|
"Fe
e Atdhe / Credinţă şi Patrie

Bisedė me Dom Ndue Ballabanin
(Convorbire
cu clericul Ndue Ballabani)
Dom
Ndue Ballabani ėshtė lindur mė 10. 11. 1969 nė Stubėll,
nga prindėrit Fran dhe Liza l. Ukaj. Shkollėn fillore e
kreu nė vendlindje nė vitin 1984. Gjimnazin klasik, dy
vite nė Shkup, prej vitit 1984-1986, njė vit 1986-1987
nė Suboticė, nė "Paulinum", dhe njė vit 1987-1988 nė
Zarė tė Kroacisė. Studimet filozofiko-teologjike i kreu
nė Zagreb nė periudhėn 1988-1994. Shugurohet meshtar nė
vitin 1994 nė Stubėll nga Imzot Pjetėr Perkoliqi,
arqipeshkvi i Tivarit. Meshėn e parė e kremtoi nė
famullinė e lindjes. Qysh atėhere vazhdon tė drejtojė
Misionin Katolik Shqiptar nė Kroaci dhe Slloveni me
seli nė Zagreb. Veprimtaria e tij, pėrpos detyrave
pastorale nė kėto vende, ėshtė mishėruar edhe nė botimin
e librave nė gjuhėn shqipe. Pėr kėtė qėllim, nė kuadėr
tė Misionit ka themeluar serinė e botimeve tė
bibliotekės "Imzot Lazėr Mjeda", nga e cila, deri tani
kanė dalė nė dritė mė shumė se dhjetė libra. Nė disa
syresh Don Ndou ėshtė edhe editor. Gjithashtu, ai ėshtė
botues e redaktor pėrgjegjės i revistės fetaro-kulturore
URTIA.
Revista Haemus:
I dashur Dom Ndue Ballabani. Nė njė moshė fort tė re ju
pėrkushtuat Zotit dhe shėrbimit tė tė afėrmit.
Fatkeqėsisht, pėr shumė njerėz, pėrkushtimi nuk ėshtė i
kuptueshėm, ndonėse thuhet qė bijtė e kėsaj bote nuk e
kanė idenė ēlumturi i ndjek misionarėt". A erdhi
blatimi juaj si pasojė e ndonjė vegimi, apo ndoqėt
ndonjė traditė familjare, fisnore
?
Dom
Ndue Ballabani:
Ishte thirrja: Ti shėrbesh Zotit dhe tė jesh i
pėrkushtuar ndaj njeriut vėlla - motėr". Pėrkushtimi
priftėror-meshtarak ėshtė krejt i jashtėzakonshėm, krej
transhendent. Madje ėshtė njė mister, sepse kemi tė
bėjmė me ndėrhyrjen hyjnore nė zemrėn e njerut. Kjo
shkakton tek njerėzit pakuptim e shpehherė edhe
mospranim. Kjo ngjan tek shumė njerėz si pasojė e
varfėrisė shpirtėrore, e shkėputjes sė tė tejbotėshmes
nga njėmendėsia e njeriut. Njerėzit e kushtuar Zoti, apo
siē e thoni Ju, misionarėt, vėrtet ndjejnė kėnaqėsi tė
madhe, pėr vetė natyrėn e pėrkushtimit. Nga ky
kėndvėshtrim, e quaj privilegj pėrkushtimin tim, si
pjesėtar nė rrugėtimin dymijėvjeēar tė Kishės Katolike
tek shqiptarėt, sepse jam bėrė pjesė e pėlqimit tė Hyut,
bashkėpuntor i tij.
Blatimi, thirrja ime vetjake sėshtė rrjedhojė e ndonjė
vegimi tė veēantė, por lidhet ngushtė me edukatėn
familjare, domethėnė ėshtė njė grishje e zakonshme
meshtarake, nė mund ta quaja kėshtu. Pra, gjithēka erdhi
pėrmes edukatės sė pėrditshme qė na i kanė dhėnė
prindėrit, pėrmes rrethit, mbase edhe nga fuqia prekėse
e Kishės, e cila konceptin pėrkushtim na e kumtoi e na i
shėrbeu me lehtėsi tė durueshme pėr lartėsimin e
vetėdijes sonė fetare dhe kombėtare. Shumė tė rinj tė
fshatit tim tė lindjes, Stubėll, nė juglindje tė Kosovės,
u bėnė pjesė e kėtij privilegji; iu pėrkushuan vlerės mė
tė madhe qė na e ka dhuruar Zoti, pra shėrbimit me
pėrvujtni Kishės Katolike dhe njeriut.
Revista Haemus:
Dihet pak, ose shumė pak pėr shqiptarėt e Kroacisė. Vumė
re me gėzim tė veēantė se kjo bashkėsi mbarėshton
mirėkuptim vėllazėror e patriotizėm tė kulluar. Mund tė
na bėni njė historik tė shkurtėr tė grigjės qė
pėrkujdesni?
Dom
Ndue Ballabani:
Prania e fiseve ilire nė kėtė pjesė tė Kroacisė ėshtė
edhe sot e prekshme nėpėrmjet toponimeve tė ndryshme nė
kėto treva. Mirpo, unė, pėrveē pranisė sė shqiptareve
dhe toponimeve tė shumta nė Istėr dhe Dalmaci, do tė
shpaloj disa valė emigrimi shqiptare nė Kroaci.
Historiku i gjurmėve aktive tė shqiptarėve nė Kroaci
daton qysh nga shekulli XVII, si depėrtim i
bashkėkombėsve tanė, i cili u degėzua nė dy drejtime: nė
njėrėn anė si depėrtim i fisit tė Kelmendit prej
Bjeshkėve tė Namuna nė drejtim tė Peshterit, Serbisė
Qendrore duke dalė nė Sllavoni, konkretisht nė rajonin e
Osijekut me rrethina e deri nė Nikinci.
Drejtimi i dytė i migrimeve nė drejtim tė Kroacisė,
pikėrisht nė Zarė, ndodhi 280 vjet mė parė prej viseve
tė rrethinės sė Shkodrės, nėn udhėheqjen e Arqipeshkvit
Vicko Zmajeviq. Pėr diasporėn arbėreshe (apo siē quhen
ata Arbanase) sipas vendit ARBANASI nė Zarė, kemi gjurmė
qė dėshmojnė jo vetėm pėr praninė e rastėsishme, por
edhe pėr gjurmėt fetare, kulturore, politike qė ata kanė
lėnė gjatė shekujve nė gjuhėn shqipe dhe nė popullin
shqiptar. Pėr tė shpaluar forcėn e lidhjes organike me
Atdheun stėrgjyshor" mjafton tė shfletojmė historinė e
popujve kroat e shqiptar e nė veēanti librat e dalė bash
nė Arbanasi dhe pėr Arbanasit, qė numurojnė rreth 1800
njėsi bibliografike. Kėtu do tė dėshiroja tė pėrmend
dijetarė, si Josip V. Rela, autor i dramės Nita", Kruno
Krstiqi, tė cilin e cilėsojnė si intelektualin mė tė
madh tė shekullit XX nė Kroaci, kurse nė ditėt tona dr.
Aleksandėr Stipēeviqin, i cilėsuar si ilirologu mė i
madh nė botė, dhe shumė tė tjerė.
Vala
e tretė e migracionit shqiptar nė Kroaci ndodhi para dhe
pas Luftės sė Dytė Botėrore,e sidomos nė vitet e
shtypjeve tė mėdha tė shqiptarėve nė ish-Jugosllavi. Ky
migrim argumentohej si lėvizje brendashtetėrore" nė
ish-Jugosllavi.
Qė
nga Lufta e Dytė Botėrore dhe pas saj, me krijimin e
Jugosllavisė sė re, gjendja e shqiptarėve katolikė nuk
ka ndryshuar nga ajo e Paraluftės, pėrkundrazi pushteti
i ri sulmoi menjėherė familjet qytetare katolike,
pjesėtarė tė tė cilave ishin pushkatuar ose burgosur pėr
shkak tė «bashkėpunimit» me pushtetin italian dhe
gjerman gjatė periudhės sė pushtimit tė Kosovės dhe
Shqipėrisė, ose pėr shkak tė pėrfitimive nga lufta. Kjo
dha shkas pėr fillimin e dėbimeve tė familjeve nė fillim
nė Australi e mė vonė edhe nė Kroaci. Ky dėbim filloi
dhe u zhvillua nė vitet 1946-1955, kryesisht nga
Prizreni, Ferizaj, Peja, Gjakova dhe Shkupi, duke
pėrfshirė banorėt e qyteteve dhe tė fshatrave, kryesisht
kujunxhinjtė dhe argjentarėt, tė cilėt migruan nė Bosnjė,
Hercegovinė dhe Kroaci. Pėrsa i pėrket Kroacisė, tė
mėrguarit ndihmoheshin nga ana e pushtetit duke iu
mundėsuar ose lehtėsuar hapjen e dyqaneve nė vendet mė
tė mira, mė tė frekuentuara. Dėbimi i familjeve
shqiptare vazhdoi deri nė vitin 1981. Nė kėtė valė u
pėrfshinė kryesisht strukturat fshatare me gjithė
familjet e tyre, posaēėrisht tė rrethit tė Gjakovės dhe
tė Klinės, qė shkuan nė SHBA. Ėshtė pėr tu ēuditur se
nė kėtė periudhė pushteti pariak dhe shtetėror ishte nė
dorė tė garniturės shqiptare.
Dėbimi mė masiv ndodhi nė vitet 1991-1992 kur mijėra
shqiptarė u detyruan tė merrnin udhėn drejt vendeve
perėndimore. Si rrjedhojė, besimtarėt e dėbuar nė dhé tė
huaj shpejt u ballafaquan me probleme tė ndryshme, ndėr
tė tjera me vėshtirėsi gjuhe, me mjedisin e ri shoqėror
e kulturor tė panjohur. Prandaj, nė kėtė drejtim u
paraqit nevoja pėr ndihmesė dhe mbėshtetjeje besimtarėve
tanė me meshtarė shqiptarė tė dėrguar nga Kosova. Me
pėrkrahjen e ipeshkvit tė ndjerė Imzot Nikė Prelės dhe
tė njė grupi besimtarėsh tanė nė Kroaci, nė vitin 1971
pėr herė tė parė u shėrbye mesha nė gjuhėn shqipe, pėr
tu bėrė mė pas traditėe pėrmuajshme. Me ardhjen e Don
Milorad Defarit (tani monsinjor) disa vite me radhė u
organizua nėpėr kishat e Zagrebit mesha ēdo tė diel.
Edhe pse me vonesė tė madhe, Imzot Nikė Prela nė vitin
1991 e ngarkoi Don Dodė Gjergjin me pėrgatitjet pėr
themelimin e Misionit nė Zagreb. Fatmirėsisht, mė 7
nėntor 1991, me Dekretin nr.2974 e Kardinalit Franjo
Kuharić, u themelua Misioni Katolik Shqiptar, si famulli
personale, nė territorin e Argjipeshkvisė sė Zagrebit,
duke iu bashkangjitur krejt Kroacisė. Fillimisht mesha u
organizua nė Zagreb, mė vonė njė herė nė muaj nė
Bjellovar, Rjekė, Zarė dhe njė herė nė vit nė Kranjė tė
Sllovenisė (me mbi 1000 katolikė shqiptarė).
Nė
vitin 1994, falė ndihmesės sė besimtarėve tanė nė Kroaci,
u ble selia e misionit. Don Dodė Gjergji qėndroi nė
ballė tė Misionit deri nė mesin e vitit 1994, pėr ta
vazhduar veprimtarinė nė Shqipėri. Unė u emėrova
misionar nė shtator 1994 dhe qysh atėhere vazhdoj ta
drejtoj kėtė qendėr tė Misionit Katolik.
Misioni Katolik Shqiptar, sipas njė statistike tė bėrė
shumė vite mė parė, numėron afro 12.000 katolikė
shqiptarė nė tėrė territorin e Kroacisė. Por, sipas
mendimit tim, kjo shifėr ėshtė mė e lartė. Pėrpos Meshės
qė mbahet me rastin e tė kremteve dhe ēdo tė diel nė
Kishėn e Shėn Pjetrit nė Rrugėn Vllaska tė Zagrebit, njė
herė nė muaj shėrbesa fetare zhvillohet edhe nė kėto
qendra tė Kroacisė: Bjellovar, Kutinė, Split, Zarė,
Rijekė, Pullė, Rovinj, sidhe nė Kranjė e Velenje tė
Sllovenisė. Shumica e besimtarėve tanė vijnė nga Kosova,
ndėrsa njė numėr i vogėl nga Mali i Zi. Ata
pėrgjithėsisht merren me pėrpunimin e arit e tė
argjėndit, me zejtari, bukėpjekje, hoteleri etj. Njė
numur edhe mė i vogėl besimtarėsh janė nga fusha e
shkencės: profesorė, mjekė, avokatė, gazetarė, muzikantė,
studentė.
Shkollimi akademik i klerikėve tanė nė hapėsirėn etnike
kroate, sikurse janė Gjergj Fishta, Shtjefėn Gjeēovi etj.,
nė kohėn mė tė re i ndjeri Imzot Mark Sopi, sidhe njė
plejadė e tėrė e priftėrinjve tė rinj shqiptarė, me
funksione tė larta nė hierarkinė kishtare, na obligojnė
ti fuqizojmė lidhjet tona shpirtėrore, kulturore dhe
politike me kėtė popull e me kėtė vend, qė ėshtė pjesė
pėrbėrėse e Evropės Qendrore.
Kjo
ėshtė arsyeja qė, si udhėheqės shpirtėror i kėsaj grigje,
nuk e kam tė lehtė barrėn qė na e lanė mbi supe eruditėt
e fesė dhe tė kombit tonė qė i pėrmenda mė lart.
Gjithsesi, kėtė detyrė mundohemi ta plotėsojmė me
pėrvujtni dhe pėrkushtim pėr Fe dhe Atdhe.
Revista Haemus:
Konica shkruan diku se shqiptarėt katolikė vuajtėn si
rrallėkush nga tė huajt, kurse nė Shqipėri, qysh nė
vitet e para tė vendosjes sė regjimit komunist, kleri,
shkrimtarėt, mendimtarėt dhe artistėt tanė tė besimit
katolik iu nėnshtruan terrorit ateist.. Ata e pritėn
martirizimin me besim e me njė burrėri nga tė cilat ka
ēmėson pjesa tjetėr e kontinentit tonė
Dom
Ndue Ballabani:
Privilegji ynė si komb ėshtė se kemi pranuar fenė
katolike nga Shėn Pali qė nė vitin 64 kur ai pėrhapi
besimin e krishterė nėpėr Iliri. Kėtu assesi nuk
dėshiroj tė licitoj me vite dhe tė them se ne si
shqiptarė e pranuam krishterimin shekuj mė parė se
kombet e zhvilluara evropiane (poashtu tė krishtera) qė
rrahin gjoksin" pėr rrėnjė kristiane qytetėruese, por
dėshiroj tė kujtoj lashtėsinė dhe thellėsinė e rrėnjėve
tona tė qytetėrimit tė krishterė dhe evropian.
Po.
Konica i madh ashtu i cilėsoi shqiptarėt e fesė katolike.
Kėtė e vėrtetojnė njė sėrė ballafaqimesh nga mesjeta e
kėndej, duke filluar me Gjergj Kastriotin - Skėnderbeun,
Pjetėr Bogdanin e deri nė shekullin XX. Martirizimi i
Kishės Katolike Shqiptare, si nė Shqipėri, ashtu dhe
jashtė saj, na bėnė tė jemi edhe mė kėmbėngulės nė
rrėnjėt tona tė stėrlashta.
Regjimin komunist me Enver Hoxhėn nė krye, e frikėsonte
ndėrgjegjja kombėtare (sepse, siē e dini, komunizmi e
predikonte internacionalen duke e shtypur kombėtaren), e
frikėsonte dija dhe pėrkushtimi i klerit katolik, i cili
kishte mbi tė gjitha Fenė dhe Atdheun. Ky regjim, me
rastin e pėrndjekjeve dhe vrasjeve mė tė mėdha qė i
pėrjeton njė popull dhe njė udhėheqje shpirtėrore nė
Evropė, sė fundmi, (kur e vrau intelegjencien kombėtare
tė personifikuar nė klerin katolik), ua mori shqiptarėve
edhe mundėsinė e fundit pėr tu radhitur denjėsisht me
popujt tjerė tė Evropės; i shkėputi shqiptarėt nga
shtrati i tyre i natyrshėm, duke i izoluar tmerrėsisht
nė shtetin e pafé, ateist. Veēse, jo vetėm qė nuk mundi
tė krijojė njeriun e ri" socialist, por asgjėsoi njė
plejadė qė ishte nė rangun e eruditėve evropianė tė
kohės. Pasojat e kėsaj ēmendurie tė shekullit XX po i
vuajmė edhe sot e kėsaj dite. Sidoqoftė, Kisha Katolike
e nė veēanti ajo vendėse, e ka marrė tashmė veten dhe
sot po pėrballet me probleme si ēdo Kishė tjetėr nė botė,
me pėrgatitjen e kuadrove qė do ta vazhdojnėe do ta
ēojnė mė tej misionin e saj.
Revista Haemus:
Cilėt kanė qėnė dhe janė modelet tuaja nė fé e atdhetarķ?
Dom
Ndue Ballabani:
Pa dyshim, siē ceka mė lart, ne priftėrinjtė shqiptarė,
- do tė citoj njė mik timin, dr. Martin Berishaj, i cili
thotė: E keni vėshtirė tė jeni tė mirė, sepse keni pas
paraardhėsit e mirė: Buzukun, Bardhin, Fishtėn, Gjeēovin
dhe Harapin...", - kemi pasur privilegj tė posaēėm
mundėsinė e pėrzgjedhjes sė modeleve; pra, pa e vrarė
mendjen shumė, vetvetiu na shkojnė mendimet tek njerėzit
e mėdhenj tė fesė e kombit, te Imzot Lazėr Mjeda, Patėr
Gjergj Fishta, Patėr Shtjefėn Gjeēovi, Patėr Anton
Harapi dhe shumė tė tjerė.
Revista Haemus:
Cili mendoni se ishte mesazhi kryesor i tė madhit Papė
Gjon Pali II?
Dom
Ndue Ballabani:
Mesazhi qė i dha vulė njerėzimit nė gjysmėn e dytė tė
shekullit XX, dhe periudhės sė shembjes sė sistemit mė
makabėr tė njerėzimit - komunizmit, ėshtė pa dyshim
porosia: "MOS KINI FRIKĖ"!
Revista Haemus:
Dimė se Misioni ka njė nderim tė veēantė pėr figurėn e
Nėnės sonė Terezė. Si e keni ndjerė praninė e saj
shpirtėrore gjatė kėtyre viteve?
Dom
Ndue Ballabani:
Prapė mė duhet tė pėrdor fjalėn privilegj. Nėnė Tereza,
si bijė shqiptare, nė vitin 1929, kur mori udhėn drejt
Irlandės, u nis pikėrisht nga Zagrebi. Kėsisoj,
gjithkund e ndjejmė praninė e saj shpirtėrore. Nėnė
Tereza, figurė madhore dhe e shenjtė e njerėzimit, pėr
Misionin tonė ėshtė shenjtore dhe nėnė e tė gjithė neve,
dhe ėshtė kėnaqėsi ta ndjejmė atė prezencė shpirtėrore.
Kėtė kėnaqėsi e ndajmė edhe me popullin mik kroat e me
popujt e tjerė, nė ato vende ku Misioni ynė vepron.
Revista Haemus:
Me zgjedhjen e Papės Benedikti XVI, teolog i nivelit
botėror dhe idhtar i paqes, nė jetėn e katolikėve duhet
tė kenė ndodhur edhe ndryshime. A mendoni se Papa i ri
do tė ndeshet me kohėra tė mbrapshta si ato qė mposhti
Gjon Pali II?
Dom
Ndue Ballabani:
Kisha gjithherė e nė veēanti me Papa Gjon Palin II e
tani edhe me Papėn Benedikt XVI, ka qėnė dhe ka mbetur
pararojė e paqes sė njerėzimit. Mendoj se mandati i
Papės Benedikt XVI do tė ndryshojė nga ai i pasardhėsit
tė tij, duke shpresuar qė sistemet politike qė pėrftuan
luftra dhe mizori tė mėdha, tanimė kanė marrė fund.
Prandaj, lusim Zotin qė mos tė pėrsėriten mė. Urojmė qė
kohėrat e liga dhe tė mbrapshta do tė zėvendėsohen me
pėrkushtim dhe me lutje Zotit.
Revista Haemus:
Si e shihni shqiptarinė nga pikėpamja e marrėdhėnieve
ndėrfetare?
Dom
Ndue Ballabani:
Shqiptarisė i duhet ti kthehet ndjenja se nuk ėshtė e
vetme dhe besimi nė Zot, tė cilit i lutemi nė gjuhė
amtare. Si popull kemi bagazh dhe vėllim njerėzor pėr
tolerancė dhe mirėkuptim. Jam i bindur se kthimi tek
Zoti hap rrugė pėr marrėdhėnie tė mira ndėrfetare.
Revista Haemus:
Ka kohė qyshse Misioni organizon nė Kroaci tubime ku
marrin pjesė gjerėsisht personalitete shqiptare nga
Mėrgata, Shqipėria, Kosova, Maqedonia e gjetkė. Cilat
janė temat e problemet qė trajtohen nė tubimet tuaja?
Dom
Ndue Ballabani:
Po, ashtu ėshtė, kemi organizuar dhe organizojmė
simpoziume shkencore lidhur me data tė rėndėsishme
kombėtare dhe fetare. Kėshtu kemi organizuar simpoziume
ndėrkombėtare pėr 600-vjetorin e lindjes sė Gjergj
Kastrioti-Skėnderbeut; pėr librin e parė nė gjuhėn
shqipe, Mesharin e Gjon Buzukut, dhe para pak muajsh:
pėr 280-vjetorin e ardhjes sė arbėreshėve nė Zarė.
Pranė Misionit tonė funksionon Biblioteka Imzot Lazėr
Mjeda", qė numuron 21 libra tė botuar, ndėr tė cilat,
tani sė fundi Frang Bardhi dhe relacionet e tij" tė
autorit Tonin Ēobani. Ndėrkaq, nė shtyp kemi edhe tre
libra tė tjerė.
Revista Haemus:
Si ėshtė pakashumė ditėnata e njė shėrbėtori tė Zotit?
Dom
Ndue Ballabani:
Si e ēdo prifti qė dėshiron ti qėndrojė afėr grigjės sė
vet. E nė kushtet kur grigja ėshtė fizikisht e
shpėrndarė nė distanca tė mėdha, e, pėrmbi tė gjitha, je
misionar i vetėm, vetvetiu ditėnata ime ėshtė pak mė e
ngjeshur. Sidoqoftė, me ndihmėn e madhe tė Zotit i kam
pėrmbushur detyrimet e shenjta qė kam marrė pėrsipėr.
Revista Haemus:
Ēmendim keni ndaj sė ardhmes sė shqiptarėve nė Ballkan
e mė gjerė?
Dom
Ndue Ballabani:
Njė Shqipėri e fortė dhe e qėndrueshme, fetarisht dhe
politikisht, garanton dhe ia lehtėson barrėn Kosovės pėr
ta zhvilluar me pėrkushtim procesin politik tė filluar,
i cili shpresoj qė brenda kėtij viti do tė pėrmbushen
aspiratat tona, pėrkatėsisht tė Kosovės. Shqiptarėt nė
Greqi, Maqedoni dhe Mal tė Zi duhet tė jenė pjesė
konstruktive e proceseve dhe bashkė me shtetet ku
jetojnė tė jenė faktorė tė paqes, por edhe tė pėrparimit
nė rajon. Dhe, si tė tillė, tė afrohen nė Bashkimin
Evropian.
Revista Haemus:
Na thoni njė parabolė, apo fjalė tė urtė, qė ju ka prirė
nė jetė
Dom
Ndue Ballabani:
Fjala e Papės Gjon Palit tė II "MOS KI FRIKĖ!" ishte dhe
do mbetet njė shtysė e paluhatshme pėr jetėn dhe
pėrkushtimin tim.
|