|
JAVA E MADHE
DHE KREMTIMI LITURGJIK I SAJ
Java e Madhe qė fillon
tė Dielėn e Larit, ėshtė e karakterizuar me kremtimet e
mistereve tė shėlbimit, tė cilat Krishti i kreu gjatė
ditėve tė fundit tė jetės sė tij. Kjo kohė liturgjike,
si vazhdim i pėrgatitjes mė intensive pėr kremtimin e
Pashkėve, duke na mundėsuar pėrthellimin nė misterin e
Mundimeve tė Krishtit, fillon me hyrjen
kremtore-mesianike tė tij nė qytetin e Jerusalemit. Nė
tri ditėt e para, liturgjia na ofron mundėsinė e
meditimit mbi figurėn e Shėrbėtorit tė Zotit (Leximet e
Isaisė profet), ndėrsa pjesėt e ungjillit na flasin pėr
vizitėn e Jezusit nė shtėpinė e Lazrit, paralajmėrimin e
tradhėtarit dhe pėrgatitja pėr Darkėn e Mbrame. Pjesa
tjetėr e Javės sė Madhe e pėrbėrė nga Treditėshi i
shenjtė i Zotėrisė sė kryqėzuar, varrosur dhe
ringjallur, ėshtė koha kulmore e kremtimit tė mistereve
tė shėlbimit tonė.
Rėndėsia dhe e veēanta e kremtimeve tė javės sė Madhe
bėn qė besimtarėt tė marrin pjesė nė ritet shenjte me mė
shumė fe dhe dashuri, nė krahasim me devocionet tjera
popullore.
Kohėn e shenjt tė Kreshmėve, kur jemi tė nxitur mė
thekshėm nė pendesė, lutje dhe agjėrim drejt kthimit dhe
pėrmirėsimit tė jetės shpirtėrore, e pėrmbyllė Java e
Madhe e cila ka pėr qėllim tė na udhėzoj nė adhurimin
dhe meditimin mė tė thellė tė Mundimeve tė Jezu Krishtit
duke filluar me tė dielėn e Larit, e quajtur edhe si e
Diela e Luleve.
1. E DIELA E LARIT
E diela e larit ka kuptim tė dyfishtė: atė tė lavdisė
dhe tė vuajtjes sė Zotit tonė Jezu Krishtit, si pjesė
pėrbėrėse tė misterit tė pashkėve. Hosana tė Birit tė
Davidit! Bekuar qoftė ai qė vjen nė Emėr tė Zotit!
Mbreti i Izraelit: Hosana nė lartėsitė qiellore(Mt 21,
9). Kjo ėshtė antifona qė shėnon fillimin e liturgjisė
tė sė Dielės sė Larit.
Emri i vjetėr i kėsaj tė diele nė liturgji ishte
dominica de passione Domini (shek. IV-V), duke vėnė
theksin nė Mundimin e Jezu Krishtit. Mė vonė, kjo e diel
do tė quhet Dominica palmarum ose Dominica in
palmis. Ky emėrtim ėshtė ruajtur deri nė ditėt tona,
vetėm se, me reformėn e Koncilit tė II tė Vatikanit,
kėto dy shprehje janė bashkuar pėr tė shėnuar njė
mister, atė tė pashkėve: Dominica in palmis de passione
Domini - E diela e Larit e Mundimeve tė Krishtit.
Nė vendet ku nuk kishte palma kjo e diel ėshtė quajtur
sipas lules qė pėrdorej nė atė vend, apo edhe tė ndonjė
ngjarjeje qė karakterizonte atė ditė. Kėshtu bie fjala
Pascha florum ose Pascha floridum (Emri i siujdhesės
amerikane Floridės); Pastaj kjo e diel quhej edhe
Capitulavium, (nė Spanjė katekumenėt pastronin kokėn
si pėrgatitje pėr pagėzim), pastaj Pasha competentium
(Nė Gali u jepej simboli i fesė tė posa pagėzuarve),
Dominica indulgentiae (Dita kur amnistoheshin tė
burgosurit), pra, gjithmonė e lidhur ngushtė me ndonjė
ngjarje si pėrgatitje pėr kremtimin e pashkėve.
Sipas dėshmive tė Egjerisė, rreth vitit 400 pėrkujtimi i
hyrjes sė Jezu Krishtit nė Jerusalem zhvillohej nė kėtė
formė: Pas dite, besimtarėt bashkoheshin nė Malin e
Ullinjve pėr tė kremtuar shėrbesėn e Fjalės, pėr tė hyrė
nė mbrėmje me rrema palmash dhe ullinjsh nė dorė drejt
qytetit tė Jerusalemit. Kah fundi i shek. VIII do tė
filloj tė zhvillohen procesione mė tė organizuara, duke
pėrdorur edhe elemente folkloristike dhe dramaturgjike
nė kėtė ceremoni.
Liturgjia e kėsaj tė Diele ndahet nė dy pjesė. Bekimi i
rrembave qė vazhdon me procesion dhe pėrkujtimi i
Mundimeve dhe vdekjes sė Krishtit.
Ditėt deri tė Enjten e Madhe i pėrkasin kohės sė
Kreshmėve dhe karakterizohen nga ngjarjet e fundit tė
Jetės sė Jezu Krishtit.
Nė tri ditėt e para tė Javės sė Madhe liturgjia na ofron
mundėsinė e meditimit mbi figurėn e Shėrbėtorit tė Zotit
tė cilin e pėrshkruan Isaia profet, e tė cilin, qysh tė
krishterėt e parė e kanė identifikuar me figurėn e
Krishtit. Ndėrsa, nė pjesėn Ungjillit qė lexojmė gjatė
kėtyre tri ditėve, del nė pah tradhtari i Jezu Krishtit,
Juda Iskariot. Kėtė fakt do ta shpall vet Krishti me
fjalėt: Pėrnjėmend, pėrnjėmend po ju them: Njėri prej
jush do tė mė tradhtojė (Gjn 13, 21).
Pėrkundėr kėsaj, nxėnėsit tjerė janė nė prag tė festės
sė Pashkėve dhe e pyesin Jezusin: Ku dėshiron tė bėjmė
gati Darkėn e Pashkėve, duke mos ditur ende se kishte
ardhur koha e lavdėrimit tė Birit tė njeriut (khs. Gjn
13, 31), qė serdhi pėr tė qenė shėrbyer, por pėr tė
shėrbyer e pėr tė flijuar jetėn e vet si shpėrblim pėr
tė gjithė! (Mt 20, 28).
2. TREDITĖSHI SHENJTĖ
Festėn e Pashkėve nė fillim Kisha e ka festuar vetėm njė
ditė edhe atė natėn nė mes tė Shtunės sė madhe dhe tė
dielės sė Pashkėve. Mė vonė (gjatė shek. IV) zhvillohet
Treditėshi shenjtė i Zotėrisė sė kryqėzuar, varrosur
dhe ringjallur. Kremtimi liturgjik i kėtyre tri ditėve
fillon nė mbrėmjen e tė Enjtes sė madhe deri tė dielėn e
Pashkėve.
2.1. E ENJTJA E MADHE
Tė Enjten e Madhe, nė Darkėn e Mbrame me apostuj, Jezu
Krishti themelon sakramentin e Eukaristisė dhe tė
Meshtarisė.
Ndėrsa po hanin, Jezusi mori bukėn, i dha lavdi Hyjit,
e theu, ua dha nxėnėsve tė vet e tha: Merrni, hani: ky
ėshtė trupi im! Pastaj mori kelkun, u falėnderua, ua
dha e tha: Pini prej tij tė gjithė, sepse ky ėshtė
gjaku im gjaku i Besėlidhjes qė do tė derdhet pėr tė
gjithė nė shpėrblim tė mėkateve. Unė po ju them: qė tani
nuk do tė pi mė kėsi fryti hardhie deri atė ditė, kur,
bashkė me ju, do tė pi njė verė tė re nė Mbretėrinė e
Atit tim. Dhe, pasi kėnduan himnin, dolėn pėr tė shkuar
nė Malin e Ullinjve (Mt 26, 26-30).
Sipas dėshmive tė Egjerisė, nė kėtė ditė Eukaristia nė
Jerusalem kremtohej dy herė, edhe atė, e para pas dite
pėr tė pėrmbyllur kohėn e Kreshmėve, pastaj, menjėherė
tjetra pėr tė pėrkujtuar themelimin e Eukaristisė. Kah
mesi i shek. IV shumė kisha praktikonin kėtė pėrvojė tė
kremtimit Eukaristik Natale Calicis.
Liturgjia e kėsaj dite pėrfshinė kremtimin e Meshės sė
shugurimit tė vajrave tė cilėn e prinė ipeshkvi nė
bashkėmeshim me meshtarė dhe rregulltarė tė Kishės
lokale, dhe mė vonė atė tė Darkės sė Mbrame apo
themelimit tė Eukaristisė. Me kėtė Meshė ėshtė e
ndėrlidhur tradita e larjes sė kėmbėve (traditė e
ashtuquajtur mandatum urdhėr). Pėrmes kėtij gjesti tė
Jezu Krishtit ndaj apostujve shprehet qartė porosia e
tij qė u jep nxėnėsve; urdhrin e dashurisė dhe tė jenė
gjithmonė nė shėrbim tė besimtarėve.
Gjatė kėsaj meshe shugurohen hostjet edhe pėr tė Premten
e madhe. Ato zhvendosen nga vendi qendror i mėparshėm
dhe ruhen nė tabernakull nė kapelė ose nė ndonjė vend tė
pėrshtatshėm nė kishė. Kjo simbolikė shėnon rėndėsinė e
meditimit mbi vdekjen e Krishtit dhe pėrqendrimin e
vėmendjes tek varri i tij. Mė pas vazhdon zbulimi i
lterit kryesor si shenjė zie e mbarė Kishės pėr vdekjen
e Krishtit. Pėr tė theksuar kėtė, edhe tradita e Kishės
parasheh qė te lavdia bien zilet dhe kumbonat, tė
cilat pastaj nuk pėrdoren mė deri nė intonimin solemn tė
lavdisė sė vigjiljes sė Pashkėve. Kėshtu, tė premten
dhe tė shtunėn e Madhe, Kisha pėrkujtohen Mundimet dhe
vdekjen e Krishtit nė mal tė Kalvarit.
2.2. E PREMTJA E MADHE
Shėnimet e para pėr liturgjinė e tė Premtes sė Madhe i
hasim nė pėrshkrimet e Egjerisė, tė cilat kishte shkruar
gjatė shtegtimit nė Tokėn Shenjte. Rreth vitit 400 tė
krishterėt e Jerusalemit bashkoheshin nė mėngjesin e
kėsaj dite pėr tė adhuruar kryqin, ndėrsa nė mesdite pėr
liturgjinė e shėrbesės sė fjalės qė pėrmbyllej rreth
orės tre. Leximet kryesisht pėrbėnin pjesė nga Mundimet
e Jezu Krishtit. Adhurimi i Kryqit bėhej vetėm aty ku
kishte relikte tė Kryqit, kėshtu qė, ky adhurim bėhej
edhe nė Romė pasi qė perandoresha Helena kishte sjellė
si dhuratė njė relikte tė tillė nė kėtė qytet. Deri nė
shek. XI kremtimi i tė Premtes sė Madhe ka pasur
zhvillime tė cilat kanė rezultuar me pjesė tė cilat janė
ekzistuese edhe sot: Shėrbesa e fjalės; Adhurimi i
Kryqit dhe kungimi.
Kjo ditė pėr tė krishterėt nė gjithė botėn ėshtė ditė
agjėrimi. Kisha porositė qė ky agjėrim tė mbahet deri nė
Vigjiljen e Pashkėve.
Kremtimi i liturgjisė sė kėsaj dite fillon me prostratio
(shtrirja nė heshtje e meshtarit nė tokė para lterit),
ndėrsa tė gjithė besimtarėt bien nė gjunjė. Pastaj, nė
shėrbesėn e fjalės vėmendja ėshtė e pėrqendruar nė
leximin e Mundimeve tė Krishtit.
Kryqi, dru dhimbjesh e vuajtjesh, lter gjaku e flije
zen vendin e parė nė ritet fetare
Kėshtu, me
adhurimin e Kryqit besimtarėt ndjekin shpirtėrisht
tragjedinė e Golgotės, tė paraqitun aq gjallė e aq
thekshėm nė Ungjillin e Shėn Gjonit (Meshari i tė
kremteve, At D. Gjeēaj, Romė 1966).
Pas leximit tė Mundimeve tė Krishtit mbahet njė homili e
shkurtėr dhe vazhdohet me Orationes solemnes (lutjet e
gjithmbarshme). Mė pas bėhet adhurimi i Kryqit pėr tė
pėrfunduar me pjesėn e tretė qė ėshtė kungimi.
Sot, mė mirė se kurrė, e kuptojmė se tė kungohesh me
Korpin e Krishtit d. t. th. tė marrėsh pjesė nė Flijen e
tij tė dish t`i pranosh edhe vuajtjet nga dashuria pėr
tė afėrmin.
2.3. E SHTUNA E MADHE
Nė kėtė ditė nuk ka kremtim tė Eukaristisė e as tė
shėrbesės sė fjalės, por me mendje e zemėr lutemi duke
pėrkujtuar Krishtin nė varr i cili pret momentin e
ngjalljes sė vet tė lavdishme.
2.3.1. Vigjilja e Pashkėve Nata e shenjtė
Triduum paschale pjesėn qendrore e ka nė vigjiljen e
pashkėve. Shėn Augustini pėr kėtė natė shkruan kėshtu:
Nata e Pashkėve ėshtė Nata shenjte, nata nėnė e tė
gjitha netėve tė krishterimit.
Nė kėtė vigjilje, Kisha pret me vigjilencė ringjalljen e
Krishtit. I gjithė kremtimi duhet tė mbahet natėn,
kėshtu qė fillon pasi tė bie nata ose duhet tė pėrfundoj
para agimit tė sė dielės.
Vigjilja e Pashkėve sot pėrmban kėto katėr pjesė:
1) Shėrbesa e dritės: Bashkėsia gjendet afėr qiriut tė
Pashkėve qė ėshtė simbol i Krishtit, dritės sė botės.
2) Shėrbesa e fjalės: Kur mendojmė mbi veprat e
mrekullueshme tė cilat qė nga fillimi Zoti i ka bėrė nė
popullin e vet.
3) Shėrbesa e pagėzimit: Sakrament ky pėrmes sė cilit
kalojmė nga vdekja nė jetė. Bėhet pėrsėritja e
premtimeve tė pagėzimit, dhe
4) Shėrbesa eukaristike: Populli i Zotit i rilindur me
pagėzim paraqet flijen nė Pėrkujtim tė Krishtit, si
shenjė falėnderimi dhe ushqehet me Korpin e Krishtit tė
ngjallur.
Nga pėrmbajtja e liturgjisė e natės sė shenjtė, e cila
ėshtė mė e pasura pėr nga ritet shenjte, po veēoj disa
prej momenteve dhe simbolikės qė e karakterizojnė atė,
me qėllim qė ta njohim dhe pėrjetojmė mė mirė kėtė
kremtim solemn.
Shėrbesa e dritės fillon me bekimin e zjarrit, prej tė
cilit do tė ndizet qiriu i pashkėve. Zjarri ėshtė
simbolikė e jetės qė shndritė dhe ngrohė. Mė pas nė
qiriun e Pashkėve gdhendet kryqi mbi tė cilin vihet
shkronja greke Alfa ndėrsa nėn tė shkronja Omega. Nė
katėr anėt e kryqit vihen katėr numrat e vitit vijues,
pastaj mund tė vihen pesė kokrrat e kemit po ashtu nė
formė kryqi. Prej zjarrit tė bekuar ndizet qiriu i
Pashkėve, qė simbolizon Krishtin e Ngjallur.
Pasi tė jemi nisur drejt kishės, nė hyrje tė saj tė
gjithė ndezin qirinjtė qė bartin nė dorė nga qiriu i
Pashkėve (Populli i Zotit udhėton nė kėtė botė i
shndritur me dritėn e Krishtit). Atėherė xhakoni, ose
nėse ai nuk ėshtė, meshtari duke e lartėsuar qiriun e
Pashkėve kėndon nė hyrje tė kishės, nė mes dhe te lteri:
Drita e Krishtit, nė ēka tė gjithė pėrgjigjen:
Falėnderojmė Hyjin.
Pasi tė vihet qiriu nė shandan kėndohet himni i qiriut
tė Pashkėve. Ky himn pėrmban pesė tema: 1) Ngjallja
ėshtė krijim i ri; b) Dalja; Qiriu si udhėtregues i
popullit (Dalja nga Egjipti); c) Qiriu ėshtė dritėza e
Kishės e cila pret tė Fejuarin e vet; d) Domethėnia e
paraqitjes sė dritės dhe karakteri flijues i Pashkėve;
dhe e) Simbolika e bletėve.
Pasi tė ketė pėrfunduar himni tė gjithė fikin qirinjtė
dhe ulen, vazhdon shėrbesa e fjalės.
Pėr shėrbesėn e fjalės janė tė paraparė shtatė lexime
prej Besėlidhjes sė Vjetėr dhe dy prej Besėlidhjes sė
Re. Leximet e BV mund tė reduktohen nė mė sė paku dy,
por asnjėherė nuk guxon tė lihet leximi mbi daljen prej
Egjiptit (Leximi i tretė).
Pas leximit tė fundit tė BV dhe lutjes meshtari intonon
lavdinė
, ndėrsa vijon lutja dhe leximi i letrės nga
BR. Kur kjo pėrfundon solemnisht pas shtatė javėsh
kėndohet Aleluja. Vazhdon Ungjilli dhe homilia.
Nė shėrbesėn e pagėzimit nėse ka katekumenė (tė rritur
pėr pagėzim) bėhet paraqitja e tyre si dhe e nunave, e
nėse nuk ka asnjė pėr pagėzim ftohet bashkėsia nė lutje
dhe bėhet bekimi i ujit. Nuk thuhen litanitė, ndėrsa
bėhet pėrsėritja e premtimeve tė pagėzimit. Lihet
Besojma.
Shėrbesa eukaristike ėshtė shėrbesa qendrore e kėtij
kremtimi me tė cilėn shprehet kuptimi themelor i saj: Me
Krishtin kalojmė nga vdekja nė jetė. Mesha vazhdon si
rėndomė me prefacion dhe lutjet pėrkatėse.
E DIELA E PASHKĖVE
Meqė kremtimet e vigjiljes sė Pashkėve mbaheshin gati
deri nė mėngjes dhe pėrmbylleshin me kremtimin
Eukaristik, nė kohėt e mėhershme nuk ėshtė kremtuar
Mesha nė mėngjesin e sė dielės sė Pashkėve. Vetėm pasi
vigjilja e pashkėve fillon tė kremtohet mė herėt atėherė
edhe mesha e paradites e sė dielės sė Pashkėve do tė
filloj tė shndėrrohet nė Meshėn solemne tė Pashkėve.
Ky kremtim solemn do tė vazhdoj gjatė gjithė kohės sė
Pashkėve, kur nė mėnyrė tė veēantė kėndohet aleluja e
ngadhėnjimit tė Krishtit mbi vdekjen, edhe atė, prej tė
dielės sė Ringjalljes deri tė dielėn e Rrėshajėve (50
ditė), duke kremtuar me lavd dhe gėzim si tė ishte kjo
kohė njė ditė e vetme feste, pėr mė tepėr si e diela e
madhe.
Don Agim
Qerkini
Botuar nė "Drita", nr. 3 (Mars 2009).
|