Klikoni këtu për të shkuar në faqen kryesore të misioni.hr

Misioni Katolik Shqiptar nė Kroaci

                                                                                                                   

Temat

  Home

  Revista Urtia

  Numri 19

 

  

  

  

  

  

  

  

  

  

  

  

 

 

  

 

  Download


Kėrko nė Google


www.misioni.hr

 

 Revista Urtia                                                   

Imzot Mark Sopi (1938-2006)


Lush GJERGJI
 

Imzot Mark SOPI, ipeshkvi ynė, lindi nė Binēė, komuna e Vitisė, mė 26 shkurt 1938 nė njė familje tė mirė, tė madhe, tė pasur dhe bujare, pasardhėse e “Martirėve tė Karadakut (1848-18480), e cila Markun qysh nga fėmijėria dhe rinia e kishte edukuar dhe frymėzuar pėr flijim, vetėmohim dhe shėrbim ndaj Zotit dhe popullit.

Pas shkollimit fillestar nė Viti, gjimnazin klasik e kreu nė Pazin tė Kroacisė, pastaj studimet filozofiko-teologjike nė Zagreb dhe nė Romė.

Shugurohet meshtar mė 29 qershor 1968 nė Romė dhe Meshėn e Parė e kremtoi nė vendlindje nė Binēė.

Mė kujtohet mirė ky gazmend kishtar dhe familjar, sidomos fjalėt e tė ndjerit Imzot Nikė Prelės : “Ja, tani po vijnė fuqitė e reja, pėrforcimet nė shėrbim tė ungjillėzimit. Tash po marrim frymė pak mė lehtė…”.

Don Dedė Ramaj, famullitari i Stubllės dhe Binēės, nė fjalėn e rastit gjatė drekės kremtore pati thėnė nė mėnyrė profetike:“Mos harro biri i kujt je, sė pari i Zotit, pastaj i Kishės sonė martire, pasardhės i tyre, pastaj i famullisė dhe sė fundi i familjes… Ndero tė parėt dhe ndero vetveten, sepse ke gjurma pėr tė ndjekur nga lashtėsia dhe historia…”. Don Mark Sopi pėr pesė vite ishte famullitar nė Ferizaj dhe sekretari i imzot Nikė Prelės. Nė vitin 1974 qe emėruar famullitar i Zllakuqanit, atėherė famullia mė e madhe nė ipeshkvinė tonė.

Prej vitit 1974 deri nė vitin 1991 nė Zllakuqan dhe nė rrethinė bėri shėrbime tė shumėfishta, ndėr tė cilat do theksuar organizimin e jetės baritore, ndėrtimin e kishave, kapelave, meremetimin e kishės amė nė Zllakuqan, pėrgatitjen pėr themelimin e dy famullive tė reje, tė Klinės dhe tė Budisalcit.

Ishte pjesėmarrės dhe prijės shpirtėror edhe nė pajtimet e gjaqeve gjatė viteve 1990, bamirės dhe babė pėr tė mjerė dhe tė varfėr, kėshilltar pėr tė pasigurt, ngushėllues pėr tė pikėlluar, udhėheqės pėr tė pavendosur, me njė fjalė vėlla, atė, gjithēka.

Pėrpos kėtyre punėve tejet tė rėndėsishme dhe mjaft tė vėshtira, me plotė sfida dhe rreziqe, ai kurrė nuk ishte ndarė nga shkrim-leximi, si bashkėpunėtor i zellshėm i revistės fetaro-kulturore “Drita”, pastaj nė Durrės i revistės “Vegim Drite”. Botoi edhe kėto vėllime: Baca Kolė dhe famullitari (1995), Martirėt e Karadakut (1996), Koncilet ekumenike (2000), Shėn Luēia (2001).

Imzot Mark Sopi fill pas rrėnimit tė diktaturės nė Shqipėri, sė bashku me Mons. Damjan Kurti, shkoi nė Durrės si misionar pėr ta ndihmuar dhe shėrbyer kėtė Kishė dhe Popull martir, duke dėshmuar kėshtu dashurinė flijuese dhe dhuruese.

Qe emėruar ipeshkėv mė 23 nėntor 1995, u shugurua ipeshkėv nga Papa Gjon Pali II mė 6 janar 1996, sė bashku me 13 tė tjerė nga mbarė bota. Imzot Mark Sopi e mori udhėheqjen e Ipeshkvisė nė Prizren mė 18 shkurt 1996 dhe atė e udhėheqi me sukses deri nė kalimin nė amshim mė 11 janar 2006.

Ēka tė theksojmė dhe dallojmė nga jeta dhe veprimtaria e tij baritore? Erdhi nė krye tė Ipeshkvisė para Luftės me plotė rreziqe, pasiguri, dhe guximisht na mbrojti dhe udhėheqi tė gjithėve.

Para, gjatė dhe pas Luftės nė Kosovė ishte Bariu i Mirė i grigjės sė besuar, jo vetėm i asaj katolike, por i tė gjithėve, i atyre qė s’kishin mbrojtje, pėrkrahje, liri, dinjitet. Gjatė kėtyre dhjetė viteve ishte kudo lypej dhe kėrkohej, sidomos nė takime me vendorėt dhe ndėrkombėtarėt, gjithnjė i gatshėm pėr tė dėgjuar, kėrkuar dhe punuar pėr tė mirėn e pėrbashkėt.

Tė keqes i tha gjithnjė JO, tė mirės gjithnjė PO. I butė dhe i ėmbėl nė bashkėbisedime, i vendosur dhe i guximshėm nė vendime dhe nė qendrime. Me Imzot Mark Sopin Kisha Katolike nė Kosovė u bė gjithnjė mė e njohur, mė e pranishme nė hapėsirat tona, sidomos nė ndihmė pėr tė goditurit e luftės, nė ndėrtimin e shtėpive, shkollave, spitaleve, rrugėve, infrastrukturės, nė veēanti nė rindėrtimin e njeriut.

Poashtu ishte gjithnjė nė kėrkim tė mundėsive tė reja pėr shortimin e Kishės sonė nė ēėshtje shoqėrore, kulturore, arsimore. Jo rastėsisht vdiq nė punė, nė njė takim tė rastit rreth katedrales sė tė Lumes Nėnės Tereze nė Prishtinė.

Mė kujtohet fjala e rastit nė Kongresin Amerikan mė 18 maj 2005, ku me kėmbgulje dhe me argumente mbrojti qendrimet tona dhe kėrkoi demokraci, liri, barazi, vėllazėri pėr tė gjithė qytetarėt tanė.

Edhe unė, bashkėpunėtori i tij mė i ngushtė, ėshtė dashur tė shkoj nė Amerikė pėr ta njohur mė mirė se kush ėshtė Ipeshkvi i Kosovės, Imzot Mark Sopi, i cili gėzonte aq shumė autoritet, pėrkrahje, si nė qarqet mė tė larta shtetėrore, po ashtu edhe kishtare. Ai e kishte gjetur mėnyrėn e mirėfilltė pėr tė komunikuar me mbarė botėn, kuptohet, gjithnjė nė tė mirė dhe nė dobi tė Kishės dhe tė Popullit Shqiptar.

Nėpėrmjet ekraneve televizive Imzot Mark Sopi ishte bėrė njė anėtar i familjeve dhe i popullit tonė, me fjalė tė ėmbla dhe ngushėlluese, me kėshillime tė qėlluara dhe tė frymėzuara, me qendrime tė guximshme dhe inkurajuese. Tani nga tė njėjtat ekrane dhe mjete pamoro-dėgjimore po e pėrcjellim nė pushimin e pasosur.

Dikush tha kėshtu: “Trupi i njeriut do tė ngihet vetėm me tokė, dhe, ndėrsa shpirti i njeriut vetėm me Zotin”.

Shkėlqesi e dashur dhe e nderuar, pusho nė paqe, ndėrmjetėso pėr ne te Zoti e mos na harro. Amen.


(Fjala e mbajtur nė Mbledhjėn Pėrkujtimore kushtuar Imzot Mark Sopit, Teatri Kombėtar, Prishtinė 13 janar 2006, ora 12:00)

 

 

                                                                                                                                                                        

 

Tė gjitha tė drejtat e rezervuara  © 2000 - 2005 misioni.hr

webmaster