3
Plot
50vjet e akuzuan se bėri pėrēarje nė popull, atė i cili
po kėtė popull e fton tė bashkohet:
Bini, Toskė, ju, bini Gegė!
Si dż rrfé, qi shkojnė tue djegė!
A ngadhnyesé a tgjith déshmorė!
Trima, mbrendė! Me dorė! Me dorė!4
Kėtė
himn, kushtuar Flamurit Kombėtar, poeti e shkroi me
rastin e ngritjes sė Flamurit, natėn e Shna Ndout, mė 12
qershor 1913, nė kumbonaren e kishės franēeskane tė
Gjuhadolit, pėrkundėr ndalesės sė kolonelit De Philipps,
sundimtarit tė qytetit tė Shkodrės.
ėshtė e njohur se njerėzit e mėdhenj vdesin nė kohė tė
duhur! Falė Zotit, kjo ndodhi edhe me Pater Gjergj
Fishtėn. Sepse, po ti kishte pritur njėsitė e kuqe tė
ngarkuara me idetė e internacionalizmit proletar, por
edhe antishqiptar, jo vetėm qė e kishin masakruar, por
as varri nuk iu kishte ditur, siē ka qenė rasti me shumė
sivėllezėr tė tij franēeskanė.
Megjithatė, ajo qė nuk i ndodhi pėr sė gjalli, e pėsoi
pėr sė vdekuri. Mėnia dhe urrejtja ndaj tij ishte aq e
madhe, sa qė edhe e zhvarrosėn dhe eshtrat ia hodhėn nė
bėrllog!
Nuk ėshtė kjo hera e parė qė mizoria e tillė barbare
ushtrohet mbi fatosat e vdekur shqiptarė!
Dihet se turqit e herrshėm e zhvarrosėn trupin e
Skėnderbeut dhe nga kockat e tija, siē shkruan Marin
Barleti, bėnė hamajli pėr ushtarė. Po ashtu, turqit e
herrshėm e zhvarrosėn trupin e Pjetėr Bogdanit,
argjipeshkvit tė Shkupit, nismėtarit tė prozės shqipe,
dhe eshtrat e tija ua hodhėn qejve nė sheshin e
Prishtinės, aty ku sot ndodhet ndėrtesa e Kuvendit tė
Kosovės.
O kohėra, o zakone tė fėlliqta!
Kėshtu pra u veprua me Pater Fishtėn, i cili nuk e
deshti Shqipėrinė vetėm si emėr gjeografik! Ai
Shqipėrinė e ka koncipuar dhe dashur si njė atdhe tė
vėrtetė tė tė gjithė shqiptarėve, pavarėsisht nga ndasia
religjioze dhe pėrkatėsia regjionale, qė ėshtė plagė e
rėndė e trashėguar nga okupatori shumėshekullor
osmano-turk.
Pikėrisht pėr ta shėruar kėtė plagė, poeti thekson
nevojėn e vėllazėrimit, unitetit kombėtar, ide kjo qė e
pėrshkon tėrė kryeveprėn e tij Lahuta e Malcis. Nuk
ėshtė e rastit qė ai kėtė ideal dhe mendim tė vetin e
dėshmon pėrmes protagonistėve tė besimit muhamedan, si
Oso Kukės, Ali Pashė Gusisė, Marash Ucit etj. Sepse, siē
thotė Ernest Koliqi: Shqipnija (ndėrsa unė do tė kisha
thėnė shqiptarizmi) vetėm atėherė mundet mu njehun
fatbardhė, kur breznija e ré, tue pasė menden e
sterhollueme si mā i miri perendimuer, ta ket zemren e
thjeshtė e bujare si Marash Uci e Oso Kuka.5
Fishta, vėrtetė i qorton muhamedanėt, me qėllim qė
njėherė e pėrgjithmonė ta kuptojnė se feja e kombi nuk
janė njė, andaj edhe i konsideron pėr vėllezėr. Si tė
kuptohet ndryshe pėrgjegjja e Patėr Gjonit dhėnė Mark
Milanit:
Unė zotni nushtri kam dalė
Jo me Turq, por me Shqyptarė,
Turq a tkshtenė, si janė gjithmarė
Pse si tkshtenė, si muhamedan
Shqypnin sbashkut tgjith e kanė.6
Pėrgjegjja e tillė pėr Mark Milanin si edhe pėr tė
gjithė ata qė mendonin ashtu, ka qenė jo vetėm befasi,
por edhe shpullė e rėndė, pėr shkak se njė prift katolik
mund ti bėhej ndihmė Turkut, duke i lėnė pas dore
kryqalitė sllavė dhe bujarin e tyre, qė, sė fundi,
ishte edhe vetė gjysmėshqiptar, siē thotė Pater Gjergji:
Me kryq ndorė e me kryq nballė,
Turkut ndihmė ti me na i dalė?
E tue njoftė per G o s p o d a r
Knjaz Nikollen, trim bujar,
dér dikś edhe ky Shqyptar!7
Kėshtu,
derisa Kelmendasit dėgjonin thirrjen e Gusinjanėve
myslimanė tė sulmuar nga ana e malaziasve, thonin:
Lpifshin kryet e xjerrshin syt
Ti haj dreqi Turq e Shkje, 8
dhe vazhdonin mė tej, pa ndonjė ndjenjė mė tė
thelluar:
se e kemi festen e Bajrakut e
duhet njėherė me shkue nė shtėpi ,
e me shtrue petlla e raki. 9
Mirėpo,
Pater Gjoni, nė fund tė meshės u thotė: Ēohi, o bij tė
Skanderbegut Turq e tKshtenė, mos tu dajė feja!10
Sepse:
Kėto
kushtrime nuk janė vetėm tė Pater Gjergj Fishtės, por
janė tė tėrė klerit katolik!
Pater Gjergj Fishta, me njė kulturė tė gjithanshme e tė
thellė, dhe pse mos tė thuhet, me njė kulturė
perendimore dhe evropiane, ndonėse i ka qortuar
vėllezėrit shqiptarė, pavarėsisht, muhamedanėt apo tė
krishterėt, kurrė nuk ka anuar kah Evropa.
Pėr tė Evropa, nuk ka qenė tjetėr, pos njė lavire e
vyshkur, vėrtetė, me emėr e krishterė, por me vepra e pa
Tenzonė.
Uh! Evropė, ti kurva e motit
Qi i rae mohit besės sė Zotit
Po į ky a sheji i gjytetnis
Me da token e Shqypnis
Per me mbajt klysht e Rusis?12
Sdo
mend se Fishta ka qenė i vetėdijshėm se feja e tė huajit
e ka bėrė tė vetėn nė trungun e kombit shqiptar.
Megjithatė, ai nuk e nėnēmon as mendimin dhe as besimin
e vėllezėrve shqiptarė. Mirėpo, ai ėshtė kundėr
shfrytėzimit tė ndjenjave fetare pėr dobi vetanake apo
partiake. Pėr tė ėshtė mė se e qartė se identifikimi i
fesė me komb ėshtė jo vetėm anakronik, por edhe jo
shkencor. Madje, edhe pėr nga aspekti politik, njė
identifikim i tillė shkon nė dėm tė integritetit
etnogjeopolitik tė popullit shqiptar. Prandaj, ai
pėrpiqet, madje edhe kėrkon qė tė tregohet mėnyra se si
erdhi deri te kjo ndasi fetare, e cila, pėr fat tė keq,
mund tė shfrytėzohet nė dėm tė unitetit kombėtar. Kėtė
mė sė miri e ka sqaruar dhe dėshmuar Ismail Kadare, i
cili nė mes tjerash thotė: Turqizimi i qindra mijėra
shqiptarėve, greqizimi i njė pjese tjetėr, ngatėrrimi i
pėrkatėsisė shqiptare me atė fetare, dėshmonte se
ndjenja patriotike e njė pjese tė shqiptarėve, ka qenė
jo aq e fortė siē paraqitej.13
Dhe kur Fishta tregon se nga buron ky rrezik lidhur me
integritetin etnogjeopolitik tė shqiptarėve, nuk do tė
thotė se ėshtė kundėr besimit muhamedan. Ai, nė tė
vėrtetė, mu ashtu si secili shqiptar i sinēertė, nuk
mund tė pajtohet me identifikimin e fesė me kombin.
Sidoqoftė, nuk duhet mohuar se lajtmotivi i Fishtės nė
veprimtarinė e tij shkencore e arsimore, kulturore e
politike, fetare e letrare, ka qenė: Pėr fe dhe atdhe.
Qė tė kuptohet kjo sintagmė, duhet pasur parasysh disa
fakte.
Sė pari, ai ka qenė meshtar dhe kuptohet se nė
veprimtarinė e vet nuk ka mundur ta len mėnjanė aspektin
fetar.
Sė dyti, dihet se Shqipėria, si pėr nga aspekti
gjeografik, ashtu edhe pėr nga aspekti
historiko-kulturor i mirėfillt, i takon arealit kulturor
evropian, gjegjėsisht kristian.
Sė treti, krishtenizmi, veēanėrisht katolicizmi, ėshtė
njėri nga argumentet e pakontestueshme, qė flet nė dobi
tė autoktonisė sė shqiptarėve nė trojet ku jetojnė
sot.14 Edhe atėherė kur Fishta e cek katolicizmin nė
relacione ndėrkombėtare atė e bėn pėr hir tė mbrojtjes
sė integritetit tė territorit shqiptar dhe pėr njohjen e
pavarėsisė sė Shqipėrisė. Kjo shihet qartė nga
pėrmbajtja e telegramit tė cilin nė italishte nga Parisi
ia dėrgon Pater Palė Dodės mė 16 shtator 1922 dhe nė tė
cilin thotė sa vijon: Ndėrkaq vizita ime nė Washington
pati pėr rezultat njohjen e Shqipėrisė nga ana e
Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Tė gjitha pėrpjekjet
e mėparshme tė qeverisė sonė dhe tė Vatrės mbetėn pa
ndonjė pėrfundim tė mirė. Unė pata sukses. Kjo u bė me
njė ndėrhyrje tė senatorėve katolikė, tė cilėve ua
parashtrova ēėshtjen, sidomos nga aspekti fetar, qė
qeveria amerikane u shty me e njoftė zyrtarisht
Shqipėrinė.15
Sė katėrti, dihet se qysh nė shekullin XV, siē thotė Fan
Noli: Katholicizma nga njėra anė i jipte Shqipėrisė
bashkimin qė i mungonte si shtet, edhe nga ana tjetėr e
lidhte me botėn e krishterė evropiane.16
Prandaj, edhe, siē thotė Ismail Kadare: Sėshtė e rastit
qė goditja mė e egėr (nė kohėn e sundimit enverian /sic!
Z.M./) iu bė katolicizmit si fesė mė evropiane.17
Nuk duhet heshtur se besimi ėshtė njė faktor tejet i
rėndėsishėm dhe i ngulitur nė trashėgiminė kulturore dhe
shpirtėrore tė njė populli. Dhe me kultivimin e kėsaj
trashėgimie, njėherėsh kultivohet edhe kultura e
mirėfillt e njė populli. E pėr shqiptarėt, kultivimi i
trashėgimisė dhe i kulturės ka njė rėndėsi
jashtėzakonisht tė madhe, lidhur me dėshminė e
autoktonisė sė tyre nė kohėn kur orekset imperialiste tė
fqinjėve rriteshin gjithnjė e mė tepėr nė dėm tė
integritetit territorial tė trojeve shqiptare. Prandaj,
ēdo pėrpjekje e mohimit tė trashėgimisė kulturore tė
mirėfillt, nuk ėshtė asgjė tjetėr veēse njė
etnokulturocid. Pėr njė gjė tė tillė, historia nė kohė
tė caktuar i hakmerret popullit! Pikėrisht pėr kėto
arsye, Fishta ka luftuar dhe vepruar nėn sintagmėn
Pėr
fe dhe atdhe!
Sa i pėrket vlerės estetiko-letrare tė veprave tė
Fishtės, ajo ėshtė e shumėfishtė, qoftė pėr nga
pėrmbajtja, gjuha, stili, rrjedhshmėria e fjalės,
ngrohtėsia, ngjyra dhe porosia.
Duhet theksuar se Fishta, me shikimin realistik tė
vetin, duke i soditur fenomenet e jashtme tė ngjarjeve,
thellėsisht depėrton nė brendi tė jetės aktuale tė
shqiptarit dhe kėshtu ai e ndriēon vetė qenien etnike tė
popullit. Vėzhgimi i tij depėrton thellė nė zemrėn e
popullit, nga edhe e dėgjon, vlerėson intenzitetin e
pulsit dhe tė ndjenjave, me qėllim qė tė mėsojė se sa
ėshtė ky popull i gatshėm ta shkundė trashėgiminė e
mentalitetit tė imponuar gjatė sundimit otoman. Ai nuk e
idealizon shqiptarin. E pėrshkruan ashtu ēfarė ėshtė: me
tė gjitha virtytet dhe tė metat, meritat dhe fajet; i
pėrshkruan veēoritė si: zemėrgjerėsinė, mosbesimin dhe
hakmarrjen. Pėr Fishtėn, shqiptari ėshtė individualist,
madje shpesh herė edhe sektar, por qė anon kah toleranca
fetare, kuptohet nga prirja e mitit tė gjakut dhe gjuhės
sė pėrbashkėt.
Me njė admirim tė mrekullueshėm, Fishta e kėndon dhe e
lavdėron virtytin arkaik tė shpirtit shqiptar, ndonėse
nuk e idealizon. Fishta e lartėson krenarinė e
shqiptarit duke e udhėzuar dhe nxitur qė njė herė e
pėrgjithmonė tė heq zgjedhėn e huaj dhe tė jetojė i lirė
nė Shqipėrinė e lirė. Fishta nė veprat e veta e qorton
shqiptarin qė tė lirohet nga fatalizmi, pjellė e
mentalitetit oriental dhe e udhėzon kah rruga e
qytetėrimit evropian, ku edhe ka vendin e vet, si
gjeografikisht, ashtu edhe historikisht.
Tė gjitha personazhet dhe protagonistėt nė veprat e
tija, janė shqiptarė tė thjeshtė me tė gjitha cilėsitė
inative, veset dhe gjestet pozitive, apo negative.
Fishta, me njė lehtėsi tė mrekullueshme, kalon nga
theksi lirik nė atė epik dhe satirik.
Kėndimi i ngjarjeve tė sė kaluarės, pėr Fishtėn ka qenė
nė funksion tė ndriēimit dhe shpjegimit tė rrjedhave tė
kohės.
Lahuta e Malcis, kryevepėr e P.Gjergj Fishtės, ėshtė
poemė heroike nė tė cilėn ėshtė shkrirė me njė harmoni
tė pashembullt historia me legjendėn, elementi njerėzor
me atė hyjnor. Nė kėtė poemė ėshtė skalitur epopea e
popullit shqiptar, pavarėsisht nga hapėsira gjeografike,
apo ajo kohore. Nė tė vėrtetė, ai nė kėtė poemė e ka
mishėruar tėrė qenien e vet, jo vetėm si poet, por edhe
si akter politik dhe kulturor. Protagonistėt e veprės
Lahuta e Malcis, si Oso Kuka e Marash Uci, Cur Ula e Ali
Pashė Gusia, Dedė Gjo Luli etj., nuk janė gjė tjetėr
veēse alternacione tė Pater Gjergj Fishtės.
Mendimet, ndjenjat dhe qėllimet e tyre janė identike me
ato tė Pater Gjergj Fishtės. E kėto nuk janė gjė tjetėr
veēse shprehje e ēlirimit tė atdheut. Madje edhe nė
shembulltyrat e tija fantastike, tė cilat pėrherė i sheh
dhe i adhuron, siē janė Zanat, Orėt, Kulshedrat e
Drangojt, ai e identifikon karakterin e tyre, ndonėse nė
mėnyrė imagjinative, me atė tė shqiptarit, po edhe me
atė tė vetin.
Veēoria tjetėr, madje tejet e rėndėsishme, e
krijimtarisė sė Fishtės, ėshtė ajo se ai nė tė gjitha
veprat e veta epike, lirike, melodramatike apo satirike,
ka notėn edukative, me qėllim tė tejkalimit tė ndasive
regjionale apo fetare.
Sė kėndejmi, pėrshkrimi i bukurisė sė malėsores, nė
shembulltyrėn e Tringės, qoftė pėr nga fisnikėria,
bujaria dhe bukuria, ėshtė diēka e pakrahasueshme, madje
antologjike nė letėrsinė shqipe. Mirėpo, nė simbolikėn
Fishtiane, tė gjitha veēoritė e personazheve, nuk janė
gjė tjetėr, veēse bukuria e Shqipėrisė, malet, fushat,
lumenjtė. Kėshtu, poeti, Shqipėrisė i kėndon:
Por nji fushė mā e blerėt nuk shtrohet,
Por nji mal mā bukur srri,
Mā i kulluet nji lum sdiktohet,
Moj Shqypni, porsi i ké ti.18
Fishta
me idealet e veta tė larta, humane e patriotike,
pėrpiqet qė tia ngulit shqiptarit ndjenjėn nacionale,
krenarinė dhe vetėbesimin, me qėllim qė tė jetė i
gatshėm pėr tė luftuar pėr liri dhe pavarėsi tė atdheut.
Nė tė vėrtetė rreth kėtij boshti, ndėrlidhen tė gjitha
episodet e ngjarjeve historike, tė kėnduara nė Lahutėn e
Malcis, qė nga Lidhja e Prizrendit (1878), e deri nė
Konferencėn e Londrės (1913), kur edhe njihet autonomia
e Shqipėrisė.
Tematika kombėtare trajtohet nė Anzāt e Parnasit, satirė
kjo atdhetaro-shoqėrore dhe nė Gomarin e Babatasit,
poemė dramatiko-satirike. Gjuha e satirės sė tij ėshtė
therrėse, thumbuese, plot ironi dhe sarkazėm, qė
njėherėsh ėshtė karakteristikė e tė folurit tė qytetit
tė Shkodrės. Fishta, pėrmes kėtyre satirave lufton
kundėr pseudointelektualėve, pseudoperendimorėve dhe
pseudoshqiptarėve. Ja se ēthotė Fishta pėr njerėz tė
tillė:
E qe se, matherė u dishmuen liberala, okcidentala,
konstitucionala, republikaj, demokratė; me Kėshille tė
Nalta, me Parlamente suverene, me Qeveri tė pėrkohshme,
tė pėrtashme, tė pesėditshme, me kisha e xhamia
autoqefale; ndėrsa kombi cofte ujet (urie), dergjej
gazepit, na qojshin pėrfaqėsuesa e ministra nė Romė,
Londėr, Paris, Athinė, Belgrad, Varshavė, -po, edhe nė
Varshavė e sdi se ku njeti, - pėr me i diftue botės sė
qytetnueme se Perendia kishte ba mrekulli mbi ne e se
na, ndoshta gjaksė tue qenė, me pre fėmijėn nė djep;
shumėkush nesh hajduta, me tė vjedhė zhallogėn prej
opanget; fanatikė, me djegė katundin pėr nji qime
mjekrre, pėr nji thak brezi; analfabetėn 95 %; njerėz tė
papunė, qė vdisshim ujet mbi visare tona; madje edhe
beglerė, bajraktarė, agallarė, myltazima e krunde tė nji
despotizmi ma tė randė, tė nji tiranie ma tė dhunshme,
tė nji individualizmi, ekskluzivizmi, aziatizmi ma tė
neveritshėm, ishim ba sod volterianė, laburista,
socialista, konservatorė, popullor, pėparimtarė
E na u
ngrimė, u shtanguem krejt, kah shifshim tue lujtė kėtė
pantomimė tė pahijshme mbi kurriz tė ngratit popull
shqyptar
19
Ndonėse satirat e tija janė refleks i shoqėrisė
shqiptare tė asaj kohe, e cila posa kishte dalur nga
letargjia kulturore, politike dhe sociale pesėshekullore
osmano-turke, ato, me porositė dhe pėrmbajtjet e tyre,
janė aktuale sot e kėsaj dite. Ja pra, ky ėshtė Pater
Gjergj Fishta, i cili pėr plot gjysėm shekulli, qe i
pėrdhosur, i njollosur dhe i pėrbuzur, me karakterizime
tė njė spiuni, tė njė tė shituri, tė njė
trathtari, tė njė antishqiptari, tė njė
antikombėtari dhe tė njė fashisti. Tė gjitha kėto
nofka ia mveshėn Fishtės, i cili Shqipėrisė i kėndon:
Tfalem, Shqypni, ti i shpirtit tem dishiri!
I lum njimend jam un ngji tānd tue rrnue,
Tue gzue tpamt tānd, tue thjekė at ajr tkullue
Si Leka i Madhi e Skanderbegu i biri.20
Ētė
thuhet nė fund?
Vėrtetė, Fishtėn e njollosėn, e pėrbuzėn, e ndaluan nė
shkolla dhe universitete, ndonėse, nė tekstet shkencore
ka qenė i pranishėm, por pa emėr21 , megjithatė nuk
mundėn ta dėbojnė nga zemra dhe nga ndjenjat e popullit.
Nga frika se varri i tij do tė jetė vendfrymėzim i idesė
sė Shqipėrisė sė lirė, tė cilėn ide pėrherė e pat nė
zemėr, madje, siē kėndon vetė poeti, edhe pėr sė
vdekuri:
Dersa tmuendem me ligjrue
E sa gjall me frymė un jam,
Kurr Shqypni, skam me tharrue,
Edhe nvorr me tpermend kam.22
Shėrbėtorėt e atyre kundėr tė cilėve Fishta tėrė jetėn
luftoi, e zhvarrosėn. Tė gjitha kėto marrėzira mbetėn tė
kota. Fishta, siē thotė Lasgush Poradeci, mbeti shkėmb i
tokės dhe shkėmb i shpirtit shqiptar.23
Dhe tani, kur po e pėrkujtojmė 60 vjetorin e vdekjes sė
P.Gjergj Fishtės, po e pėrkujtojmė faktin se poeti i
kombit mbetet gjallė pėrherė, sepse, Kanga e tij - siē
thotė Ernest Koliqi - ska mu shue deri sa gjaku
arbnuer tė vlojė nė njė zemėr arbnore, pse ajo do tė
jetė pasqyra e nji qytetnimi vėrtet shqiptar si sot
ashtu nė kohnat mā tė lashta.24
________
1
Gjergj FISHTA, Gjuha Shqype, nė Mrizi i Zānavet,
Shkodėr 1941, fq. 5.
2 Po aty, fq. 6.
3 Po aty, fq. 15.
4 Po aty.
5 Cit. ap. Filip NDOCAJ, Mbi vlerėn dhe rėndėsinė e
veprės sė Gjergj Fishtės, nė Jeta e Re, 11-12 (Prishtinė
1990), fq. 1600.
6 Gjergj FISHTA, Lahuta e Malcis, XXI, v. 285-289 (Romė
1958), fq. 408.
7 Po aty, v. 260-272, fq. 407.
8 Po aty, v. 169-171.
9 Po aty, v. 214-215.
10 Po aty, v. 449-450.
11 Po aty, v. 355.
12 Te Kisha e Shnjonit; Lahuta e Malcis, XIII, v.
40-44, fq. 211.
13 Ismail KADARE, Kombi shqiptar nė prag tė
mijėvjeēarit tė tretė, nė Kombi. Rrugėt e bashkimit
kombėtar. Onufri. New York 1997, fq. 223.
14 Ilir ZHILLA, Shqipėria dhe katolicizmi. Nyeja
lidhėse e kombit tonė me Evropėn, nė Rilindja 25 prill
1993, nr. 11 (261), 8, fq. 4.
15 Zef MIRDITA, Krishtenizmi ndėr shqiptarė,
Prizren-Zagreb 1998, fq.377.
16 Fan NOLI, Vepra 4, Tiranė 1989, fq. 491.
17 Ismail KADARE, Nga njė dhjetor nė tjetrin. Kronikė,
kėmbim letrash, persiatje. Artheme Fayard. Paris 1991,
fq. 158-159, 259; I njėjti: Kombi, fq. 222.
18 Gjergj FISHTA, Atdheut, nė Mrizi i Zānavet, Shkodėr
1941, fq. 9.
19 Zef MIRDITA, vep. e cit., fq. 372.
20 Gjergj FISHTA, Shqypnis, nė Mrizi i Zānavet, Shkodėr
1941, fq. 4.
21 Zef V. NEKAJ, Fishta pa emén nė tekstet e shkollavet
tė Shqipnis, nė Shejzat, V/11-12 (1961), fq. 487-489.
22 Gjergj FISHTA, Atdheut, nė Anzāt e Parnasit, Shkodėr
1941, fq. 9.
23 Lasgush PORADECI, Gjergj Fishta lirik, nė Jeta e Re,
11-12 (Prishtinė 1990), fq. 1546.
24 Ernest KOLIQI, Qytetnimi Shqiptar, nė Hylli i
Dritės, VIII/1 (1932), fq. 2.
|