Klikoni këtu për të shkuar në faqen kryesore të misioni.hr

Misioni Katolik Shqiptar nė Kroaci

                                                                                                                   

Temat

  Home

  Revista Urtia

  Numri 19

 

  

  

  

  

  

  

  

  

  

  

  

 

 

  

 

  Download


Kėrko nė Google


www.misioni.hr

 

 Revista Urtia                                                   

"Plaku i Kosovės" - Imzot Nikė Prela dhe "Profeti i Paqes" - Dr. Ibrahim Rugova


Lush GJERGJI

T’i pėrkujtojmė sot dy njerėz tė mėdhenj tė popullit shqiptar, Imzot Nikė Prelėn, ipeshkvin e Kosovės, nė 10-vjetorin e kalimit nė amshim, dhe dr. Ibrahim Rugovėn, Presidentin e parė tė Kosovės, njė muaj pas ndėrrimit tė jetės, tė cilėt kanė lėnė gjurma tė mira dhe tė pashlyeshme nė historinė tonė tė afėrt me angazhim dhe flijim tė vazhdueshėm pėr mbrojtjen dhe paraqitjen e ēėshtjes sė Kosovė; ėshtė mjaft vėshtirė pėr shumė arsye. Unė do t’i pėrmendi vetėm dy.

Ata ishin dhe do tė mbesin tė pavdekshėm jo vetėm para Zotit, si ēdo njeri, por edhe para popullit, sepse veprat e tyre, mbi tė gjitha, flijimi dhe dashuria i bėjnė tė tillė. Shkaku tjetėr ėshtė disi personal, sepse ata ishin miqtė e mi, njerėz tė Zotit dhe tė popullit dhe unė, pa kurrfarė merita, pata rastin, nderin, kėnaqėsinė, privilegjin, hirin qė tė isha bashkėpunėtor i thjeshtė i tyre pėr ēėshtjet tona madhore.

Zoti dhe fati i popullit shqiptar nė Kosovė i afroi dhe bashkoi kėta dy vigaj, kaq tė dalluar nga mosha, formimi dhe thirrja jetėsore, qė me urti dhe me guxim shkonin pėrpara sė bashku me popull, me nderim, mirėkuptim dhe dashuri ishin tė aftė pėr flijime dhe pėr shėrbime shembullore.

Imzot Nikė Prela shpesh thoshte kėshtu: “Populli shqiptar ende nuk ka dalur nė skenė, sepse me shekuj ka qenė i ndrydhur dhe ka vuajtur shumė. Ky “kapital” flijimi dhe gjaku na ka dhuruar Gjergjj Kastriotin – Skenderbeun dhe Nėnėn Tereze. Ajo ėshtė vetėm “hyrje”, paralajmėrim, antifonė e njerėzve tė mėdhenjt qė kemi pasur dhe do t’i kemi. Unė kam njė parandjenjė se kėsaj radhe do tė bėhet mirė. Shpesh kafshata ishte te goja, por jo edhe nė gojė… Deri sa tė kemi njerėz tanė qė e njohin historinė, tė kaluarėn tonė, qė nxjerrin urti, begati dhe virtyte nga lashtėsia jonė, si ėshtė edhe Dr. Ibrahim Rugova dhe tė tjerėt, nė kėrkim tė rrėnjėve tona, do tė kemi edhe ardhmėri”.

Dr. Ibrahim Rugova, presidenti i parė i Kosovės, nė lashtėsi, nė traditė, nė kulturė, sidomos nė hulumtimin dhe zbėrthimin e jetės dhe veprės sė Imzot Pjetėr Bogdanit dhe tė tjerėve, gjeti vlera dhe virtyte, frymėzim dhe guxim pėr veprime intelektuale, kulturore, pastaj edhe politike dhe diplomatike.

Ai lashtėsinė, traditėn, kulturėn e vėri nė shėrbim tė sė drejtės dhe tė vėrtetės, tė politikės paqėsore dhe jodhunore, e cila ishte risi absolute pėr ish-Jugosllavinė, pėr mesdheun dhe mė gjerė.

Dr. Ibrahim Rugova thoshte: “Arma jonė e fuqishme ėshtė historia, tradita, kultura, rrėnjėt dhe ideniteti ynė, si dhe rinia jonė… Nėse do ta mundim urrejtjen, ndarjet dhe pėrēarjet, sidoms traditėn e gjak apo hak-marrjes, atėherė do tė jemi tė lirė dhe popull demokratik…S’ka rėndėsi kush do tė fitojė nė zgjedhje, me rėndėsi ėshtė tė fitojė paqja, demokracia…Tani vetėm intelektualėt mund ta mbrojnė popullin nga barra serbe. Kjo ėshtė e drejta dhe detyra jonė, vazhdimi i veprės sė vetėdijėsimit, si dhe ndėrtimi i identitetit tonė…Me ēdo mėnyrė kemi kėrkuar zgjidhjet e mundshme paqėsore, por gjithnjė kemi qenė tė injoruar dhe tė diskriminuar. Prej nesh kėrkohet qė tė heqim dorė prej vetvetes, qė mos tė jemi shqiptarė, se vetėm ashtu do tė ishim “tė mire” pėr diktaturėn serbe. Ne duam dhe kėrkojmė nė mėnyrė demokratike qė t’ na praojnė pėr atė ēka jemi, pa e dėmtuar askėnd…Intelektualėt shqiptarė duan tė jenė nė shėrbim tė popullit… Kemi mbetur pa struktura, pa pushtet, pa liri. Kisha Katolike nė krye me ipeshkvin tonė Imzot Nikė Prela gjithkund na paraqet dhe na del zot, si edhe gjatė tėrė historiesė sonė…”1,2,3.

Imzot Nikė Prela dhe dr. Ibrahim Rugova pėr herė tė parė janė takuar nė mbarim tė shkurtit 1981, pas vizitės sė ipeshkvit nė Vatikan dhe takimit me papėn Gjon Pali II (5 shkurt 1981). Me atė rast Ipeshkvi me gojė dhe me shkrim i tha Papės kėshtu: “…Shenjtėri, bėni diēka pėr Kosovėn tonė e cila gjendet para shpėrthimit…”. Papa, pasi na dėgjoi me shumė vėmendje dhe dashuri, tha: “Mos keni frikė, komunizmi dhe ateizmi kanė vdekur, ėshtė nė fazėn e fundit. Fitorja ėshtė e Zotit dhe e popullit, e lirisė dhe e demokracisė…”

Imzot Nikė Prela ia rrėfeu dr. Ibrahim Rugovės kėtė takim dhe i tregoi pėr takimet e shumta qė patėm nė Vatikan dhe gjetiu. Me atė rast ia dhuroi dy vėllime tė “Dritės”: Besėlidhja e Re dhe Nėna jonė Tereze.

Dr. Ibrahim Rugova ēmoi lartė takimin dhe dy librat duke thėnė: “Kjo ėshtė mėnyra mė e mirė pėr ta mbrojtur dhe paraqitur popullin tonė botės…”.

Pas kėtij takimi u krijua njė miqėsi, mirėkuptim dhe bashkėpunim i rrallė dhe shumė i dobishėm. Kėta dy njerėz tė dalluar u kuptuan me pak fjalė, edhe pa fjalė, sepse nė mendje dhe nė zemėr kishin tė mirėn e popullit.

Gjatė viteve tė 80-ta patėn shumė takime, bisedime, shqyrtime, analiza pėr gjendjen e Kosovės, sidomos rreth krijimit tė strategjisė paqėsore dhe jodhunore, veēmas pas heqjes sė autonomies sė Kosovės, gjatė pajtimeve tė gjaqeve, themelimit tė SHHB “Nėna Tereze” dhe nė krijimin e sistemit paralel shkollor dhe shėndetėsor. Pa kėta dy njerėz vendimtar nė kėtė lėvizje, e cila na paraqiti para botės nė dritėn mė tė mirė, dhe na ruajti nga rrėnimi dhe masakrimi masiv, vėshtirė do tė shpėtonte populli shqiptar.

Mė kujtohet mirė fjala profetike e dr. Ibrahim Rugovės: “Ēka na duhet Kosova e pėrgjysmuar nga masakrimet apo pėrjashtimet. Tani ėshtė e rendėsishme ta shpėtojmė popullin. Do tė kėrkojmė prej bashkėsisė ndėrkombėtare njė faze kalimtare, protektoratin ndėrkombėtar pėr disa vite, e pastaj do tė punojmė sė bashku pėr pavarėsinė e Kosovės”.

Imzot Nikė Prela nė istancat mė tė larta kishtare dhe qeveritare

gjithnjė ka thenė dhe shkruar: “Dr. Ibrahim Rugova ėshtė njeri i dėrguar prej Zotit pėr shpėtimin e popullit shqiptar nė Kosovė. Ai sintetizon mirė tė kaluarėn tonė, parashtron tė tashmen dhe ka vizion pėr ardhmėri. Atė duhet pėrkrahur si shprehje e dėshirave dhe nevojave tė mirėfillta tė kohės dhe tė popullit…”.

Dr. Ibrahim Rugova nė takim me Imzot Nikė Prelėn me rastin e 300-vjetorit tė vdekjes sė Imzot Pjetėr Bogdanit dhe tė ngritjes sė bustit tė tij nė oborrin e Kishės Katolike nė Prishtinė (10 dhjetor 1989), ndėr tė tjera tha: “Shkėlqesi, tani kemi mbetur pothuaj pa asnjė strukture. Ju dhe Kisha Katolike keni mundėsi ta paraqitni gjendjen tonė nė botė dhe t’ na mbroni, siē bėri gjatė shekujve kleri ynė, sidomos Imzot Bogdani dhe shumė tė tjerė… Bota ka besim nė Ju. Ne duhet tė bashkėpunojmė sa mė tepėr…”.

Imzot Nikė Prela iu pėrgjigj kėshtu: “Kisha jonė ėshtė dhe do tė jetė gjithmonė me popullin e nėpėrkėmbur. Pa popull s’ do ta kemi as Kishėn. Ēdo shqiptar ėshtė vėllau apo motra ime… Unė nė popullin tim shqiptar e gjeta vetveten, gjeta mundėsinė t’i shėrbejė Zotit dhe popullit sipas parimit tė Imzot Pjetėr Bogdanit: Fati i popullit tim ėshtė fati im!…”.

Nė njė takim tjetėr nė fund tė gushtit 1993 Imzot Nikė Prela i tha Kryetarit dr. Ibrahim Rugovės : “Kryetar i dashur, kudo qė shkoj nėpėr botė mė pėrgėzojnė pėr qėndrimet dhe veprimet Tuaja tė matura dhe paqėsore. Unė kam shkruar dhe propozuar nė shumė qarqe qė Populli i Kosovės nė krye me Kryetarin, me Ju , meriton Shpėrblimin Nobel pėr Paqe, sepse Ju jeni Gandi ynė…”.

Pastaj si nė hoka vazhdoi: “Edhe Ju e keni njė t’metė, si edhe unė dikur, duhanin, pėr edhe kjo ėshtė pjesė e jetės dhe e traditės. Unė jo vetėm Ju ēmoj, nderoj, admiroj, por edhe Ju dua dhe Ju pėrkrahu pėr tė mirėn e Kosovės… Ju jeni njė Njeri i thjeshtė, dhe pas Nėnės Tereze, biri i saj shpirtėror, si edhe mbarė populli shqiptar, vėrtet Njeri i madh... Jeta, vepra, synimet, idealet, strategjia e Juaj, do tė kuptohet dikur mė vonė, dhashtė Zoti qė mos tė jetė tepėr vonė…”.

Dr. Ibrahim Rugova ndėrhyri: “Lehtė ėshtė tė jesh i mirė, kur e kemi njė ipeshkėv si Ju, njė popull kaq tė mirė dhe tė pėrmbajtur… Nobelizmin e ka fituar populli shqiptar me Nėnėn Tereze. Nė mua kanė ndikuar shumė pozitivisht dy personalitete botėrore, Papa Gjon Pali II dhe Nėna Tereze, por edhe Ju, Shkėlqesi. Gjon Pali II angazhohet gjithnjė pėr paqe nė mbarė botėn dhe ėshtė vendosmėrisht kundėr dhunės dhe luftės kudo. Nėna Tereze me dashuri e pėrfitoi mbarė njerėzimin. Atėherė pėrse mos ta ndjekim rrugėn e tyre pėr krijimin e paqes dhe tė demokracisė edhe nė Kosovė? Ju falėnderoj personalisht pėr pėrkrahjen morale dhe shpirtėrore. Sė bashku, me ndihmėn e Zotit, me pėrkrahjen e Vatikanit dhe tė botės, me bashkėpunimin tonė, do tė arrijmė paqen dhe demokracinė edhe nė Kosovė…”.

Me rastin e vdekjes sė Imzot Nikė Prelės (25 shkurt 1996), Dr. Ibrahim Rugova pati thėnė: “Shembėlltyra e ndritshme e Ipeshkvit Prela do tė mbetet gjithmonė nė kujtesėn historike tė Kosovės, kurse vepra e tij gjithmonė e gjallė e qė frymon brenda nesh”.

Ditėn e varrimit tė tij Presidenti Rugova e shpalli ditė zie pėr Kosovėn.

Udhėtimet, takimet, bisedimet dhe paraqitjet e shumta tė pėrbashkėta qė i pata me Dr. Ibrahim Rugovėn nė Kosovė dhe nė botė, s’ do tė realizoheshin pa pėlqimin, pėrkrahjen e Imzot Nikė Prelės.

Po i pėrmendi vetėm disa:
Takimet me Papėn Gjon Pali II;
Flaminio PICCOLI, Kryetarin e Demokristianėve nė nivelin botėror;
Roberto FORMIGONI, nėnkryetarin e Parlamentit Evropian;
Imzot Claudio CELI, nga Sekretari e Shetit tė Vatikanit;
Kardinal Fiorenzo ANGELINI, Sekretarin e Vatikanit pėr Shėndetėsi dhe shumė tė tjerė.

Nė takimin e fundit tė Imzot Nikė Prelės me dr. Ibrahim Rugovėn (4 shtator 1995), pas mjekimit njėmujor nė Milano, ipeshkvi tashmė me kėmbė tė amputuar, nė karrocė, iu drejtuar kėshtu Kryetarit: “Tani edhe unė i pėrgjaj Jezu Krishtit, popullit tim shqiptar, sepse vuaj shumė dhe tė gjitha ia paraqes Zotit pėr tė mirėn e popullit tonė, pėr Ju dhe punėn Tuaj tė madhe nė dobi tė paqes…”

Presidenti dr. Ibrahim Rugova, dukshėm i emocionuar nga gjendja shėndetėsore si dhe nga fjalėt e Ipeshkvit, tha: “Ju, Shkėlqesi, keni vuajtur dhe vuani edhe tash shumė, por tė gjitha i keni pėrballusr trimėrisht, guximisht dhe heroikisht. Zoti Ju ndihmoftė, bekoftė dhe shpėrbleftė pėr tė gjitha!”.

Kėta dy njerėz tė rrallė dhe tejet tė dalluar, kishin besim nė Zotin dhe nė popullin, mbi tė gjitha shpresa pėr njė tė ardhme mė tė mirė dhe mė tė lirė. Ata e dhanė “pjesėn mė tė mirė tė vetvetes” pėr ne, pėr Kosovėn tonė, e tani na mbetet neve qė testamentin e tyre shpirtėror mos ta harrojmė, por me pėrkushti dhe dashuri ta zbatojmė.

Dy mendje dhe dy zemra, dy jeta dhe dy personalitete, dy veprimtarė dhe dy dėshmitarė tė ēėshtjes sė Kosovės, dy vizionarė tė drejtėsisė, tė vėrtetės dhe tė dashurisė, na “zbardhėn” fytyrėn, na nderuan dhe ndihmuan para Zotit dhe para botės, duke vurė gurthemelin e sė tashmes dhe tė ardhmes mė tė mirė dhe mė tė lumur nė Kosovė dhe mė gjerė.

Zoti i shpėrbleftė nė amshim, e ne, mbarė populli shqiptar me mallėngjim dhe falėnderim i kujtoftė dhe kurrė mos i harroftė! Pushofshin nė paqe! Amen.

 

 

                                                                                                                                                                        

 

Tė gjitha tė drejtat e rezervuara  © 2000 - 2005 misioni.hr

webmaster