|
MEDITIM - kunder
abortit!
(Kushtuar femijeve qe nuk e
kane pare kurre driten e diellit)
Mami!... Mami!...
Me degjon?
A eshte e vertete: se ti nuk mund te me degjosh; ti nuk
njeh zerin tim, fytyren time, buzeqeshjen time, lotet e
mi...
Mami! Si eshte dielli? A eshte e vertete, qe drita dhe
ngrohtesia jane si nje dashuri e vertete?
Mami, eshte e vertete qe lulet jane te bukura dhe me
plote arome?
A eshte e vertete se eshte bukur te vraposh, te
buzeqeshesh, te luash, te duash, te kendosh?
Mami, eshte e vertete se qielli eshte i zbukuruar me yje
te shumte, re, driteza, diell e hene?
Mami, a eshte e vertete se deti eshte i kalter dhe
dallget e detit dijne te kendojne?
Eshte e vertete qe bimet jane te shumeta dhe jane
mirenjohese?
Qe lumi eshte i paster dhe i rrjedhshem?
Mami, eshte e vertete qe zogjte flututojne ne qiell duke
ciceruar dhe kane kujdes te vecante per krijesat e tyre
me te vogla?
A eshte e vertete, o Mami se te gjitha kafshet, edhe ato
me te egrat, ia degjojne zerin te birit me dore ne
zemer?
Mami, sa do te doja te mbeshtetem ne zemren tende!
Qellimi im ka qene te te dua, te degjoj, te perkdhel;
kam dashur te jetoj, te njoh fytyren tende te embel...
Mami, pse me ke mbytur?
Mami!... Mami!
|