Klikoni këtu për të shkuar në faqen kryesore të misioni.hr

Misioni Katolik Shqiptar nė Kroaci

                                                                                                                   

Temat

  Home

  Revista Urtia

  Numri 19

 

  

  

  

  

  

  

  

  

  

  

  

 

 

  

 

  Download


Kėrko nė Google


www.misioni.hr

 

 Revista Urtia                                                   

MISSA PRO ELIGENDO ROMANO PONTIFICE

Homilia e Kardinalit Joseph Ratzinger
Dekan i Kolegjit tė Kardinalėve

Bazilika Patriarkale e shėn Pjetrit
E hėnė, 18 prill 2005

Nė kėtė ēast me pėrgjegjėsi tė madhe, le tė dėgjojmė me vėmendje tė veēantė ēka Zoti na thotė me fjalėt e veta. Nga tė trija leximet do tė doja tė zgjidhja vetėm ndonjė pjesė, qė ka tė bėjė drejtpėrdrejt me ne nė njė ēast si ky.

Leximi i parė ofron njė portret profetik tė figurės sė Mesisė – njė portret qė e merr tė gjithė kuptimin e tij nga momenti nė tė cilin Jezusi lexon kėtė tekst nė sinagogėn e Nazaretit, kur thotė: “Sot shkoi nė vend kjo pjesė e Shkrimit shenjt” (Lk 4, 21). Nė qendėr tė tekstit profetik gjejmė njė fjalė qė – tė paktėn nė vėshtrim tė parė – duket kundėrthėnėse. Mesia, duke folur pėr veten, thotė se ėshtė dėrguar “ta shpall vitin e hirit tė Zotit, ditėn e ahmarrjes sė Hyjit tonė”. (Is 61, 2). Dėgjojmė, me gėzim, lajmėrimin e vitit tė hirit: hiri/mėshira hyjnore i vė njė kufi tė keqes – na ka thėnė Ati i Shenjtė. Jezu Krishti ėshtė vetė mėshira hyjnore: tė takosh Krishtin do tė thotė tė takosh mėshirėn e Hyjit. Mandati i Krishtit ėshtė bėrė mandati ynė pėrmes vajimit priftėror; jemi thirrur pėr tė shpallur – jo vetėm me fjalė por me jetėn, dhe me shenjat efikase tė sakramenteve, “vitin e hirit tė Zotit”.

Por ēfarė do tė thotė Izaia kur lajmėron “ditėn e hakmarrjes sė Hyjit tonė? Jezusi, nė Nazaret, nė leximin e tij tė tekstit profetik, nuk ka shqiptuar kėto fjalė – ka pėrmbyllur duke lajmėruar vitin e hirit. Ka qenė ndoshta ky motivi i skandalit tė realizuar pas predikimit tė tij? Nuk e dimė. Nė ēdo rast Zoti ka ofruar komentin e vet vėrtetėsor pėr kėto fjalė me vdekjen nė kryq. “Ai nė trupin e vet i mori mbi drurin e kryqit mėkatet tona...”, thotė shėn Pjetri (1 Pt 2, 24). E shėn Pali u shkruan Galatasve: “Krishti na shpėrbleu prej mallkimit tė Ligjit, duke u bėrė Ai vetė Mallkim pėr ne, sepse rri shkruar: I mallkuar ėshtė gjithkush varet nė kryq – qė pėrmbi paganė tė arrijė bekimi i Abrahamit nė Krishtin Jezus: qė Premtimin – Shpirtin Shenjt – ta marin me anė tė fesė” (Gal 3, 13-14).

Mėshira e Krishtit nuk ėshtė njė garanci me ēmim tė lirė, nuk nėnkupton banalizimin e sė keqes. Krishti mbart nė trupin e tij dhe nė shpirtin e tij tė gjithė peshėn e sė keqes, tė gjithė forcėn e saj shkatėrruese. Ai djeg dhe shndėrron tė keqen nė vuajtje, nė zjarrin e dashurisė sė vet vuajtėse. Dita e hakmarrjes dhe viti i hirit pėrkojnė nė misterin pashkvor, nė Krishtin e vdekur dhe tė ringjallur. Kjo ėshtė hakmarrja e Hyjit: ai vetė, nė personin e Birit, vuan pėr ne. Sa mė shumė jemi tė prekur nga mėshira e Krishtit, sa mė shumė hyjmė nė solidaritet me vuajtjen e tij – bėhemi tė gatshėm pėr tė pėrkryer nė mishin tonė “atė qė u mungon mundimeve tė Krishtit” (Kol 1, 24).

Tė kalojmė nė leximin e dytė, nė letrėn drejtuar Efesianėve. Kėtu, nė thelb, bėhet fjalė pėr tri gjėra: nė radhė tė parė pėr shėrbesat dhe hiret nė Kishė, si dhurata tė Zotit tė ngjallur dhe tė ngjitur nė qiell; pastaj, pėr pjekjen e fesė dhe tė njohjes sė Birit tė Hyjit, si kusht dhe pėrmbajtje e njėsisė nė trupin e Krishtit, dhe sė fundi, pėr pjesėmarrjen e pėrbashkėt nė rritjen e trupit tė Krishtit, pra, nė shndėrrimin e botės nė bashkim me Zotin.

Tė ndalemi vetėm nė dy pika. E para ėshtė ecja drejt “pjekurisė sė Krishtit”; kėshtu thotė, duke thjeshtėsuar pak, teksti italian. Mė saktėsisht do tė duhej, sipas tekstit grek, tė flisnim pėr “masėn e plotėsisė sė Krishtit”, nė tė cilėn jemi thirrur pėr tė arritur pėr tė qenė realisht tė rritur nė fe. Nuk do tė duhej tė mbesnim fėmijė nė fe, nė gjendje vogėlsie. E nė cilėn gjė qėndron tė mbeturit fėmijė nė fe? Pėrgjigjet shėn Pali: do tė thotė tė jesh “qė tė mos jemi mė si foshnja me tė cilėt luajnė tallazet dhe i ēon e i rrėzon ēdo erė mėsimesh...” (Ef 4, 14). Njė pėrshkrim shumė aktual!

Sa tallaze mėsimesh/doktrinash kemi njohur nė kėta dhjetėvjeēarėt e fundit, sa rryma ideologjike, sa moda mendimi... Varka e vogėl e mendimit tė shumė tė krishterėve ka qenė jo rrallė tronditur nga kėto valė – e hedhur nga njė skaj nė tjetrin: nga marksizmi tek liberalizmi, deri nė libertinizėm; nga kolektivizmi nė individualizmin radikal; nga ateizmi nė njė misticizėm tė turbullt fetar; nga agnosticizmi nė sinkretizėm e kėshtu me radhė. Ēdo ditė lindin sekte tė reja dhe realizohet ēka thotė shėn Pali mbi mashtrimin e njerėzve, mbi dinakėrinė qė ka prirjen tė tėrheqė nė gabim (shih Ef 4, 14). Tė pasurit njė fe tė qartė, sipas Besojmės sė Kishės, ndodh shpesh tė etiketohet si fundamentalizėm. Ndėrsa relativizmi, pra tė lėnit tė mbartesh “kėtej e andej prej ēdo erė mėsimesh”, duket si sjellja e vetme nė lartėsinė e kohėve tė sotme. Shkon duke u ndėrtuar njė diktaturė e relativizmit qė nuk njeh asgjė si pėrfundimtare dhe lė si masė tė fundit vetėm unin vetjak dhe dėshirat e tij.

Ne, pėrkundrazi, kemi njė tjetėr masė. Birin e Hyjit, njeriun e vėrtetė. Ėshtė ai masa e njerėzisė sė vėrtetė. “E rritur” nuk ėshtė njė fe qė ndjek valėt e modės dhe tė renė e fundit; e rritur dhe e pjekur ėshtė njė fe thellėsisht e rrėnjosur nė miqėsinė me Krishtin. Ėshtė kjo miqėsi qė na hap ndaj gjithēkaje, qė ėshtė e mirė dhe na jep kriterin pėr tė dalluar midis tė vėrtetės dhe tė rremes, midis mashtrimit dhe tė vėrtetės. Kėtė fe tė rritur duhet tė ēojmė nė pjekuri, drejt kėsaj feje duhet tė udhėheqim grigjėn e Krishtit. Dhe ėshtė kjo fe – vetėm feja – qė krijon njėsim dhe realizohet nė dashuri. Shėn Pali na ofron nė lidhje me kėtė – nė kundėrshtim me peripecitė e atyre qė janė si fėmijė tė valėvitur nga tallazet/dallgėt – njė fjalė tė bukur: tė vėrtetėsohesh nė dashuri, si formulė themelore e ekzistencės sė krishterė. Nė Krishtin pėrkojnė e vėrteta dhe dashuria. Nė masėn nė tė cilėn i afrohemi Krishtit, edhe nė jetėn tonė, e vėrteta dhe dashuria shkrihen. Dashuria pa tė vėrtetėn do tė ishte e verbėr; e vėrteta pa dashuri do tė ishte si “njė cimbal qė tingėllon” (1 Kor 13, 1).

Le tė vijmė tani tek Ungjilli, nga pasuria e tė cilit do tė doja tė tėrhiqja vetėm dy vėzhgime tė vogla. Zoti na drejton kėto fjalė tė mrekullueshme: “Nuk ju thėrras mė shėrbėtorė... unė ju quajta miq” (Gjn 15, 15). Shumė herė ndjejmė tė jemi – sa e vėrtetė ėshtė – vetėm shėrbėtorė tė padobishėm (shih Lk 17, 10). E pavarėsisht kėsaj, Zoti na quan miq, na bėn miq tė tij, na jep miqėsinė e tij. Zoti e pėrkufizon miqėsinė nė njė mėnyrė tė dyfishtė. Nuk ka tė fshehta mes miqsh. Krishti na thotė gjithė sa dėgjon nga Ati; na jep besimin e tij tė plotė e, me besimin, edhe njohjen. Na zbulon fytyrėn e vet, zemrėn e vet. Na dėfton butėsinė e vet pėr ne, dashurinė e vet tė apasionuar qė shkon deri nė marrinė e kryqit. Na besohet ne, na jep fuqinė tė flasim me unin e vet: “ky ėshtė korpii im...”, “unė tė liroj...”. Na beson korpin/trupin e vet, Kishėn, neve. U beson mendjeve tona tė dobėta, duarve tona tė dobėta tė vėrtetėn e vet – misterin e Hyjit Atė, Bir e Shpirt Shenjt, misterin e Hyjit qė “aq e deshi botėn sa qė e dha njė tė vetmin Birin e vet.” (Gjn 3, 16). Na ka bėrė miq tė tij – e ne si pėrgjigjemi?

Elementi i dytė, me tė cilin Jezusi pėrkufizon miqėsinė, ėshtė bashkimi i vullneteve. “Idem velle – idem nolle”, ishte edhe pėr Romanėt pėrkufizimi i miqėsisė. “Ju jeni miqė tė mi, nėse bėni qė ju urdhėroj unė” (Gjn 15, 14). Miqėsia me Krishtin pėrkon me sa shpreh kėrkesa e tretė e Atynės: “U bėftė vullnesa jote si nė qiell ashtu edhe nė tokė”. Nė orėn e Gjetsemanit, Jezusi ka shndėrruar vullnetin tonė rebel njerėzor nė vullnet tė pėrputhur dhe tė bashkuar me vullnetin hyjnor. Ka vuajtur tė gjithė dramėn e autonomisė sonė – e pikėrisht duke sjellė vullnetin tonė nė duart e Hyjit, na jep lirinė e vėrtetė: “Jo si dua unė, por si do ti” (Mt 26, 39). Nė kėtė bashkim tė vullneteve realizohet shėlbimi ynė: tė jemi miq tė Jezusit, tė bėhemi miq tė Hyjit. Sa mė shumė e duam Jezusin, sa mė shumė e njohim, aq mė shumė rritet liria jonė e vėrtetė, rritet gėzimi i tė qenit shėlbuar. Faleminderit Jezus pėr miqėsinė tėnde!

Elementi tjetėr i Ungjillit – qė doja tė prekja – ėshtė fjalimi i Jezusit mbi tė sjellurit fryt: “Unė ju zgjodha ju dhe ju caktova tė shkoni e tė jepni fryt e fryti juaj tė qėndrojė” (Gjn 15, 16). Shfaqet kėtu dinamizmi i ekzistencės sė tė krishterit, i apostullit: ju zgjodha tė shkoni... Duhet tė gjallėrohemi nga njė shqetėsim i shenjtė: shqetėsimi pėr t’u sjellė tė gjithėve dhuratėn e fesė, tė miqėsisė me Krishtin. Me tė vėrtetė, dashuria, miqėsia e Hyjit na ėshtė dhėnė qė t’u arrijė edhe tė tjerėve. Kemi marrė fenė pėr t’ua dhėnė tė tjerėve – jemi priftėrinj pėr t’u shėrbyer tė tjerėve. Dhe duhet tė sjellim njė fryt qė tė mbesė. Por ēfarė mbetet? Paratė jo. As ndėrtesat nuk mbesin, e jo mė librat. Pas njė farė kohe, pak a shumė tė gjatė, tė gjitha kėto gjėra zhduken. E vetmja gjė, qė mbetet nė pėrjetėsi ėshtė shpirti njerėzor, njeriu i krijuar nga Hyji pėr pėrjetėsinė. Fryti qė mbetet ėshtė pra sa kemi mbjellė nė shpirtrat njerėzorė – dashuria, njohja; gjesti i aftė pėr tė takuar zemrėn; fjala qė hap shpirtin ndaj gėzimit tė Zotit. Atėherė tė shkojmė e tė lusim Zotin, qė tė na ndihmojė pėr tė sjellė fryt, njė fryt qė qėndron. Vetėm kėshtu toka ndryshohet nga luginė e lotėve nė kopsht tė Hyjit.

Rikthehemi sė fundi, edhe njė herė, nė letrėn drejtuar Efesianėve. Letra thotė – me fjalėt e Psalmit 68 – se Krishti, duke u ngjitur nė qiell, “u dha dhurata njerėzve” (Ef 4, 8). Fitimtari shpėrndan dhurata. E kėto dhurata janė apostuj, profetė, ungjillizues, barinj e mėsues. Shėrbimi jonė ėshtė njė dhuratė e Krishtit pėr njerėzit, pėr tė ndėrtuar trupin e vet – botėn e re. Jetojmė shėrbimin tonė kėshtu, si dhuratė e Krishtit pėr njerėzit! Por nė kėtė orė, mbi tė gjitha, t’i lutemi me kėmbėngulje Zotit, qė pas dhuratės sė madhe tė Papės Gjon Palit II, tė na japė pėrsėri njė bari sipas zemrės sė vet, njė bari qė tė na udhėheqė nė njohjen e Krishtit, nė dashurinė e tij, nė gėzimin e vėrtetė. Amen.


Shqipėroi: Etleva SHIROKA

 

 

                                                                                                                                                                        

 

Tė gjitha tė drejtat e rezervuara  © 2000 - 2005 misioni.hr

webmaster