|
Revista
Urtia

Identiteti sipas Papa Gjon Palit II dhe ēėshtja
shqiptare
Zef AHMETI
Pėrmbledhje
Papa Gjon Pali II do tė mbetet njė ndėr figurat mė tė
rėndėsishme tė shek. XX. Kjo figurė markante e Kishės,
do tė mbetet nė historinė e botės si personalitet qė
bėri kthesa jo vetėm nė Kishė, por edhe nė politikėn e
Evropės. Madje, me Gjon Palin II lidhen ngusht ngjarjet
vendimtare politiko historike, sikundėr janė rrėnimi i
ideologjisė komuniste dhe forcimi i procesit tė
Bashkimit tė Evropės. Autori, duke reflektuar
veprimtarinė e kėtij Pape tė madh, ka marrė nė shqyrtim
pėr tė shfaqur disa ide mbi konceptin e identitetit tė
popullit apo shtetit. Pėr tė bėrė njė analizė tė
kėtillė, autori merr pėr ta trajtuar librin e fundit tė
Papės, Memoria e Identita, nė tė cilėn libėr jepen
nocionet kryesore qė e karakterizojnė identitetin, siē
janė: atdheu, patriotizmi, nacioni, kultura. Nė fund,
paraqiten edhe disa refleksione nė lidhje me identitetin
e popullit shqiptar, qė konstatohet se ende vuan nga
identiteti i humbur.
Hyrje
Me figurėn e Papės Gjon Palit II lidhen ngushtė disa
ngjarje-(kthesa), mbase vendimtare tė shekullit njėzet.
Njihet si protagonist i shumė ndryshimeve pozitive,
historike, nė Europė dhe botė. Ai trajtohet si dėshmitar
i pazėvendėsueshėm i ngjarjeve tė regjimit nazist, e
sidomos i pas-Luftės sė Dytė Botėrore, diktaturės
komuniste dhe luftės sė ftohtė, ngjarje kėto qė shėnuan
shek. e kaluar.
Shekulli 20, e sidomos pjesa e dytė, ėshtė pėrcjellė me
ngjarje tė rėndėsishme si nė aspektin ideologjik
(fitorja mbi ekzistencėn e sė keqes qė sipas Papės
Gjon Palit tė II-tė- ishte nacionalsocializmi dhe
komunizmi), shtetėror, por edhe nė kuadėr tė ngjarjeve
globale, nė fushėn e sė drejtės ndėrkombėtare publike
(krijimi i shteteve tė reja), krijimi dhe pėrforcimi i
organizatave ndėrkombėtare, e sidomos rėnia e sistemit
komunist sė bashku me krijimin e Bashkimit Europian.
Ndryshime pozitive kishte edhe nė kuadėr tė Kishės, qė
do tė duhej tė veēoheshin Koncili i II-tė i Vatikanit,
pastaj iniciativat e ndryshme, tė cilat lidhen
drejtpėrsėdrejti me figurėn e Gjon Palit tė II-tė, si
ato tė reformave liturgjike e themelimi i organizatave
pastorale. Pastaj aktivitetet nė fushėn ekumenike dhe tė
dialogut ndėr-fetar qė kulmohet me festimin e
dymijėvjetorit tė Kishės Katolike. Personaliteti mė i
rėndėsishėm qė ka bashkė-ndikuar e bashkė-vepruar por
edhe bashkė-pėrjetuar tė gjitha ngjarjet tė shek. 20, e
qė ka pėrjetuar edhe fillimin e mijėvjeēarit tė rij,
ėshtė figura e Papa Gjon Palit tė II-tė.
Kėtu po bėjmė njė pėrsiatje rreth mendimeve tė tija
lidhur me identitetin, qė pėr kohėn dhe momentin, mund
tė jenė tė rėndėsishme, edhe pėr popullin shqiptar,
sidomos atė tė Kosovės.
1. Jeta nė liri
Kur thuhet se pėrvoja i bėn njerėzit mė tė pjekur, pas
kėsaj fshihet njė filozofi e saktė dhe realiste. Kėtė
mungesė e kemi pėrjetuar drejtpėrsėdrejti me Shqipėrinė
pas rėnies sė regjimit shkatėrrimtar komunist dhe me
Kosovėn e para dhe pas luftės (1999). Meqė jemi te jeta
nė liri, thėnia e para-shėnuar luan njė rol shumė tė
rėndėsishėm. Liria, kjo vlerė sublime, e cila krijon
mundėsinė tė vendoset nė mėnyrė autonome pėr vetveten,
nė shoqėritė qė kanė dalė nga sistemet totalitare, ka
paraqitur po ashtu njė problem pasues, pra pyetjen, qė e
shtron edhe Papa Gjon Pali i II-tė, si duhet tė sillemi
me lirinė? Ai mendon se ky problem nuk prek vetėm
individin, por edhe dimensionet kolektive. Liria jep
mundėsinė qė ajo tė pėrdoret nė dy aspekte, pėr tė mirė,
por njėkohėsisht edhe pėr tė keq. Gjon Pali i dytė
vlerėson, se Veprimet njerėzore synojnė aftėsitė e
ndryshme shpirtėrore drejt njė sinteze. Nė kėtė sintezė
dėshira merr rolin udhėheqės... aktet e njerėzve janė tė
lira dhe, si tė tilla, ato sjellin pėrgjegjėsinė e
subjektit nė lojė. Papa, kėshtu, theksonte tre llojet e
sė mirės, qė pėrcaktojnė veprimin e njerėzve nė aspektin
organik: bonum honestum (tė mirės nė vete), bonum utile
(tė pėrdorshme), dhe bonum delectabile (tė pėlqyeshmen,
kėndshmen).
Nė fund, nė formė pėrmbledhėse ai vlerėson, se ēėshtja e
shfrytėzimit tė drejtė tė konceptit tė lirisė, ėshtė e
lidhur ngushtė me reflektimin e temės pėr tė mirėn dhe
tė keqen. Mendimet e Gjon Palit janė interesante lidhur
me shtjellimin qė i bėn ēėshtjes, se ēka e bėn lirinė?
Nė fakt, sipas tij, kjo ju jep njerėzve detyrėn pėr tu
realizuar, dhe njėkohėsisht ajo paraqet njė kategori
etike. Kėto mendime ai i lidh edhe me mendimet e
Arsitotelit dhe tė Tomė Akuinit. Liria u jepet njerėzve
nga Krijuesi, si dhuratė dhe detyrė njėkohėsisht, duke
shtuar po ashtu mendimin, se liria ėshtė nė atė masė me
tė vėrtetė liri, varėsisht se si ajo e realizon tė
vėrtetėn pėr tė mirėn. Dhe vetėm atėherė ėshtė ajo
(liria) diēka e mirė nė vete.
2. Papa Gjon Pali II pėr identitetin
Qasja laike ndaj problemit tė identitetit, kombit,
nacionit dhe shtetit, bazohet nė disa teori
filozofike-politiko-juridike. Pėr ta prekur pėr sė
afėrmi dallimin, ne duhet tė fillojmė me shtjellimin e
konceptin komb e nacion dhe shtet. Shikuar nga kėndi
shqiptar, kemi njė dallim mes konceptit komb dhe nacion.
Kombi trajtohet si koncept etnik, sipas tė kuptuarit tė
filozofisė gjermane, e qė i kalon kufijtė shtetėrorė,
ndėrsa nacioni ėshtė njė koncept politiko-shtetėror qė
nėnkupton popullin e njė shteti, dhe kėtė e hasim te
shteti francez. Nė rastin konkret, sipas kėsaj qasjeje,
ne shqiptarėt si komb shtrihemi nė territorin e
Maqedonisė, Kosovės, Serbisė, Malit tė Zi, kurse si
nacion nė kėtė kontekst mund tė trajtohet populli
shqiptar i shtetit tė Shqipėrisė, qė nuk do tė thotė se
duhet tė jenė edhe me kombėsi shqiptare, ngjashėm do tė
ndodhė edhe nė rast se Kosova njihet si shtet sovran. Me
shtetin e Kosovės do tė lind nacioni kosovar (populli i
shtetit tė Kosovės), qė nuk do tė jenė vetėm shqiptarėt
si shumicė, por edhe pakicat tjera.
Para se tė vazhdojmė mė tutje, tė ndalemi pakėz te
episodi i emėrimit tė Papa Gjon Pallit II nė shėrbesėn e
Kryeipeshkvit tė kishės sė Romės. Ai ėshtė vlerėsuar nga
qarqet politike si Papė politik, i cili vinte nga
Lindja dhe mu nga njė vend i Bashkimit Sovjetik,
Polonisė, qė kishte humbur identitetin, pėrkatėsisht i
ishte marrė identiteti i vėrtetė kėtij vendi nga
diktatura komuniste dhe nuk ishte mė vetvetja. Ai
njihej, po ashtu, nė qarqet perėndimore edhe si
`antikomunist militant`. Ai vlerėsohej shumė i
(pa)pėrshtatshėm pėr kohėn qė vepronte edhe pėrballė
Moskės. Ai ia del qė dy muaj pas emėrimit si Papė, ta
pranojė nė selinė e tij, mė 24 janar 1979, diplomatin
kryesor tė Kremlinit, Ministrin e Jashtėm Gromyko, nė
njė bisedė gati dyorėshe. Pėr tė mos hyrė nė detaje,
Papa Gjon Pali II qėndronte edhe pas lėvizjes sė
sindikatės nė Solidarność, me tė cilėn lėvizje edhe
fillon shkatėrrimi i Bashkimit Sovjetik. Thėnė ndryshe,
Kisha Katolike nė Poloni ishte e vetmja opozitė. Ajo
qėndronte pas sindikatės, dhe ishte njė produkt i
Wojtylės e qė drejtohej nga Leh Valesa. Teologu Wolfgang
Hammel shkruan, se kurrė nuk ka pasur kėsi rasti sikur
me Valesėn, qė njė laik tė nderohet aq shumė nė Vatikan.
Nė vizitėn e parė qė i bėn Papa vendit tė tij nė vitin
1979, nė fjalimet e tija shprehej pėr njė suverenitet
tė shoqėrisė, tė drejtėn pėr ekzistencė, dhe se ai
ka qenė i kėnaqur pėr etjen pėr liri dhe barazi nė
vendlindjen e tij, po ashtu kėrkonte vend tė vetin pėr
Poloninė nė hartėn e Evropės. Pra, kėrkonte kthimin e
identitetit tė atdheut ku kishte lindur dhe prej nga
vinte. Ne cekėm vetėm disa pika simbolike tė tė
vepruarit tė Wojtylės dhe kėshtu ne kemi ardhur nė pikėn
qė tė fillojmė me mendimet e Papa Gjon Palit tė II-tė
pėr Identitetin:
* Atdheu
Koncepti atdhe lidhet ngushtė me realitetin dhe emėrimin
»at« (pater). Atdheu ėshtė pėr tu barazuar me
trashėgimin (patrimonium). Pranė kėtij emėrimi kemi
njashtu edhe njė pėrcaktim tjetėr »mėmėdheu«. Gjon Pali
shtjellon dhe shpjegon kėto dy koncepteve. Ai shton,
duke shėnuar, se tė gjithė e dimė nga pėrvoja personale,
se nė ēfarė mase ndikon bartja e trashėgimisė
shpirtėrore nga ana e nėnės. Atdheu ėshtė pra
trashėgimia dhe njėkohėsisht edhe gjendja e pasurisė, qė
buron nga kjo trashėgimi; kjo kupton edhe vendin,
territorin. Pėr mė tepėr, koncepti atdhe pėrfshin
pėrmbajtjen dhe vlerat shpirtėrore, pra gjitha ato ēka e
bėjnė kulturėn e njė nacioni.
Me atdhe kuptojmė njė lidhje tė thellė mes aspektit
material dhe shpirtėror, mes kulturės dhe territorit.
Dhe nėse territori merret me dhunė, atėherė...shpirti i
njė nacioni (kėshtu po e pėrdorim ngase Papa edhe e
shėnon kėshtu, andaj edhe po e lėmė si tė tillė pa u
lidhur me dallimin e lartshėnuar nė lidhje me konceptet
komb dhe nacion) mund tė ngritet pėr njė jetė tė re dhe
lufton, qė vendi t`i (ri)fitojė tė drejtat qė i takojnė.
* Patriotizmi
Njė koncept tjetėr, i cili ndėrlidhet ngushtė me atė tė
atdheut, nė pėrsiatjet e tij mbetet ajo qė ka tė bėjė me
patriotizmin. Gjon Pali e shpjegon kėtė term, duke
filluar me urdhėrin e katėrt, i cili e detyron
besimtarin t`i »nderojė prindėrit« (babė e nėnė).
Patriotizmi lidhet ngushtė me vendlindjen, pra
»mėmėdheun« qė pėr secilin prej nesh ėshtė njė nėnė.
Trashėgimia shpirtėrore, qė ne e marrim nga atdheu dhe
mėmėdheu e arsyeton, e argumenton obligimin tonė pėrball
pietas, pra prindėrve sipas kuptimit tė urdhėrimit tė
katėrt. Ai shton mė tutje, po ashtu duke shtjelluar edhe
mė thellė, se patriotizėm do tė thotė dashuria pėr tė
gjitha, ēka i takon atdheut: dashuria pėr historinė,
traditėn, gjuhėn, ėshtė njė dashuri qė lidhet po ashtu
me veprat e bashkatdhetarėve dhe tė frutave tjera
shpirtėrore.
Mėmėdheu ėshtė po ashtu edhe e mirė e pėrbashkėt e tė
gjithė qytetarėve, e mirė, e cila si e tillė, mbetet njė
obligim i tė gjithėve. Duket se familja, nacioni dhe
atdheu janė realitete tė pazėvendėsueshme, shkruan Gjon
Pali II. Po ashtu, duke shtuar, ai thotė se mėsimi
social kishtar flet pėr bashkėsitė »natyrore«. Edhe
koncepti i nacionalizmit, qė tek ne shqiptarėt, sidomos
tė Kosovės, e shikojmė si diēka pozitive, ėshtė fjalė qė
Wojtyla e shpjegon duke thėnė, se karakteristike pėr
nacionalizmin ėshtė njohja dhe kahja e mirėqenies
vetjake (vetėm pėr vete) e njė nacioni pa i marrė
parasysh tė drejtat e tė tjerėve (duke i pėrjashtuar
ato), kurse patriotizmi i pranon edhe tė drejtat e
popujve tjerė, ashtu si i dėshiron pėr vete.
* Nacioni
Patriotizmi njihet edhe si ndjenjė e brendshme qė lidhet
me nacionin e atdheun. Por ēka ėshtė nacioni pėr Papa
Gjon Palin e II? Sipas tij, ekziston njė lidhje e
ngushtė mes konceptit »atdhe« dhe »nacion« dhe shpjegon
me fjalėn polake na-ród (nacion) qė vjen nga fjala ród e
qė do tė thotė krijim/lindje. Po ashtu edhe fjala atdhe
i ka rrėnjėt nė fjalėn ojciec. Pra ėshtė at-i qė sė
bashku me nėnėn dhurojnė jetėn. Dhe me kėtė krijim nga
ana e nėnės dhe atit lidhet po ashtu edhe koncepti i
patrimoniums, pra tė trashėgimisė qė njashtu ėshtė njė
arsye, e cila lidhet me atdheun. Sipas Wojtylės nacioni
ka lidhje tė ngushtė me lindjen dhe shpjegon se me
konceptin »nacion« pėrkufizohet njė bashkėsi, qė
shtrihet nė njė territor tė caktuar dhe qė dallon nga
nacionet tjera, nėpėrmjet kulturės vetjake.
Nacioni mund tė zėvendėsohet po ashtu edhe me shtetin,
meqenėse nacioni, shikuar nga natyra, pretendon ta
krijojė njė shtet ashtu si e tregojnė edhe historitė e
nacioneve tė Europės.
* Nacioni dhe Kultura
Nacioni, sipas, tashmė tė ndjerit, Papa Gjon Palit II,
jeton nga veprat e kulturės qė dalin nga shpirti i tij.
Ai ka vlerėsuar se nacioni ekziston nėpėrmjet kulturės
dhe pėr kulturėn. Ai ėshtė shprehur po ashtu me sa
vijon: Unė jam bir i njė nacioni, i cili ka pėrjetuar
gjėrat mė tė dhunshme gjatė historisė sė tij njė
nacion, i cili nga fqinjėt e tij disa herė ėshtė dėnuar
me vdekje, por qė megjithatė ka mbijetuar dhe ka mbetur
vetvetja. Teza e Gjon Palit II lidhur me atė, se
identiteti nacional krijohet nėpėrmjet kulturės, ėshtė
pranuar posaēėrisht nga nacionet qė kanė qenė nė fazėn e
krijimit dhe kėrkimit tė rrugės drejt konsolidimit tė
sovranitetit vetjak.
Lidhur me gjendjen e shteteve tė Europės dhe procesit tė
integrimeve, ai e ka quajtur si »identitet-pasues« qė ka
qenė si konsekuencė e Luftės sė Dytė Botėrore, nga njė
Evropė koekzistence, drejtė njė Evrope tė bashkuar.
3. Ēėshtja shqiptare
Ne, sikur ta krahasojmė qasjen polake drejt kthimit nė
identitet tė atdheut me atė shqiptar, kemi dallime tė
mėdha. Sė pari kombit shqiptar (si i tėrė) gjatė
historisė i ėshtė mohuar e drejta pėr tė jetuar i
bashkuar nė njė atdhe tė pėrbashkėt. Ky mohim e gjeti
popullin shqiptar edhe pas kthesės (rėnies sė sistemit
komunist) nė njė gjendje tė vėshtirė dhe tė rėndė, e tė
mos flasim pėr gjendjen pas tėrheqjes sė perandorisė
turke nga Ballkani. Pėr deri sa polakėt e dinin se cilin
identitet po e kėrkonin, shqiptarėt u gjetėn para njė
udhėkryqi dhe ende duke u marrė me finalizimin e
»identitetit tė atdheut« pėr kombin nė tėrėsi qė pėr
rezultat kemi gjendjen aktuale nė rajon. Ndėrsa kjo
tendencė, qė padyshim u shfaq, u emėrua si bashkimi i
trojeve shqiptare apo edhe si e quajnė kundėrshtarėt e
kėtij kombi Shqipėria e madhe apo edhe si Kosova e
madhe. Ky mohim dhe dėshtim i identitetit tė atdheut tė
pėrbashkėt tė shqiptarėve u bė edhe pėr arsye tė
zbehtėsisė sė trashėgimisė shpirtėrore (sipas tė
kuptuarit tė Gjon Palit, pra mėmėdheut) qė ishte ndarė
dhunshėm nga kurorėzimi me atdheun. Dhe ky shpirt i
nacionit (khs. tekstin lartė tė Gjon Palit) ishte i
dėrmuar dhe pjesėrisht edhe i tjetėrsuar dhe nuk qe i
gatshėm t`i bėjė njė shtyrje, tė ngrihet pėr njė jetė tė
re e tė luftojė qė kombi shqiptar tė (ri)fitojė tė
drejtėn pėr tė jetuar nė njė atdhe e tė bashkohet me
mėmėdheun, tė bėhen njė trup i vetėm. Si rezultat,
bazuar nė fatin e kombit gjatė historisė, kemi
shqiptarėt e ndarė e tė shpėrndarė.
Shqipėria, trungu i copėtuar i atdheut tė shqiptarėve,
ishte alivanosur dhe gati sa bėri vetėvrasje me
diktaturėn komuniste, duke humbur dhe shkatėrruar vlerat
individuale dhe shoqėrore. Asaj iu deshėn 15 vite qė tė
konsolidohet e tė stabilizohet. Kjo reflektoi qė shpirti
i kombit tė reduktojė fuqinė nė minimum. Pėr deri sa
shqiptarėt e viseve tė tjera, meqenėse edhe sot kanė
vėshtirėsi t`i njohin vendet ku jetojnė si atdhe tė
tyre, nė Kosovė kemi njė frymė mė tė qartė. Megjithė
vėshtirėsitė, ndihet njė »shpirt« mė i gjallė.
Kombi, nacioni, shteti, kultura, identiteti janė
koncepte qė popujt tjerė tashmė i kanė zgjidhur qė moti.
Pėrderisa ne dhe Ballkani perėndimor ende merremi me
kėto ēėshtje, nė e Evropė kemi »identitetin-pasues«.
Literatura:
Johannes Paul II., Gewissen der Welt, Herder Spektrum,
Freiburg, Basel, Wien 2002; Johannes Paul II.,
Erinnerungen und Identität, Weltbild, Gjermani 2005,
botimi i katėrt; Karlheinz Deschner, Die Politik der
Päpste im 20. Jahrhundert, botim i ri, Gjermani 1991, fq.
545-674. Zef Ahmeti, Lidershipi shqiptar sipas Krist
Malokit nė kontekstin aktual, me 105 vjetorin e lindjes
dhe 33 vjetorit e vdekjes, nė: URTIA 1/2005, fq. 77-86;
http://www.trepca.net/2005/07/050713_za_lidershipi_shqiptar_sipas_kriste_malokit.htm
, (po ashtu edhe nė www.albanisches-institut.ch) St.
Gallen, 13 korrik 2005. Zef Ahmeti, Identiteti kosovar,
a ekziston?, nė: http://www.kosova.com/lexo.php?kat=9&artikulli=26641
, St. Gallen 28 maj 2005. Wolfgang Hammel, Die
Ostpolitik Papst Johannes Pauls II., Beziehungen
zwischen Kurie und Ostblock, Bern (Zvicer) 1984.
Identity According to Pope John
Paul II and the Albanian Issue
Zef AHMETI
Summary
Pope John Paul II will remain one of the greatest
personalities of the 20th century. This Churchs
phenomenal personality will be remembered in the worlds
history as a man that made changes not only in the
Church, but in European politics too. Even determinative
political events such as the collapse of communism and
strengthening of Europes unification process are
closely linked with Pope Paul II. By reflecting the
activity of this great Pope, the author reviews some
ideas over the identity concept of the people or state.
In order to prepare such analyses, the author treats the
last book written by the Pope, Memoria e Identita, which
brings the main notions such as homeland, patriotism,
nation, and culture. In the end, the author presents
some reflections regarding the identity of Albanians,
considered to be suffering still from lost identity.
|