|
Nga:
Fritz RADOVANI
IMZOT VINĒENC PRENNUSHI OFM
(4
Shtator 1885 19 Mars 1949)
Nė kėte kohė nė Shqipni, asht turp i madh me kėnė
jashta burgut!
Imz.V.Prennushi, 1946.
Nė gjysmen e dytė tė shek. XIX, Austro Hungaria nė
prani tė Pėrandorisė Turke nė Shqipni, kishte forcue
ndikimin e saj aqsa kishte arrijtė pėrveē pranisė sė vet
kėtu, me vue edhe gurtė e parė tė thėmelėve tė kulturės
Evropjane Pėrendimore, mbi tė cilat ajo vetė ndėrtoi
edhe Lapidarin Historik tė Pavarėsisė sonė Kombėtare, nė
vitin 1912. Formimi dhe edukimi i brezit kulturor i asaj
pėriudhė historike, gati gati mori tė gjitha tiparet e
njė tė sė vėrtete tė kthyeme nė legjendė, mbasi me
zhdukjen e saj, ajo nuk u pėrsėrit kurrma!
Filozof, politikanė, historianė, dijetarė,
shkrimtarė, ekonomistė, tregtarė, avokatė, mjekė,
artistė, arkitekt, ingjenjerė, pedagog e mėsues, nėpunės
nė institucione politike, kulturore, shoqnore, bamirsije,
shkolla, organizata sindikaliste dhe shoqni laike e
fetare, etj. janė njė Rilindje e vėrtetė e jetės sė
Popullit dhe e Shtetit tonė, merita e sė cilės i pėrket
nė tė gjithė historinė e Shqipnisė, vetėm Pėrandorisė
Austro Hungareze dhe, vetėm Asaj! Ēdo kuader i
prėgatitun atje zotnonte gjuhėt: gjermanisht, frengjisht,
serbo kroatisht, etj.
Vetem nė fushėn ushtarake dhe policore,
njerzit qė kanė krye kurse specializimi atje kanė tregue
aftėsi tė ruejtjės dhe tė mbrojtjės sė Atdheut
ushtarakisht, tė ruejtjes sė rendit, zyrave doganore
etj., sa me tė drejtė asnjeni nuk i ka lanė gja mangut
oficerave akademistė tė ardhun ma vonė nga tė gjitha
vendet e shtetėve Evropjane.
Brumosjen kulturore dhe shpirtnore Atdhetare
atje, e tregoi ma sė miri gjatė gjithė Shek. XX-tė,
Kleri Katolik Shqiptar pėrballė, turqve, serbėve, grekve,
italianve, gjermanve, rusve, kinezve dhe tė tė gjithė
trathtarve anarkistė e monarkistė, marksistė e
leninistė, ateistė e komunistė, qė pėr njė kulltuk
shitėn Atdheun tek tė huejtė okupator. E, kunorėn e
larit tė Lavdisė sė Pėrjetėshme mbi kokėn e Alpėve tė
Veriut e thuri me vargjet e Tija tė kėndueme nė
Lahutė, i Madhi Poet i Kombit Shqiptar, At Gjergj
Fishta OFM. Fisit tonė Ilir, ishte syzhgaba i Kosovės,
At Shtjefėn Gjeēovi OFM., qė i gjeti eshnat mbi tė
cilin ruhej endč drejtėsia e qindra e mija vjetve ma
pėrpara, dhe mbasi na mėsoi sėsi ndėrtohet skeleti i njė
Shteti Evropjan Pėrparimtar, u gropos pabesisht si
vėllaznit e vet, nga serbėt.
Fatkeqėsisht duhet thanė realiteti i njė sė
vėrtete qė ka mbizotnue nė psikologjinė e Klerit Katolik
Shqiptar, kryesisht pėr modesti dhe pėrvujtni, tue
mendue se ka me ardhė njė kohė dhe gjithė aktiviteti
kulturor, shoqnor, fetar dhe politik, do tė pasqyrohet i
shkruem dhe i dokumentuem nė vendin qė i pėrket nė
Historinė e Shqipnisė, nė luftėn e madhe pėr Pavarėsi
Kombėtare, nė lamėn e arėsimit dhe tė kulturės pėr
edukimin Atdhetar tė Popullit Shqiptar. Pėrpjekjet e Tij
pėr sigurinė teritoriale tė Atdheut tė coptuem dhe tė
nėpėkambun nga fqinjtė apo edhe Fuqitė e Mėdha qė
mbronin interesat joatdhetare tė tė huejve, tue theksue
rolin qė ka luejtė vazhdimisht Ky Kler kundėr vėprimeve
tė tyne, tue i ba kėto padrejtėsi probleme tė njohtuna
ndėr tryezat ndėrkombėtare, deri nė Shtėpinė e Bardhė tė
SHBA, nė Paris apo Gjenevė, pothuej nuk njihėshin fare
nga askush, sėpse kanė mbetė ndėr fletore apo gazeta tė
kohės ose ndėr disa arkiva tė atyne shtetėve qė i kanė
dyllosė. Kjo modesti e teprueme apo ma shumė e
damėshme u shpėrdorue qė nė kohėn e kenjės sė Tyne
gjallė, nga shumė armiq kundėrshtarė me pikėpamje
orientale anadollake, prosllave, proitaliane, sektare,
ateiste dhe nė fund u zhduk bashkė me Ta nga faqja e
dheut, e fillueme nga Historia e Lavdishme e Gjergj
Kastriotit Skenderbeut, genocid tė cilin komunistėt po e
vazhdojnė edhe nė ditėt tona. Gjurmėt e kudondodhuna tė
sandalėve tė Franēeskanve Shqiptar, ndėr male e fusha
kanė grrye gurin dhe kanė lanė tė shkrueme me gjakun e
stigmave tė Tyne tė Shenjtė, veprat ma tė mėdha tė
Lirisė dhe tė Demokracisė Evropjane, thėmelėt e tė
cilave janė tė lidhuna pėr ahėt e lisat shekullor nė
Shkambijtė e Bjeshkve tė Nemuna, me konopin e
ShFranēeskut tė Asizit.
Kėsaj epoke tė lavdishme vetėm djepi i
Familjės qytetare shkodrane Prennushi, i dha pesė
klerikė tė njohtun: Don Mati Prennushi, At Mati
Prennushi OFM, Imzot Vinēenc Prennushi OFM, At Karlo
Prennushi OFM dhe Don Kolec Prennushi. Tė gjithė
studimet e larta teologjike i kanė pėrfundue nė Austri;
Grac, Tirol, Linz etj. Njihėn nga historia e malėve tona
si Burra qė u vetsakrifikuen pėr Trojet e Shqipnisė sė
Lirė e Demokratike. Nė asnjė periudhė historike nuk janė
pajtue me sundimin e tė huejve, monarkinė dhe sistemet
diktatoriale cilat do kjofshin ata, dhe kanė mbyllė
jetėn e vet tė martirizuem nga shfarosja e genocidit
komunist qė pėrfshiu gjithė Popullin besimtar katolik
shqiptar mbas vitit 1944.
Don Matia vdiq nė vitin 1904, por emni dhe vepra u
trashiguene nga nipi At Matia (1861 1948), Provinēial
i Franēeskanve tė Shqipnisė, qė u pushkatue nga
komunistėt.
Kushri i parė i Tyne ishte Imzot Vinēenc Prennushi
OFM, franēeskan, asht lindė nė Shkoder me 4
Shtator 1885. Prindėt e Tij ishin Gjon e Drande
Prennushi. Asht Pagėzue me emnin Kolė. Mėsimet e para i
mori nė vendlindje dhe i vazhdoi nė seminarin e njohtun
tė Troshanit (i hapun nė vitin 1861), ku, ju kushtue
Urdhnit Franēeskan (OFM) me 1900. Mėsimėt teologjike tė
larta i pėrfundoi nė Tirol tė Austrisė, dhe u shugurue
meshtar me datėn 25 Mars 1908, tue marrė edhe emnin At
Vinēenc. Me tė ardhun nė Atdhe pėrjetoi njė nga ngjarjet
ma tė randa tė qytetit tė vet tė lindjės, sė Shkodres sė
rrėthueme nga malazezėt dhe pushtimit tė saj tė
pėrkohshėm nė vitin 1913, ku preku me dorė lugėn e
urisė sė cilės, pak ditė mbas fitimit tė Lirisė dhe
bashkimit tė qytetit me Shqipninė e Pavarun, do tishte
pikėrisht Ky At Vinēenc, qė me 14 Mars 1914, kur nė
Kėshtjellėn Rozafat u ngrit me brohoritjen e mbarė
Popullit tė Shkodres, i Lumnueshmi Flamur Kombėtar, do
tė ishte Ai frati i zgjedhun qė do tė mbante fjalimin e
rastit aty. Oratoria e Tij nuk ishte e panjohtun pėr
shkodranėt, mbasi Ai njihej si letrar dhe njeri i
letrave shqipe posa u kėthye nė Atdhe.
Ai ishte penė letrare dhe shkencore ndėr fletoret ma nė
za tė klerit, ishte njė drejtues i Hyllit tė Dritės
por, Ai ishte edhe njė ndėr thėmeluesit e bashpuntorėt e
grupit ma me rėndėsi tė Opozitės Shqiptare, qė nė vitin
1923 24 formuen edhe fletorėn e tyne Ora e Maleve,
ku, At Vinēenci, asht ndėr penat ma me vlerė tė
demokracisė qė posa kishte lindė nė Shqipni, demokraci e
cila mizorisht u mbyt nė djep pėr mos me lindė ma.
Me 19 Mars 1936 Selia e Shenjtė e emnon ipeshkėv i Sapės,
detyrė qė e mban deri nė vitin 1940, kur emnohet
Argjipeshkėn Metropolitan i Dioēezit tė Durrėsit, tue
pasė nėn administrim kryeqytetin Tirana. Mbas vdekjes sė
Imzot Gaspėr Thaēit, nė Shkoder me 26 Maji 1946 dhe
arestimit tė Don Mikel Koliqit, famullitar i Shkodres,
Imz. Prennushi ngarkohet me detyren e Primatit Katolik
tė Shqipnisė. Nuk duhet lanė pa theksue se mbas vitit
1940, kur asht edhe administrator i Tiranės, Ai kishte
pėrkrah Imz. Luigj Bumēin, Don Shtjefėn Kurtin, At
Pjetėr Meshkallėn, At Anton Harapin, At Mati Prennushin,
Don Lazėr Shantojėn, tė cilėt kanė lanė mbresa tė
pashlyeshme nė jetėn e kryeqytetasve.
Fatkeqėsisht gjendja e keqe shėndetėsore e Bumēit, nė
vitin 1945 ndoshta, randoi punėn e Imzot Prennushit, por
fatmirėsisht Ky jo vetėm e kreu me ndėrė detyrėn e
klerikut tė divoēėm, por edhe nuk i la kurgja mangut
Imzot Bumēit edhe nė fushėn politike dhe, pikėrisht, nė
fazėn ma delikate tė historisė pėrballė pushtimit
fashist italian, atij gjerman dhe sė fundit, atij sllavo
-komunist jugosllav e rus, tė vitit 1944.
Asht e vėrtetė se Jakomoni i dha njė
dekoratė Vinēenc Prennushit, po kurrė nuk asht shkrue
ēfarė ka thanė Jakomoni, pėr franēeskanėt e Shqipnisė
dhe pėr shkollat e tyne; kurrė nuk asht botue teksti i
plotė i kujtimeve tė Kontit Ēiano, ku shprehėt kjartė e
sakt pritja qė i ka ba Italisė Kleri Katolik dhe
Katolikėt e Shqipnisė sė Veriut. Pra, kėtij Kleri dhe
kėtyne franēeskanėve, i pėrkiste edhe Imzot Vinēenc
Prennushi, i cili deklaron: Kam marrė njė medalje nderi
pėr shka, nuk e dij Lekė jo. Dekoratės nuk i dij as
emnin. (Dosja 1245 Arkivi i M.M.Tiranė). Kujtimet e
Kontit Ēiano as nuk kanė me u botue ndonjėherė, mbasi
fatkeqėsisht aty asht shkrue edhe se kush e priti mirė
okupacionin fashist. Pėr telegramin e dėrguem mbas
okupacionit fashist shprehėt kjartė bashkfirmuesi i tij,
Imzot Frano Gjini, (atėherė Abat i Mirditės), nė letrėn
origjinale tė Tij:
........4. se nuk ia kam dhanė kurr
aderimin tem okupacionit italian me pėrjashtim tė nji
telegrami dėrgue mbas 22 ditėsh nga okupacioni italian,
bashkė me Kolegėt tė tjerė tEpiskopatit, i cili
telegram nuk ka tjetėr kuptim veē nji formalitet
konvenience, tė detyruem nga fataliteti historik tė
ngjarjeve tė kohės tė pregatituna prej tjerve; po si
kanė vėprue tė gjithė pėrfaqsuesit e entėve civile,
ushtarake e fetare tė vendit tonė. (Dosja 1302 Arkivi
M.M.Tiranė).
Ndėrsa, Imzot Prennushi deklaron: Se shka
pėrmban telegrami nuk mė kujtohėt, ai asht ba nga
Metropoliti i Shkodrės. (Dosja 1245, Arkivi M.M.Tiranė).
Si Imzot Prennushi, si Imzot Gjini,
deklarojnė se, na kemi firmue para njė fakti tė kryem
dhe, jo, para okupacionit tė Shqipnisė nga Italia..
Nuk i kam ba fashizmit asnjė shėrbim,
shėnon Imzot Prennushi, dhe i qėndron kėsaj fjalė deri
nė fund. Sigurisht, kjo qėndresė bazohej tek e vėrteta
dhe ndershmėnia.
Nė vitin 1945 Enver Hoxha, i kėrkon njė
takim Imzot Prennushit dhe ky e pranon. Nė atė takim
asht kenė prezent edhe Imzot Gaspėr Thaēi. Rezultatin e
atij takimi e kujtoj edhe unė....ashtu si duhet ta
kujtojnė mirė edhe shumė shkodranė bashkohės tė mij.
Kur erdhi Enver Hoxha nė Shkodėr me 16
Shtator 1949, dhe mbajti njė fjalim disa orėsh nė
balkonin e pallatit tė Prefekturės, ku i rrahu
shpatullat birit tė denjė tė kllasės puntore tė
Shkodrės, shokut tė dashur tė tij Tuk Jakova, kujtoj
si tashti se, kur foli pėr takimin e tij me Ipeshkvijtė,
imitoi tue ferkue duert Imzot Prennushin. Ai shprehi
edhe konsideratėn e tij pėr Klerin Katolik si
agjenturė e Vatikanit, mbasi aty dihej se i kishte ngecė
sharra Enver Hoxhės, tek shkėputja nga Papa....
Me datėn 19 maj 1947 Imzot Prennushi, arrestohėt dhe si
tė tjerėt fillon Kalvarin. Qėndrimi i tij nė hetuesi
tregon karakterin burrnor qė shihėt edhe ndėr ata pak
dokumenta qė ruhėn. Imzot Prennushi asht i
paraprėgatitun pėr rrugėn qė ka pėrpara. Ja, si shprehėt
pėr té At Konrrad Gjolaj: .....Letra qė Imzot Frano
Gjini u ka dėrgue Misjonėve tė hueja i asht dorzue Imzot
Prennushit, me ia dhanė atyne. Prezent ka kenė edhe Don
Anton Muzaj e Don Shtjefėn Kurti. Letra asht pėrpilue
nga At Meshkalla. Arėsyeja qė e shkruen kėte letėr asht
kenė mospritja e drejtuesve tė Klerit nga ana e Enver
Hoxhės. Mbasi Imzot Vinēenc Prennushi e kishte dorzue
kėte letėr erdhi nė Shkodėr dhe na tha atyne pak
vetėve qė ishim nė oborrin e Kuvendit tė Gjuhadolit:
-Bijte mijė, ishe tek pėrfaqsuesi i UNRRES, dhe i
shpjegova shka asht tue u ba nė Shqipni me Klerin dhe
Popullin Katolik. I tregova rėpresionet dhe burgjet e
mbushuna me né. I tregova se pasiguria shtohet pėrditė e
ma shumė. Ai u pėrgjigj: -Ecelenza, i dijmė tė gjitha
shka ke thanė e shka ké me thanė, bile, dijmė edhe ma
shumė se ju, prandej duhėt tė dini se kemi ba shka asht
e mundun por nuk kemi shka bajmė ma. Ju jeni tė
pėrfunduem se pėr 40 vjet komunizmi nuk do tė hiqet prej
Shqipnijet!
Unė ika.
Na qė ndigjuem, i thamė: -Ti jé pesimist!
Imzot Prennushi, ashtu i ambėl dhe i butė si ishte Ai,
na tha: -Jo, nuk jam pesimist por keni me pa e ndoshta
ma parė tek unė, se shka do tju gjejnė ju.
Ndoshta, asht premtue prej Zotit me e provue unė shumė
shpejt.
Prej asaj ditė nuk e pashė ma. Ai me tė vėrtetė u
martirizue. (Ēinarėt, fq.116).
Kur, Imzot Prennushi pyetėt nė hetuesi pėr
shkuemjen e tij nė Misionin amerikan, ai pėrgjigjet: Nė
Misionin amerikan kam shkue pėr kryeshndosh pėr
Rusveltin.... Nė Tiranė nė njė mbledhje tė Klerit kemi
diskutue pėr mbylljen e shkollave, tė seminarėve dhe
shoqnive fetare si dhe ndalesat e qeverisė pėr fenė. (Nė
janar 1946) Kemi paraqitė nė qeveri njė memorandum me tė
cilin kėrkonim tė drejtat tona fetare. Nga njė kopjo ia
kam ēue edhe misionėve amerikane e franceze nė Tiranė.
(Dosja1245).
Imzot Prennushi shpjegon pėr njė takim me
gjeneralin Hudgson, kur vizitoi Zyrėn Famullitare, nė
Tiranė: Hudgson ka ardhė me dy oficera. Unė nuk dij
frengjisht po dinte Don Shtjefėn Kurti. Kemi bisedue mbi
ēeshtje tė pėrgjithshme por me hollėsi nuk mė kujtohėt
se ēfarė. Mbas disa ditėsh i kam kėthye vizitėn unė me
Don Shtjefnin, nė Pallatin e Misionit anglez ku, mė
kujtohėt se mė ka pyet pėr flamurėt qė mbante populli nė
rrugėt e qytetit dhe, mė tha: -Ma mirė do tė ishte kenė
qė tė gjithė kėto flamuj ti bėnin rrobe me veshė
fukaratė!
Nuk u shpreh mirė pėr qeverinė, por u tregue
i ftoftė.(po nė atė dosje).
Pėr vuejtjet dhe torturat e bame mbi Imzot
Prennushin tregon Prof. Arshi Pipa ndėrsa, kush ishte
Imzot Vinēenci, tregojnė kėto rreshta tė deponuem nė
hetuesi prej Tij me datėn 4 shtator 1947:
....Unė (Vinēenc Prennushi)
i thojshe popullit kur kishe kontakte me té dhe
sidoemos me pjesėn Katolike, se qeveria e sotme
udhėhiqet nga komunistat tė cilėt né na luftojnė deri nė
zhdukje.
Me datėn 18 dhetor 1947, Gjykata Ushtarake e
Durrėsit e pėrberė nga: Kryetari, major Gjon Banushi,
anėtarė, major Zhule Ēiriako, kapiten Halim Ramohito dhe
prokuror, kapiten Petrit Hakani, hapin gjyqin kundėr tė
pandehurve:
1. Monsinjor Vinēenc Gjon Prennushi,
datlindja 1885, Kryepeshkop i Durrėsit, i biri i Gjonit
dhe i Drandės, lindė nė Shkodėr.
2. Don Anton Lekė Zogaj, datlindja 1905,
prift katolik, i biri i Lekės dhe i Marijes, lindė nė
Kthellė tė Mirditės.
3.Don Pal Martin Gjini, datlindja 1910,
prift katolik nė Jubė, i biri i Martinit e Terezės,
lindė nė Shkup tė Maqedonisė, arrestue me 19 maj 1947.
Vėndimi i gjykatės u dha me datėn 20 dhetor
1947 si vijon:
1.Don Anton Zogaj, vjeē 42, me vdekje,
me pushkatim.
2.Monsinjor Vinēenc Prennushi, vjeē 63, me
20 vjet burg.
3.Don Pal Gjini, vjeē 37, me 10 vjet burg,
heqje lirie.
Vėndimi i Gjykatės sė Durrėsit pėrcillet pėr
shqyrtim nė Gjykatėn e Naltė tė Tiranės, bashkė me njė
relacion tė prokurorit tė Durrėsit, i quejtun Sotir
Qiriaqi (data, 1 dhetor 1947), nė tė cilin kam shkėputė
njė frazė, lexoni me kujdes:
...Don Anton Zogaj pranon menjėherė
sa thotė katoliku Gjon Vlashi se ka zhvilluar
aktivitet tė gjerė kundėrshtar, sidoemos nė pjesėn
katolike....Mbrend nė Kishė ka bėrė mbledhje
me katolikun Gjon Vlashi e Palush Koka..... (pėrforcimi
i shkronjave nė tekst asht i emi, autori).
Gjykata e Naltė Ushtarake Tiranė e pėrberė
nga: Kryetar, major Niko Ceta, anėtarė, kapiten Nexhat
Hyseni, kapiten II Mustafa Iljazi dhe sekretar aspirant
Thoma Rino, me datėn 23 shkurt 1948, mbasi shqyrtoi
ēeshtjėn e tė pandehurve....refuzon kėrkesen e
tyre....
Vinēenc Prennushi deklaron se lufta
ime ishte kundėr komunistave e Partisė Komuniste qė tė
mos egzistonte, kur tė formohej
Pushteti qė mendonim me zbarkimin e amerikanėve.
(Dosja 1245, po aty).
Dosja mbyllėt me Proēes-verbalin nr.103/1, datė 10 mars
1948, i mbajtun me datėn 9 mars 1948, nr. 51/3 nė
Seksionin e Sigurimit Durrės:
Don Anton Zogaj deklaroi dėshirėn e
fundit para ekzekutimit:
Nuk kam ba aq faj sa Qeverija tė mė dėnojė,
por kjo asht vullnesa e saj dhe i bindėm, dhe shtoi - ju
lutėm qė trupin tem tma ēoni nė Kishė,
dhe teshat qė kam nė burg tė mi marri kushrina. Mbasi
bani Kryq u ekzekutua dhe u konstatua nga doktori se
kishte vdekė.
Prokurori Publik i qytetit tė Durrėsit: ( Muharrem
Rugia) d.v.
Data 9 mars 1948 nė Durrės, mė kujton datėn
tjetėr nė Shkodėr, 11 mars 1948, ditėn e pushkatimit tė
Prelatve tė Klerit Katolik nė Zallin e Kirit. Pra,
vėrehėt dėshira, etja dhe pangopsia e komunistėve me
gjak klerikėsh ndėr ato ditė nė tė gjithė Shqipninė.
Po cili nga kėta tre klerikė u shpėtoi
thonjve tė Sigurimit tė Shtetit?
Don Anton Zogaj u pushkatue me datėn 9 mars
1948.
Imzot Vinēenc Prennushi vdiq nė burgun e
Durrėsit me 19 mars 1949.
Don Pal Gjini lirohėt i sėmurė nga burgu i
Shkodrės, nė vitin 1951 dhe vdes nė shtėpi i mbetun
gjytrym nga torturat e mnershme qė kishte kalue nė
Sigurimin e Durrėsit...
Kishe me thanė, se, Dosja 1245 asht mbyllė
formalisht me pushkatimin e Don Anton Zogaj, por me
siguri ajo ka vazhdue me kenė e hapun deri me vdekjėn e
Don Pal Gjinit. Kur vdiq edhe MARTIRI i fundit, vetėm
atėherė, ndoshta, nuk asht mendue ma pėr ata
njerėz tė pafajshėm nga katilėt e Sigurimit komunist
shqiptar, tham ndoshta, mbasi komunistėt kanė
pasė punė nganjėherė e, madje ma shpesh dhe ma
shumė me tė vdekun se me tė gjallė, gja tė cilėn
edhe kėte e ka provue koha.
Kur pashė shprehjėn e Imzot Vinēenc
Prennushit: Lufta ime ishte kundėr komunistave dhe
Partisė Komuniste qė tė mos egzistonte.., mu kujtue
Imzot Ernesto Ēoba, i cili thotė edhe ai mbas 20
vjetėsh: Jam kenė gjithmonė kundėr komunizmit, as
nuk kam dashtė me ia ndigjue zanin, kam punue me shpirt
me e zhdukė dhe do tė vazhdoj me kenė kundėr deri
nė vdekje.... (Dosja Monsinjor Ernesto Ēoba me
grupin.).
Edhe Imzot Ēoba dha shpirt ndėr birucat e Sigurimit tė
Tiranės me 8 Janar 1980.
Tue lexue kujtimet e Imzot Vinēenc
Prennushit, nė revistėn Zani i Shna Ndout, kallnuer
1930, me titull Nji e stigmatizueme e ditve tona, u
ndalova njė ēast nė takimin qė Imzot Prennushi kishte
pasė me TERESA NEUMANN, nė Bavari tė Gjermanisė, e cila
i kishte thanė:
Do tė keshė nji aksident rrugor,
Do tė bahėsh Ipeshkėv dhe,
Mbas 13 vjetėsh tė Ipeshkvisė, do tė
vdesėsh
MARTIR I FESĖ.
Dhe, me tė vėrtetė nė atė prag pranvere, ndėrsa lulja e
ShJozefit shpėrthente gonxhėt e saja nė degėt e
ēveshuna prej acarit tė komunizmit, njė za i lehtė
ndigjohej nė atė errėsinė..., si, nė tė mekun:...
PAK DRITĖ ! MEHR
LICHT !....
Jo, jo,.. Imzot!... Janė plot 60 vjet qė:
Shumė dritė i dha Shpirti i Yt Fesė,
Atdheut, kulturės dhe letėrsisė sonė shqiptare
ē prej
datės: 19 Mars 1949.
Melbourne, Mars 2009.
|